Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 3
  1. #1
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,415
    Postimet në Bllog
    17

    Një dokument gjermano-francez për marrëveshjen Kosovë-Serbi?

    Albin Kurti thotë se dialogu nuk duhet të shërbejë vetëm për menaxhim të krizave. Dialogu duhet të jetë për marrëveshje. Presidenti Vuçiq flet për një dokument gjermano-francez.

    Emri:  kosova.jpg

Shikime: 127

Madhësia:  30.0 KB

    Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti thotë se “është optimist që në muajt e ardhshëm do të mund të arrihet një marrëveshje për përmirësimin e marrëdhënieve me Serbinë, marrëveshje kjo ligjërisht obliguese”. Sipas Kurtit, në dialogun mes Kosovës dhe Serbisë, që lehtësohet nga Bashkimi Evropian, është krijuar një qasje e re. Kurti tha se “dialogu nuk duhet të shërbejë vetëm për menaxhim të krizave, por dialogu duhet të jetë për marrëveshje”. Këto deklarata, kryeministri i Kosovës i bëri në seminarit të 102-të Rose-Roth të Asamblesë Parlamentare të NATO-s që këtë herë është mbajtur në Prishtinë.

    Faza e re e dialogut

    “Tani jemi futur në një fazë të re, prej 18 gushtit të këtij viti. Kjo është fazë e re sepse tema e parë në zyrën e Josep Borrell në Bruksel, ishte korniza e përgjithshme e marrëveshjes. Pra, dialogim për marrëveshje. Tani unë jam shumë më optimist, sepse, krahasuar me të kaluarën, kur njohja e pavarësisë ishte në fund të procesit, dhe po shndërronte këtë çështje në motivim për zvarritje të procesit, tani njohja e ndërsjellë nuk është në fund, por në qendër të marrëveshjes”, tha Kurti.

    Në anën tjetër, Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, tha në një konferencë për medie në Beograd se Franca dhe Gjermania kanë paraqitur një dokument me të cilin kërkojnë që Serbia të lejojë anëtarësimin e Kosovës në Organizatën e Kombeve të Bashkuara dhe në organizatat e tjera ndërkombëtare, por pa e njohur pavarësinë e saj. “Pozicioni i Serbisë po bëhet gjithnjë e më i ndërlikuar, sepse Perëndimi po përpiqet të zgjidhë çështjen e Kosovës me anëtarësimin e saj në OKB. Perëndimi mendon se me këtë do t’i marrë argumentet nga duart presidentit rus Vladimir Putin”, tha Vuçiq. Presidenti Vuçiq, tha se propozimi i Gjermanisë dhe Francës është një çështje për të cilën duhet biseduar dhe menduar”.

    “Nuk mund ta hidhni nga dritarja propozimin që vjen nga dy nga vendet më të fuqishme, por nuk jam i sigurt që mund ta pranojmë”, tha Vuçiq. Sipas tij, “thelbi i dokumentit është që Serbia të lejojë anëtarësimin e Kosovës në të gjitha institucionet dhe organizatat ndërkombëtare, përfshirë edhe Kombet e Bashkuara”. Serbisë, “do t’i përshpejtohej anëtarësimi në Bashkimin Evropian dhe do t’i ofroheshin përfitime të rëndësishme ekonomike”, tha Vuçiq. Ai ritheksoi se për Serbinë është e papranueshme që Kosova të jetë në OKB. Autoritetet në Kosovë nuk e konfirmuan ekzistimin e një dokumenti të tillë. Ato thonë se zgjidhja e vetme është njohja e ndërsjellë.

    Kancelari i Gjermanisë Olaf Scholz dhe presidenti i Francës Emmanel Macron, dy muaj më parë angazhuan këshilltarët për politikë të jashtme, Jenns Plettner dhe Emmanuel Beaune, që të shtyjnë përpara procesin e dialogut Kosovë-Serbi me qëllim arritjen e një marrëveshje përfundimtare për përmirësimin e raporteve. Të dytë u bënë thirrje kryeministrit Albin Kurti dhe presidentit Aleksandar Vuçiq që “të tregojnë vendosmëri dhe gatishmëri maksimale për të marrë vendime të vështira, të cilat çojnë në përparim në dialogun ndërmjet Kosovës dhe Serbisë”.

    Kancelari gjerman Olaf Scholz dhe presidenti francez Emmanuel Macron, i takuan ndarazi të enjten në Pragë presidenten e Kosovës Vjosa Osmani-Sadriu dhe presidentin serb Vuçiq. Presidentja Osmani-Sadriu, tha se për dialogun me Serbinë “ka kërkuar të mbyllet sa më shpejt, me njohje të ndërsjellë”, ku nuk do të prekej integriteti territorial dhe rendi kushtetues i Kosovës.

    “Para presidentit Macron dhe kancelarit Scholz kam paraqitur vijat tona të kuqe, që kanë të bëjnë me mbrojtjen e integritetit territorial, sovranitetin e vendit, kushtetutshmërinë e vendit, dhe parimin e unitaritetit të shtetit. Dhe po ashtu, potencova rëndësinë e jashtëzakonshme që Kosova të mbetet shtet funksional, pra mos të lejojmë zgjidhje të cilat më shumë shkaktojnë probleme sesa që sjellin më shumë paqe e stabilitet në rajon”, deklaroi presidentja Osmani-Sadriu pas takimit me Scholz dhe Macron në Pragë të Çekisë.

    Deutche Welle

  2. #2
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,415
    Postimet në Bllog
    17

    Për: Një dokument gjermano-francez për marrëvshjen Kosovë-Serbi?

    Vuçiç zbulon se ç’parashikon plani franko-gjerman për Kosovën

    Emri:  InCollage_20221008_153418360.jpg

Shikime: 36

Madhësia:  29.4 KB

    Prej kohësh flitej se udhëtimi në Ballkan i dy këllilltarëve të kancelarit gjerman dhe presidentit francez mbante edhe një paketë zgjidhjeje për Kosovën. Por kur këshilltarët për polikë të jashtme dhe siguri të Kancelarit të Gjermanisë, Olaf Scholz dhe Presidentit të Francës, Emmanuel Macron, Jens Plötner dhe Emmanuel Bonne vizituan beogradin dhe Prishtinën, takimet e tyre u mbuluan me një vello misteri. Ndonëse dyshohej se ata kishin ardhur me një propozim të ri për të shtyrë përpara dialogun dhe arritjen e marëveshjes përfundimtare, askush nuk arriti të zbulojë se cila qe zgjidhja e kompromisit që ata ofronin.

    Ç’propozon Parisi dhe Berlini
    Një version të saj e ka dhënë së fundi presidenti. Aleksandar Vuçiç, tha më 8 tetor një një konferencë shtypi se Franca dhe Gjermania kanë propozuar që Serbia të lejojë Kosovën të anëtarësohet në institucione dhe organizata ndërkombëtare, përfshirë Kombet e Bashkuara, në këmbim të anëtarësimit të shpejtë të Serbisë në Bashkimin Evropian.

    “Kërkohet që Serbia të lejojë Kosovën që të bashkohet në të gjitha institucionet dhe organizatat ndërkombëtare, përfshirë Kombet e Bashkuara. Për këtë gjë, Serbisë do t’i garantohej anëtarësim i shpejtë në BE, dhe ndoshta edhe përfitime tjera të mëdha ekonomike”, tregoi ai para gazetarëve.

    Misioni ‘sekret” i dy këshilltarëve
    Por sipas tij, i cili vendoset shpesh në rolin e viktimës përpallë popullit të vet, ky propozim është i pa pranueshëm për shtetin serb. “Për shkak të Kushtetutës, por jo vetëm për shkak të saj, është e papranueshme që Kosova të bëhet anëtare e OKB-së, sepse diçka e tillë do të kishte pasoja”, ka thënë mes tjerash ai.

    Kur dy këshilltarët Jens Plötner dhe Emmanuel Bonne, zbarkuan në Ballkan rreth një muaj më parë për të takuar kryeministrin Kurti dhe presidentit Vuçiç zëdhënësi i Bashkimit Evropian, Peter Stano, deklaroi se qëllimi i vizitës është “të eksplorohen opsionet për përparimin e dialogut”. Këtë pohuan të sinkronizuara edhe Parisi dhe Berlini. Por përpos kësaj formule të përgjithshme nga vizita nuk rrodhën detaje të reja. Ndërsa tani Vuçiç ka treguar se dy vendet lider të BE=së kërkojnë aderim të Kosovës në institucionet ndërkombëtare dhe pranim në OKB, në këmbim të një antarësimi më të shpejtë të Serbisë në Bashkimin Evropian.

    Lapsi

  3. #3
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,415
    Postimet në Bllog
    17

    Për: Një dokument gjermano-francez për marrëveshjen Kosovë-Serbi?

    Kancelari Scholz konfirmon planin franko-gjerman: Me Francën po shtyjmë Kosovën dhe Serbinë drejt marrëveshjes

    Emri:  45478.jpg

Shikime: 30

Madhësia:  25.1 KB

    Kancelari i Gjermanisë, Olaf Scholz, ka konfirmuar se ekziston plani franko-gjerman, që është raportuar se është një propozim për zgjidhjen e mosmarrëveshjeve midis Kosovës dhe Serbisë.

    “Sa u përket Kosovës dhe Serbisë, atje duhet të gjendet një mirëkuptim. Ne dhe Qeveria franceze jemi duke u munduar që ta bëjmë të arritshme, të realizueshme dhe shpresoj që shumë shpejt të kemi një proces ku të dy qeveritë do të ecin përpara dhe do të arrijnë një marrëveshje”, tha Scholz gjatë një konference të përbashkët për media me kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama, pas samitit të Procesit të Berlinit.

    Scholz nuk dha detaje të këtij plani, për të cilin kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, dhe presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, e kanë konfirmuar se kanë njohuri.

    Zëvendëskryeministri i Kosovës, Besnik Bislimi, ka deklaruar për Radion Evropa e Lirë se propozimi franko-gjerman parasheh zgjidhjen e kontesteve në dy faza.Ndërkaq kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, tha se udhëheqësit e Kosovës dhe Serbisë duhet ta marrin seriozisht propozimin e Parisit dhe Berlinit, të cilin e vlerësoi si “një mundësi tejet të mirë jo vetëm për Kosovën dhe Serbinë, por për të gjithë rajonin dhe botën” .

    Vuçiq, më 8 tetor, tha se Franca dhe Gjermania kanë propozuar që Serbia të lejojë anëtarësimin e Kosovës në institucionet dhe organizatat ndërkombëtare, përfshirë Kombet e Bashkuara, në këmbim të anëtarësimit të shpejtë të Serbisë në Bashkimin Evropian.

    Mediat në Kosovë kanë raportuar se propozimi nuk parasheh njohjen e Kosovës nga Serbia, por parasheh njohjen e Kosovës nga pesë anëtarët e Bashkimit Evropian që nuk e kanë bërë këtë – Spanja, Rumania, Qiproja, Greqia dhe Sllovakia.

    Kancelari gjerman, në fjalimin e tij hapës në këtë samit, kërkoi përshpejtimin e procesit të normalizimit të marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë.

    “Është koha të tejkalohen konfliktet rajonale që kanë vazhduar shumë gjatë, konflikte që ju ndajnë juve dhe i mbajnë vendet tuaja prapa në rrugën evropiane”, tha Scholz, ndërsa shtoi se vendet e Ballkanit Perëndimor do të kenë përkrahjen e Gjermanisë përgjatë gjithë procesit.Ekzistimin e propozimit franko-gjerman në tetor e konfirmoi edhe i dërguari i Shteteve të Bashkuara për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, i cili tha se e përkrah atë.

    “Ne mendojmë, sikurse na është shpjeguar, se ky propozim do të nënkuptonte angazhim dhe integrim më të afërt të Kosovës, dhe potencialisht të Serbisë, në integrimet euroatlantike”, tha Escobar.

    Faktori ndërkombëtar po inkurajon Kosovën dhe Serbinë që të intensifikojnë bisedimet nën ndërmjetësimin e BE-së, që kanë për synim normalizimin e plotë të raporteve.

    Përderisa Kosova synon që dialogu të përmbyllet me një marrëveshje që do të përfshinte edhe njohjen reciproke, Serbia kërkon një “zgjidhje kompromisi”, pa saktësuar se për çfarë kompromisi bëhet fjalë. /REL

    Balkanweb

Tema të Ngjashme

  1. Kuvendi i Kosoves ratifikon marrëveshjen Kosovë-Serbi
    Nga Albo në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 365
    Postimi i Fundit: 13-10-2013, 21:35
  2. Intervistë me Dana Rohrabacher – për marrëveshjen Kosovë Serbi
    Nga projekti21_dk në forumin Problematika shqiptare
    Përgjigje: 15
    Postimi i Fundit: 27-04-2013, 11:53
  3. Marrëdhëniet Kosovë - Serbi
    Nga Dar_di në forumin Çështja kombëtare
    Përgjigje: 131
    Postimi i Fundit: 03-04-2013, 04:44
  4. Bisedimet politike, Kosovë-Serbi?
    Nga ARIANI_TB në forumin Votime dhe sondazhe
    Përgjigje: 33
    Postimi i Fundit: 04-09-2012, 15:17
  5. Në orën 19:00, takimi Kosovë-Serbi
    Nga linnda... në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 167
    Postimi i Fundit: 18-03-2011, 18:33

Fjalët Kyçe për Temën

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •