Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 5
  1. #1
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,348
    Postimet në Bllog
    17

    Rishi Sunak zgjidhet kryeministër i Britanisë së Madhe

    Rishi Sunak zyrtarisht kryeministër i Britanisë, merr “bekimin” e mbretit Charles

    Emri:  rishi-1.jpg

Shikime: 66

Madhësia:  39.8 KB

    Britania do të ketë sot zyrtarisht një kryeministër të ri. Rishi Sunak u emërua si kryeministër pasi ishte i vetmi kandidat që mori mbështetje nga më shumë se 100 deputetë të Partisë së tij Konservatore.

    Sot është një ditë e rëndësishme ceremonish për Sunak. Pasi Truss i dha dorëheqjen e saj mbretit, Rishi Sunak u takua me këtë të fundit për formimin e qeverisë.

    Sunak më pas do të shkojë Downing Street, ku do të takohet me bashkëpunëtorët e tij.Rishi Sunak tani është kryeministri i 57-të i Mbretërisë së Bashkuar dhe kryeministri i tretë i zgjedhur gjatë një viti.

    Koha Jone

  2. #2
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,348
    Postimet në Bllog
    17

    Për: Rishi Sunak zgjidhet kryeministër i Britanisë së Madhe

    ”Është privilegji i jetës sime”, Rishi Sunak flet si kryeministri i ardhshëm i Britanisë


    Emri:  221024-rishi-sunak-conservative-leadership-win-jm-1101-9dda14-e1666628285609.jpg

Shikime: 24

Madhësia:  45.7 KB

    Kryeministri i ardhshëm i Britanisë së Madhe, Rishi Sunak dha një deklaratë për kolegët e deputetëve konservatorë në selinë e Partisë Konservatore në Londër. Përpara se të marrë zyrtarisht postin e tij, Sunak tha se do t’i shërbejë me integritet vendit të tij.

    “Betohem se do t’ju shërbej me integritet dhe përulësi. Është privilegji më i madh i jetës sime të jem në gjendje t’i shërbej partisë që dua dhe t’i kthej vendit që i detyrohem kaq shumë”, tha Sunak.

    Kryeministri i ardhshëm preku edhe krizën që po përballet vendi i tij, duke theksuar se Britania e Madhe është një vend i mrekullueshëm, por përballet me sfida “të thella” ekonomike.

    Sunak tha se është “i përulur dhe i nderuar” që ka mbështetjen e kolegëve të tij deputetë dhe të zgjidhet udhëheqës. Ai shtoi edhe se do të punojë ditë pas dite për vendin, duke bërë thirrje për stabilitet dhe unitet.

    Koha Jone

  3. #3
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,348
    Postimet në Bllog
    17

    Për: Rishi Sunak zgjidhet kryeministër i Britanisë së Madhe

    Rishi Sunak bën historinë në Angli

    Emri:  rish.jpg

Shikime: 24

Madhësia:  37.0 KB

    Nga Sali Berisha-

    Rishi Sunak bën historinë!
    Zgjidhet kryeminister i Mbreterisë së Bashkuar.
    Të dashur miq,
    Partia Konsevatore e Britanisë së madhe zgjodhi dje për kryeministër të Mbreterisë së Bashkuar njërin prej personaliteteve më të njohur të saj, politikanin dhe ekonomistin e shquar me reputacion botëror, Rishi Sunak.
    Zgjedhja e tij dje si kryeministër u krahasua me zgjedhjen e Barack Obamës si president i SHBA sepse prindërit e Sunak janë të dy me origjinë indiane dhe kanë ardhur në Angli nga Afrika Lindore.
    Rishi Sunak ishte minister i financave në kabinetin e Boris Johnson dhe pas dorhëqjes së këtij të fundit në shtator, garoi për postin e kryeministrit e Britanisë së Madhe. Por, këtë qëllim e realizoi me shpejtësi pas dorëheqjes së kryeministres Truss.
    Me këtë rast, le ti urojmë ne kryeministrit Rishi Sunak suksese të mëdha në udhëheqjen e Partisë Konservatore dhe Mbreterisë së Bashkuar. #sb

  4. #4
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,348
    Postimet në Bllog
    17

    Për: Rishi Sunak zgjidhet kryeministër i Britanisë së Madhe

    Fjalimi i tij i pare si kryeminister:


  5. #5
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,348
    Postimet në Bllog
    17

    Për: Rishi Sunak zgjidhet kryeministër i Britanisë së Madhe


Tema të Ngjashme

  1. Përgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 08-09-2022, 15:21
  2. Princi Charles i Britanisë së Madhe, vizitë historike në Kosovë
    Nga mesuesi_1 në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 21-03-2016, 18:18
  3. Shuhet Margaret Thatcher, ‘Zonja e Hekurt’ e Britanisë
    Nga Archon në forumin Problemet ndërkombëtare
    Përgjigje: 5
    Postimi i Fundit: 17-04-2013, 09:28
  4. Përgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 04-07-2012, 17:13
  5. Gjeniu i vogël i Britanisë së Madhe
    Nga Davius në forumin Grupmoshat e komunitetit
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 29-06-2007, 05:02

Fjalët Kyçe për Temën

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •