Kaptina ga libra e Naim Flamurit Koha e Shegës

Kush ishte çifuti/hebrej mistik ?
Shabatai Zevi..REFORMATOR I TALMUDIT
QE VDIQ NE ULQIN/ULGÜN
PROFETI RREM...Sabbatai Sebi Cevi Cebi Zevi

(i konveruar e njohur ne Ulqin si DADDAI MEHMET AZIZ EFENDI)

Në vitin 1666 Shabatai do të shpallte se gjykimi hyjnor dhe Mbretëria e Zotit do jenë në duart e tij. Kaq ishte historia e së përpjetës së këtij njeriu. Pastaj fillon rrokullima.
Factum: Në Enciklopedinë trevëllimëshe të shekullit XVIII dhe XIX, gjejmë se për çudi, në Perandorinë Osmane, vetëm një vend shiqptar/arnaut, veçohet ndër të tjerë dhe ai është Dulcigno apo Ulcini që do të thotë Ulqini/Ulcinj i sotëm. E habitshme. Vetëm e përmendin emrin e Ulqinit sepse që në shekullin XVII ai ishte vendi i “Syrgjynit”, dëbimit, arratisjes të liderit `Mesianik` Jahudit me emrin Shabatai Zevi. Ky është shkaku i kësaj përmendjeje jo aq të mjaftueshme për gjithë këtë histori. Ndër të tjera, tek “Encyclopedia Judaica, vol. 14,1972 pp.1220-54″, shkruan se “exil”, strehimi Shabatait në “Dulcigno in Albania”, ndodhi në kallnor-janar të vjetit 1673, në këtë vend që “Shabateanët” e thërrisnin ALKUN sipas Proverbave 30 : 31. Ai iku, u shmang nga jeta dhe duka publike dhe u mbulua si musliman. Të dhënat për të janë të mjaftueshme sa t`ia bëjmë portretin dhe në këtë pjesë të fakteve që i mblodhëm të dy me durim e ndër vite, po i shkruajmë për ju në formën e një kronike. Fakte dhe fare pak koment.
Shabatai (Sabbatai) Zeviu lind në Smyrna (Smirna, Izmir, Turqi) në vitin 1629. Mendohet se prindërit i kishte nga Patra e Peloponezit. Që herët ai tërhoqi vëmendjen me dukjen e tij të shëndoshë në çdo pikëpamje.
Thuhej se ai ishte njeri gojëmbël, gjë për të cilën e adhuronin shumë dashamirë dhe bashkëqytetarë të tij në Izmir. Mësuesi i tij i parë ishte Gadol Red – Isaak di Alba, anëtar i sektit të Bais Din. Edhe pse sipas Scholemit ai vuante nga depresioni (çapërtisja), kjo sëmundje kurrë nuk e kufizoi në veprimet e tij. Përkundrazi, ajo i dha forcë të besonte edhe më shumë te Zoti. Pas gjashtë vjetëve mësim te mjeshtri Isaak, ai vazhdoi studimet te rabi Joseph Eskapha. Aty fiton titullin “smicha” (“i dituri”). Më pas ai vazhdoi studimet deri në moshën e adoleshencës. Në vitet e mëvonshme përcjellësit e tij do ta njohin edhe me titullin “Amirah” (besim në një Zot).
Në vitin 1648 Shabatai thyen dogmat e atëhershme në botëkuptimin e shkrimeve fetare të Talmudit, sidomos në trajtimin e “Memes”, një pjesë e trashëgimisë, ku duhet përcaktuar besimi dhe thellimi në besimin se Zoti është Një.
Në vitin 1651 dëbohet nga Izmiri për në Selanik (Greqi, Thesaly, Peleponez), ku vërejmë një tendencë të re te Shabatai në ndërlidhjen me shkrimet e Torahut-Talmudit (pesë librat e Moisiut-Musaut). Ai pa dyshim në veprimet e veta i skandalizon udhëheqësit fetarë çifutë me lidhjen martesore, të cilën ai e bën haptas me Librin e Shenjtë.
Në shtegtimet e tij në vendet e huaja rruga do ta shpinte edhe në Palestinë. Në këtë vend të shenjtë fillon të bindet, jo rastësisht, se në fakt ai s`është gjë tjetër veçse një Mesi, Mesia tjetër, Mesia i pritmë. Librat biblikë kanë një epiqendër: idenë e prijësit të ardhshëm shpëtimtar, që në gjuhën aramaike quhet MESI. Në Palestinë ai takohet me Nathan Levin prej Gaze. Ishte pikërisht ky që e shpall Shabatai Zevin si Mesi.
Në vitin 1666 Shabatai do të shpallte se gjykimi hyjnor dhe Mbretëria e Zotit do jenë në duart e tij. Kaq ishte historia e së përpjetës së këtij njeriu. Pastaj fillon rrokullima.
sabbatai.thumbnail Kush ishte çifuti mistik ? Shabatai Zevi...Të nderuar lexues, duhet të kemi para sysh se gjer atëherë në historinë e izraelitëve (çifutëve) nuk ka pasur një figurë kaq bashkuese për një komb të ndarë në të katër anët e botës sa Shabatai Zevi. Si i tillë, ai mund të shpallet edhe si krijuesi i shtetit të sotëm Izraelit. Shabatai kërkonte lirinë e hebrenjve. Thellohet në përndritjen fetare të misticizmit çifut të quajtur Kabballab. Sot këngëtarja e mirënjohur amerikane, Madona, është adhuruese e këtij drejtimi. Liria për të ishte më e madhe dhe më e plotfuqishme se doktrinat fetare të ndryshme. Shabatai ishte një reformator, sikurse kishte qenë edhe Jezui-Isa para tij. Ai dha disa urdhra, që deri atëherë kurrkush nuk guxonte t`i shkelte. Ja disa prej tyre:
Ai ndaloi agjërimin ritual.
Sipas tij, përveç lumturisë dhe triumfit shpirtëror asgjë tjetër nuk guxon të mbijetojë te besimtarët.
Kthehemi për një kohë prapa. Në dhjetor të vitit 1665 ai rikthehet në vendlindje, ku në mënyrë demonstrative merr sëpatën dhe shpërthen derën e sinagogës portugeze, kurse përcjellësit e tij filluan ta quanin veten “besimtarët e vërtetë”.
Mënyra e ndërlidhjes së besimeve (ekumenizmi) i shkaktoi mjaft armiq Shabatait, sidomos te disa rabi, të cilët shpalljen dhe veprimet e tij prej Mesie i quajtën të dyshimta dhe të rrezikshme. Vlen të përmenden sidomos ndryshimet e bëra nga Shabatai në trajtimin e gruas.
Gjithçka që ai bëri, çdo gjë që shpalli dhe ndërmori, e bëri me ndihmën dhe përkrahjen e bashkëshortes së tij, Sarah, me të cilën qe martur një vit më parë, pra më 1664 në Kajro. Dymbëdhjetë ditë pas ngjarjeve në Izmir dhe shpërthimit të tij në sinagogën portugeze ai u nis për në Stamboll, ku fama e tij ishte bërë gati legjendare.
Perandoria Osmane ia kishte tashmë frikën, sepse nuk pranonte se përveç vulës së profetëve të Muhamedit, paqa e Zotit, s`ka Mesi tjetër.
Në sytë e Sulltanit ai ishte armik i Perandorisë dhe si i tillë ardhja e Shabatait mund të sillte trazira, kundërshti, rebelime (kujtojmë se tregtia kontrollohej nga popullata çifute) dhe situata mund t`u dilte shumë lehtë nga dora.
Rebelizmi kundër sulltanit dënohej me vdekje. Hallka kundër Shabatait po ngushtohej dita ditës. Ai u burgos për shtatë muaj në fortesën e Galipolit, ku mbahet në “Kullën e Qëndresës”. Pasi e kishte shpallur veten mesi, në shtator të vitit 1666 ai doli para sulltan Mehmeti IV. Kishte vetëm dy rrugëdalje: ose të bëhej shënjestër e gjallë për shigjetarët e Oborrit Mbretëror, ku në rast se shpëtonte i pranohej titulli i Mesisë ose të ndërronte besimin (fenë) në Islam.
Bëri zgjedhjen e tij.
Kushtet e detyruan të pranonte islamin si besimin e tij kryesor dhe të hiqte dorë nga të gjitha detyrat kundretj përcjellësve të tij të shumtë, të cilët i fton të konvertohen në islam. Prej atëherë femohuesit e Shabatait do të njihen me emrin turk donme, që do të thotë “të shkëputurit”.
Shumë pak dihet rreth jetës dhe qëndrimit të tij në Ulqin. Edhe sot e kësaj dite në1625sabbateands.thumbnail Kush ishte çifuti mistik ? Shabatai Zevi... kështjellën e Balshajve, në kullën e Dizdarit, vërehen shenjat e Magen David, yllit të Davudit (Davidit – Dautit), vendi ku thuhej se falej dhe ndizte qiririn Shabatai Zevi, i mbiquajtur Mehmed Efendi Dadai (sot në Ulqin ka familje Efendi, që ka lidhje me hebrenjtë spanjollë). Këtu edhe sot e kësaj dite ruhet turbja e familjes së Manajve, për të cilën ndër të tjera thuhet se ai e la amanet që kurrën e kurrës të mos hapej dhe sekreti i Mehmet Dadait të mos bëhej kurrë objekt kulti, kur njerëzit do të vinin e t`i luteshin vetë aitj.
Këtë mëtim tonin e botoi në librin e tij bestseller “Sarajevo rose” (“Trëndafili i Sarajevës”) i mirënjohuri Stephan Schwartz në vitin 2005, ku ai ndër të tjera, në faqen 225 na përmend në libër, duke treguar emrin që përdorej në Ulqin për Efendi Aziz Mehmetin, të njohur si DADAi, që nuk është gjë tjetër pos emrit që vjen nga Sabbatai. Po këtë argument përdor në libër edhe i nderuari mik i popullit shqiptar Stiven Shvarci. Ne shtojmë se për veprën DADAit…ner amid (rindritja zhdritja e përhershme) besimtarët e shumtë vazhdojnë edhe sot të ndezin qirinj në tyrben (përmendoren) e tij.
Po le të ecim në fillim të historisë së tij.
Në vitin 1667 Shabatai Zevit i lind edhe djali, Ismail Morelecai. Me këtë rast atë e vizitojnë shumë miq dhe dashamirë. Tek ulqinakët ruhen ende kujtimet se si Mehmet Dadai ringjalli fëmijën, të cilin e këshilloi të mos hipte në fik, por djaloshi kureshtar nuk e dëgjoi dhe ra nga fiku e vdiq në vend. Mehmetit (Sabatait) fëmija iu dhimb shumë. Meqë e quante veten fajtor që nuk arriti ta mbronte, ai e luti Zotin që t`ia merrte jetën atij dhe ta ringjallte djalin, çka edhe ndodhi vërtet. Shabatai Zevi vidiq pikërisht në Ditën e Shpërblimit, në shtator të vitit 1676, dy javë para se të mbushte të pesëdhjetat.
bougie.thumbnail Kush ishte çifuti mistik ? Shabatai Zevi...Qysh atëherë kanë kaluar gati katër shekuj. Ndërsa eshtrat e Shabatait pushojnë të qeta në tyrben e Manajve, që me krenari thonë se “prejardhjen e kemi nga Izmiri” (kujtojmë se edhe Shabatai erdhi nga Izmiri). Kjo familje edhe sot e ndez qiririn për hir të shpirtit të tij të pastër. Ai ende fluturon lart si një njeri mistik i vërtetë, të cilin nuk e mbuloi harresa. Përkundrazi, vepra e tij dhe fillimi i lëvizjes së tij inspiruan formimin e shtetit izraelit, që deri në fillim të shekullit të kaluar ishte një utopi e vërtetë. E çuditshme! Gjithë familja Manaj, llagap që vjen nga mbiemri çifut SOLOMON – Sylejmani, vuajnë nga çrregullimi i çapërtisjes, kurse dukjen e kanë tipike, me hundë dhe sy të veçuar. Po. Gjaku nuk bëhet ujë.
Naim dhe Sami Flamuri