Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 3
  1. #1
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,122
    Postimet në Bllog
    17

    Alpinistja nga Kosova sulmohet seksualisht në qendër të Pejës

    Emri:  454878.jpg

Shikime: 113

Madhësia:  25.1 KB

    Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Kosovë, ku një alpiniste ka rënë pre e një sulmi seksual në qytetin e Pejës. Mrika Nikqi ka publikuar në rrjetin e saj social Facebook videon e marrë nga kamerat e sigurisë të bizneseve rreth vendngjarjes, ku shihet momenti kur autori tenton ta përdhunojë.

    Ajo thotë se ngjarja ka ndodhur 3 ditë më parë, 27 shtator në qendër të Pejës dhe se personi i cili e ka sulmuar është identifikuar nga autoritetet me iniciale F.B., i cili më pas është arrestuar. E reja nga Kosova shprehet se është në gjendje të rëndë psikologjike dhe emocionale dhe nuk mund të prononcohet për më tepër.

    Postimi i Mrika Nikqit:

    Shokë e shoqe, po ju njoftoj për një rast i cili me ka tmerruar plotësisht !

    Me datë 27. 09.2022, në ora 20.50, në qendër të qytetit te Pejës isha viktimë e sulmit seksual, veprim vandal i cili është kryer me paramendim nga personi F.B, anëtarë i një familje të njohur në qytetin e Pejës.

    Si pasojë e kësaj situate, për momentin jam në gjendje të rëndë emocionale dhe nuk mund të deklarohem në tërësi. Pas vendimit të plotfuqishëm të Gjykatës do të ju njoftoj për rrjedhën e situatës dhe sulmuesin e paskrupullt.

    Në videon e bashkangjitur, e gjykoni vetë këtë gjest të shëmtuar, viktimë e të cilit ka mundur të jetë çdo familjarë i juaji.

    Unë dhe familja u jemi mirënjohës organeve kompetente dhe qytetarëve të cilët me angazhimin e koordinuar, dhe shumë shpejtë, mundësuan identifikimin dhe arrestimin e sulmuesit i i cili ka lënë një vragë të shëmtuar në jetën time.

    Balkanweb
    "Babai i shtetit është Ismail "Qemali", e zbuloi Edvin shkencëtari!"

  2. #2
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,122
    Postimet në Bllog
    17

    Për: Alpinistja nga Kosova sulmohet seksualisht në qendër të Pejës

    EMRI/ Ky është personi që sulmoi seksualisht alpinisten në Pejë, në rrjetet sociale postonte foto me partneren, shpërthejnë komentet

    Emri:  lirika-foto00000000-595x360-1.png

Shikime: 58

Madhësia:  244.6 KB

    Flori Beqiraj dyshohet se është personi që shihet në video duke e sulmuar seksualisht alpinisten Mrika Nikçi në qendër të Pejës. Kjo është konfirmuar nga burimet e Gazetës Express.

    Ndërkohë në Facebook, autori i dyshuar publikonte shpesh foto me partneren, ndërsa menjëherë pas ngjarjes, komentuesit nuk i kanë kursyer komentet në këto foto, duke e ofenduar rëndë. Pak orë më pas, profili i tij në Facebook, është bllokuar.

    Nikçi përmes një video të publikuar në Facebook shfaqi momentin kur ajo sulmohet seksualisht. Nikçi ka njoftuar se ky sulm ka ndodhur në qytetin e Pejës, më 27 shtator, 2022.

    “Shokë e shoqe, po ju njoftoj për një rast i cili me ka tmerruar plotësisht! Me datë 27. 09.2022, në ora 20.50, në qendër të qytetit te Pejës isha viktimë e sulmit seksual, veprim vandal i cili është kryer me paramendim nga personi F.B, anëtarë i një familje të njohur në qytetin e Pejës”, ka shkruar ajo.

    Alpinistja ka thënë se është në gjendje të rëndë emocionale.

    Flori Beqiraj është arrestuar dhe ndaj të njëjtit është caktuar masa e paraburgimit prej 48 orësh si i dyshuar për veprën penale “sulm seksual”. Ndaj tij, Prokuroria Themelore në Pejë pritet të bëjë kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit në Gjykatën Themelore në Pejë.

    Balkanweb

  3. #3
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,122
    Postimet në Bllog
    17

    Për: Alpinistja nga Kosova sulmohet seksualisht në qendër të Pejës

    Sulmoi alpinisten në qendër të qytetit, Flori Beqiraj pranon fajin

    Flori Beqiraj, i cili ka sulmuar seksualisht Mrika Nikçin, ka pranuar kryerjen e veprës penale. Ai tha se sulmit ishte nën ndikim e alkoolit. Në vendimin e gjykatës thuhet se Flori Beqiraj, i ka kërkuar falje Mrika Nikçit dhe familjes së saj. Mësohet se babai i të dyshuarit ka pasur raporte pune me familjen Nikçi.

    Ndërkaq, në këtë vendim bëhet e ditur se avokati mbrojtës i të pandehurit i ka kërkuar gjykatës që Beqirajt t’i caktohet masa e arrestit shtëpiak.

    “Gjendja e tij ka qenë nën ndikimin e alkoolit. Sipas tij tregon se sjelljet që i ka pasur gjatë kryerjes nuk janë të tij. Ai ka qenë në gjendje që edhe vetë i pandehuri nuk mund të shpjegojë duke marrë parasysh këto rrethana nuk mendoj që ka rrezik të arratisjes dhe as të kryerjes së ndonjë vepre tjetër penale. I propozoj gjykatës që të pandehurit t’i shqiptohen njëra nga masat alternative të cilat janë adekuate për të pandehurin. Konkretisht propozoj masën e arrestit shtëpiak”, thuhet në vendimin e gjykatës.

    Nikçi ka bërë me dije se ky sulm ka ndodhur në qytetin e Pejës, më 27 shtator, 2022. Alpinistja nga Peja ka publikuar një video se si është sulmuar seksualisht nga Beqiraj. Në video shihet ajo duke ecur dhe pas i afrohet një person, e kap nga mbrapa dhe nuk e lëshon. Ajo provon t’i shmanget dhe arrijnë t’i ikën vetëm pasi aty pranë kalojnë disa qytetarë.

    Express

Tema të Ngjashme

  1. Sulmohet seksualisht nga majmunet ne Gjibraltar
    Nga benseven11 në forumin Tema shoqërore
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 01-06-2015, 08:56
  2. Imami sulmon seksualisht seksualisht vajzën e tij 3 vjeçare.
    Nga MafiaWarz në forumin Toleranca fetare
    Përgjigje: 48
    Postimi i Fundit: 26-06-2011, 10:28
  3. Digjet Flamurit Maqedon ne qender te Pejes
    Nga ismani në forumin Problematika shqiptare
    Përgjigje: 54
    Postimi i Fundit: 29-12-2010, 09:43
  4. Lidhja e Pejës (1899-1900)
    Nga gimche në forumin Historia shqiptare
    Përgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 14-08-2010, 19:24
  5. Në një sulm në Raushiq të Pejës vriten dy persona
    Nga mani në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 23
    Postimi i Fundit: 15-07-2005, 10:42

Fjalët Kyçe për Temën

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •