NGA #EQREM #ĒABEJ, PSE TĖ HUAJT #SHQIPTARET I THERRASIN #ARBANAS #ALBAN #ALBANESE #ALBANIAN #ARNAUT #ARVANIT

Shqiptari i thotė vetes Shqiptar, vendit tė vet Shqipėri, Shqipni, po populli njihet nė botė, sikundėr dihet, lashtėrisht si Albanais, Albanese Arbanas, Arnaut, Arvanite, Albanian etj., dhe vendi i tij si Albanie, Albania.
Ky emėrtim i dyfishtė ka arsyet e veta. Ai ka lidhje me disa rrethana tė karakterit etnografik, tė cilat janė specifike pėr Shqipėrinė e pėr tė kaluarėn historike tė saj.

Po vallė kjo nėnkupton qe fjala pėr kombin tonė e qė quhet Shqiptar nuk egziston!?

Gjithessi gjithmonė ka qenė. Edhe sot e kesaj dite po ta quajsh dhe fėmin e vogel Albane, nuk do kuptoj! por po ti thuash Shqiptar do tė jep gjegje.
Duke u nisur nga faktet, vihet re pikėsėpari qė vėrtet nė Shqipėri vetė si emėr kombtar-nacional i popullit zotėron sot gjithkund Shqiptar, e si emėr i vendit Shqipėri, Shqipni, Shqypnie ; po qė m‘anė tjetėr nė kolonitė Shqiptare qė gjinden n‘Itali e nė Greqi ky emėr nuk njihet nga tė huajt ata qe flisnin gjuhen latine.
Shqiptarėt e Italisė jugore e tė Siēelisė, pasardhės tė shpėrngulurish prej Shqipėrie/Arbėrie kryesisht gjatė luftėrave tė para me Turqit nėn flamurin e Gjergj Kastriotit-Skėnderbeut nė shekullin e XV e tė XVI, e quajnė veten e vet dhe pėrgjithėsisht popullin e atdheut tė tyre tė vjetėr Arbėresh/Arbanas, dhe kėtė atdhe Arben, Arbėr, Arbėni.
Kėto emra pėrdorin gjer mė sot dhe pasardhėsit e atyre Shqiptarėve qė u shpėrngulėn pak mė parė, nė shekullin e XIV e tė XV, prej Shqipėrie pėr nė Greqi, tė cilėt edhe ata nuk e kanė nė pėrdorim emrin qė zotėron sot nė Shqipėri; edhe ata pėrdorin rregullisht Arbėror/Arvanit pėr “Shqiptar”, Tė shkoqisim nga fillimi kur erdhen tė huajt hasen ne njerzit qė punonin token, Arbanas nga "Arėn bāń", kurse Turqit i thirren Arnaut nga arabishtja ."ata qe nuk kthejn shpinen", kjo pastaj kaloj ne Arvanitas ne gjuhen Greke.
Kėto tė dhėna tregojnė qartė qė emri i sotėm Shkiptar, Shqyptar, Shiptar, Shqiptar, Shqipėri, Shqipni, nė kohė tė Skėnderbeut ende nuk ishte ne trajt tė shkruar, ose tė pakėn nuk ish pėrgjithėsuar, e qė ky gjithsesi ėshtė mė i vjeter se emri i parė. Kjo do tė thotė qė emri i vjetėr komtar-nacional i vendit e i popullit ka qenė Shkipetar po tė huajt e kanė shkruar; Arbėn, Arbėr, Arbani, Alvani, Arnavut, Arbėresh, Arbėnesh.

E meqė ky emėr, sikundėr shihet me vėshtrimin e parė, ėshtė e ngjajshme identik me Albania, Albanese, Arbanas, Arvanite, Arnaut etj. qė u pėrmendėn mė sipėr, nga gjithė kėto rezulton qė Shqiptarėt nė mesjetė jo qė nuk e kanė quajtur veten e tyre ashtu si quhen edhe sot por qė popujt e tjerė, e shkruanin trajten latine, Albanois.

Kjo pamje etnografike gjen vėrtetimin e plotėsimin e saj mė njė anė me disa tė dhėna – tė vjetra e mė tė reja – prej Shqipėrie, mė anė tjetėr me dėshminė e gjuhėve tė popujve fqinj me Shqiptarėt, e m‘anė tjetėr me emrat e Shqipėrisė e tė Shqiptarėve nė burimet e ndryshme Europiane tė mesjetės.

