#Naim #Flamuri: mëma nëna e ama #NÂNA E #SKËNDERBEUT


Thoni, T’I BESOJMË PROPAGANDËS PANSLLAVE!? Ata kanë 300 vjet që duan t’ia veshin Skenderbeut nânën serbe, bullgare, greke, etjera sendërtime.

ARGUMENTET E SHKOQITUN MIRË JANË!

Fillon me Frang Bardhin “Apologjia e Skënderbeut”, botuar latinisht në Venedik, më 1636.
Georgius Castriotes Epirensis fortissimus ac invincitivimus’’
Titulli i saj i plotë është: “Gjergj Kastrioti Epirotas, i quajtur zakonisht Skënderbe, princ trim mbi trima dhe i pathyeshëm i Epirotve/Shqiptarëve, u kthehet bashkatdhetarëve dhe atdheut të tij”,- prej Frang Bardhit. Vepra në të vërtetë është një apologji (mbrojtje) që i bën autori Skënderbeut, si bir dhe hero i popullit Shqiptar, prandaj edhe është quajtur Apologjia e Skënderbeut.

Këtë vepër autori e ka shkruar për 15 ditë, në kulmin e zemërimit, në rrugë e sipër, kur po kthehej në Shqipëri për të hedhur poshtë mendimet e pathemelta të një peshkopi Boshnjak, që i mohonte Skënderbeut prejardhjen Shqiptare. Më 1636, Boshnjaku Tomko Marnaviçi kishte botuar një libërth ku pretendonte se Skënderbeu nuk ishte me origjinë Shqiptare, por Boshnjake, madje nga familja e Marnaviçëve. Kjo rrethanë i jep veprës një frymë të mprehtë polemike dhe një stil energjik. Këtë falsifikim Bardhi e quan të “kobshëm” dhe ai iu vu punës për këtë vepër, se, po të heshtte, i dukej sikur do të tradhtonte veten dhe atdheun…e pra KOBI VAZHDON MË 2017.....
Tani me MUSTAFA MUÇO NANO etetjer si ai....pseudo historian, analist qe ne saj te provokimeve mundohen te bejnë fam ne kurriz të gjakut tyre, duke futur hamedsime te turlifarta.

POLLOGU NGA VJEN NÂNA E SKËNDERBEUT ENDE MBAS 500 vjetëve është 100% me POPULLSI SHQIPTARE?

Gjergj Kastrioti u lind nga e ama nâna Shqiptare me fe askohe orthodokse Vojsavë (Vaissa- vajza) Triballa, e bija e Gërgur Triballës nga Gradeci – Pollog, princ i Pollogut i shpallur në kishën e Leshës (Leshkë/Leshok), Tetovë, në dinastinë e Topiajve, dhe baba katholik Shqiptar, Gjon Kastrioti, i biri i Pal Kastriotit me preardhje nga një familje fisnike e Matit-Dibrës, princ i zonës përreth Krujës e Dibrës, intresante Dibra e Pollogu para islamizimit ishin gjith' orthdoks Shqiptar, disa nga katundet ato pikrisht te fisit Voisaves Rekes epërme që ruajten Shqipen deri ne fillim te shekullit 20, kurse tirqit e bardha me kesulen e vjeter arberore që ende e mbajnë.

Ishte edhe një lidhje edhe më e veçantë që kishte Skënderbeu me këtë qendër dhe banorët e saj. Sipas burimeve del se Skënderbeu-Gjergj Kastrioti kishte dajallarët e vet në Gradec, sepse e ëma, e shoqja e Gjon Kastriotit, Vojsava, ishte bijë e kësaj qendre QYTEZË E POLLOGUT Draodakum, e quajtur nga burimet kishtare GRADEC. Mbeturinat e murit që rrethonin qytezën antike Draodakum ekzistojnë edhe sot. Në shumë burime historike, Gradeci njihej në juridiksionin e Tetovës. Tani, administrativisht, është nën juridiksionin e Gostivarit. Ndodhet në kilometrin e trembëdhjetë të rrugës prej rreth 25 km, Gostivar-Tetovë. Gradeci, fshat i ish-komunës se Negotinës së Pollogut ish-komuna e Gostivarit tani komuna e Vrapçishtit (rrethi i Gostivarit), popullsia rreth 7.000 banorë. Banorët e këtij fshati janë Shqiptarë, vendas autoktonë me histori të gjatë. Në të kaluarën ky fshat ka ekzistuar me emrin e vjetër – Draodacum, pastaj Gradec, siç njihet dhe sot.

Fshati shtrihet rrëzë malit Sharr, përpara ka fushën e pjellshme të Pollogut. Sipas disa statistikave në atarin (rrethin) e këtij fshati përfshihet pjesa më e madhe e fushës se Pollogut, i cili kufizohet në jug me f. Sanakos, në perëndim me malet e Sharrit, në veri me f. Pirok e në lindje është fushë, kufizohet me fushën e fshatit Tenovë dhe katundit Cegran. Jo me kot dhe ministri i parë në qeverinë Shqiptare të Ismail bej Vlorës ishte gjenerali Mehmet Deralla nga Gradeci, pra vetë hija e gjakut të Skënderbeut.

Nâna e Gjergjit, që gjithmonë është paraqitur si Vojsava e që në latinishten dhe sllavishten e vjetër mund të deshifrohet dhe lexohet edhe si Vjosava. Në çfarëdo varianti të lexohet, VAISA, VEISA, del tërthorazi emër Shqiptar, kurse vetë lulja në MALET E POLLOGUT quhet sot VAISSA, ajo e vajzës…e kuqja. Sllavofonet e as sllavisht shkruesit askund ne emertimet e bijave te veta nuk vendosin emer vajzes Voisave, as ateheree as sot nuk e perdorin emrin Voisava.

Të dhëna burimore për Voisavën janë të përmbledhura në dy burime kryesore:

1. Gjon Muzaka, në Gjenealogjinë e tij, në tri vende e përmend nënën e Skënderbeut.

2. Burimi i dytë është Marin Barleti, i cili, duke informuar për prindërit e Skënderbeut, thotë se nëna e tij ishte Vojsava.

Gjon Muzaka, në mënyrë të thukët, çon drejt mendimit se ajo rrjedh nga një familje shumë fisnike e lartë bujare, kurse Marin Barleti shënon se nëna e Skënderbeut ka qenë bija e një ndër më të njohurit e të parëve tribaldianë, i cili ishte sundimtar i Pollogut. Voisava ishte vajza e Princit Arbëror të Pollogut, Gergur Triballa dhe nga nëna ishte e fisit Muzaka, kushërira e Kontit Uran Muzaka nga Reka e Epërme.

3. Ivan Jastrebov, diplomati Rus që ishte për disa vjet me shërbim në Ballkan. Libri tij titullohohet jo kot,

Stara Srbija i Albanija ("Old Serbia and Albania"), 1904, Belgrade

Hulumtimin kritik tij ..apodiktik në shumë faqe e përpiluar mjeshtrishtë edhe tërthorazi tregon, që në kënget e vjetra serbo slavisht nuk këndohet për Skënderbeun; kjo është edhe dëshmia më e madhe shkruan Jastrebov ; që Skenderbeu ska pas lidhje sllave...madje Jastebov thekson..ata kanë madje edhe neveri mundim që ta permendin...

Duke përdorur metodën e historisë komparative për krahasimin e historisë politike të Pollogut dhe rajoneve fqinje, në dekadat e fundit të sh.14, me lajmet e dhëna burimore, kemi sot mundësi ta identifikojmë babanë e Vjosavës, e që ka qenë sundimtar i Pollogut. Çfarë gjuhe fliste i ati i Vojsavës me popullsinë vendase, gjuhë e liturgjisë kishtare (sllavo-greke) apo gjuhë e popullit SHQIPTAR, apo si Voisa mëson SHQIP nga GJONI, i jati i SKËNDERBEUT (apo kishte google translator përkthyes)?

Në bazë të burimeve ka vërtetuar se Tribalda / Shqip Triballet (fis Ilirë gjithashtu) është mbiemër personal i Vjosavës dhe nuk ka të bëjë me atë se ajo i ka takuar fisit të Tribalëve, nuk ka as IQ as OVSKi pas, pra fis i cili ka qenë Thrrakas dhe nuk është shtrirë në Pollog.

Pra, sipas mbiemrit që ka përdorur nëna e Skënderbeut, Vjosava Triballi, ose Tribalta, del se ajo ka qenë me origjinë Shqiptare, sepse mbiemri i saj mund të shpjegohet vetëm nëpërmes gjuhës Shqipe e çka më shumë treva e trojet e trulli i VOISËS JANË AKOMA ENDE DHE SOT TË KULLUETA ME POPULLSI PURO SHQIPO.

Mbret i Pollogut ka qenë Gërguri, përplot aherit, edhe sot vetëm me Shqiptarë, por të ndryshuar fenë, sot gjithë muhamedanë, krejtësisht Treva e POLLOGUT TË VOISAVËS, kurse ata që ruajtën fenë orthodokse, u sllavofonizuan. Gërgur nga Grigor o Gregory…lidhet llagapet në SHQIP, Ger- Guri ose Guraz Guri, Gurit Guri, Gjergj Guri, emra e mbiemra që edhe sot përdoren tek Shqiptarët, madje në Pollogun e sotshem kemi fshatin Gerguricë, emërtim nga Gerguri i jati Voisaves, nenkuptohet banuar plotsishtë nga Shqiptaret.

Kjo temë ka qenë dhe është gjithnjë në vëmendje, por pas përkthimit të librit të Oliver Shmitt u ba edhe më aktuale. Shmitt (tash ene Muchos MILO etj.) po edhe shumë historianë të tjerë që merren me këtë periudhë, vazhdojnë t’i hulumtojnë dhe analizojnë vetëm burimet latine dhe gjurmimet e njëanshme nga gjuha sllave, dhe po t’i analizojnë edhe burimet osmane që flasin për Skënderbeun do të shohin dhe do të binden se origjina preardhja e tij, tjatit të tij, gjyshit e stërgjyshit janë anas dmth vendas autoktonë, nënkuptohet krishterë (katoliko-orthodoksë) Shqiptarë, po edhe e nënës së tij dhe gjyshit nga nëna, janë po ashtu vendas dmth çka tjeter veç Arbanas/Shqiptar.

Po mbarojmë me trashigiminë nga gojëdhënat e Matit marr nga studiuesi Flamur Bala; "ne Martanesh gojëdhânat thonë se nañ Vojsava u varros në kish të shën Llezhdrit ( shën Aleksandrit ) në fund të "arjeve te Balajve" në fshatin Val ( Bala ) ! I kanë kënduar dhe kënge për të cilën më është dashur 15 vjet me mbledh ! Eshte e çuditshme .... ka dhe shum ... !
Gjithashtu rruga quhej “ udha e Vadhezit “ ; Vodha / vjosa / vojsava /vasha!

Kurse per Vodh, kemi në Krajen e mbi Shkodres që u thonë Voosa (shqiptim eshte disesi ndermjetzanoreve e-y) VÖIS. Kurse ne Gegnishte thuhet Vodha/Volla.