Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 19
  1. #1
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,325
    Postimet në Bllog
    17

    Fjeti më Perëndinë Mitropoliti Ilia i Filomilit i Dioqezës Orthodhokse Shqiptare në Amerikë

    Ndërroi jetë Shkëlqesia e tij Mitropolit Ilia i Filomilit

    Emri:  hqdefault.jpg

Shikime: 1840

Madhësia:  12.2 KB

    Me trishtim të thellë ju njoftojmë se në datën 6 Tetor, 2022, ndërroi jetë Hierarku ynë i dashur, Shkëlqesia e tij Mitropolit Ilia (Katre) i Filomilit, i Dioqezës Orthodhokse Shqiptare në Amerikë. Ai ishte 85 vjeç.

    Zemrat tona janë mbushur me dhimbje ndërsa vajtojmë humbjen e papritur të Hierarkut tonë të dashur, por njëkohësisht jemi të mbushur me shpresën e Ngjalljes në Zotin dhe Shpëtimtarin tonë Jisu Krisht.

    Mitropolit Ilia ishte një bashkëshort i respektuar, një baba dhe gjysh i dashur, një Episkop dhe bari shumë i nderuar dhe i dashur nga komuniteti ynë i kishës së Shën Nikollës por edhe më gjerë nga komuniteti Orthodhoks Shqiptar në Shtetet e Bashkuara dhe Kanada. Mbi të gjitha, ai ishte një i krishterë shembullor, i cili nëpërmjet shërbimit të tij të palodhur, fjalëve dhe predikimeve të tij mësimdhënëse, dhe dashurisë e dhembshurisë së tij të pakushtëzuar për të gjithë njerëzit, jetët e të cilëve ai preku, dha një shembull frymëzues për tu ndjekur nga të gjithë ne.

    Kryepeshkopi Elpidophoros i Kishës Orthodhokse Greke në Amerikë, pasi mësoi lajmin e fjetjes në Zotin të Mitropolit Ilias, u shpreh me respekt të thellë si më poshtë:
    “Jam thellësisht i trishtuar nga humbja e papritur e vëllait tim të dashur në Krishtin, Mitropolit Ilia i Filomilit. Ai ishte një hierark shembullor dhe njeri me besim të thellë, i cili kurrë nuk reshti së shërbyeri në Kishë. Ai ishte një mbështetës i zjarrtë i Seminarit Teologjik Grek Kryqi i Shenjtë, ku kalonte mjaft kohë duke celebruar shërbesat e shenjta dhe duke mësuar klerikët e ardhshëm të Kishës sonë. Kjo është një humbje e thellë për Orthodhoksinë në Amerikë. I paharruar qoftë kujtimi i tij!”

    Shkëlqesia e tij Mitropolit Ilia u lind në 14 Korrik, 1937, në një familje emigrantësh Shqiptarë të cilët erdhën në Shtetet e Bashkuara në fillim të shekullit të 20. Familja e tij besimtare, veçanërisht i jati, dhe pjesëmarrja aktive në jetën e kishës, ndikuan vendimin e tij për të ndjekur rrugën e priftërisë.

    Pasi u diplomua me rezultate të larta nga shkolla e mesme, Ilia shkoi në Boston për të vazhduar studimet në Seminarin Teologjik Kryqi i Shenjtë. U diplomua pas gjashtë vjet studimesh dhe u martua me Helen në vitin 1962. Ata patën dy fëmijë së bashku. Po në vitin 1962 u hirotonis Dhjak në kishën Shqiptare të Shën Kollit në Çikago dhe me pas Prift në kishën e Shën Trinisë në Boston, ku edhe u caktua të shërbente si prift. Në 1983 ai mori një Master në Seminarin Teologjik Kryqi i Shenjtë dhe më pas u caktua Dekan i Kolegjit Helen. Në 1988 ai pranoi të shërbente si prift në kishën e Shën Gjon Pagëzorit në Las Vegas, Nevada, ku shërbeu deri në vitin 2002.

    Me mbërritjen në Shqipëri të Kryepeshkop Anastasit si Ekzark i Patriarkanës Ekumenike, ai i shërbeu Kishës Orthodhokse atje gjatë viteve 1991-1992, duke kontribuar jashtëzakonisht në ripërtëritjen e jetës fetare dhe rregullit kishtar në Shqipëri, veçanërisht si Drejtor i Seminarit Teologjik në Durrës, ku ai mësonte dhe drejtonte klerikët e ardhshëm.

    Në vitin 2002, At. Ilia, tashmë i ve, u zgjodh unanimisht Episkop titullar i Filomilit nga Sinodi i Shenjtë i Patriarkanës Ekumenike dhe u caktua të udhëhiqte Dioqezën Orthodhokse Shqiptare në Amerikë. Si vlerësim për kontributin ndaj Dioqezës Orthodhokse Shqiptare në Amerikë dhe për Orthodhoksinë më gjerë, Patriarkana Ekumenike e ngriti në rangun e Mitropolitit në vitin 2019.

    Gjatë 60 viteve të shërbimit të tij ndaj besimtarëve dhe kishës, Mitropoliti ynë i dashur Ilia u tregua një bari me të vërtetë i përkushtuar ndaj tufës së tij dhe një shembull i ndritshëm besimi dhe mençurie. Ai do të përkujtohet gjithmonë për ngrohtësinë e tij dhe si një at i dashur në Krishtin për të gjithë ne.

    I paharruar qoftë kujtimi i tij!

    Kisha e Shën Kollit,
    Chicago, SHBA




    Emri:  metropolitan-ilia-smiling.jpg

Shikime: 123

Madhësia:  13.0 KB

    Me keqardhje të thellë dhe me shpresë në Ngjallje, Eminenca e Tij, +ELPIDOFOROS, Kryepeshkopi i Amerikës, njofton se peshkopi i Peskopates Orthodhokse Shqiptare të Amerikes, Mitropolit +ILIA (Katre) i Filomilit ndërroi jetë papritur më 6 tetor 2022.

    Kur dëgjoi lajmin, Kryepeshkopi tha:

    "Jam shumë i hidhëruar për humbjen e papritur të vëllait tonë më Krishtin, Mitropolitin +ILIA i Filomilit. Ai ishte një hierark i pashembullt dhe një njeri me besim të thellë i cili nuk reshti asnjëherë t’i përgjigjej thirrjes për t’i shërbyer Kishës. Mitropoliti +ILIA ishte një përkrahës i zjarrtë i Hellenic College-Holy Cross Greek Orthodox School of Theology ku kaloi shumë kohë duke shërbyer dhe udhëhequr priftërinjtë e ardhshëm të Kishës sonë. Vdekja e tij është një humbje shumë e madhe për Orthodhoksinë e Amerikës. Qoftë i përjetshëm kujtimi i tij!"

    Mitropolit +ILIA, i përjetshëm qoftë kujtimi, do të sillet në Kishën Shën Trinia ditën e hënë, më datë 10 tetor. Besimtarët që duan t’i japin lamtumirën e fundit janë të ftuar të marrin pjesë në kishë nga ora 16:00 deri në oren 20:00. Në orën 19:00 do të kryhet trisai nga Hirësia e Tij, Peshkopi Athenagoras dhe seminaristët e shkollës Kryqi i Shenjtë.

    Trupi i të ndjerit do të dërgohet në Las Vegas, Nevada ku do të kryhet shërbimi i funeralit. Homazhet do të bëhen të mërkurën, më 12 tetor, nga ora 16:00 deri në orën 20:00 në kishën St. John the Baptist Greek Orthodox Church (5300 El Camino Road). Të nesërmen, më 13 tetor, do të kryehet shërbesa e mëngjezores dhe Liturgjia Hyjnore duke filluar nga ora 8:30.

    Mitropolit +ILIA do të prehet në Sault Saint Marie, Michigan.

    Kisha e Holy Trinity,
    Boston, SHBA
    Ndryshuar për herë të fundit nga Albo : 10-10-2022 më 02:17

  2. #2
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,325
    Postimet në Bllog
    17

    Për: Fjeti më Perëndinë Mitropoliti Ilia i Filomilit i Dioqezës Orthodhokse Shqiptare në Amerikë

    Predikimi i te Dieles XVII Mateut (Mt 25:21-28)- Nga Episkop Ilia Katri, Boston, 02.14.2016.


  3. #3
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,325
    Postimet në Bllog
    17

    Për: Fjeti më Perëndinë Mitropoliti Ilia i Filomilit i Dioqezës Orthodhokse Shqiptare në Amerikë

    Predikimi i te Dieles " Gjykimi i Fundit" ( Mt.25:31-46) - Nga Episkop Ilia Katri, Boston, 03.06.2016.


  4. #4
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,325
    Postimet në Bllog
    17

    Për: Fjeti më Perëndinë Mitropoliti Ilia i Filomilit i Dioqezës Orthodhokse Shqiptare në Amerikë

    Predikimi i se Dieles III Kreshmes ( Falja e Kryqit) (Mk. 8:34-9:1) - Nga Episkop Ilia Katri, Boston, 04.03.2016.


  5. #5
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,325
    Postimet në Bllog
    17

    Për: Fjeti më Perëndinë Mitropoliti Ilia i Filomilit i Dioqezës Orthodhokse Shqiptare në Amerikë

    Predikimi i se Dieles, IV Kreshmes (Mk.9:17-31) nga Episkop Ilia Katre, Boston, 04.10.2016.


  6. #6
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,325
    Postimet në Bllog
    17

    Për: Fjeti më Perëndinë Mitropoliti Ilia i Filomilit i Dioqezës Orthodhokse Shqiptare në Amerikë

    Predikimi i te Dieles XI te Mateut(Mt.18-23:35)-Episkop Ilia Katri, Boston, 09.04.2016.


  7. #7
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,325
    Postimet në Bllog
    17

    Për: Fjeti më Perëndinë Mitropoliti Ilia i Filomilit i Dioqezës Orthodhokse Shqiptare në Amerikë

    Predikimi i te Dieles Para Krishlindjes (Mt.1:1-25) - Episkop Ilia Katri, Boston, 12.08.2016.


  8. #8
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,325
    Postimet në Bllog
    17

    Për: Fjeti më Perëndinë Mitropoliti Ilia i Filomilit i Dioqezës Orthodhokse Shqiptare në Amerikë

    Predikimi i te Dieles Rrethprerja e Zotit Jisu Krisht - Nga Epsikop Ilia Katri, Boston, 01.01.2017


  9. #9
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,325
    Postimet në Bllog
    17

    Për: Fjeti më Perëndinë Mitropoliti Ilia i Filomilit i Dioqezës Orthodhokse Shqiptare në Amerikë

    Predikimi i se Dieles, Pas Theofanise (Mt.4:12-17) - Nga Episkop Ilia Katri, Boston, 01.08.2017.


  10. #10
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,325
    Postimet në Bllog
    17

    Për: Fjeti më Perëndinë Mitropoliti Ilia i Filomilit i Dioqezës Orthodhokse Shqiptare në Amerikë

    Predikimi i se Dieles XII Llk. Sherimi i 10 lebrozeve(Llk.17:12-19)-Nga Ep. Ilia Katri, Boston


  11. #11
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,325
    Postimet në Bllog
    17

    Për: Fjeti më Perëndinë Mitropoliti Ilia i Filomilit i Dioqezës Orthodhokse Shqiptare në Amerikë

    Predikimi i se Dieles XVI, E Doganierit, Fariseut(Llk.18:10-15) Nga Episkop Ilia Katri, 02.05.2017


  12. #12
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,325
    Postimet në Bllog
    17

    Për: Fjeti më Perëndinë Mitropoliti Ilia i Filomilit i Dioqezës Orthodhokse Shqiptare në Amerikë

    Predikimi i se Dieles XVII Llk. E Plangprishesit (Llk.15:11-32) Nga Episkop Ilia Katri, Boston.


  13. #13
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,325
    Postimet në Bllog
    17

    Për: Fjeti më Perëndinë Mitropoliti Ilia i Filomilit i Dioqezës Orthodhokse Shqiptare në Amerikë

    Fama e Kryepiskopit Anastas psalur nga Episkop Ilia Katri me rastin e dites se emrit te tij,Boston


  14. #14
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,325
    Postimet në Bllog
    17

    Për: Fjeti më Perëndinë Mitropoliti Ilia i Filomilit i Dioqezës Orthodhokse Shqiptare në Amerikë

    Predikimi i se Dieles se I te Kreshmes. E Diela e Orthodhoksise (Jn.1:44-52) Nga Episkop Ilia Katri


  15. #15
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,325
    Postimet në Bllog
    17

    Për: Fjeti më Perëndinë Mitropoliti Ilia i Filomilit i Dioqezës Orthodhokse Shqiptare në Amerikë

