Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 2
  1. #1
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,408
    Postimet në Bllog
    17

    Albanistani i Ramës: Kapen në Turqi dy korrierë drogë që u nisën nga aeroporti i Rinasit

    Trafik droge nga Rinasi, qeni zbuloi hashashin në Stamboll, rishikohen procedurat



    Arrestimi i 2 shtetasve turq që kishin arritur të kalonin nga Rinasi në Stamboll 31.5 kg kanabis, ka vënë në lëvizje autoritetet e të dyja vendeve.

    Në pamjet e publikuara nga mediat turke, valixhet me drogë që nuk u pikasën ne Rinas, janë zbuluar nga qeni anti-drogë në aeroportin e Stambollit.

    Me interes për hetimin në Shqipëri është roli i dy shtetasve turq të arrestuar, identiteti i të cilëve nuk bëhet publik.

    Nuk dihet nëse ata kanë qenë edhe më herët në Shqipëri, çka do të shtonte dyshimet për një linjë të përdorur edhe më parë për trafikimin e sasive të drogës.

    Lidhur me këtë rast policia kufitare, doganat dhe Tirana Internacional Airport, po rishikojnë procedurat e kontrollit të bagazheve para imbarkimit në avionë.

    Pak ditë më parë në Turqi u arrestua edhe polici rrugor Florenc Bicerri bashkë me ish-komandon dhe një shqiptar tjetër me rreth 100 kg kanabis.

    Hetimi nuk ka përcaktuar ende mënyrën si është trafikuar droga ndërsa rastet nuk përjashtohet të kenë lidhje me njëra-tjetrën.

    Arrestohet me drogë në Turqi, efektivi shqiptar përjashtohet nga Policia e Shtetit

    Emri:  bicerri.jpg

Shikime: 71

Madhësia:  28.2 KB

    Punonjësi i Komisariatit të Policisë Rrugore Tiranë, Florenc Bicerri është arrestuar në Turqi.

    Ai u vu në pranga së bashku me dy shqiptarë të tjerë, pasi trafikonin lëndë narkotike.

    Policia e Shtetit, përmes një reagimi, bëri me dije se Bicerri ka dalë nga Shqipëria nëpërmjet Rinasit, më datë 05.10.2022.

    Për këtë punonjës policie, Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Muhamet Rrumbullaku ka urdhëruar përjashtimin e menjëhershëm dhe përgjithmonë, nga Policia e Shtetit.

    Grupi i dedikuar hetimor, në bashkëpunim me Agjencinë e Mbikëqyrjes Policore dhe me homologët turq, po vijon punën për zbardhjen e rrethaneve të rastit, evidentimin dhe kapjen e personave të tjerë të implikuar në këtë rast të trafikimit të lëndëve narkotike.

    Euronews

  2. #2
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,408
    Postimet në Bllog
    17

    Për: Albanistani i Ramës: Kapen në Turqi dy korrierë drogë që u nisën nga aeroporti i Rinasit

    “Kanabisi shkëmbehet me heroinë”, eksperti tregon detaje nga arrestimi i policit



    Eksperti i sigurisë Artan Rexhepi u shpreh në një intervistë për Euronews Albania se Policia e Shtetit duhet të largojë nga struktura personat e inkriminuar.

    Rexhepi komentoi edhe rastin e efektivit të Policisë Rrugore, Florenc Bicerri, i cili u arrestua në Turqi për trafik droge.

    Ai tha se nga informacionet që kishte marrë, bëhet fjalë për një shkëmbim të kanabisit me heroinën.

    “Policia duhet të fillojë të pastrojë vetveten, kjo duhet bërë me hapa shumë të shpejtë. Rasti i drogës, nga informacionet që mora, kanabisi është i shtrenjtë në Turqi dhe flitet për këmbim të kanabisit me heroinë. Polici ka kaluar disa filtra para se të emërohej. Nuk mund të bëhet kushdo punonjës policie. Policia e Shtetit po kriminalizohet masivisht”, u shpreh ai.

    Rexhepi nënvizoi më tej se komandot janë shumë të rrezikshëm në ngjarjet kriminale.

    Euronews

Tema të Ngjashme

  1. Albanistani i Edi Ramës ndërpret marëdhëniet diplomatike me Iranin.
    Nga Albo në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 07-09-2022, 09:23
  2. Turqi: Kapen 1.5 ton drogë hashash prodhim shqiptar
    Nga Albo në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 07-12-2021, 12:31
  3. Përgjigje: 3
    Postimi i Fundit: 04-04-2021, 22:32
  4. Durrës: Kapen 100 kg drogë, 2 në pranga, 1 në kërkim
    Nga Albo në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 04-10-2014, 15:01
  5. Aeroporti i Rinasit, me terminal të ri pasagjerësh
    Nga Albo në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 03-09-2013, 16:11

Fjalët Kyçe për Temën

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •