nga Moikom Zeqo

Lëreni të qetë Skënderbeun e madh dhe të papëseritshëm

Gjergj Kastriot Skënderbeu nuk i ka bërë vetëm gati për 24 vjet (1444-1468) betejat e tij të mëdha me pushtuesit Osmanë, por edhe pas vdekjes fizike, për gati 5 shekuj vazhdon një Edicion të Dytë të ndeshjes apokaliptike në betejat e fjalës, opinioneve, pohimeve dhe mohimeve nga më të skajshmet dhe më të çuditshmet, ku afirmimi i tij si Hero, jo thjesht semantik i Shqiptarëve dhe i kombit Shqiptar del i identifikuar nga e vërteta substanciale historike.

Po duket se kjo ndeshje nuk paska të mbaruar, duke kapërcyer mesjetën deri në kohërat moderne, madje dhe post-moderne, qoftë edhe për shkak të një ideologjie lëvizëse neo-otomaniste kinse Shqiptar të strukturuar si globalizëm i një varianti militant, kinse islamist.

Ky aktualizim i vrazhdë i mohimit të figurës së përndritur dhe epokale të Skënderbeut si dhe të shqiptarësisë së tij arrin deri atje, sa edhe në FB, në video, në You Tube ka nga gjith spektri fundematalizmi fetar filo katolik orthodoks; ksenofobizmi tyre po edhe ca të ashtuquajtur imamër xhamish nga prizme e shikimit sotshem të shekullit 21 e shajnë haptas Skënderbeun” si tradhtar të fesë islame,” duke bërë ashtu një mercenarizëm të neveritshëm antishqiptar dhe antihistorik, por edhe një manipulim ideologjizues fetar, po figura tij duhet te shqyrtohet nga rrethanat e shekullit 15 e jo 21.

Shkruar për vlerësimet negativiste ndaj Skënderbeut dalin kuptueshem dhe njëanshem nga kronistët Osmanë të shekujve XV dhe XVI.

Kronistë të tille si Ahmediu, Tursuni, Idris Bitlisi, Kemal Pashazade, Aliu etj shkruajnë me mllef për Skënderbeun,

Ata e quajnë “tradhtar të fesë islame, një kryengritës në “Pusin e Skëterrës” etj., një të pabesë ndaj sulltanëve etj, etj. Ja që amplifikimet, kinse të sotme, nuk janë gjë tjetër veçse imitime të përsëritshme, analogjike, të neveritshme të urrejtjes krejt të kotë, të shpërdoruar në shekuj etj.

Marin Barleti e shkroi historinë, Sagën Heroike të Skënderbeut duke e bërë një histori europiane dhe botërore. Asnjë libër nuk është ndërkombëtarizuar kaq universalisht në gjuhët linguistike të botës se sa kryevepra barletiane.

Dhimitër Frangu (1443-1525, bashkëkohës dhe e që e kishte njohur shumë afër Skënderbeun (ka qenë për pak kohe edhe arkëtar i tij) botoi gjithashtu një histori të famshme për Skënderbeun.

Kurse Frang Bardhi në 1636 e botoi librin “Apologjia e Skënderbeut” si një nga librat më të mëdhenj polemikë në rrafsh të historisë europiane, kundër falsifikimeve të origjinës etnike, Shqiptare të Skënderbeut, duke përdorur një metodologji krejt moderne shkencore-me një erudicion të madh dhe analizë kirurgjikale të fakteve historike, për të mbrojtur të vërtetën.

Për origjinën e padyshimtë Shqiptare/Epirote/Maqedone të Kastriotëve kanë shkruar historianët më autoritativë Shqiptarë dhe të huaj dhe gati askush nuk ka patur fuqinë, ambicien provokuese të mohojë këtë Shqiptarësi identitare të kombit, nacionalietit përkatës dhe përfaqësues.

Por ka edhe ndonjë si Shmid që e quan “babain e Skënderbeut sllav” si “vox in desertio”...dihet se ne gjuhen sllave/kroatet shkruajn Ivan, kur u islamizu përvetsoj emrin Hamza, sot anglisht do quanin John po thjesht ishte Gjoni Palit.

Por për birin e tij nuk mund ta mohojë dot se është Shqiptar, po kjo është një ” ontradictio in abjecto” ( kundërthënie e brendshme).

Dalim tashmë tek një farë zhurme, diletante, mediatike, si një shtjellim narcicist, i tezave të personave, që duan të tërheqin vëmendjen dhe të jenë në epiqendër, pra në optikën e ditës.

Është fjala e “një zbulimi se nëna e Skënderbeut është serbe vllehe etj”.

Historianë të tillë si Gjon Muzaka, Fan Noli, por edhe Kristo Frashëri dhe të tjerë janë marrë hollësisht me këtë subjekt.

Kristo Frashëri që i kushtoi gjithë jetën Eposit Kastriotas, është gati shterues në këtë problematikë, që ngjan si strategjëmë e lodhshme, ose më saktë një tautologji.

Ai ka nënvizuar saktësisht se Gjon Kastrioti u martua me Vojsava Tribaldën, e bija e sundimtarit të Pollogut (trevë midis Gostivarit dhe Tetovës).