Sikundėr ėshtė vėnė re qė nga gjysma e shekullit tė kaluar, emri i vjetėr i vendit, pėrveē se nė kolonitė Shqiptare, qė sapo u zunė ngoje, ėshtė ruajtur edhe vetė nė Shqipėri. Njė trevė fushore e pjesės perėndimore tė Shqipėrisė sė mesme ē‘merr prej Kurbini e gjer poshtė nė pllajat e Durrėsit e tė Tiranės, pra fusha midis lumenjve Mat dhe Erzen, quhet edhe sot Arbėn, dhe mal e arbėn pėrdoret atje pėr “male e fusha”. Njė katund nė perėndim tė Liqenit tė Shkodrės mban emrin Arbnesh, dhe Arbėnesh quhet edhe ishulli gjuhėsor Shqiptar qė gjindet afėr qytetit tė Zarės nė Dalmaci, themeluar nė gjysmėn e parė tė shekullit tė XVIII, prej tė shpėrngulurish nga anėt e katundit nė fjalė. Arbanė ėshtė njė katund afėr Tiranės.
Mė anė tjetėr, nė pjesėn jugore tė vendit, Arbėr e Arbėrķ quhen krahina tė ndryshme tė trevės malore tė Labėrisė midis qyteteve tė Vlorės dhe tė Gjirokastrės e tė Delvinės dhe arbėreshė e arbėrorė banorėt e tyre. Nė vise tė tjera tė Shqipėrisė, po ky emėr, me trajta tė ndryshme (arbėn arbėr, arbėnesh arbėresh, arbnuer arbėror), pėrdoret nė popull me njė kuptim etnik, pėr tė shėnuar Shqiptarin nė dallim nga Aromuni ose nga anėtari i ndonjė tjetre popullsi ballkanike.

Si shihet, emri i lashtė, "Shkiptaren" nė rrjedhė tė kohės erdhi e u mbulua nė dorshkrimin latin nga emri i ri Albane nga Albanopoli. Por gjithesi ne kemi Skocinė e vjeter qė quhet Albania dhe Azerberxhanin qe quhet ne harta Albania, (Kaukaze) po qė ky emertim Latin ska te bėjė me emertimin Shqip dhe kombin Shqiptar. Fjala si toponim ka mbijetuar gjer sot nėpėr krahina tė ndryshme tė vendit.
Qė ai ka qenė nė pėrdorim me pėrmasa kombėtare-nacionale, nė mbarė truallin trevat territorin gjuhėsor tė shqipes, kėtė e vėrtetojnė ndėr tė tjera edhe vargje popullore si Dalin zojat Arbėneshe tė anėve tė Kosovės. M‘anė tjetėr burimet historike tė vendit e plotėsojnė kėtė pamje edhe pėr tė kaluarėn. Nė monumentet letrare tė Shqipes sė vjetėr, tė cilat rrjedhin nga shekulli i XVI e i XVII, vendi del rregullisht me emrin Arbėni, populli me Arbėnesh, Arbėruer, dhe gjuha e tij me Arbėnisht.
Me kėto tė dhėna tė brendshme nė lidhje me emrin kombėtar-nacional tė Shqipėrisė e tė popullit tė saj, pajtojnė burimet e jashtme, dėshmia e gjuhėve tė popujve tė tjerė tė Gadishullit Ballkanik. Edhe atje vrehet prania e kėtij emri, i cili nė rrymė tė kohėve rrezatoi prej Shqipėrie tek ata popuj.
Nė serbokroatishten popullore Shqiptari quhet Arbanas, nė dokumentet mesjetare tė asaj gjuhe Arbanasin. Arbananu quhet ai dhe nė Bullgarishten popullore, Arbanas nė Rumanishten e vjetėr, dhe tek Aromunėt e Shqipėrisė e tė Maqedonisė Arbines, Arbinesi, tė gjitha reflekse tė Shqipes Arbėnesh e tė varianteve tė saj. Duke u ngjitur te burimet historike tė mesjetės, nė dokumentet e shkruara latinisht tė vendeve perėndimore tė kohės para dinastisė sė Anzoujve/Anjouve, tė cilėt patėn marrėdhėnie politike me disa treva tė Shqipėrisė, Shqiptarėt quhen Arbanenses, e mė vonė Albanenses, dhe vendi i tyre Albania, ashtu si edhe sot.
Duke i shikuar kėto dėshmi, tė brendshme edhe tė jashtme, me njė vėshtrim pėrmbledhės, rezulton se emri kombtar-nacional i hershėm i popullit Shqiptar e i vendit tė tij ėshtė Arbėn Arbėr nga fjala "Arėn bań", e majet anat e bardha Alp Alb ania vend me Agim Alba, variacionet e tij, (do shkoqisim me poshė) dhe se ky ka mbizotėruar nė Shqipėri gjer nė shekujt e parė tė sundimit Osman.
Ky emėr rrėnjėt ndėrkaq i ka qė nė kohėn antike.
Sikundėr dihet, astronomi e gjeografi Klaud Ptolemeu i Aleksandrisė sė Egjiptit, nė shekullin e dytė tė erės sė re, nė hartėn e tij botėrore shėnon emrin e njė fisi Albanói dhe qytetin Albanópolis nė njė trevė tė Shqipėrisė tė mesme, afėrsisht midis Durrėsit e Dibrės sė sotme e nė lindje tė Leshit.
Prej kėtij emri rrjedh rregullisht Arbėn Arbėr i Shqipes, njė dėshmi, ndėr tė tjera, qė Shqiptarėt janė anas, vendas autoktonė nė vendbanimet e sotme dhe qė aty ka njė vargėlidhje vazhdimėsi, njė kontinuitet gjuhe tė pakėn qė prej lashtesis antikitetit.
Nga Arbėn, si u tha, ka dalė nė analizė tė fundit emri i Shqipėrisė e i Shqiptarėve te popujt e Gadishullit Ballkanik e tė pjesėve tė tjera tė Europės. Historikisht ky emėr, mbi dėshminė e pėrbashkėt tė Ptolemeut, tė burimeve mesjetare tė vendeve tė ndryshme dhe tė pėrhapjes sė sotme popullore nė Shqipėri, nė krye tė herės pas gjithė gjasėsh i ka pėrkitur njė treve e njė popullsie tė Shqipėrisė sė mesme; ai u pėrgjithėsua pastaj si emėr nacional nė mbarė vendin qė nė kohėn para Skėnderbeut.
Pėrsa i pėrket emrit Shqiptar, Shqipėri, Shqipni, ky si emėr populli e vendi, si rezulton nga sa u shtjellua mė sipėr, zuri vend tė shkruhet si i tillė gjatė kohės sė sundimit Turk, pas shpėrnguljes Shqiptare pėr nė Greqi e n‘Itali. Pėrhapja e tij si emėr kombėtar-nacional dhe zhdukja tretja e emrit tė vjetėr si i tillė, ka lidhje pas gjase me lėvizjet etnike e sociale tė popullit gjatė mesjetės dhe kohės sė parė Turke, me shtegtime tė brendshme, me formime fisesh tė reja nė ato perioda historike, veēse shtysat konkrete pėr njė zėvendėsim tė tillė nuk mund tė ndiqen.
