nga Naim Flamuri

PORTRETI AUTENTIK I SKĖNDERBEUT

Providenca Hyjnore e shpėtoj pikturėn, fytyrėn, faqen e Skenderbeut gjatė 5 shekujve, shih habin dhe sė fundmi nė maj tė vitit 1993 tė shekullit 20, Galeria e mirėnjohur Uffizzi nė Firence pėsoi bombardimin terrorist "mafioz italian", ku dhe humbėn jetėn 5 veta, mu nė korridorin qė gjendej portreti Skėnderbeut, gjitha pikturat aty u dėmtuan, por jo e Skėnderbeut, piktura tij shpėtoj pa u cenuar.

Portreti i vetėm orgjinal i Skėnderbeut mė 1466-n, ku qartazi shihen shenjat e vrragave tė plagės sė luftės, njė prerje e djegie te syri i djathtė, njė pikturė tejet e detajuar, e ngrohtė, pothuajse dydimensionale, e qė ėshtė habi pėr atė kohė, ka autorė vėllezėrit Bellini. Duket buza e kacavjerrun, (shenj damari fshikez dregze plagė) vetullat e pakta, faqja me mollėza tė gjera..mjekra e lėmuar profetike, syri trim, kapakėt gjysmė tė lėshuar dhe trupi i krrusur prej atleti…

Edhe njėherė ky shkrim i imi, plotėson guriēkė pas guriēke mozaikun e plotė sesi dukej Skanderbegu nė tė vėrtetė. E kjo shenjė e veēantė, plagė lufte, tėrthorazi e konfirmon se tė gjitha sa janė prezantuar nė pikturė janė nga ky “Origjinal” qė e jap nė kuadratin e fotos… Pasojnė mė vonė tė gjitha gravurat, simbolikat, e portretet e ballinave tė botimeve tė panumėrta tė Historisė sė Skėnderbeut, gjithė figurinat e portretit tė Skėnderbeut vijnė nga “origjinali” i Firenzes…..( tani nė shekullin 15-tė s’ka pasur mundėsi tė fotkopjimit nė libra tė pikturės ashtu si ishte prandaj u bėnė tė gjitha gravurat e vizatimet sipas origjinalit… Tek ne me shekullin 20-tė piktura origjinale e familjes Bellini vjen nė dritėn e vėrtetė). Dhe sot do tė bindeni se tė gjithė ata do ta vizitojnė Galerinė Ufizzi, ku gjendet ky portret unikal, i ruajtur 500 vjet bėhet fjalė pėr fytyrėn e njė njeriu ashtu siē ka qenė, ku ėshtė bėrė kujdes edhe pėr detajin e plagės. Njė gjė qė mua mė bėnė shumė pėrshtypje, ėshtė se kur shihet mėnyra skulpturale e dydimensionale e portretit, qė ėshtė madje aq e thelluar, qė e tregon nė tėmth varrėn (plagėn) e topuzit, nė syrin e majtė (po tė ishte shpikje, pse duhej tė ishte patjetėr ky detaj ashtu si i djegun e tė pasqyrohej me kėmbėgulje nga piktori). Ndaj sot me me carbon date duhet te bėhet ēmos qė tė datohet, tė verifikohet, ky portret i Kryeheroit, tė hulumtohet deri ne detajet mė tė hollėsishme. Nėse bėhej, do tė dilte njė punė e paqme….andaj druhem pėr shkoqitjen e kėtij portreti….jemi shumė me fat qė e kemi.
Kush e pikturoi restauroi e si mbeti…Ėshtė ēėshtje tjetėr portreti i vetėm orgjinal i Scanderbeg-ut nga i famshmi Bellini nė Romė, qė u realizua dy vjet para helmimit tė tij nė Lissus, Lesh, Lezhė..1468, e nė synin e majtė vėrehen vrragat, shenjat e plagės me topuz, duken ende.
Autorėsia brenda famijes Belini? Konica e Frashėri pėr portretin e Skėnderbeut
Kėshtu e thotė i madhi Faik Konica: Sipas autorit austriak tė artikullit tė Vjetarit tė koleksionit tė Shtėpisė Perandorake tė Vienės, Friedrich Kenner, Konica mėsoi se nė vitin 1462/3 artisti i njohur italian tė familjes tė Jacopo Bellinit( 1400 – 1470) 4 vjet mė i madh se Skėnderbeu, dhe dhėndrit tyre, Andrea Mantegna,( 1429-1507), kishte pikturuar Skėnderbeun gjatė ditėve qė ai qėndroi nė Itali. Aty shkruhej gjithashtu se origjinali i Bellinit ka humbur, ndėrsa njė nga tablotė qė ndodhet nė koleksionin e arkidukės ėshtė riparimi atij portreti autentik. Po sipas atij artikulli, tabloja ėshtė riparuar portreti origjinal qė ndodhej nė njė muze nė Firence”. (Ėshtė fjala pėr Muzeun e njohur Uffizi).
Kėshtu e shkruan studiuesi Ferit Hudhri: Gjatė restaurimit tė kryer nga Barbara Schleicher (dhjetor 1993-maj 1994), portreti i Galerisė Ufici u ēlirua edhe nga disa ndėrhyrje tė njė piktori anonim mbi punėn e Altisimos. Mbishkrimi me gėrma tė mėdha tė bardha: GEORGIVS SCANDERBEK, tė cilin e kemi parė nė riprodhimet e deritanishme, nuk ka qenė punė e mjeshtrit Altisimo, por e piktorit anonim. Pas restaurimit u zbulua mbishkrimi origjinal; GEORGIVS CASTRIOTVS SCANDERBECVS, (Gjeorgjiu Kastriotus Skannderbekus) me gėrma mė tė vogla tė praruara nė ar. Ndėrkohė marrim edhe njoftimin se, me organizimin e ri qė i ėshtė bėrė kėtij muzeu, portreti i Skėnderbeut, tashmė i restauruar, ėshtė ekspozuar nė korridorin e parė tė Galerisė. Ja ēfarė thotė Kristo Frashėri: Mbėshtetur edhe nė kėto arsyetime Kristo Frashėri arrin nė pėrfundimin se “me kėto tė dhėna mund tė thuhet se ky portret duhet tė ketė bėrė pjesė nė shek. XVI nė koleksionin e Pal Jovit. Rruga qė ai ndoqi nga Muzeu i Komos nė atė tė Vjenės, pėr ne tani ka pak rėndėsi, pėrderisa kemi rėnė nė gjurmė tė tij dhe kemi nė dorė riprodhimin e tij fotografik. Hė pėr hė, pėr ne autori i portretit ėshtė nga familja Bellini”. (Kristo Frashėri, Skėnderbeu, jeta dhe veprat. Tiranė 2002, f.266)
Ja ēfraė thotė studiuesi i artit, Rexhep Goēi: “ka mendime qė figurėn e Skėnderbeut e ka punuar pėr herė tė parė piktori i njohur italian Jacopo Bellini. I ati i vėllezėrve Bellini, nuk sjell tė dhėna mė tė sakta, por mbėshtetet nė thėniet e mėsipėrme. Gjykimi i tij se ėshtė i afėrt mendimi se ky krijues (XH. Bellini – F.H.) e portretizoi heroin tonė kombėtar, sepse pėr kėtė figurė kishte dėgjuar nė Venedik (nė botėn e krishterė) dhe nė Stamboll (nė botėn islame). Mirėpo, portreti i Skėnderbeut nga Bellini lidhet me vajtjen e heroit nė Romė dhe nė Napoli, mė 1466. Sipas disa tė dhėnave, Familja e Jacopo Bellinit, Xhentile Bellini dhe i vėllai i tij Xhovani Bellini dhe dhėndri Andrea Mantegna, kishin lidhje tė ngushta me disa shqiptarė, tė cilėt u shquan nė botėn e artit dhe tė shkencės. Kėto lidhje duken mė sė miri me themelimin e “Shkollės sė Shqiptarėve” nė Venedik mė 1442 dhe nėpėrmjet piktorit tė madh Vitore Karpaēios.
Autori i kėtyre radhėve gjithashtu ka qenė i mendimit se tabloja e Kristofano Altisimo-s ėshtė nga mė tė hershmet dhe mund tė jetė krijuar duke riparuar tablonė origjinale tė pikturuar nga i ati i Gentile Bellinit, Jacopo Bellini.
Portreti mė i hershėm i Gjergj Kastriot Skėnderbeut daton nė vitin 1466. Gentile Bellini, nė vitin 1466 kur Heroi vizitoi qytetin e Lagunovės nė Itali, e pikturoi atė me urdhėr tė autoriteteve venedikase, kjo sipas autorit Friedrich Kenner, mendohet se portreti ka qenė me profil majtas.
Si pėrfundim
Nė dimrin 1466 kur ėshtė pikturuar, Skėnderbeu ishte 60 ose 62 vjeē – pra disa vjetėsh para vdekjes. Sytė i ka, si dhe nė kopjet e tjera, ende me vitalitet, pamje fisnike, me njė dinjitet e thjeshtėsi tė paparė. Tė gjitha portretet e asokohe janė tė ngurta, kurse ky portret i lėngshėm, dydimensional do tė thosha, me njė thellėsi qė transhendeton kohrat. Unike ėshtė qė nga gjithė dinjitarėt qė njeh historia, ky Autoportret ka tė spikatur plagėn nga topuzi, qė e pėrmend edhe Barleti, Vrraga, e Prera nė tėmthin e djathtė, njė gjė veēantė, buza e lavjerrun shifet njė dregzė fshikėz plage e ngritur si damar, qė edhe sot po tė shihet ėshtė pothuasje tejet dramatike. Po ashtu, njėsoj si dhe te kopjet e tjera mjekra e gjatė, deri te parzmat, e thinjur gati profetike e lėmueshme dhe mustaqet e gjata tė perdredhura. Portreti ka tiparin karakteristik, me te cilin jemi mesuar ta pėrfytyrojme Heroin; vetullat e pakta tė holla, faqja e gjerė, mollzat e theksuara, jo rrudha nė ballė, as fytyrė, hundėn e harkuar (e thyer nga shkolla e iēogllanve e Janiēerve nė Edirne)
Skėnderbeu mban mbi kokė bereten karakteristike “alla Carmagnola”, nėn tė cilėn duket peceta e bardhė.
Fytyra tregon se kemi tė bėjmė me njė njeri, qė edhe pse ėshtė nė moshėn 60 e ca-vjeēare dhe me gjithė stėrmundimet nga luftėrat e vazhdueshme dhe nga shqetėsimet e pandėrprera, paraqet vitalitet tė theksuar dhe nuk ka shenja qė paralajmerojnė vdekjen (helmimin) e tij tė afėrt.