Shqiptarët janë të vjetër në histori, të thekur në zgjuarsi, të heshtur dhe të qetë në tragjedi, të durueshëm ndaj shkulmës së rrëmbyeshme të jetës.
Rraca të tjera kanë lindur, kanë ndjekur rrjedhën e tyre, janë rritur dhe kanë vdekur. Ndërsa ky popull e ka bërë jetën e vet në mënyrën e tij të thjeshtë duke mbijetuar njësoj si shkatërrimin e jetës, si valët mbytëse të pushtimeve të huaja si propogandën e padrejtë të politikës Europiane ndaj tyre”.
Prandaj ka çdo arësye për të ardhur në përfundimin se Shqiptarët jo vetëm ishin të parët prej popujve Europjanë që e pranuan ungjillin por edhe që e shpërndanë të vërtetën e dritës ungjillore nëpër tërë Perandorinë Romake deri në kohën kur më i shquari i rracës së tyre, Konstandini i Madh, si Perandor, e bëri atë fenë zyrtare të Perandorisë dhe e zevendësoi me Kryqin, simbolin e zotërave të tyre paganë.
Emri i popullit të saj në vetvete është shumë më piktoresk dhe më kuptimplotë. ”Shqipëria”, nga “Shqiponjë”, dhe që ketëj “Toka e Shqipes”. Kështu njerëzit e Tokës së Shqipeve bëhen Shqipėtar. Ky është emri që nxit gjakun e tyre, që iu rrin për shtat cilësive që i dallojnë ata nga tërë njerëzit e Ballkanit. Ai është bërë një emër shumë krenar, sepse i ka mbrojtur ata me sukses nga shfarosja në rrjedhë të më shumë se dy mijë vjetëve, gjatë të cilave ata kanë qënë rrethuar brenda mureve të tyre malore prej një numri kombesh, rracash, perandorishë të cilat luftuan aty dhe u përpoqën ta dominonin botën. Sepse aty Lindja prek Perëndimin, Civilizimi i Vjetër Botëror atë modern.
Mëgjithatë, ajo që e përfaqëson atë më mirë se çdogjë tjetër, që spjegon plotësisht përkatësinë e tij, më mirë se çdo përkthyes tjetër është gjuha shqipe. Sado që në të gjenden edhe fjalë Latine, edhe Turke, përtej çfarëdo dyshimi ajo është trupi i një gjuhe të përcaktuar qartë si një gjuhë e qëmotshme.
Gjuha jonë (Shqipe) është gjuha më e bukur mbi këtë tokë. Prandaj është detyra jonë që ta duam atë me gjithë zemrën tone. Ta ruajmë atë si xhevahirin më të shtrenjtë kundër çdo rreziku dhe ta studjojmë me kujdesin më të madh. Sepse gjuha është përherë më e zgjuar se më i zgjuari prej atyre që e flasin atë. Për këtë arësye, gjuha jonë duhet të jetë mjeti kryesor i arsimimit.
Ata shfaqin anët më të mira ndaj njëri tjetrit në kohën e luftës. Përgjumja është vdekje për ta. Veprimet luftarake bëjnë të shohim tek ta shqiponjën që ngrihet e gatshme për aktin e pamundur heroik. Për më tepër, virtytet e tyre bëhen shumë më shumë të njohura, më bujare, më imponuese. Ata janë si Pirroja, janë si Aleksandri(Leka-Skenderi) i Madh. Ata shfaqin talent të jashtëzakonshëm për të fituar një botë ose një mbretëri, dhe atherë me një lehtësi që është më shumë një e dhënë hyjnore e japin, e falin atë aq bujarisht madje shpesh edhe tek ata që nuk e meritojnë. Sapo miqësia të zerë vendin e armiqësise tek ta, atherë nuk ka më kufij të bujarisë. Siç e thotë edhe Shekspiri. “Duket si lojë e një drame por në rastin e tyre kjo është një lojë shpatash”.
Shqipëria vetë meriton një nder shumë të veçantë për kontributin që ka dhënë për të populluar parajsën me njerëzit e saj të ndershëm, të bukur dhe të pafajshëm.
Këta malsorë të shkathët Shqiptarë u sulen si nga jashtë ashtu edhe nga brenda rrethimit, me klithmat dhe këngët e tyre të betejave, duke i bërë armiqtë e tyre t’ja merrnin vrapit siç kishin bërë me mijëra herë të udhëhequr nga bijtë e vet të shquar të tillë si Skënderbeu, Pirro, Aleksandri i Madh, (Leka-Skender) Filipi i Maqedonisë, për të mos përmendur ata të Luftës së Trojës.
Unë besoj dhe gjykoj se sekreti i të ardhmes së Shqipërisë qëndron tek vetë ajo. Koha nuk është aq e rëndësishme për ta. Një vit, një shekull, një mijëvjeçar, nuk ka shndërruar qoftë edhe një linjë të vetme të fytyrës së tyre dhe as ka çrregulluar themelet e tokës së vet malore.
Dhe ja ku kemi zbuluar dobësinë fatale të kësaj rracë Shqiptare. Ata nuk punojnë së bashku. Proverbi i thjeshtë “Bashkimi bën Fuqinë, Ndasia Humbjen”, me tërë llogjikën dhe përvojat e kohërave të lëna pas, nuk është pranuar prej kësaj rrace përveç në ndonjë rast tepër të veçantë. Njësoj si malet e tyre, ata nuk dinë të përkulen, por nuk duan as të përzihen me njeri tjetrin. Ata preferojnë vetminë e tyre madhështore më shumë se çdo gjë tjetër.
“Populli Shqiptar i ka përshkuar shekujt duke punuar si trim dhe i talentuar; ai kapi lartësitë e Republikës Greke, ato të Mbretit të Persisë dhe të Babilonit. Me ndihmën e Princeshës së Maqedonisë, ata i dhanë fund pushtetit të Romës, hoqën qafe mizoritë e Tarantinit, frenuan për një farë kohe në emër të krishtërimit përparimin e shpejtë të islamit. Ata mbrojtën fronin e Mbretit të Siçilisë, ngritën atë të Greqisë, dhe përsëri atyre kurrë nuk iu dha mirënjohje për atë që i dhanë historisë.
Rraca të tjera kanë lindur, kanë ndjekur rrjedhën e tyre, janë rritur dhe kanë vdekur. Ndërsa ky popull e ka bërë jetën e vet në mënyrën e tij të thjeshtë duke mbijetuar njësoj si shkatërrimin e jetës, si valët mbytëse të pushtimeve të huaja si propogandën e padrejtë të politikës evropiane ndaj tyre”.
Duke e vështruar tërë botën në këtë moment, unë nuk gjej dot ndonjë rracë apo popull tjetër i cili të shkelte mbi dramën epike të Homerit, të merrte pjesë në tëra ndryshimet e saj dhe ta ruante atë pa e bërë vetën tërësisht qesharak dhe absurd, pëveç njërit. Kjo është rraca Shqiptare.