Në një Prokurë Noteriale, të lëshuar në 15 mars 1439, e shoqja e Gjon Kastriotit quhej Jella, pra kishte edhe këtë emër. (Që e mbante dhe vajza e tretë e saj dhe e Gjonit).

Emrin Vojsava e kanë përdorur për vajzat e tyre edhe Karl Thopia dhe Gjergj Arianiti.

Por askush nuk ka thënë deri më sot se vajzat e tyre, për shkak të një emri si Vojsava paskëshin qenë sllavë, ose sidomos serbë etj. Gjon Muzaka në Kroniken e tij, të vitit 1510, e thotë shkoqur dhe pa asnjë mëdyshje “se Tribaldet qenë Shqiptarë”.

Sa për dijeni- për tërë diletantët e paepur- emri Tribalda, ose Triballët nuk është me origjinë Sllave, por Ilire.

Shihni dhe sot, treva midis Gostivarit dhe Tetovës është dhe sot e banuar nga Shqiptarë autoktonë, në një vijimësi shekullore, padyshim.

Fan Noli ne Doktoraturën e tij historike, për Gjergj Kastriotin, thotë “kryezotët e Pollogut ishin Shqiptarë që paktën që nga koha e Ballshajve.”

Georg Hahni, Babingeri, Fallmerayeri etj nuk e vënë asnjëherë në diskutim Shqiptarësinë e Heroit Shqiptar, por as nuk e vënë në fuksionalizim absurd, ose klientelist etnicitetin e tij, thjesht si “luftëtar i krishtërimit.”

Kjo pikë është shumë e rëndësishme.

Të thuash se Skënderbeu ishte më shumë “i krishterë, sesa Shqiptar”, është gjithashtu një nonsens logjik.

Përcaktimi “i krishterë” është multinacional, joetnik, por ndërkohë Italianët, Shqiptarët, Spanjollët, Sllavët, Bizantinët(grekofinet)etj ishin etnicitete të ndryshme, të ravizuara shumë qartë, të profilizuar si kombe te mëvetshëm, që në Mesjetë, siç e ka vënë në dukje për të Europën, mjeshtri i shkëlqyer i Mesjetës, dijetari francez Jacques Le Goff.

Mos të harrojmë, se Gjergj Kastrioti i mbiquajtur jo kot Skënderbeu, u njoh me emrin e tij turk që reflektone ALEK SK(a)ENDER Leken e Madh që ishte mu nga Mati tij emri vjetër Emathia(Makedhonia) e tij. Skënderbe, (që reflektonte konvencionalisht një tjetër fe nga krishtërimi, fe e re, vulë e feve monoteiste) por ai qe një në fakt një mbrojtës i konceptit substancial kulturologjik dhe qytetërues të Europës Perëndimore, por që në vetvehte mbante shkëlqimin e Lindjes Orientit, pra sikur Skenderbeu tu bënte Sulltan mbase sot bota gjithessi Europa do ishte krejt ndryshe, por atebote qelloj të luftoj me Perandori që dita dites u shtonte, kurse forcat e Shqiptarve dita dites u paksonin. Është mbrekulli mbijetimi i popullit Shqiptar sot, që sipas HT.Norris "Islam in Balkans", shpëtoj me pranimin masovikisht të fes Islame.

Në këtë pikëpamje, Skënderbeu që realisht në luftë i ndodhi të duket si një mbrojtës i krishterimit Europian, (kurse ajo Europ e abadonoj e braktisi sipas dëshmimve të letërkëmbimeve te kancelarive të kohes) por më shumë dhe në thelb i vetë qytetërimit europerëndimor ku vet Skenderbeu shpreh mllefin që sikur të dinte kush janë ato do duhej të luftonte priftërinjt. Që është shumë më substancial se religjioni konvencional-që disa vite më vonë do të përjetonte edhe degamat dhe shtjellimin e Reformës dhe Protestanizmit Lutherian.

Ideja qëndërsuese kombëtare e Skënderbeut është padyshim një ide novatore dhe e pashembullt, ide e një mendimtari politik, jo thjesht i një mjeshtri të armëve.

Prandaj, konceptualisht Skënderbeu është figura më e madhe kombëtare e jona në të gjitha kohërat.

Ndaj është dhe do të jetë Heroi Kombëtar i Shqiptarëve, të vdekur dhe të gjallë, dhe atyre që do të lindin në të ardhmen.

Kjo ide Skënderbeiane çoi në iluminimin dhe vetëdijen e Shqiptarëve deri në shpalljen e Pavarësisë së Shqipërisë.

Tani le të rikthehemi tek subjekti mediatik i tanishëm, që për mua është një shpërdorim i stërlodhshëm dhe krejt i rremë!

Çfarë janë këto “pasione” fantazmagorike për historinë dhe sidomos për Gjergj Gjon Pal Kastriot Skënderbeun?

Për shkak të marrëzive erazmike të Shqiptarëve (jo paqellim të shkruar me germ të madhe) me dituri sipërfaqësore dhe të banalitetit spektakolar të mediave, të demonizuar nga politika provinciale Shqiptare?

Apo një trill, një farë depresioni dhe angushtie mendore?

Paqartësi, apo rikonceptualizimi dhe revionizim shkencor?

Mjaft më!

Boll më!

Lëreni të qetë Skënderbeun e madh dhe të papërsëritshëm!

Lëreni të qetë të patjetërsueshmin!

Pikë....