Ambasadorja amerikane Kim: Kemi informacion për media që financohen nga para ruse dhe kineze, i dimë me emra!

Emri:  fff-1-1235x1536.jpg

Shikime: 132

Madhësia:  35.2 KB

Financimet ruse në Shqipëri ishin pjesë e bisedës mes Fevziut dhe Kim.

Ambasadorja e SHBA në Tiranë, Yuri Kim shprehet se në Shqipëri ka media të cilat financohen nga fondet ruse dhe kineze.

Gjatë një interviste në emisionin “Opinion” kryediplomatja amerikane tha se rusët dhe kinezët punojnë pareshtur për të forcuar ndikimin e tyre në vendin tonë.

Ambasadorja Kim edhe pse pranoi praninë e finacimeve ruse dhe kinze në Shqipëri, nuk dha detaje konkrete se cilat media kanë marrë fonde ruse ose kineze.

Pjesë nga intervista

Blendi Fevziu: Dhe, a mendoni vërtet se në Shqipëri ka influencë ruse ose kineze? Ose përpjekje për të ndikuar?

Ambasadorja Kim: Rusët, kinezët dhe të tjetër janë në përpjekje të pareshtura që synojnë të ndikojnë…

Blendi Fevziu: Edhe këtu?

Ambasadorja Kim: Kështu mendoj.

Blendi Fevziu: Edhe në media?

Ambasadorja Kim: Po.

Blendi Fevziu: A keni informacion ose gjëra konkrete? Informacion konkret?

Ambasadorja Kim: Po.

Blendi Fevziu: Mund ta ndani me ne?

Ambasadorja Kim: Jo.

Blendi Fevziu: Jo? Por ju i dini?!

Ambasadorja Kim: Po.

Blendi Fevziu: Edhe në media.

Ambasadorja Kim: Po.

Kaq tha ambasadorja amerikane, por qytetarët shqiptarë duan përgjigjen: Kush janë këto media?

Ndaj duhet që ambasada amerikane ti tregojë me emra, që ti dijë publiku.

Emri:  kkkk-1.jpg

Shikime: 89

Madhësia:  32.8 KB

Koha Jone