Nga Australia e Largët, vjeta Zotit 1992 filloj Shkrimi për rishikimin e Historis të kombit Shqiptar, GACAT QË ZJARREN PER SHQIPTARI LESHUAN XIXAT E SHQIPATARIZMES

ÇDO KUSH E KA KETE XIXË, SHKENDIJE NGA ZOTI.

Mundi jonnn i dlirë nuk shkoj dëm ...,për të shpetuar Historine e Shqipetarve.

E përjetshme është Shqipëria



E PËRJETSHME ËSHTË SHQIPËRIA

Shqipëria-tempulli ku hyhet duke ulur koken.

Pikerisht me daten 07.01.2000, bota letrare Shqiptare e nisi dhe perjetoj bukur, me nje ogur te mbare, fillimshekullin e ri, duke e hapur ate me nje liber: "E perjetshme eshte Shqiperia"
-Bisede rreth se drejtes se kombit me te vjeter ne Evrope me autore vellezerit binjake te Ulqinit, Naim dhe Sami Flamuri.
Ky liber i vjenë perseri në dorë lexuesit me botimin e vet te trete, i plotesuar, i ripunuar nga autoret, i pasuruar ne permbajtje, me fakte, ilustrime e deshmi të reja, me gjuhe më të lavruar, me stilim me të ngjeshur e me argumentim edhe më shkencor.
Libri prej 332 faqesh u paraqit nga Shtepia Botuese "Naim Frasheri" Tirane dhe ka patur si redaktor shkrimtarin dhe studiuesin e shquar, Moikom Zeqo.
Eshte berë mjaft i rrallë dhe i lakmuar fakti qe nje liber të arrijë te ribotohet e të jete mjaft i kërkuar sa të çoje ne ribotimin e tij per nje kohe te shkurter.
Kete mbrothtesi (per fat te keq) nuk e kan patur as vepra mjaft të njohura të literatures boterore. Kjo e ka nxitur mjaft polemiken që shtrohet në rrafshin e ftohjes së lexesit ndaj librit per shkak te kaosit ekzistencial apo renien e nivelave te ulta krijimtarise.
Ndaj duam te permendim ketu jo si paradoks dhe as si perjashtim të vërteten se libri "E perjetshme eshte Shqiperia" perben nje rekord persa i perket botimeve ne Shqip, pasi ne harkun e dy viteve, qe prej botimit te pare-1997 ky liber ka njohur dhe dy ribotime te tjera.
Po çfarë e bën kaq te veçant dhe të kërkuar këte liber?
Mund të themi me plot bindje se "E perjetshme eshte Shqiperia" nuk eshte thjesht liber. Ate mund ta quash edhe enciklopedi permbledhese të te gjitha tezave në dobi të çeshtjes se kombit shqiptar si nje nga popujt më te lashte te Evropes, i cili gjithmone dha, po kurre nuk u shperblye dhe nuk gabon aspak në kete gjykim.
Librin mund ta quash edhe një bashkebisedim te nivelit të ngritur-eseiestik per lartsimin e ndergjegjes kombtare dhe përseri nuk gabon.
Mund ta quash sprove historie, mund ta quash antologji e mendimit shqiptar, mund ta quash "kujtes historike te gjykuar emocionalisht" dhe "te shpjeguar me vargje poetesh", mund ta quash madje dhe indeks bibliografik kete liber dhe gjithmone te mos gabosh.
Per mua me shume do te me pelqente të mendoja se ky liber eshte nje enderr, madje vazhdim i nje ëndrre të nisur heret të ândrruar nga shumë e shumë Shqiptar.( Sh- me germ të madhe Jo pa qellim)
Them kështu se kryefjala e ketij libri eshtë vetëm një: Shqiperia e munguar dhe kur ka qene e larget per tejqyren e mërgimtarit, e copetuar, kurr nje, per zemren e copëtuar të Shqiptarit.
Ajo Shqiperi e mbrujtur me kujdes per vite jete nga eterit tanë shpirteror: Naim Frasheri, at.Gjergj Fishta, Pashko Vasa, Naum Veqilharxhi, Kristoforidhi, Luarasi e shumë te tjerë.
Pikerisht kjo mungese duket se eshtë dhe filles e librit.
Ne liber per herë te parë hidhen pa frige e droje argumente dhe argumentime qe, per politese, koniukture apo "fqinjeri te mirë" nuk jane zene ne goje apo jane then diku-diku me gjysem zeri si edhe sot, veçanarisht mbi probleme te mprehta si ai i trojeve Shqiptare te lëna padrejtsisht jashtë kufirit zyrtar e politik te Shqiperise, probleme si ai i rolit te Shqiptareve në historinë e Evropes, vendi i gjuhës Shqipe në mardheniet mes gjuheve dhe kulturave, etj.
Toni polemik, gjuha e zjarrte dhe plot nerv e pershkon fund e krye librin, por kjo gjuhë nuk behet kurre vrastare, therëse.
Fryma dhe ndjenja vetekritike ndaj te gjithëve e per te gjithe eshte po aq e forte dhe e balancuar sa edhe ndjesa e përbashket qe ne heshtje duhet t'ia themi njeri-tjetrit, per secilen punë ne dobi të kombit, qe mund ta kishim bërë me mirë dhe per ato gabime që mund t'i kishim shmangur.
Historia, si e kaluar, nuk gjykohet per t'u ribëre, por per ta bere me mire ate pjese te saj ne te cilem po hyjme paksa ndryshe. Ne liber nuk ndihet kufiri NE (të pafajshimit e te pagabueshmit gjykues te asaj ane-mergates) dhe JU (të kesaj ane pergjegjes edhe per deshtimet qe mund te ngjasin sot e prapa).
Shqiptari eshte një siç duam te jetë një edhe SHQIPERIA.
Pra, libri "E perjetshme eshte Shqiperia" eshte nje liber i hapur qe nuk u drejtohet dhe nuk tenton te shkojë drejt atyre qe dinë, madje, njekohesisht, nuk u drejtohet e nuk u takon as atyre qe mekatojne duke mos ditur ato qe duhet te dije gjithkush per kombin e vet.
Ky liber para se gjithash u drejtohet atyre qe kërkojne te dinë akoma, të dine prapë e prapë, atyre qe kanë jo vetem mendjen, por edhe zemren e hapur.
Ky liber, me titullin joshes "E perjetshme eshte Shqiperia" nuk blatohet as atyre qe dyshojne dhe jo e jo atyre qe jane pa dyshime.
Ky liber eshte menduar, shkruar e botuar per ata qe besojne, per gjithe ata besembare, qe menduan dhe mendojne se dikur, patjeter Lulkuqja e Asdrenit, Manushaqja e Naimit, Shqypja e Malit te Fishtes, do te vihet ne nje radhe me shoqet e tjera, do te nise fluturimin perfundimisht ne nje drejtim te mbare e te drejt: jo majtas e djathtas! Vetem lart!
Per nje liber si ky lexuesi nuk eshte kurr i ftohte, pragmatist, apo i mbytur nga ekzistencializmi.
Po perse duhet te na vinte ky liber pikerisht nga mergimi si nje dallandyshe ne mes te dimrit, pikrisht nga ato brigje prej nga jo gjithmone ka fryrë ere e mbarë per fluturim?
Perse ne kete fundvit, fundshekull, fundmijevjeçar? Perse?
Pohoj Shekspirin kur them se rasti eshte mbreti botes.
Por mes gjithe kesaj vorbulle rastesisht jo te stisura, vargun e pafund te cilave nuk desha ta vazhdoj me, vetem njera nuk eshte e rastit, sepse aty nuk mund te kete rastesi, absolutisht dhe kjo eshte Shqiperia.
Para saj askush nga ne nuk eshte i rastesishem, i tepërt apo i panevojshem. Para saj gjithmonë e kurdohere qendrojme si para atij TEMPULLI te lashtë ne porten e te cilit shkruhet:
Ketu hyhet duke perkulur koken...Le ta bejme kete gjë edhe për kete liber të binjakve Ulqinak.

"E Perjetshme eshte Shqiperia"

ARIAN LEKA