Emri:  shtepibariangli.jpg

Shikime: 7416

Madhėsia:  46.6 KB

Shtėpitė e barit janė kthyer nė njė trend nė fjalorin e pėrditshėm tė Tiranės, jo vetėm tė politikės por edhe tė tė rinjve shqiptarė. A2 CNN ka shkuar nė Angli, pėr tė treguar nga afėr peripecitė e tė rinjve shqiptar tė cilėt pėrfundojnė nė punė tė tilla tė jashtėligjshme, vetėm e vetėm pėr njė tė ardhme mė tė mirė.

Tė thuash qė tė rinjtė largohen nga Shqipėria ke thėnė njė fakt, por po aq i vėrtetė ėshtė edhe fakti qė dėshira e tyre mė e madhe ėshtė emigrimi nė Angli vitet e fundit. Jo si vendi i mundėsive tė mėdha profesionale apo akademike, por vendi ku mund tė pasurohesh shpejt. Ky ėshtė marketingu qė grupet kriminale i kanė bėrė Britanisė sė Madhe, si vendi ku krimi tė pasuron.

Pėr tė vajtur ilegalisht nė Angli, ndėr vite janė pėrdorur disa mėnyra nga emigrantėt e Shqipėrisė. Qė nga dokumentet false tė shteteve anėtare tė Bashkimit Europian, deklarimi si qytetar i Kosovės, mė pas erdhi “kamioni”, qė pėr disa vite konsiderohej mė i suksesshmi dhe sė fundmi ėshtė gjetur metoda me koston mė tė ulėt, kalimi i kanalit tė La Manshit me gomone. Por si ēdo gjė me kosto tė ulėt, rreziqet qė merren pėr sipėr janė mė tė mėdha, rreziqe qė shkojnė deri nė humbje jete. Por si arrijnė tė rinjtė shqiptarė tė gjejnė njė vend nė gomone?

Rrjeti social TikTok ėshtė pėrdorur gjerėsisht, sidomos gjatė verės sė vitit 2022 si hapėsira online ku trafikantėt e qenieve njerėzore reklamonin biznesin e tyre. Njė vend qė shkon nga 5 mijė deri nė 7 mijė paund.

Kėto tė dhėna nuk janė statistika raportesh, por eksperienca tė jetuara nga tre tė rinj tė cilėt rrėfejnė ekskluzivisht pėr mikrofonin e A2 CNN, nga vendi i tyre i punės, se si mbėrritėn nė tokėn angleze, intervista tė realizuara duke ruajtur anonimatin e tyre.

Per me shume: https://a2news.com/2022/10/13/rrefim...pive-te-barit/