Legjenda e binjakėve tė Ulqinit

Naim dhe Sami Flamuri

Nga Dhurata Hamzai

Dy tė rinjtė Naim dhe Sami nuk janė shkrimtarė tė mėdhenj, por nuk
janė as mė pak se shkrimtarėt e mėdhenj. Ata janė dy binjakė, dy
shqiptarė, dy heronj tė gjallė, tė gatitur nga njė jetė plot
andrralla, aventura e dinjitet, e cila nis qė nga Australia e largėt e
vijon nė Ulqinin e shqiptarėve; vendi ku ka lindur babai i tyre i
pagėzuar me emrin Flamur Rama (i pagėzuar me kėtė emėr se lindi nė
Ditėn e Flamurit) dhe ku jetoi para dhe pas kthimit nga Australia nėna
e tyre e fisnike Naxhija. Jeta e binjakėve tė Ulqinit ėshtė njė
legjendė e rrallė, e cila edhe pse ėshtė hedhur nė letėr, ėshtė e
shkruar ashtu si ka qenė me tė vėrtetė. Ndaj nė pamje tė parė nuk mund
tė besohet dot qė kjo histori e vėrtetė nuk ėshtė letėrsi, ose sė paku
tė besohet se kjo nuk ėshtė legjendė apo njė skenar filmi hollivudian
deri nė ēastin qė takon dy vėllezėrit Naim dhe Sami. Kėtu ndalon,
befasohesh. Ke pėrpara syve dy shqiptarėt, dy djem fisnikė, qė ia
paskan shpėrblyer mundin nėnės sė tyre, e cila u kushtoi atyre tėrė
jetėn. Nganjėherė shkrimtarėt qoftė edhe ata tė mėdhenjtė rreken tė
krijojnė jetė tė imagjinuara qė s’i kanė jetuar kurrė, e kjo jetė
letrare ndodh qė as prej talentit tė mos ndez dėshirėn qė ta lexosh me
shumė ėndje, sepse shpesh edhe shpirti i shkrimtarit tė madh mundet tė
jetė inoēent. Historia e binjakėve ėshtė ndryshe, ėshtė e rrallė, ka
brenda lėng jete, ngjyrė tė kokrrave tė kuqe tė shegės dhe tė habit
kur e sheh atė ashtu tė gjallė bukur rrėfyer-shkruar. Sė bashku
binjakėt ngelen jo vetėm autorė tė njė libri tė madh, por edhe njė
monument kujtese; ku nėse diēka e harron njėri, e kujton tjetri dhe
nėse njėri e sheh nė ēast jetėn me syrin e arsyes, pėr atė qė ka
ndodhur ia beh tjetri ta rrėfej me syrin e shpirtit dhe anasjelltas
mes tė dyve ngjyroset me shenja mrekullibėrėse e gjithė pėrvoja, fati,
jeta e historia. Prandaj ka ardhur shumė e plotė rrėfenja, fantastike
ashtu si edhe aventurat e tyre tė jetės, sadoqė traumatike tė
lakmueshme mbrrijnė pėrmes sfidės sė urtėsisė. Edhe mė tė veēantė janė
autorėt e librit “Koha e shegės” Naim e Sami pasi njeh dhe mėson
historinė e tyre, ēastin kur ndajnė jetėn nė botė tė ndryshme, pėr njė
qėllim tė vetėm tė kėrkojnė babain, atė qė na dha frymėn thonė ata.
Ata ngjajnė paksa si dy donkishotė tė kohėve moderne dhe lufta me
mullinjtė e erės do tė vazhdojė gjatė qė nga ēasti qė nisen nė kėrkim
tė babait tė tyre, mbi njėzetė vjet i humbur nė mėnyrė misterioze; i
dėshiruar pėr t’u harruar ose i ikshėm sidoqoftė. Megjithatė ata ia
arrijnė qėllimit e gjejnė vetėm shumė pak kohė para vdekjes sė tij,
por ia dalin. Gjatė kėrkimit tė babait tė tyre ata zbulojnė padashur
thesare tė shpirtit, tė historisė, tė jetės, tė njerėzimit. Duke iu
kthyer dritės sė jetės qė lanė pas, binjakėt njėri me banim nė Ulqin e
tjetri me banin nė Australi kujtohen tė ndriēojnė mė mirė historitė e
tyre, tė familjes, fisit, Shqipėrisė e cila sipas tyre bashkė me
besimin nė virtyte dhe mirėsi ėshtė e mbartur nė asht me gen
lashtėsie. Ulqini, dheu qė mbart shqiptarėt pas historishkrimit tė
kėtyre binjakėve zbulohet tashmė si njė zemėr e trazuar e Shqipėrisė
sė hershme. Aty ku janė bashkuar shqiptarėt e tė gjitha trevave, feve,
“por tė njėjtit besim”, do tė thoshin binjakėt, tė ardhur nga Kruja,
Janina, Shkodra e Myzeqeja e jugut tė Shqipėrisė nga ku nis edhe
historia e fisit Rama ku u lindėn binjakėt Naim dhe Sami. Kėshtu falė
dy vėllezėrve binjakė historitė, legjendat, traditat mbarten nė
kujtesė mes njė gjuhe tė jashtėzakonshme, gjuhės sė gjallė tė folur,
ku edhe pse trazohen tė gjitha gjuhėt e Ballkanit, shqipja dallon kur
ėshtė fjala pėr tė rrėfyer mė qartė historitė shpirtėrore, shqipja
ėshtė kujtesa, ėshtė gjuha.

***
Pikėrisht, kėta binjakė tė ēuditshėm tė pagėzuar me emrat e rilindėsve
Naim dhe Sami kanė qenė dje nė Tiranė nė shtėpinė botuese “Ideart” sė
bashku me botuesin Arian Leka, i cili kėto ditė ka hedhur nė treg
librin e tyre “Historia e shegės”. Vetė botuesi i “Ideart” Arian Leka
ka preferuar tė ēelė botimet e 2008-ės me njė libėr qė ai e quan tė
pazakontė, titulluar “Koha e Shegės”, me autorė Naim dhe Sami
Flamurin, tė njohur edhe me parė nga lexuesi shqiptar pėrmes librit “E
pėrjetshme ėshtė Shqipėria”. Sipas botuesit Arian Leka, nė tekst
lexuesi do tė takojė Fatin e rrallė tė njė familjeje shqiptare,
ulqinake, tė familjes sė cilės i pėrkasin autorėt e kėtij libri.
“Ėshtė jeta qė u ra pėr short. Tė detyruar nga rrethanat kjo familje u
shtrėngua tė shkėrmoqet, por jo tė zhbėhet. Autorėt kanė krijuar
kėshtu njė metaforė tė pazakontė, metaforėn e shegės – kokrrės sė
shegės, si njėsi dhe tėrėsi, metaforėn e njė familjeje tė shpėrbėrė
nėpėr botė pėr tė mbėrritur mė pas tek historia e njė kombi qė edhe
pse i ndarė dhe i shpėrndarė, po fillon tė mblidhet sėrish”, ka pohuar
pėr median botuesi i “Ideart” Arian Leka. Ndėrsa autorėt Naim e Sami
pohojnė se “Nuk ka qenė fort e lehtė t’i sjellėsh sėrish nėn po atė
lėkurė kokrrat e shpėrndara tė shegės- kujtimet dhe njerėzit e ikur
anekėnd botės. Ndaj dhe ne “libėrbėrėsit”, e kemi sjellė kėtė
historinė tonė pėrmes teknikash e pėrvojash tė shumta shkrimore, pa u
shqetėsuar nėse kjo ka ekzistuar mė parė, ėshtė apo do tė jetė pas
nesh. Dėshira ka qenė vetėm njė; e gjitha kjo, ngjarja dhe stili, t’i
ndihmojė kuptimit, pėrcjelljes sė emocionit dhe njohjes sė historisė
vetjake dhe copėzave tė fshehta tė historisė sė kombit”.
Tė shpėrndara mes tekstit dhe jetės sė pėrditshme nė kėtė libėr vjen
gjithė ēfarė mbeti nė kujtesėn e njerėzve tė atyre viseve: aventura nė
kėrkim tė varrit tė motrės sė Skanderbegut, zonjės Mara Kastriota, tė
dhėnat dhe interpretimet mbi Otellon-arapin e Venetikut dhe takimin e
Shekspirit me tė, vijnė kėngė e gojėdhėna mbi atė njeri qė e gjithė
bota e njeh si Servantes - krijuesin e Don Kishotit, ndėrsa Ulqini si
e njeh si Servet – tė dashurin e fshehtė tė bukuroshes nga Ulqini.
Historitė vijojnė me Sabatai Zevin – Mesinė e rremė apo shenjtorin e
mohuar - Mjeshtrin e mėrguar tė Kabalasė me varr nė Ulqin, mbi Gjon
Bdek Buzukun, mbi gusarėt, Haxhi Aliun dhe shumė histori tė njohura e
tė panjohura qė kėto vise tė bukura fshehin nga kėshtjella gjer nė
det, nga AnaMali gjer tek krahu i Krajės, nga Liqeni i Shkodrės, gjer
nė Grykėderdhje tė Bunės, nga Terra Australis, tek mitologjia e
udhėtimit tė Jasonit nė krye tė argonautve si ndjellje e pėrhershme.
Atij qė mendon se kam vdekur thuaj se unė jam gjallė, kurse kujt
mendon se jam gjallė, thuaju se kam vdekur...”!
Kėshtu thonė mistikėt.“Ky libėr frymėzohet nga kėto thėnie si dhe
gjithēka tjetėr e menēur dhe e vyer, e virtytshme dhe e drejtė qė do
tė ndeshni nė vijim...” Ėshtė njė punė e jashtėzakonshme dhe me shumė
vlerė hedhja nė letėr e historisė sė kėtyre binjakėve. Nė kujtesėn e
binjakėve Naim dhe Sami ėshtė ngjizur edhe historia e vendit tonė
Shqipėrisė qė mbijetonte nėn sundimin e diktatorit Hoxha, sė bashku me
historitė e kroatėve rebelė qė u pushkatuan se kundėshtonin rregjimin
e Titos. “Jetonim nė komunizėm”, shprehen shpesh ata nė kėtė libėr. Me
librin “Koha e shegės” pėr herė tė parė ndoshta vjen nė dritėn e
botimit njė kujtesė brilante e pa ndotur nga veset nacionalizmave e
racizmave, vjen ajo e duhura pėrmes rrugės sė shpirtit. “Nuk jam aq
nacionalist sa tė mos ta dua vendin tim”, thoshte Kamy, kur gazetat
franceze e kritikonin se pse ai fliste aq keq pėr atdheun e tij
Francėn. Pra ai fliste keq qė ajo tė bėhej mė e mirė. Historia e
vėrtetė e shqiptarėve dhe atdhedashuria e vėrtetė ndoshta do tė jetė
kjo e kėtyre binjakėve, tė cilėt nuk i kanė fshehur botės as tė mirėn
e as tė keqen, as virtytin e as aktet barbare. E shkruar saktė kjo
histori do tė ndiqet me ėndje nga ēdo lexues prej librit tė sapohedhur
nė treg nga botimet “Ideart”. Nė fjalėt hyrėse tė librit autorėt e
librit “Koha e shegės” Naim dhe Sami shprehen: “Pėr lehtėsi e
marrėveshje me lexuesin po e quajmė “roman” kėtė tekst qė nė vetvete
s’ėshtė gjė tjetėr veēse njė shkrim a jetėshkrim mbi atė qė vėrtet ka
ndodhur nė jetėn tonė. Tė tjerė njerėz, mė tė latuar nė kėtė fushė,
janė tė lirė ta klasifikojnė librin si njė “real story”. I kėtillė
edhe ėshtė, por mė mirė le tė mbetet pa emėrtesė, pa mbėrtheckė a
etiketė zhanresh, pasi ky libėr nuk ėshtė njė libėr “i pastėr-pure”
nga ana stilistike. Ai ėshtė njėkohėsisht fiction dhe nonfiction,
monolog dhe dialog; janė kujtime, histori dhe hamendje, ėshtė katalog
fotosh dhe herbarium bėrė me gjethet-vite tė rėna nga koha, vite qė
nuk jetojnė tjetėrkund veē kujtesės. Me pak fjalė ky libėr ėshtė njė
tekst i hapur, gjithmonė nė pėrpunim, nė vijimėsi e sipėr”.