Vetėm njė gjė mund tė thuhet me gjasė tė madhe, qė Shqip nė krye tė herės ka qenė emri i gjuhės. Ky si i tillė ka qenė mbase me pėrdorim mė tė moēėm, mbase paralel me emrin Arbėn Arbėr si emėr etnik, dhe pastaj do tė ketė shtrirė fushėn e pėrdorimit, duke pėrfshirė edhe popullin e vendin. Shihet kėshtu se mė i vjetri shkrimtar Shqiptar qė njihet, Gjon Buzuku, i vitit 1555, krahas ndė Arbanit “nė Shqipėri” ka Shqip “nė gjuhė Shqipe”; ashtu dhe Pjetėr Budi (1621) Shqip tė na e thotė, e Pjetėr Bogdani (1683) njė gramatikė Latin e Shqip. Pėrdorimi etnik i kėtij emri rreth vitit 1700 kishte zėnė rrėnjė, sepse nė Vendimet e Koncilit provincial tė vitit 1706 krahas Arbėni “Shqipėria” dhe i Arbėneshi “Shqiptari” del edhe gjuhė e Shqipėtarėvet. Mendimi qė emri Shqiptar tė ketė ekzistuar nė Shqipėri veriore qė nė shekullin e XIV, e tė jetė identik me emrin familjar Schivipudar, Schepuder, Schapudar, Scapuder tė njė banori tė qytetit tė Drishtit afėr Shkodrės qė pėrmendet rreth vjetėve 1368-1402 nė arkivat e Raguzės, mbetet nė arkiv qė meriton tė gjurmohet mė tej.
Nė lidhje mė nė fund me burimin e dy emravet Arbėn edhe Shqip, do pasur parasysh se shumė emra tė popujve, tė vjetra e mė tė reja, qė njihen nga historia, mbeten me domethėnie e burim Shqip. Njė kusht paraprak i domosdoshėm nė kėtė fushė kėrkimesh ėshtė konstatimi i formės sė kryehershme tė emrit pėrkatės. Nė lidhje me kėtė, pėr emrin e vjetėr kombtar-nacional tė Shqiptarėve mund tė thuhet me siguri qė nga dy format e tij, arb- dhe alb-, e para ėshtė forma e mirėfilltė, sikundėr del dhe nga dėshmitė vendėse sė bashku me dėshmitė popullore ballkanike qė u zunė ngoje mė sipėr. Prandaj kėrkimi i njė rrėnje alb- me kuptimin e pretenduar “mal”, krahasimi me emrat topike Alba- tė Italisė e tė viseve tė tjera, me emrin e Alpeve etj., vlen tė permendet. Duke u nisur pėrkundrazi nga forma arb-, e nga kuptimi “fushė, rrafshinė”, i cili ruhet nė mal e arbėn tė pėrmendur mė lart, mund ta afrojmė kėtė emėr me Latinishten arvum “arė, tokė e punuar, fushė”, Greqishten e vjetėr aroura “arė, tokė buke”, me fjalėn kelte tė Irlandishtes sė mesme arbor, shumės arbanna “drithė”. Me emrin e Arbėnit mund tė ketė njė lidhje tė moēme edhe emri i ishullit Arbe tė Dalmacisė, dhe malet nė Serbi quhen Arbania, dhe katundet ne Bullgari Arbanasi.
Pėrsa i takon emrit Shqip, Shqiptar, Shqipėri Shqipni, prej nga ka dalė edhe folja shqipėroj, shqipėlloj “spiegoj, sqaroj” e gjuhės popullore, ky emėr mbetet me gurrė tė paprekshėm Shqipe, tė huajt nuk e thonė dot, por jo pėr Shqiptaret, qė fjala e ka rrenjen me; Shkrepin e Shkėmbit dhe rrjedhimisht del fjala me metatez Shkip per Shkiponj sot Shqip dhe bijtė e saj Shqipėtaret, qė nga koha e mbretit Pirro.
Emri Shqipes, duke e pasur pra Shqiptarėt emrin e tyre prej kėtij shpendi, qysh nė kohėn e Skėnderbeut, duke e vėnė nė lidhje m‘anė tjetėr kėtė emėrtim me fjalėt e Plutarkut, qė Pirroja pas fitores qė korri mbi Makedonėt u kremtua me epitetin “Shqiponjė”, kurse ushtaret e tij rrjedhimisht "Bijtė e Shqipes", nuk duket t‘i rezistojė kritikės, po tė nisemi nga trajtat e kėtyre dy emrave.
Nė tė vėrtetė, tek autorėt e vjetėr Shqiptarė, Shqip, “banor shkrepash, malesh” dhe ai si “pushkatar” prej Greqishtes sė re skippetto(n) “pushkė” (kjo prej Italishtes schioppetto), njė fjalė qė dėshmohet pėr Greqishten sėpari me shekullin e XVI-XVII. I pabesueshėm mbetet mėnėfund edhe spiegimi i fjalės Shqip nga latinishtja qė Shqipja sipas George Von Han tregon se ėshtė mema e saj dhe greqishtes vjeter, excipio; fjala latine nuk do tė thotė: “kuptoj”, si kanė thėnė, po “marr; vė mė njanė; pėrjashtoj; pranoj”. Kėshtu, duke pėrfunduar, puna e burimit tė fjalės Shqip mbetet njė ēėshtje e hapėt, pėr tė huaj por jo pėr ata qė "Shqip ndie", etmilogjia e fjales Shkipe, Shqype, Shqipe vjen nga Shkrepa e Shkėmbit del Shkaba, Shqiponja rrjedhimisht, "Gjuha e Shqiptarve, bijve te saj." Tė huajt fjalėn Shqiptar Shkipetar me vėshtersi e shqiptojn. Gjithashtu sot si nė gjithė botėn emri i kombit Shqiptar shkruhet me shkronjė tė madhe.

Eqrem Ēabej 1972