    Predikimi i te Dieles se II te Kreshmes "Grigor Pallamai" (Mk. 2:1-12)Nga Episkop Ilia Katri,Boston


  16. #16
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,325
    Postimet në Bllog
    17

    Për: Fjeti më Perëndinë Mitropoliti Ilia i Filomilit i Dioqezës Orthodhokse Shqiptare në Amerikë

    Emri:  52417797699_09815ddaff_b.jpg

Shikime: 96

Madhësia:  61.4 KB

    Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqipërisë për largimin nga jeta drejt Zotit të Mitropolitit të Filomilit, Z. Ilia (Katre)

    Kryepiskopi i Shqipërisë, Fortlumturia e Tij, z. Anastas, pasi mori lajmin e vdekjes së Mitropolitit të Filomilit, z. Ilia Katre, tha:

    “Me hidhërim të thellë morëm lajmin e largimit nga kjo jetë drejt Zotit të vëllait tonë të shtrenjtë, Mitropolitit të Filomilit, z. Ilia (Katre), bashkëpunëtorit tonë të zgjedhur më Zotin në periudha të ndryshme të ringritjes nga rrënojat të Kishës Orthodhokse Autoqefale të Shqipërisë.

    Emri:  52418023568_0d995da6cc_b.jpg

Shikime: 96

Madhësia:  44.2 KB

    Mitropoliti i ndjerë, z. Ilia, në vitin 1992, në atë kohë protopresviter, bashkë me Mitropolitin e ndjerë të Pergjit, z. Evangjelos, dhe me Mitropolitin e Filadelfias, z. Meliton, mori pjesë në komisionin e Patriarkanës Ekumenike, që nisi bisedimet me Presidencën e Shqipërisë lidhur me administrimin e Kishës Orthodhokse Autoqefale të Shqipërisë. Pas vdekjes së priftëreshës së tij, Elenit (2001), ai u zgjodh Episkop Titullar i Filomilit për Episkopatën Orthodhokse Shqiptare në Amerikë (2002), nën juridiksionin e Patriarkanës Ekumenike. Gjithashtu, ai ka qenë Drejtor i Akademisë Teologjike “Ngjallja” në Durrës (2003-2007) dhe përfaqësues i Kishës Orthodhokse Autoqefale të Shqipërisë deri në vitin 2022, në bashkëbisedimet teologjike dypalëshe të Orthodhoksëve me Romano-Katolikët, me Anglikanët dhe me Reformatorët (Protestantët).

    Hierarku i paharruar kishte besim të patundur në Krishtin, spiritualitet të thellë orthodhoks, seriozitet dhe përkushtim të plotë ndaj Kishës. Dallohej për dashamirësinë e tij për popullin besimtar dhe për kujdesin e veçantë për studentët e Akademisë. Ai ishte bashkëpunëtor i çmuar në përpjekjet e vështira e të mundimshme për zhvillimin e Kishës Orthodhokse Autoqefale të Shqipërisë, e cila do ta kujtojë atë me respekt e mirënjohje.

    Pasi i shprehëm me gjithë shpirt ngushëllimet tona familjes së Mitropolitit të ndjerë, z. Ilia, të dielën, në datën 9 tetor, në paraklisin e Kryepiskopatës së Tiranës, bëmë shërbesën e përshpirtjes për prehjen e shpirtit të tij të zgjedhur në tendat e të drejtëve.

    Kishën Orthodhokse Autoqefale të Shqipërisë, në shërbesat e përmortshme, do ta përfaqësojnë: në Boston, protopresviter atë Joan Trebicka, ish-Kryesekretar i Sinodit të Shenjtë; dhe në Las Vegas, atë Konstandin Tuda.

    Emri:  52418023598_3722f73518_b.jpg

Shikime: 95

Madhësia:  61.7 KB

    Emri:  52417001097_f85b66a607_b.jpg

Shikime: 93

Madhësia:  55.9 KB
    “Lum të gjithë ata që e kanë frikë Zotin, ata që ecin në udhët e tij”

    Nga Kryepiskopata e Tiranës,
    9 tetor 2022

  17. #17
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,325
    Postimet në Bllog
    17

    Për: Fjeti më Perëndinë Mitropoliti Ilia i Filomilit i Dioqezës Orthodhokse Shqiptare në Amerikë

    Sherbesa kishtare mortore per Mitropolitin Ilia mbajtur ne Las Vegas, ku mori pjese edhe Kryepeshkopi i Kishes greke ne Amerike, Hiresia e Tij Elpidoros, i cili mbajti meshen se bashku me 16 prifterinj te mbledhur per te percjelle shpirtin e bariut te dashur ne Mbreterine e Qiellit.

    Video: https://www.youtube.com/watch?v=TXNZVl9L2Ok

  18. #18
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,325
    Postimet në Bllog
    17

    Për: Fjeti më Perëndinë Mitropoliti Ilia i Filomilit i Dioqezës Orthodhokse Shqiptare në Amerikë

    At Ilia (Katre) Nuk e Ndante Ortodoksinë nga Meshimi Shqip, Tani kjo i Takon Pasuesve të Tij

    Rafaela Prifti/

    Emri:  312642104_496332629201931_7146009779184948601_n.jpg

Shikime: 81

Madhësia:  26.0 KB

    Mitropoliti Ilia (Katre) (1937-2022) kreu i Dioqezës Shqiptare Ortodokse të Amerikës i kishte të pandara përkushtimin ndaj besimit kristian nga edukimi teologjik dhe meshimin në gjuhën shqipe, detyrë e cila tani u takon pasuesve të tij.

    Kur At Ilia ndërroi jetë në 6 tetor 2022 në moshën 85 vjeçare, shërbimet fetare të riteve ortodokse nisën nga data 10 në kishën shqiptare të Shën Trinisë në Boston vazhduan te mesha e funeralit, e cila u transmetua nëpërmjet platformës elektronike nga kisha ortodokse greke Shën Joan Pagëzori në Las Vegas dhe përfunduan në datën 15 me një ceremoni private të përcjelljes për në banesën e fundit nga kisha greke e Shën Gjergjit në Sault Ste. Marie në varrin e familjes Katre në vendlindjen e tij në Miçigan. Udhëtimi i fundit nëpër këto vende përfaqëson një hartë të pjesshme të shërbesës dhe jetës së tij në Amerikë sepse Hirësia e tij meshonte gjithashtu në Kanada dhe në Shqipëri. Hierarkia më e lartë klerike ia bëri nderet e duhura dhe e quajti ndarjen e tij nga kjo botë “humbje të rëndë për Ortodoksinë në Amerikë.” Dielli online botoi njoftimin mortor shoqëruar me një biografi shumë të përmbledhur dhe më pas një kronikë të zgjeruar. Për ta plotësuar portretin e Atit Ilia por edhe për të menduar për orientimin e mëtejshëm për kishën, ky shkrim përqendrohet në disa momente të karrierës së tij.

    Mitropoliti Ilia i Shën Trinisë së Bostonit të poshtëm (South Boston) ishte i vetëdijshëm për efektin që ka gjuha në mbrujtjen e vlerave shpirtërore dhe kombëtare. Në biografinë e tij komponenti edukativ është i pranishëm në rolin e tij si këshilltar shpirtëror i trupit studentor në Universitetin Northeastern (NEU), si drejtues e prezantues i një programi radiofonik në shqip si edhe kontribues në gazetën shqipe Drite e Vertet. Kaq shumë i jepte rëndësi gjuhës dhe aq mirë e kishte përvetësuar shqipen, ndonëse ishte lindur dhe arsimuar në Amerikë, sa i bënte besimtarët të mendonin se atë e kishte “gjuhën e parë”. Rev. At Andrew (Rubis) i Kishës së Shën Joan Gojartit në Filadelfi tregon me humor sesi e mbante të qeshurën kur shqiptarët i thoshin: “Sa mirë e ka mësuar anglishten At Ilia!”

    Në një moment reflektimi mendova se është me vend që shkrimi kushtuar Hirësisë së ndjerë të jetë në shqip në vend të anglishtes. Më shumë se nderim ndaj tij është njohje e një komponenti identifikues me misionin e At Ilias, të cilën e ka shprehur me rrjedhshmëri në ceremoninë përkujtimore të 100 vjetorit të meshës në gjuhën shqipe të Imzot Nolit në Boston. (Xhirimet dhe videoklipi nga gazetari Ardian Murraj) https://youtube.com/…/UgkxdKsxsdhAJo...D3yNIA-cUm9Hbg

