Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 4
  1. #1
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,122
    Postimet në Bllog
    17

    Reforma në padrejtësi: Kush do zgjidhet në krye të SPAK, njeriu i Ramës apo amerikanëve?

    Askush nuk kërkon të bëhet kreu i SPAK-ut, KLP: Nuk ka kandidatë!

    Emri:  spak.jpg

Shikime: 85

Madhësia:  50.5 KB

    Kur afati i fundit është 2 nëntori për të qenë kreu i SPAK-ut, nuk ka kandidat pasi të gjithë stepen. Edhe sot Këshilli i Lartë i Prokurorisë deklaroi se ende nuk ka asnjë kandidat për zëvendësimin e Kreut aktual të SPAK, të cilit po i përfundon mandati.

    KLP-ja ka njoftuar se afati i fundit është data dy nëntor, kur kandidatët duhet jo vetëm të dorëzojnë një CV por edhe të tregojnë në lidhje me eksperiencën në krimin e organizuar dhe korrupsionit e performancën në lidership.

    Ka dy teza për të cilat flitet se përse vjen kjo stepje. E para lidhet me vendimarrjen e kandidatëve potencialë, të cilët do të shfaqin interes javën e fundit para se ky afat të skadojë. E dyta që mund të jetë më vendimtarja, lidhet me propozimet për ndryshimet kushtetuese, ku përpos Prokurorisë së Përgjithshme dhe BKH, edhe SPAK ka sugjeruar ndryshime në reformën në drejtësi, që lidhet me afatin e mandatit 3-vjeçar.

    Kjo do ti hapte sërish mundësinë kryeprokurorit të SPAK, Arben Krajës të konkurrojë sërish, të cilit i përfundon mandati në mesin e muajit dhjetor, datë në të cilën do të jenë zbardhur shumë paqartësi.

    Ndërkohë deri tani Arben Kraja e ka drejtuar me mjaft kompetencë SPAK-un.

    Koha Jone

  2. #2
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,122
    Postimet në Bllog
    17

    Për: Reforma në padrejtësi: Askush nuk kërkon të bëhet kreu i SPAK-ut

    35.3% e shqiptarëve mendojnë negativisht për SPAK, vetëm 26.2 % mendojnë pozitivisht

    Emri:  Capture-118.jpg

Shikime: 35

Madhësia:  25.6 KB

    35.3% e shqiptarëve mendojnë negativisht për SPAK.

    Të pyetur nga Barometri në Euronews Albania, shumica e kanë vlerësuar negativisht punën që ka bërë SPAK deri më tani.

    7.2% e të pyeturve janë shprehur shumë negativisht, ndërkohë që 27.5% e shqiptarëve janë shprehur neutral.

    26.2% e tyre e kanë parë pozitivisht punën e SPAK dhe vetëm 0.2% e tyre e shohin shumë pozitivisht punën e SPAK.

    Gjetjet janë të Barometrit në Euronews Albania, realizuar gjatë periudhës 9-21 shtator 2022, kryer nga MRB dhe Data Centrum, në nivel kombëtar me 1000 intervista ballë për ballë.

    Emri:  Capture-118.jpg

Shikime: 35

Madhësia:  25.6 KB

    Koha Jone

  3. #3
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,122
    Postimet në Bllog
    17

    Për: Reforma në padrejtësi: Askush nuk kërkon të bëhet kreu i SPAK-ut

    Kambanat e alarmit për garën në SPAK bien në ‘vesh të shurdhër’

    Ambasadorja amerikane, Yuri Kim shprehu shqetësim për procesin e zgjedhjes së kreut të ri të SPAK, por drejtuesi i KLP dhe qeveria mohuan të ishin në dijeni të përpjekjeve për manipulim të garës apo presione.

    Nga Blerina Gjoka

    Emri:  Kim-dhe-Kraja-ne-takim.jpg

Shikime: 32

Madhësia:  38.6 KB
    Ambasadorja amerikane, Yuri Kim në një takim me shefin e SPAK, Arben Kraja. Foto kortezi: @USAmbAlbania

    Ambasadorja amerikane në Tiranë, Yuri Kim shfaqi shqetësim për garën e zgjedhjes së kreut të ri të Prokurorisë së Posaçme të martën, duke bërë thirrje që gara të mos manipulohet.

    “Procesi i zgjedhjes duhet të jetë i pamanipuluar nga ata që kërkojnë të bllokojnë apo ndikojnë drejtësinë, nga ata që preferojnë mënyrat e vjetra dhe për rrjedhojë kundërshtojnë reformën në drejtësi. Taktika të tilla i përkasin një të shkuare që ka dëmtuar shumë. SPAK-u, si dhe reforma në drejtësi, duhet të jetë për të ardhmen e Shqipërisë,” shkruajti Kim në Tëitter.

    Kim theksoi gjithashtu se procesi duhet të jetë transparent dhe drejtuesi i ri i SPAK të zgjidhet në bazë të kualifikimeve dhe vendosmërisë për të intensifikuar luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar.

    Gara për drejtuesin e SPAK po arrin drejt momentit final, pasi Këshilli i Lartë i Prokurorisë vendosi më 21 nëntor të miratonte të tre kandidatët; prokurorët Altin Dumani, Adnan Xholi dhe Edvin Kondili.

    Ndërkohë, këmbanat e alarmit të ambasadores Kim për taktikat e vjetra për të ndikuar drejtësinë duket se kanë rënë në vesh të shurdhër.

    Kreu i Këshillit të Lartë të Prokurorisë, Alfred Balla e minimizoi shqetësimin e ambasadores Kim si “merakun e një shteti mik për t’i paraprirë çdo gjëje”, ndërsa mohoi që procesi po shoqërohej me presione.

    “Ne s’kemi ndonjë ndërhyrje dhe presion deri tani. Të paktën mua s’ma ka shprehur asnjë anëtar,” tha Balla, ndërsa shtoi se të “tre kandidaturat ishin të mira”.

    Mesazhi i ambasadores amerikane duket se ka kaluar pa u vërejtur edhe nga qeveria, e cila mohoi “të ishte në dijeni të ndonjë paralajmërimi” për manipulim të garës.

    I pyetur nga BIRN nëse qeveria po përpiqej të zgjidhte të preferuarin e vet në krye të SPAK, drejtori i Agjencisë për Media dhe Informim, Endri Fuga u përgjigj “prerazi Jo”.

    “Si ideatorët, konceptuesit dhe mbështetësit më të vendosur të reformës në drejtësi, ne nuk mund veçse të respektojmë plotësisht reformën që kemi ideuar dhe votuar, dhe që garanton një sistem drejtësie të pavarur,” tha Fuga.

    Prokuroria e Posaçme, SPAK është një ndër produktet kryesore të reformës në drejtësi, që synon të luftojë korrupsionin e niveleve të larta dhe krimin e organizuar. Drejtuesit të parë të kësaj strukture, Arben Kraja, i mbaron mandati në fund të dhjetorit.

    Burimi: BIRN

  4. #4
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,122
    Postimet në Bllog
    17

    Për: Reforma në padrejtësi: Askush nuk kërkon të bëhet kreu i SPAK-ut

    Vendoset të premten/ Kulisat e garës për kreun e ri të SPAK

    Emri:  zgjedhja-e-SPAk-1.jpg

Shikime: 29

Madhësia:  47.4 KB

    Një njoftim i thjeshtë, në një vend që bie fare pak në sy në faqen në internet të Këshillit të Lartë të Prokurorisë, njofton se këtë të premte në 16 dhjetor do të zhvillohet një nga ato ngjarje që ka ndezur ditët e fundit debatin politik në vend: votimi për shefin e ri të SPAK. Në njoftim bëhet e ditur se në orën 10 00 do të dëgjohen me radhë të tre kandidatët, Adnan Xholi, Altin Dumani dhe Edvin Kondili e më pas do të votohet për zgjedhjen e kandidatit fitues për pozicionin e drejtuesit të Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar.

    Emri:  zgjedhja-e-SPAk.jpg

Shikime: 30

Madhësia:  46.8 KB

    Që të tre prokurorëtt e SPAK u shpallën në 21 nëntor si të aftë për të vazhduar garën për zëvendësimin e Arben Krajës të cilit i mbaron mandati në fund të vitit. Dhe që nga ky moment ka nisur një betej e nëndheshme se cili do të jetë ai që do të kontrollojë nga lart fatin e këtij institucioni të rëndësishëm të akuzës. Ambasadorja amerikane Yuri Kim, e ndërgjegjshme në fund të mandatit të saj se reforma në drejtësi po shkon për lesh vuri alarmin se ky proces mund të manipulohet nga ata që duan të pengojnë çështje përvëluese që janë në hetim e sipër.“Procesi i zgjedhjes duhet të jetë i pamanipuluar nga ata që kërkojnë të bllokojnë apo ndikojnë drejtësinë, nga ata që preferojnë mënyrat e vjetra dhe për rrjedhojë kundërshtojnë reformën në drejtësi. Taktika të tilla i përkasin një të shkuare që ka dëmtuar shumë. SPAK-u, si dhe reforma në drejtësi, duhet të jetë për të ardhmen e Shqipërisë,” shkroi ajo në Twitter një ditë pas përzgjedhjes së tre konkurentëve, sukur të ishte informuar se loja e pushtetit për kapjen e SPAk kishte nisur.

    Ashtu sikurse ka njoftuar edhe më parë Lapsi.al është informuar nga burime brenda KLP-së se loja lobuese mes kandidatëve të pushtetit dhe diplomatëve perendimorë është shumë e fortë. “Diplomatët nuk e fshehin se i preferuari i tyre është Altin Dumani” i vetmi nga prokurorët që nuk ka bërë marëveshje me majat e pushtetit për të vazhduar garën” i pohoi Lapsit një zyrtar që është në brendësi të kësaj dosjeje. Po sipas zërave brenda forumeve të larta të drejtësisë Rama ka dhënë direktivë se do Edvin Kondilin, por rilindasit nuk do të kishin probleme as me Adnan Xholin, si zgjidhje kompromisi.

    Formalisht kreu i KLP-së, Alfred Balla, që ka një nga 13 votat për zgjedhjen e së premtes, i mohoi akuzat për manipulime dhe trysni në një prononcim për BIRN. “Ne s’kemi ndonjë ndërhyrje dhe presion deri tani. Të paktën mua s’ma ka shprehur asnjë anëtar”, deklaroi ai.

    Por ama si kurrë ndonjëherë më parë ambasadorja Kim u vu në fundjavën e shkuar në tehun e sulmeve nga qeveria. me një procedurë të jashtëzakonshme ministria e jashtme shpalli se ajo është në prag të largimit nga vendi.

    Pikërisht kjo thyerje e kodit elementar diplomatik është interpretuar nga shumë faktorë që po e ndjekin lojën e zgjedhjes së kreut të ri të SPAK si një mesazh i qartë për anëtarët e KLP-së: “mos dëgjoni Yuri Kim që do ti’u mbrojë nga manipulimet, sepse ajo edhe pak javë është në këtë vend, ndërkohë që Edi Rama që iu këkon votën është për gjatë”.

    Se sa ndikim ka pasur loja e palëve do të merret vesh të premten paradite ku do të shihet nëse Këshilli i Lartë i Prokurorisë do të vendosë për të preferuarin e perendimorëve apo për ata prokurorë që kërkon të vendosë qeveria. Ky do të jetë edhe një lloj testi për të parë nëse në drejtësinë tashmë të kapur, a u ka mbetuar apo jo ndonjë lloj influence amerikanëve. Nuk është çudi që ata që do votojnë ta bëjnë këtë duke qeshur me paralajmërimet alarmante të ambasadores në largim.

    Lapsi

Tema të Ngjashme

  1. Përgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 04-12-2014, 14:07
  2. Përgjigje: 3
    Postimi i Fundit: 25-08-2013, 11:42
  3. Kur të bëhet padrejtësi!
    Nga Ermedin në forumin Komuniteti musliman
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 30-01-2011, 15:20
  4. Shqipni e mjera Shqipni, kush te ka qite me krye n'hi?
    Nga Brari në forumin Problematika shqiptare
    Përgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 10-01-2011, 05:34
  5. Kush eshte NJERIU
    Nga deshmuesi në forumin Komuniteti protestant
    Përgjigje: 15
    Postimi i Fundit: 28-09-2010, 23:14

Fjalët Kyçe për Temën

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •