Protesta e pedagogëve të Universiteteve Publike është shumë e drejtë nëse ajo do të ketë të bëjë me rritjen cilësore dhe dinjitoze të rrogës dhe me përmirësimin e laboratorëve, dhe kushteve të tjera të punës në Universitetet Publike.Insistimi i përfaqësuesve të pedagogëve të Universiteteve Publike për aplikimin e bojkotit në momentin kur fillon viti akademik le hije dyshimi nëse protesta do të ishte një protestë thjesht për shkaqe financiare por, për përmirësimin e kushteve të punës së Pedagogëve dhe të vetë Universiteteve Publike duke propozuar një paketë Reforme, sepse është fare e qartë se niveli i GDP për Arsimin në përgjithësi dhe për Arsimin e Lartë në veçanti është nga më të ultat midis shteteve të Ballkanit rreth 4.5% në 2021, në një kohë kur GDP për Arsimin në Maqedoninë e Veriut në 2022 ishte 8.4%, ne Kosovë eshte për 2022 - 4.87%, per Malin e Zi ishte ne 2020 -3.8%, Bosnja& Hercegovina 2021 – 5%, Serbia eshte -8.6% (Kroacia eshte 8.6%, Greqia eshte 7.42% në 2018 (greece education GDP statistics 2021 - Google Search)( Government expenditure on education, total (% of government expenditure) - Serbia | Data (ëorldbank.org). Përqindja e ulët për edikimin në Shqipëri reflekton edhe pagat e ulta, sepse shumica dërrmuese e GDP shkon për edukimin fillor dhe të mesëm. Kjo ka shkaktuar edhe mos përputhjen në pagat e pedagogëve të institucioneve të larta Arsimore Publike në Shqipëri.
Reformat që duhen realizuar në Arsimin e Lartë Publik nuk mund të thjeshtëzohen me ligjin për Arsimin e Lartë të vitit 2015 i cili mbetet i cunguar dhe me plot boshllëqe ligjore disa nga të cilat i kam paraqitur edhe në një artikull tjetër të mëparshëm. Sidoqoftë problematika nuk është vetë rritja cilësore e rrogave sepse ``rritja cilësore e rrogave duhet patjetër të shoqërohet me më shumë angazhim të pedagogëve me tituj shkencorë me punë shkencore dhe mësimdhënie cilësore``. Fiktiviteti i cilësisë së Universiteteve shqiptare vërehet edhe në akreditimin e fundit të Universiteteve publike dhe private nga MASR, ku kriterët për të pikëzuar universitetet bazohen më tepër tek interesa personale se sa ato që kërkohen për një Universitet. Në rastin e Shqipërisë tabela e akreditimit të Universiteteve shqiptare nga Sektori i Akreditimit të M.AS.R. nuk janë të sakta qoftë nga përbërja e komisioneve të Akreditimit, qoftë nga politizimi i akreditimit qoftë nga interesat personale për përfitim (shih tabelen më poshtë). Paradoksi shihet tek Rankimet që bëhen nga bota për universitetet shqiptare rankime të cilat hedhin poshte akreditimin e MASR:
Rankings of universities in Albania 2022
#1. University of Tirana. ...
#2. Agricultural University of Tirana. ...
#3. Epoka University. ...
#4. Polytechnic University of Tirana. ...
#5. ismail Qemali University of Vlora. ...
#6. Catholic University "Our Lady of Good Counsel" ...
#7. Aleksandë Moisiu University of Durrës. ...
#8. University of Medicine, Tirana.
(All 30 Universities in Albania | Rankings & Revieës 2022 (universityguru.com).
Kjo më poshtë është rankimi sipas MASR.
Greqia ka 9 universitete qe njihen brënda 1000 universteteve të rankuara në botë për 2022, Turqia ka 13 universitete qe njihen brënda 1000 universteteve të rankuara në botë për 2022, Serbia ka 2 Universitete qe njihen brënda 1000 universteteve të rankuara në botë për 2022, Rumania ka 2 universitete brënda 1000 universteteve të rankuara në botë për 2022, italia ka 53 universitete brënda 1000 universteteve të rankuara në botë për 2022.


Ne rankimin botëror, Universiteti më i mirë Shqiptar është Universiteti i Tiranës i cili është në vëndin e 3878në rang botëror. Të tjerat shihen vetë. Shikohen diferencat dhe paradokset dramatikë të akreditimeve dhe rankimeve shqiptarë dhe botërore.
Në këtë pikpamje mendoj se bojkoti i pretenduar nga Sindikata është jo vetm i dëmshëm por edhe një bojkot politik, sepse sindikata e Universiteteve së pari ka zgjedhur ditën e gabuar për protestë por që i intereson politikës, pranda duhet ti paraqesë MASR një Paketë Reforme dhe jo të kërkojë bojkot politik,
ranking world Rank
University
Det.
Impact Rank*
Openness Rank*
Excellence Rank*

1 3878 University of Tirana / Universiteti i Tiranës
2108 7521 4234
2 4486 Agricultural University of Tirana / Universiteti Bujqësor i Tiranës
11716 3690 4174
3 4698 Epoka University / Universiteti Epoka
7755 4597 5112
4 5721 University of Vlora / Universiteti “Ismail Qemali”
14467 7521 4336
5 5875 Polytechnic University of Tirana / Universiteti Politeknik i Tiranës
11547 7521 5071
6 6045 Università Nostra Signora del Buon Consiglio Tirana / Universiteti Katolik Zoja e Këshillit të Mirë
15429 7521 4624
7 6048 University Europian i Tiranes / Universiteti Europian i Tiranës
10323 5836 6079
8 6186 University of Medicine Tirana / Universiteti i Mjekësisë Tiranë
15788 7521 4738
9 6274 University Aleksandër Moisiu Durres / Universiteti “Aleksandër Moisiu” Durres
13386 7521 5206
10 6692 University Aleksander Xhuvani Elbasan / Universiteti “Aleksandër Xhuvani” Elbasan
15893 7521 5206
11 7038 Albanian University (University Ufo Dental) / Universiteti Privat Albanian University
12251 7521 5870
12 8391 (1) EPITECH Albania
4608 7521 7216
13 9314 Academy of Sports and Physical Education Vojo Kushi / Universiteti i Sporteve të Tiranës
13686 7521 6372
14 10525 University of Neë York Tirana / Universiteti i Neë York-ut në Tiranë
14137 7521 6565
15 10558 Aldent University / Universiteti Aldent
21790 7521 5690
16 12192 University Marin Barleti / Universiteti Marin Barleti
9787 7521 7216
17 13236 University POLIS / Universiteti Polis
14862 6640 7216
(Albania | Ranking Web of Universities: Ëebometrics ranks 30000 institutions)
Së dyti, Sindikata rritjen cilësore të rrogave të Pedagogëve duhet ta shohë në raport me cilësinë e mësimdhënies dhe të kërkimit shkencor,
Së treti, Sindikata duhet të kërkojë rritjen reale të investimeve në Universitetet publike në drejtim të punës shkencore, të laboratorëve laboratorëve
Së katërti, duhet rritur mosha e daljes në pension të pedagogëve deri në 70 vjeç madje nëse janë të aftë mund të shtyhet çdo vit në dobi të mësim dhënies
Së pesti, duhen pakësuar universitetet qofshin ato publike qofshin ato private në raport me një akreditim të mirë dhe të sinqertë nga MASR nëpërmjet vendosjes së kritereve konform atyre botërore,si dhe vendosjen e komisioneve me njerëz shumë të kualifikuar,
Së gjashti, rrogat e Pedagogëve duhet të jenë mbi 1000 euro, dhe të kategorizuara
Së shtati, përzgjedhja e pedagogëve të realizohet më komision dhe intervista reale. Pretendët për pedagogë duhet të kenë eksperiencë të mëparshme pune mbi 5 vjet.
Shpresojmë që Sindikata të heqë dorë nga bojkotet e ofruara nga politika destruktive.

Prof. Dr. Pirro Prifti
priftipirro2017@gmail.com