    At Ilia nuk kishte qenë në ndonjë meshë të Nolit dhe ishte takuar me të vetëm një herë, por e quante meshimin në shqip “një akt të një rëndësie të pazëvendësueshme” “aq sa ta festojmë pas 100 vjetëve,” vërente ai. Tek përkthimet e Nolit të librave teologjike origjinale nga greqishtja, ai vlerësonte jo vetëm bukurinë e veçantë të tyre në gjuhën shqipe, por edhe edukimin me ortodoksizëm të brezave të tjerë. Si fëmi ai dhe vëllai binjak, të lindur në një familje emigrante shqiptare, ishin frymëzuar nga prifti i kishës ortodokse greke Shën Gjergji në Sault Ste. Marie, në Miçigan, ku mësuan shqip dhe greqisht. Të dy u bënë priftërinj, me tituj Mitropoliti Makarios i Torontos dhe Mitropoliti Ilia i Filomelionit dhe meshuan në të dy gjuhët.

    Ilia Katre ndiqte studimet në Seminarin teologjik Kryqi i Shenjtë në Brukline, Masaçusets në kohën kur Noli, pak i shtyrë në vite, meshonte në Boston. At Ilia shprehte adhurim për figurën dhe veprën e Fan Nolit, sepse “i dha jetë dhe gjallëroi si besimin ndaj fesë ashtu edhe ndjenjat kombëtare patriotike”. Vlerësimi mund të tingëlloj paksa paradoksal duke u nisur nga ndarja kishtare ku Noli mori “përsipër organizimin e kishës shqiptare nën kishën ruse,” për ta shkëputur nga Patrikana greke, ndërsa At Ilia, u hirotonis prift nga Peshkop Marku në Kishën e Trinisë së Shenjtë (Bostoni i poshtëm) në vitin 1962 dhe kur u bë vejan në vitin 2002, u dorëzua peshkop në Dioqezën Ortodokse Shqiptare të Amerikës nën Patrikanën Ekumenike dhe u ngrit në rangun e Kryepeshkopit me titullin Mitropolit në 2019. Megjithatë qysh në vështrim të parë shfaqen disa ngjashmëri që gjenden të renditura tek paraqitja e shkurtër historike që jep vetë Fan Noli në librin Fiftieth Anniversary of the Albanian Orthodox Church in America 1908-1958 (Pesëdhjetë vjetori i Kishës Ortodokse Shqiptare në Amerikë 1908-1958) ku përshkruan kushtet në të cilat u dorëzua prift nga Mitropoliti Platon në Nju Jork dhe nisi misionin shqiptar në Boston si degë e Kishës ruse në Amerikë. “Programi i tij (Nolit) ishte, së pari, të meshonte në gjuhën që kuptohej nga besimtarët, pra të përdorej shqipja në vend të greqishtes në kishat ku kishte besimtarë shqiptarë, së dyti të kishte priftërinj dhe peshkop shqiptarë në vend të atyre grekë të cilët ishin agjentë politikë të një shteti të huaj, së treti të themelohej Kisha Autoqefale në Shqipëri.” (përkthimi i autores, faqe 5) Noli e quante shkëputjen ose “emancipimin nga Patriku i Konstantinopolit absolutisht të domosdoshëm për shkak se (Patriku) ishte drejtues politik dhe fetar i grekërve nën sundimin turk.” (përkthimi i autores, ibid) Për sa i takon dy pikave të para, Mitropoliti Ilia nën juridiksionin e Patrikanës Ekumenike ishte i vetëdijshëm si për rëndësinë e meshimit në gjuhën shqipe ashtu edhe për përgatitjen e priftërinjve shqiptarë. Mesha e tij e fundit më 17 shtator 2022 ishte dita kur plotësoi një nga dëshirat e tij të shumëpritura, dorëzimin prift të At Andrew (Andrea) (Rubis) në Kishën e Shën Joan Gojartit në Filadelfi. “Ai thoshte “Përpara se të vdes dua të dorëzoj Andrean prift!” dhe ashtu u bë,” tregon At Andrew me një ndjenjë lehtësimi për dëshirën e plotësuar të Hirësisë. Dorëzuar dhjak qysh në gusht 2008, prifti Andrea tregon sesi gjatë meshës, Mitropoliti Katre i ulur në ndenjëse, dukej sikur flinte, por në përfundim të shërbesës, e merrte mënjanë At Andrew dhe i kërkonte shpjegime duke e pyetur “Përse e bëre këtë kështu?”. Kujdesi dhe vëmendja edhe ndaj hollësive në dukje të parëndësishme ishin pjesë e metodës së punës së tij. “Ai kishte zotësinë ta ndiqte mbarëvajtjen e shërbesës me detaje edhe atëherë kur ti mund të mendoje se nuk e kishte mendjen aty. Unë habitesha kur shikoja se nuk i kishte shpëtuar asgjë nga mesha,” pohon At Andrew gjatë bisedës sonë. Pa hyrë në krahasime, ai këtu shpjegon shkurt dallimin e kishës kanunore si një trup këshilltar, në të cilën një peshkop nuk mund të jetë më vete. Është referencë që lidhet me natyrën e ligjit kanunor, strukturën e organizmit dhe juridiksionin e kishës – një pikë e fortë diverguese për klerikët dhe dioqezën sot. “Edhe pse unë dhe ai kishim qëndrime të ndryshme,” thotë shumë i nderuari At Artur Liolini, Kancelar Nderi i Katedrales së Shën Gjergjit në Boston, “At Ila ishte mësues i mirë për pasuesit e tij. Ai kishte kulturë të gjerë në liturgjinë ortodokse ashtu si edhe në trashëgiminë shqiptare.”

    Mitropoliti Ilia argumentonte se vlerësimi i figurave duhet të bëhet në kontekstin kohor e historik të kohës, në mënyrë të paanshme dhe me kritere objektive: “Qëndrimet e njeriut mund të shikohen vetëm në raport me rrethanat e kohës kur jetoi dhe jo jashtë atij konteksti.” Ndërsa i shikonte cilësitë e Nolit të trupëzuara në veprën e tij jetëgjatë, parësore midis tyre ishte zotësia e tij si prijës. “Noli ishte njeri i shumëanshëm, me kulturë të jashtëzakonshme dhe i hapur për mundësi të mëtejshme, që e dallon atë si drejtues. Veprimtaria e tij nuk u kufizua vetëm në Amerikë, por edhe jashtë, nuk u përqendrua vetëm në një sferë por në disa, si në atë politike, gjuhësore, fetare.” Kontributi i secilit do t’i mbetet kohës dhe brezave që vijnë por sidoqoftë mund të pranojmë se vlerësimi për Fan Nolin është në mënyrë të panshmangshme i ndërlidhur me misionin e kishës atëherë dhe çfarë mesazhi përcjell për orientimin e kishës sot. Mitropoliti Ilia e konsideronte veten pasues të Nolit kur pohonte: “Ne jemi trashëgimtarë të punës dhe veprës së tij, sidomos ne klerikët shqiptar e peshkopë që meshojmë në gjuhën shqipe. Çdo njeri në kohën e tij jep ndihmën e vet për ecurinë e kombit dhe të shtetit gjë për të cilën historia do ta gjykojë më vonë.”

    Aurorja falenderon për kontaktet Michael Gregory Comptroller i Dioqezës Shqiptare, Kisha Ortodokse në Amerikë (Albanian Archdiocese – Orthodox Church in America)

    Gazeta Dielli

  19. #19
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,325
    Postimet në Bllog
    17

    Për: Fjeti më Perëndinë Mitropoliti Ilia i Filomilit i Dioqezës Orthodhokse Shqiptare në Amerikë

    Nxitje Kryebaritore drejtuar Dioqezës Ortodokse Shqiptare të Amerikës

    Nxitje arkibaritore

    Nga Shkëlqesia e Tij Kryepeshkopi i Amerikës Elpidoforos
    Për Dioqezën Ortodokse Shqiptare të Amerikës

    10 nëntor 2022

    (Përmes Zoom)

    Etërit e nderuar,

    Të dashur vëllezër dhe motra në Krishtin,

    Unë vij sot tek ju me një zemër që mbart dhe trishtim dhe shpresë të mirë – pikëllim për humbjen e vëllait tonë të dashur në Krisht dhe bashkëshoqëruesit në Frymën e Shenjtë, të ndjerit Mitropolitit Ilia të Filomelionit. Nuk jemi ende në ditën e dyzetë nga ndarja e tij dhe vakuumi që është krijuar nga mungesa e tij, të gjithë ne e ndjejmë fuqishëm. Por siç thotë apostulli Pal:

    … të mungosh nga trupi do të thotë të jesh i pranishëm me Zotin. *

    Ndaj marrim zemër nga fakti se ky hierark, i cili i shërbeu Kishës Shqiptare për kaq shumë dekada me të gjitha forcat, është i pranishëm me Zotin dhe lutet me ne për të ardhmen e Dioqezës Ortodokse Shqiptare të Patriarkanës Ekumenike në Amerikë. .

    Prandaj, vëllezër e motra të mia, kam një shpresë të mirë për këtë Dioqezë dhe lutem që edhe ju ta bëni këtë. Ka shumë punë për të bërë, në mënyrë që përpjekjet që kanë dhënë një korrje shpirtërore deri më sot, të shtrihen në dobi të brezave që do të vijnë.

    Kjo është një kohë tranzicioni - një kohë kur ne do të lëvizim si Një Trup i Vetëm në Krishtin në apostullimin e ardhshëm në të cilin na thërret Zoti ynë. Dëshiroj t'i siguroj të gjithë se si Eksarku i Patriarkanës Ekumenike në Amerikë, do të jap maksimumin tim për të siguruar një ecuri të qetë për Dioqezën e dashur Ortodokse Shqiptare, në mënyrë që të sigurojë një të ardhme në përputhje me të shkuarën e saj.

    Nuk mund të harrojmë kurrë trashëgiminë e kësaj dioqeze, si dhe rinovimin dhe rikonstituimin e Kishës Ortodokse në Shqipëri. Të gjithë ju keni qenë vendimtar për ringjalljen e Ortodoksisë në Shqipëri, e cila tashmë ka vendin e merituar si një nga Kishat Autoqefale.

    Roli i kësaj Dioqeze – veçanërisht nën Mitropolitin e ndjerë Ilia, dhe kërkimi i tij i vrullshëm për apostullimin e vërtetë ndaj Atdheut Shqiptar – nuk mund të harrohet kurrë. Gjithë Shenjtëria e Tij dinte se ku të gjente partnerë për të ndihmuar në rivendosjen e Ortodoksisë në Shqipëri. Dhe të gjithë ju duhet ta dini se Patriarkana Ekumenike do të vazhdojë të jetë partneri juaj në të ardhmen.

    Prandaj, le të marrim kohën që kemi përpara për të mësuar nga njëri-tjetri dhe për njëri-tjetrin, në mënyrë që t'u shërbejmë në mënyrë më të përsosur nevojave të besimtarëve të kësaj dioqeze.

    Do të doja të dëgjoja shqetësimet tuaja dhe shpresat tuaja për të ardhmen. Nëse ka ndryshime që duhen bërë, zhvillime që duhen marrë parasysh, ne do ta bëjmë këtë së bashku. Askush të mos ketë frikë nga riorganizimi radikal. Sepse si një nënë e dashur, Kisha Nënë e Kostandinopojës ka në zemrën e saj vetëm mbrojtjen shpirtërore dhe përparimin e kësaj Dioqeze.

    Sa për mua, ju premtoj përpjekjet e mia më të mira për të plotësuar nevojat tuaja dhe për t'i paraqitur interesat tuaja Kishës Nënë, në mënyrë që çdo drejtim që është përcaktuar të përqafohet nga të gjithë.

    Ju falënderoj për pjesëmarrjen tuaj sot dhe mezi pres të dëgjoj nga ju tani, dhe ta mbajmë të hapur këtë dialog dashurie dhe shprese në të ardhmen.

    Zoti na bekoftë të gjithëve!


    * II Korintasve 5:8.


    Burimi: GoArch.org

Tema të Ngjashme

  1. Përgjigje: 3
    Postimi i Fundit: 07-09-2022, 01:17
  2. Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 08-09-2021, 22:04
  3. Fjeti me Perendine, Maksimi, Patriarku i Sofjes
    Nga ilia spiro në forumin Komuniteti orthodhoks
    Përgjigje: 4
    Postimi i Fundit: 30-11-2012, 10:55
  4. Përgjigje: 7
    Postimi i Fundit: 10-04-2007, 18:34
  5. Ilia Mitrushi, studiuesi pionier i botanikës shqiptare
    Nga Brari në forumin Elita kombëtare
    Përgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 16-07-2004, 04:57

Fjalët Kyçe për Temën

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •