Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 6
  1. #1
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,122
    Postimet në Bllog
    17

    Albanistan: Pasha Edi Rama, 137 fluturime me avion personal, 22 milion euro kosto për shqiptarët

    VIDEO-SYRI TV/ Avioni personal i Ramës, si po i fsheh qeveria kostot



    Teksa kryeministri Edi Rama ka kryer plot 137 fluturime me një vlerë që përllogaritet në 22 milionë euro, qeveria dhe ‘Air Albania’ fshehin pagesat për këtë shërbim. Ndonëse në kontratë parashikohet që do të paguhen kostot për fluturimin, nga Dega e Thesarit mbahen të fshehta këto pagesa. E për plotësimin e skemës për fshehjen e shpenzimeve, Administrata Tatimore dhe Qendra Kombëtare e Biznesit kanë toleruar kompaninë ‘Air Albania’, që për 3 vite të mos dorëzojë asnjë bilanc, ku me një shkelje të tillë, çdo kompani do ishte bllokuar e madje do të kallëzohej në prokurori

    Raporti ndërmjet kompanisë “Air Albania” dhe kryeministrit Edi Rama duket si një histori ku ndërthuren favore të ndërsjella në dëm të interesave publikë dhe të ardhurave shtetërore. Grupi “Homeland Justice” zbuloi ditën e djeshme se kryeministri Rama ka kryer një numër të lartë fluturimesh me avion “charter” të kompanisë ‘Air Albania’, të emërtuar “Ismaili”.

    Sipas ish-kryeministrit Sali Berisha, çdo fluturim kushton rreth 150 mijë euro, ku llogariten kostot e karburantit, parkimit, shërbimit në avion e taksa fluturimi. Ndërkohë, Edi Rama i kundërshtoi këto deklarata nëpërmjet një qëndrimi politik, por pa asnjë sqarim mbi dyshimet për abuzime financiare.

    Në janar të vitit 2020, Drejtoria e Shërbimeve Qeveritare dhe kompania “Air Albania” nënshkruan një kontratë, në bazën e të cilës Rama siguroi një avion personal për udhëtime pune, si kryeministër, por edhe si Ministër i Jashtëm në atë kohë. Kontrata ka detaje të ndryshme për mënyrën e bashkëpunimit, por mungon detaji kryesor- çmimi që do të paguajë Drejtoria e Shërbimeve Qeveritare për udhëtimet. Sipas marrëveshjes, avioni në dispozicion të Ramës do të jetë i tipit Airbus 319 me 35 vende.

    Një kërkim i kryer nga “Syri Televizion” në Thesarin e Shtetit, zbuloi se nuk është raportuar asnjë pagesë në funksion të kësaj kontrate, duke mbajtur të fshehtë shpenzimet e qeverisë për dhjetëra udhëtimet e Ramës në bordin e çarterit “Ismail”.

    Nga ana tjetër, kompania ‘Air Albania” rezulton që prej tre vitesh nuk dorëzon bilancet tregtare në Qendrën Kombëtare të Biznesit. Në faqen e QKB-së, në krah të kompanisë së fluturimeve qëndron shënimi: “Subjekti nuk ka depozituar pasqyrat financiare vjetore raportuese, mbajtja e të cilave sipas ligjit është e detyrueshme”. Në situata të ngjashme, Qendra Kombëtare e Biznesit dhe administrata tatimore veprojnë me gjobitjen dhe pezullimin e aktivitetit tregtar të kompanive, deri në plotësimin e detyrimeve ligjore. Por, në rastin e “Air Albania”, institucionet qeveritare janë treguar pasive, duke lejuar funksionimin e saj, megjithëse është në shkelje të ligjit.

    Një muaj më parë, Qendra Kombëtare e Biznesit pezulloi për disa ditë aktivitetin e “Air Albania”, pasi ajo nuk kishte plotësuar formularin e pronarëve fundorë. Me plotësimin e këtij detyrimi minimalist, ‘Air Albania” u rikthye aktive. Por, për fshehjen e bilanceve, pra për thelbin e aktivitetit financiar, qeveria është shumë tolerante, duke mos vendosur asnjë masë penalizuese ndaj shoqërisë së fluturimit, që i jep çarterin Edi Ramës.

    Syri

  2. #2
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,122
    Postimet në Bllog
    17

    Për: Albanistan: Pasha Edi Rama, 137 fluturime me avion personal, 22 milion euro kosto për shqiptarë

    Berisha shprehet thjesht mbi një karikaturë: Ed Charter ju vjedh!

    Pak pasi Partia Demokratike përllogariti dhe krahasoi se 137 fluturimet e kryeministrit Rama me “charter” ishin gati dy herë më shumë se fluturimet që kishte bërë Presidenti i SHBA me avionin “Air Force One”, Kryetari i PD-së, Sali Berisha nuk ka komentuar gjatë, por ka publikuar një karikaturë të fundit të artistit të mirënjohur, Bujar Kapexhiu, që e ilustron më së miri abuzimin flagrant shumëmilionësh, me vetëm dy fjalë: "Ed Charter ju vjedh!"

    Emri:  auto_312172406_694365188711253_7840400425405255475_n_11667045135.jpg

Shikime: 61

Madhësia:  44.1 KB

  3. #3
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,122
    Postimet në Bllog
    17

    Për: Albanistan: Pasha Edi Rama, 137 fluturime me avion personal, 22 milion euro kosto për shqiptarë

    Ed çarter babëzia - Nga Bujar Kapexhiu

    Emri:  auto_312323260_674376107697547_6149255505443781691_n1667045636.jpg

Shikime: 34

Madhësia:  50.9 KB

    "Ed çarter babëzia" titullohet karikatura e fundit për politikanët që qeverisin Shqipërinë, e mjeshtrit Bujar Kapexhiu.

  4. #4
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,122
    Postimet në Bllog
    17

    Për: Albanistan: Pasha Edi Rama, 137 fluturime me avion personal, 22 milion euro kosto për shqiptarë

    Pa avion personal ti nuk je pasha! Pa avion personal ti je nje çoban Transilvanie!

    Albo

  5. #5
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,122
    Postimet në Bllog
    17

    Për: Albanistan: Pasha Edi Rama, 137 fluturime me avion personal, 22 milion euro kosto për shqiptarë

    Absurdi/ Me çarter kanë fluturuar ‘Non-Grata”, ‘spiuni” dhe gazetarët kazan

    Andi Bushati

    Po të ndjekësh me vëmendje reagimet e Edi Ramës pas shpërthimit të skandalit të hakerave nga Irani që i zbuluan kryeministrit plot 137 udhëtime me avion personal me kosto të lartë, të duket sikur Charterit me emrin tingëllues “Ismaili” ia kanë hypur njëri pas tjetrit “hiena non grata”, “ish presidenti spiun”, gazatarët e kazanit dhe prokurorët e e Tiranës. Duke dhënë prërgjigje pas zbulimit të listës të rjedhur nga sistemi TIMES, në vend që të jepte fatura dhe shpjegime zë për zë për udhëtimet që ka kryer, kryeministri që do pushtetin e politikanit por ëndërron jetën e milionerit u mor me sulme personale për kundërshtarët, kritikët apo drejtësinë.

    Nga një sallë në Bulqizë ku dhjetra militantë trushpëlarë duartrokisinin çdo gjë që ai nxirrte nga goja Rama tha: “Që ta dijë hiena që është non grata, se hiena kur bëhet non grata është llahtar fare, apo hienë spiun, më keq akoma. Pastaj janë edhe ca hiena të tjera që kuisin në ekrane e portale gjithë ditën e natën, i bëjnë llogaritë me çarterat që marrin vetë, por janë gjëra që sidoqoftë do të sqarohen të gjitha. Në fund triumfon e vërteta, por do hash dynjanë, se e ke rrugën mbushur me hiena”, tha Rama.

    Duke e çuar në absurd logjikën e tij ai akuzoi njerëz që i shmangeshin tatimeve dhe nuk paguanin taksat madje iu turr dhe prokurorisë së Tiranës që nuk hetonte këta evazorë që guxonin e mereshin me fluturimet e tij

    “S’kanë faj sepse janë në Prokurori për evazion me miliona dhe prokuroria nuk i prek me dorë. Prokuroria nuk i prek me dorë dhe i tregojnë njerëzve lajmet në televizor. Ndërkohë që duhet të shkojnë në Prokurori dhe të përgjigjen për miliona që ja u kanë marrë shqiptarëve sepse nuk i kanë paguar taksat që duhet të paguanin. Dhe ne kemi bërë punën tonë, shteti ka bërë punën e vetë, i ka çuar në Prokurori, Prokuroria nuk i prek. Siç Prokuroria nuk prek të gjithë këta të mëdhenjtë, qofshin këta të ekraneve, qofshin të tjerë që s’kanë ekran por që e kanë babëzinë të madhe. I çon atje shteti, tatimet, doganat, dhe atje thjesht rritet pazari i prokurorëve të rrethit Tiranë, që të jemi të saktë, të rrethit Tiranë. Se SPAK-u është tjetër gjë. Prokuroria e Rrethit Tiranë është një zullum i madh i një sistemi që akoma nuk është reformuar si duhet”, deklaroi Edi Rama para bulqizakëve të shushatur. Edhe një ditë më pas ai vazhdoi të njëjtin avaz duke shigjetuar në Twitter rublaxhinjtë e opozitës dhe gjobaxhinjtë e ekraneve. “Si të mos ndjesh neveri për rublaxhinjtë e opozitës dhe gjobaxhinjtë e ekraneve, përhapës gënjeshtrash e shpifjesh, katranë me bojë që tallen me publikun!-shkroi ai.

    Emri:  avion-promocional.jpg

Shikime: 32

Madhësia:  45.9 KB

    Natyrisht kush ka dy pare mend e kupton se ky lloj trillimi nuk kapërdihet kollaj. Askush nuk mund ta hajë se një udhëtim me avion personal kushton 600 mijë lekë të vjetra, kushdo që vë trurin në punë di të llogarisë se një e treta e udhëtimeve janë bërë me çartera të tjerë përpara se Air Albania të themelohej, askush nuk e e beson se ne paskemi një kryeministër super star që shërbeka si maskot i kampanisë ajrore dhe fluturon me avion taksi për ti bërë promocion asaj.

    Por edhe ata që nuk duan ta vrasin mendjen për këto dilema të komplikuara e kuptojnë absurditetnin e shefit të qeverisë. Ata thjeshtë pyesin: ore kush i zbluboi 137 udhëtimet me çarter hakerat nga Irani, apo sali non grata, Metë spiuni, opozita e rublave, hienat, gjobaxhinjtë e ekraneve apo prokurorët e korruptuar. Po të ndenjurat në avion taksi kush i ka vënë, këta të fundit apo ai që hakërrehet sa në Bulqizë, sa në Tëitter? Boll që secili të ngrejë këto dy pyetje dhe sqarohet. Të vetimit që nuk sqarohen janë mediat që pahuhen për të shpërndarë gënjeshtrën e i kishin mbushur titujt me “non grata”, “hiena”, rublaxhinj dhe gjobaxhinj (shiko faksimilet e mediave poshtë).

    Lapsi

  6. #6
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,122
    Postimet në Bllog
    17

    Për: Albanistan: Pasha Edi Rama, 137 fluturime me avion personal, 22 milion euro kosto për shqiptarë

    PS rrëzon hetimin parlamentar për fluturimet e Ramës me avionë çarter

    Socialistët në Kuvend rrëzuan një tjetër kërkesë të deputetëve demokratë për ngritjen e një komisioni hetimor për shpenzimet e udhëtimeve të kryeministrit Edi Rama dhe paralajmëruan ndryshime urgjente të ligjit që shërben si mekanizëm i opozitës për kontroll parlamentar.

    Emri:  Rama-Ankara.jpg

Shikime: 22

Madhësia:  30.7 KB

    Socialistët në Kuvend rrëzuan një tjetër kërkesë të deputetëve demokratë për ngritjen e një komisioni hetimor për shpenzimet e udhëtimeve të kryeministrit Edi Rama dhe paralajmëruan ndryshime urgjente të ligjit që shërben si mekanizëm i opozitës për kontroll parlamentar.

    Nga Blerina Gjoka


    Socialistët rrëzuan të enjten në Konferencën e Kryetarëve një kërkesë të deputetëve të opozitës për hetim parlamentar lidhur me shpenzimet e udhëtimeve me avion çarter të kryeministrit Edi Rama, si dhe paralajmëruan ndryshime ligjore për ngritjen e komisioneve hetimore.

    Kryetari i grupit parlamentar socialist, Taulant Balla i cilësoi kërkesat e opozitës “të pakufijshme”, por shtoi se mazhoranca po planifikonte të bënte ndryshime urgjente në ligjin për komisionet hetimore parlamentare si pasojë e vendimeve të Gjykatës Kushtetuese

    “E vërteta është që kërkesat e opozitës janë të pakufijshme në të drejtën e tyre për të propozuar, por kjo nuk do të thotë që edhe ne nuk kemi të drejtë t’i shqyrtojmë,” tha Balla.

    Sipas Ballës, në Konferencën e Kryetarëve pati dakordësi që Kuvendi të adresojë “në mënyrë urgjente dhe të menjëhershme” vendimet e Gjykatës Kushtetuese, që kanë lidhje me ligjin për organizimin e komisioneve hetimore.

    Por përfaqësuesit e opozitës duket se kanë pritshmëri të ndryshme nga mazhoranca për ndryshimet e pritshme ligjore. Deputetja Jorida Tabaku e cilësoi mohim të një drejtë ligjore të deputetëve për hetim parlamentar, vendimin e Konferencës së Kryetarëve.

    “Vendimi i Gjykatës Kushtetuese i jep të drejtë opozitës që të ngrejë një komision dhe gjendet dakordësia vetëm për objektin e punës së komisionit hetimor,” tha Tabaku.

    Tabaku gjithashtu pranoi se ligji ka nevojë për ndryshime dhe shtoi se PD ka depozituar propozimet e saj më herët ne Kuvend.

    Kërkesa e firmosur nga 35 deputetët e PD-së kishte si objekt hetimor “verifikimin e ligjshmërisë së shpenzimeve të udhëtimeve jashtë shtetit të kryeministrit Edi Rama nga data 10 shtator 2013 deri në 31 tetor 2022”.

    Duke marrë shkas nga publikimi i të dhënave për 137 udhëtime me çarter të kryeministrit në këtë hark kohor, PD hedh dyshime për keqpërdorim të parave publike dhe mungesë transparence nga ana e qeverisë për shpenzimet e kryera.

    Në kërkesë ishin ngritur disa pyetje mbi përdorimin e avionit “Ismaili” të kompanisë Air Albania për udhëtimet e kryeministrit, duke kërkuar transparencë të faturave dhe akteve zyrtare që lidhen me këtë çështje.

    Gjatë sesionit të shkuar, socialistët refuzuan disa herë kërkesën për hetimin e ligjit për investimet strategjike dhe një tjetër kërkesë për çështjen e arbitrazhit të qeverisë me biznesmenin italian, Francesco Becchetti. Të dyja vendimet u ankimuan në Gjykatën Kushtetuese, ku edhe u rrëzuan.

    Në rastin “Beccheti”, gjykata vlerësoi se kërkesa nuk plotësonte standardet kushtetuese për ngritjen e një komisioni hetimor, ndërsa kërkesën tjetër nuk e futi në shqyrtim në seancë pasi nuk ishte formalisht në rregull.

    BIRN

Tema të Ngjashme

  1. Përgjigje: 40
    Postimi i Fundit: 21-03-2024, 11:53
  2. Manovra e fshehtë / Si i dhuroi Rama 2 milion euro Klanit dhe Topit
    Nga Duke_Of_Arberia në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 27-04-2019, 09:02
  3. Xhamia e re ne Tirane me kosto 10 milion euro
    Nga Archon në forumin Toleranca fetare
    Përgjigje: 175
    Postimi i Fundit: 06-08-2015, 08:10
  4. Përgjigje: 5
    Postimi i Fundit: 01-02-2015, 10:20
  5. Fluturime me avion Gjermani-Tirane
    Nga studentja në forumin Emigracioni
    Përgjigje: 3
    Postimi i Fundit: 09-06-2005, 06:44

Fjalët Kyçe për Temën

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •