Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 10
  1. #1

    Cerciz Topulli

    Veprimtar i shquar i Rilindjes, udheheqes i cetave patriotike kunder sunduesve osmane per clirimin kombetar. Me vendim te Komitetit te fshehte "Per Lirine e Shqiperise" te Girokastres, anetar te cetes se tij vrane ne fillim te Marsit 1908 ne Gjirokaster komandantin turk te xhandarmerise. Me 18 Mars 1918 drejtoi luften e njohur te Mashkullores.
    Nen thirrjen "Nga malet e Shqiperise" drejtuar bashkeatdhetareve te tij dhe botuar ne Janar 1907 ne gazeten "Shpresa e Shqypnise", Cerciz Topulli mbasi denonte grabitjet e administrates osmane kerkonte pavarsine e Shqiperise nga Perandoria Turke
    Pas fitores se revolucionit Xhonturk te 1908, Cerciz Topulli punoi per formimin e klubeve shqiptare dhe per celjen e shkollave shqipe ne pjese te ndryshme te vendit. Pas shpalljes se pavarsise me 28 Nentor 1912, ai u vu ne sherbim te qeverise se Ismail Qemalit dhe luftoi per mbrojtjen e teresise tokesore te Shqiperise. U vra ne 15 Korrik 1915 ne fushen e Shtoit (Shkoder) nga forcat pushtuese malazeze.

  2. #2
    Updating.... Maska e Wordless
    Anëtarësuar
    19-06-2002
    Vendndodhja
    Undercover
    Postime
    3,154
    Kam degjuar nga nje gjirokastrit qe per vrasjen e
    bimbashit ka qene paguar nga daja i E. Hoxhes (baba Ceni). Arsyeja ishte per te vene ne vend
    "nderin" e Anese, te jemes se Enverit, e cila ishte
    pak e perdale dhe dilte "fshetas" me bukuroshin boshnjak.
    Ky gjirokastriti, si argument me jepte faktin qe bimbashi eshte vrare ne fund te shkurtit 1908 ("...doli Shkurti hyri Marsi, në Gjirokaster u vra bimbashi...") dhe Enveri ka lindur ne Tetor 1908. Beni llogarine, i bie afersisht 9 muaj :-)

    Megjithse duket si fantazi, nje e vertete duhet te jete ne te?!!
    Ky shtet është ky që është sepse qytetarët tanë janë këta që janë !

  3. #3
    i/e regjistruar Maska e Jim Morrison
    Anëtarësuar
    11-12-2002
    Vendndodhja
    Angli
    Postime
    6
    Postuar më parë nga RoniSotiri
    Kam degjuar nga nje gjirokastrit qe per vrasjen e
    bimbashit ka qene paguar nga daja i E. Hoxhes (baba Ceni). Arsyeja ishte per te vene ne vend
    "nderin" e Anese, te jemes se Enverit, e cila ishte
    pak e perdale dhe dilte "fshetas" me bukuroshin boshnjak.
    Ky gjirokastriti, si argument me jepte faktin qe bimbashi eshte vrare ne fund te shkurtit 1908 ("...doli Shkurti hyri Marsi, në Gjirokaster u vra bimbashi...") dhe Enveri ka lindur ne Tetor 1908. Beni llogarine, i bie afersisht 9 muaj :-)

    Megjithse duket si fantazi, nje e vertete duhet te jete ne te?!!
    Hahahah e forte fare kjo,cfare nuk nxjerr historia,si duket edhe Enveri prandaj doli aq i pashem.
    Is everybody in?
    Is everybody in?
    Is everybody in?
    The ceremony is about to begin.
    WAKE UP!
    You can't remember where it was
    Has this dream stopped?
    [/SIZE][CENTER][FONT=Book Antiqua]

  4. #4
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    15-03-2008
    Postime
    21
    Citim Postuar më parë nga shigjeta Lexo Postimin
    Veprimtar i shquar i Rilindjes, udheheqes i cetave patriotike kunder sunduesve osmane per clirimin kombetar. Me vendim te Komitetit te fshehte "Per Lirine e Shqiperise" te Girokastres, anetar te cetes se tij vrane ne fillim te Marsit 1908 ne Gjirokaster komandantin turk te xhandarmerise. Me 18 Mars 1918 drejtoi luften e njohur te Mashkullores.
    Nen thirrjen "Nga malet e Shqiperise" drejtuar bashkeatdhetareve te tij dhe botuar ne Janar 1907 ne gazeten "Shpresa e Shqypnise", Cerciz Topulli mbasi denonte grabitjet e administrates osmane kerkonte pavarsine e Shqiperise nga Perandoria Turke
    Pas fitores se revolucionit Xhonturk te 1908, Cerciz Topulli punoi per formimin e klubeve shqiptare dhe per celjen e shkollave shqipe ne pjese te ndryshme te vendit. Pas shpalljes se pavarsise me 28 Nentor 1912, ai u vu ne sherbim te qeverise se Ismail Qemalit dhe luftoi per mbrojtjen e teresise tokesore te Shqiperise. U vra ne 15 Korrik 1915 ne fushen e Shtoit (Shkoder) nga forcat pushtuese malazeze.
    Si luftoi me 1918 e eshte vra me 1915 ??? permiso kete ... pershendetje...

  5. #5
    i/e larguar Maska e dibrani2006
    Anëtarësuar
    29-01-2006
    Vendndodhja
    Europe
    Postime
    2,693

  6. #6

  7. #7
    i/e regjistruar Maska e Dar_di
    Anëtarësuar
    16-08-2008
    Vendndodhja
    Dardani e lashtë (Oeneum), aty ku ajri i freskët më bën të ndihem i relaksuar.
    Postime
    1,968
    Çerçiz Topulli, heroi që nuk donte pushtuesit

    Çerçiz Topulli u lind në Gjirokastër, në vitin 1880. Ra dëshmor më 15 korrik të vitit 1915. Ishte shkrimtar, atdhetar e veprimtar i shquar i Rilindjes Kombëtare, udhëheqës i luftës së armatosur të çetave kundër sunduesve osmanë për çlirimin kombëtar të vendit, hero i popullit.

    Mori pjesë në veprimtarinë e Komitetit të Fshehtë “Për lirinë e Shqipërisë” në Gjirokastër. Në prill të 1907, komandoi çetën e armatosur që vepronte në Shqipërinë e Jugut, e sidomos në krahinat e Gjirokastrës dhe të Korçës. Drejtoi Luftën e Mashkullores, më 18 mars 1908.

    Në thirrjen "Nga malet e Shqipërisë" drejtuar bashkatdhetarëve të tij dhe botuar në janar 1907 në gazetën "Shpresa e Shqipërisë" Çerçiz Topulli pasi dënonte grabitjet e administratës osmane, kërkonte që Shqipëria të shkëputej nga Perandoria Osmane dhe të bëhej e lirë dhe e pavarur.

    Ai shprehte bindjen se e vetmja rrugë për çlirimin e Shqipërisë ishte ajo e kryengritjes së përgjithshme të armatosur. Pas fitores së revolucionit xhonturk të 1908, Çerçiz Topulli punoi për formimin e klubeve shqiptare dhe për hapjen e shkollave shqipe në viset e ndryshme të vendit.

    Pas Shpalljes së Pavarësisë së Shqipërisë, më 28 nëntor 1912, u vu në shërbim të qeverisë së Ismail Qemalit dhe luftoi për mbrojtjen e tërësisë territoriale të atdheut, në disa kryengritje të armatosura, për sprapsjen e grekëve nga tokat e pushtuara në jug.

    Në shtator të vitit 1914 Çerçiz Topullin e Muço Qullin i gjejmë në Shkodër, ku mendohet të kenë shkuar për t’iu bashkuar mbrojtjes së trojeve nga pushtimi serbo-malazez. Arrestohen për të parën herë më 28 qershor dhe lirohen shumë shpejt. Por arrestohen sërish në 7 korrik 1915 në Fushën e Shtoit (Shkodër) nga një togë malazeze rrugës për në Çetinë dhe pushkatohen një javë më vonë.

    Shkëputur nga ZËRI

    P.s. Është me rëndësi të vihet në dukje aktiviteti patriotik i Çerçiz Topullit në luftën për realizimin e të drejtave kombëtare të popullit shqiptar në kohën e Revolucionit Xhonturk. Gjatë kësaj periudhe komiteti shqiptar "Për lirinë e Shqipërisë", pjesë e të cilës ishte edhe vetë Çerçiz Topulli, po bënte një aktivitet të dendur ndër vise shqiptare, për sensibilizimin e masave popullore në luftën e shqiptarëve për autonominë e Shqipërisë në kuadër të Perandorisë Osmane, si urë lidhëse drejt mëvetësisë së plotë.

    Komiteti i Turqve të Rinj "Bashkim e Përparim", pjesë e të cilit kishin qenë edhe mjaft rilindës të shquar kombëtar shqiptar, njëri nga ta edhe themeluesi i këtij Komiteti, Dr. Ibrahim Temo, po bënte një propagandë të gjerë në Rumeli, duke shfrytëzuar koniunkturat politike të kohës, gjoja se ato ishin në dëm të popujve të Turqisë Evropiane. Në këtë kontekst, gjatë vitit 1908, me takimin e Revalit në qershor dhe publikimin e projekteve hekurudhore nga ana e Austro-Hungarisë e Rusisë-Rumanisë-Serbisë, të cilat parashiheshin të kalonin nëpër vilajetet shqiptare, propaganda xhonturke u përhap në mënyrë të shpejtë. Muaji korrik i vitit 1908, kur edhe filloi Revolucioni Xhonturk, ishte koha kur Nijazi Resnja me rreth 200 kryengritës doli në mal dhe nisi kryengritjen. Ai ishte anëtar i Komitetit "Bashkim e Përparim" dhe, duke ditur rolin që kishte çeta e Çerçiz Topullit për masivizimin e kryengritjes, dëshironte të takohej me Çerçizin. Një takim i tillë nuk ishte realizuar drejpërdrejtë, por vetëm përmes përfaqësuesve që kishin. Nijazi Beu kërkonte që Çerçizi me çetën e tij t`i bashkohej kryengritjes për kthimin e Kushtetutës së vitit 1876, e cila i trajtonte të barabartë gjithë shtetasit e Perandorisë Osmane, pa dallim, dhe të rrëzohej sundimi absolut i sulltan Abdyl Hamitit II. Mirëpo, përderisa njësiti i Nijazi Beut po luftonte për realizimin e të drejtave për të gjithë osmanët, Çerçiz Topulli ishte deklaruar se çeta e tij kishte për qëllim luftën në realizimin e të drejtave kombëtare të shqiptarëve dhe jo të popujve të tjerë në kuadër të Perandorisë Osmane. Gjuha e ultimatumit që u përdor në Kuvendin e Ferizajt (5-23 korrik 1908) nga ana e shqiptarëve, e detyroi sulltanin të aprovoj dekretin për renovimin e Kushtetutës së vitit 1876. Me këtë rast, populli shqiptar kishte besuar se u erdhi liria (hyrrieti) dhe filloi manifestimet në të gjitha viset shqiptare. Pas kësaj ngjarje, Çerçiz Topulli dhe Nijazi Beu ishin pritur në mënyrë madhështore në qytetin e Manastirit. Mirëpo, demagogjia i kishte lëshuar vendin dhunës. Xhonturqit nisën një reaksion të ashpër ndaj popullit shqiptar, në përpjekjet e tij për plotësimin e të drejtave kombëtare.

    Dar_di
    "Fet` e besëtë t`i kemi, po të ndarë të mos jemi." Naim Frashëri

  8. #8
    i/e regjistruar Maska e Dar_di
    Anëtarësuar
    16-08-2008
    Vendndodhja
    Dardani e lashtë (Oeneum), aty ku ajri i freskët më bën të ndihem i relaksuar.
    Postime
    1,968
    Adem Beu dhe Çerçiz Topulli
    Fotografitë e Bashkëngjitura Fotografitë e Bashkëngjitura  
    "Fet` e besëtë t`i kemi, po të ndarë të mos jemi." Naim Frashëri

  9. #9
    I love god
    Anëtarësuar
    23-02-2007
    Postime
    8,043
    Citim Postuar më parë nga RoniSotiri Lexo Postimin
    Kam degjuar nga nje gjirokastrit qe per vrasjen e
    bimbashit ka qene paguar nga daja i E. Hoxhes (baba Ceni). Arsyeja ishte per te vene ne vend
    "nderin" e Anese, te jemes se Enverit, e cila ishte
    pak e perdale dhe dilte "fshetas" me bukuroshin boshnjak.
    Ky gjirokastriti, si argument me jepte faktin qe bimbashi eshte vrare ne fund te shkurtit 1908 ("...doli Shkurti hyri Marsi, në Gjirokaster u vra bimbashi...") dhe Enveri ka lindur ne Tetor 1908. Beni llogarine, i bie afersisht 9 muaj :-)

    Megjithse duket si fantazi, nje e vertete duhet te jete ne te?!!

    cdo gje ben vaki

  10. #10

    Për: Çerçiz Topulli

    Njerezit qe kafshojne doren e atij qe i ushqen,zakonisht lepijne kepucet e atyre qe i godasin.

Tema të Ngjashme

  1. Historia e familjes gjirokastrite Karagjozi
    Nga PORTI_05 në forumin Elita kombëtare
    Përgjigje: 10
    Postimi i Fundit: 08-12-2013, 12:14
  2. Çerçiz Loloçi
    Nga Fiori në forumin Shkrimtarë shqiptarë
    Përgjigje: 14
    Postimi i Fundit: 12-12-2006, 17:20
  3. Batuta nga filma shqiptare
    Nga Ihti në forumin Kinematografia dhe televizioni
    Përgjigje: 292
    Postimi i Fundit: 12-09-2003, 16:50

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •