Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 5
  1. #1
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    09-07-2020
    Postime
    133

    Kush largohet nga Shqipėria nuk do as Familjen dhe as Atdheun

    Dje me keqardhje gjatė njė bisede me njė nga studentėt e mij mora vesh se do tė largohej nga
    Shqipėria. Pėrse? E pyeta unė.
    -Por pėr njė rrogė mė tė madhe, jetė mė tė mirė.
    Po mirė i thashė unė , kush do tė kujdeset pėr babanė, nėnėn, familjen pasi do tė ikėsh ti?
    Ai buzėqeshi dhe tha:… do bėjnė si do bėjnė unė do ti ndihmoj…. Unė kėmbėngula, por a e di
    ti se rroga aty nuk ėshtė aq e madhe sa thuhet dhe se do tė punosh ēdo ditė me orar tė zgjatur,
    madje mund edhe tė trajtoheni si qytetarė tė dorės sė dytė por varet se nė cilin vėnd do tė shkoni.
    -Nė Gjermani. Nuk arrita t`ja mbush mėndjen.
    Problemet e largimit tė tė rinjve sidomos atyre me shkollė tė lartė nga Shqipėria janė dramatike
    pėr vėndin tonė. Vetėm Rumania mund tė na e marrė nė Europė pėr largimet nga vėndi pėrkatės,
    duke pėrjashtuar largimet qė kanė dalė nga lufta nė Ukrainė.
    Dihet se sistemet e demokracisė liberale Europiano perėndimore si dhe ato tė SHBA, Angli,
    Australi dhe Kanada, kanė pėrdorur strategjinė e Globalizmit pra tė njė bote tė unifikuar ku
    njeriu mund tė shkojė kudo pėr tė punuar e jetuar konform tė drejtave dhe lirive tė njeriut, pra
    ēdo njeri ka tė drejtė tė ndėrtojė jetėn e tij duke menduar se mund tė jetė mė mirė nė njė vėnd
    tjetėr. Ky opinion ndėr shqiptarė ėshtė shumė i preferuar dhe ēdo vit mund tė ēvendosen nga
    Shqipėria rreth 50 mijė njerėz , pa pėrfshirė ata qė kthehen. Kėshtu Shqipėria por bėhet njė vėnd
    me njerėz tė moshės sė Tretė dhe sot nė 2022 ky kontigjent ėshtė mbi 620.000 njerėz apo ¼ e
    gjithė popullsisė sė vėndit tonė.
    Shkqet e largimit tė rinisė kryesisht, largim i cili ėshtė mė i dėmshmi pėr vėndin, janė largimet e
    tė rinjve e sidomos tė rinjve qė mbarojnė shkollėn e lartė. Por pėrse ata largohen?
    Dihet se pėrse, por mund ti rreshtojmė se shkaqet mė tė zakonshme janė:
    - Rrogat e vogla nė Shqipėri
    - Kushtet e jetesės minimale sidomos nė zonat rurale,
    - Mungesa e interesimit nga shteti pėr tė punėsuar tė rinjtė e talentuar nė vnėdet ku ata
    mund tė japin mė shumė,
    - Mungesa e njė Programi pėr realizimin e kontratave tė punės ku tė pėrfshihet jo vetėm
    rroga por edhe banesa, kopshti, apo ēerdhja, lėvizja me makinė pėr personin qė do tė punėsohet
    jashtė vėndit ku banon, kjo e vlefshme pėr Bashkite e tė gjithė vėndit
    - Mungesa e perspektivės nė zonat rurale gjė qė e cila ka shkaktuar lėvizje massive jo
    vetėm jashtė vendit por edhe brėnda vėndit
    - Mungesa e njė stabiliteti politik ku pėrplasjet politike reflektohen tek tė rinjtė si njė
    pasiguri pėr jetėn dhe ė ardhmen e tyre
    - Korrupsioni i lartė gjė qė ka shkaktuar njė Sistem shėndetėsor public tė dobėt ku
    pacientėt nuk marrin kujdes tė mjaftueshėm shėndetėsor e pėr pasojė duhet tė paguajnė nėn dorė
    shuma tė mėdha pėr medikamente, shtrime nė spital, etj
    - Probleme tė Arsimit kryeisht tė lartė dhe professional ku Programet dhe Kurrikulat nuk
    janė tė njėjta me ato tė BE gjė qė shkaktojnė uljen e cilėsisė sė mėsim dhėnies dhe praktikave nė
    Universitete,
    Problemet janė tė shumta gjė qė reflektojnė vendimmarrjen pėr largim nga vėndi tė rinisė tonė.
    Sigurisht problemet e shumta nė Shqipėri thellohen edhe mė kur rinia sheh se shumica e tė
    pasurve shqiptarė, shumica e politikanėve tė majmur me rroga e pagesa dhe korrupsion,

    dėrgojnė fėmijeėt e tyre jashtė shtetit duke dhėnė shėmbullin mė tė keq qė mund tė japė njė
    politikan shqiptar por dhe njė i pasur shqiptar.
    Njė problem madhor ėshtė edhe reklamat dhe promovimet qė po bėjnė shoqatat e huaja kryesisht
    gjermane, italiane etj pėr tė thithur nė tregun e tyre tė punės, punėtorė shqiptarė tė kualifikuar ose
    jo, dhe kjo propagandė bėhet nė tv private dhe publike shqiptare, gjė qė tregon se shteti ynė nuk
    po e bėn prioritet shqetėsimin e largimit tė tė rinjve nga vėndi.
    Njė aspekt tjetėr negativ ėshtė edhe problem se shteti shqiptar nuk interesohet pėr tė rinjtė e
    atdheut qė po largohen, ėshtė se tė diplomuarit nga universitetet publike janė diplomuar me
    paratė e taksapaguesve tanė pėr pedagogėt, laboratorėt (ato qė janė), godinat e universiteteve, etj.
    Kjo ėshtė njė arsye e fortė qė institucionet e huaja dhe shoqatat e huaja qė marrin tė rinjtė tanė tė
    diplomuar duhet tė realizojnė njė kontratė me shtetin shqiptar pėr kėta tė diplomuar, kontratė e
    cila duhet tė ketė disa pika , midis tė cilave edhe kėto insitucione tė huaja duhet tė paguajnė
    shtetin shqiptar njė taksė pėr tė diplomuarit qė kanė marrė pėr nė vėndin e tyre.
    Tė rinjtė e tjerė tė diplomuar nė universitete private apo tė padiplomuar qė largohen nga vėndi
    ynė gjithashtu pėr njė jetė `mė tė mirė` (tė cilėn do ta shohin se sa e mirė do tė jetė jeta nė njė
    vėnd tė huaj ku do tė trajtohen si qytetarė tė dorės sė dytė), janė njė kontigjent i cili do tė vuajė
    mė tepėr madje njė pjesė e tyre do tė pėrfshihet nga puna e zezė, ashtu sic po ndodh edhe sot,
    sepse siē tha dikur Tereza May ( ish minister e brėndėshme nė Angli), se ``% e shqiptarėve tė
    burgosur nė Angli pėr njėsi popullate e emigruar ėshtė nga mė tė lartat se popullatat e tjera tė
    emigruara nė Angli`….. ; po kėshtu edhe nė vėndet e tjera.
    Atėhere del pyetja drejtuar shtetit shqiptar, a duhet bėrė njė Program i posaēėm pėr tė rinjtė
    shqiptarė qė tė mos largohen nga vėndi? A mundet qė Opozita, mediat private tė mos nxisin apo
    tė mos stimulojnė me debatet e tyre kundėr qeverisė, e tė mos krijojė ambjentin negative dhe
    depresiv pėr tė rinjtė shqiptarė, por pėrkundrazi, tė marrė dhe ato masa pėr tė ndihmuar vėndin
    qė rinia tė mos largohet?
    Shohim pėrditė lajme tmerruese pėr tė rinjtė se ēpo ndodh nė vėndin tonė, dhe sigurisht kėto
    lajme jo tė gjitha tė vėreta, ndikojnė pėr keq dhe tė rinjtė dun tė largohen nga sytė kėmbėt nga
    vėndi i tyre qė ėshtė ndotur e tymosur, droguar, nga individė irracionale, pėr politikanė qė duhej
    tė ishin futur 7 pashė nėn dhe pėr krimet e tyre, pėr drejtues gazetash e tv qė paguhen nga i
    paudhi tė cilėn nuk e duan Shqipėrinė dhe qė `pėr njė plesht duan tė djegin Shqipėrinė` me
    inatin e mllefin e tyre paranojak, apo si anal-istė si Lubonja me shokė qė veē vjellin vrer dhe
    fėrkojnė duart se nė Shqipėri jo ēdo gjė shkon mirė, por kjo direkt edhe pėr fajin e tyre.
    Jo.
    Shqipėria nuk ėshtė siē e pėrshkruan syri tv, gazeta telegraf, e ndonjė tjetėr, nuk ėshtė siē thotė i
    `nongratta` i cili do tė ri-krijoje` komitetet e shpėtimit` sin ė `97., nuk ėshtė Shqipėria, siē thonė
    Dinpakėt dhe ish bashkėpuntorėt e sigurimit, tė cilėt pėr tė shpėtuar vehten e tyre po e ēojnė
    Shqipėrinė nė qorrsokak.
    E po Rinia shqiptare nuk u a ka borxh grindjet dhe konfliktet e vjetra. Rinia shqiptare nuk duhet
    tė largohet nga Shqipėria nga atdheu, nga familjet e tyre. Ato duhet tė rrinė kėtu qė tė punojme e
    tė pėrmirsojmė kushtet dhe tė stabilizojmė njė demokraci tė pranueshme pėr tė gjithė.

  2. Anetarėt mė poshtė kanė falenderuar pirro2020 pėr postimin:

    Akuamarini (26-09-2022)

  3. #2
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    09-07-2020
    Postime
    133

    Pėr: Kush largohet nga Shqipėria nuk do as Familjen dhe as Atdheun

    Nje teme qe nuk do ta shohe njeri sepse tregon te verteten

  4. #3
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    26,758
    Postimet nė Bllog
    4

    Pėr: Kush largohet nga Shqipėria nuk do as Familjen dhe as Atdheun

    Turqit perdorin nje fjale: "shejtan budalla". Edhe shejtan, i djallezuar, edhe budalla. E perdorin per ata njerez qe e kane te keqen para syve, jetojne me te perdite, dhe nuk arrijne ta shohin apo kuptojne. Ne cdo vend te botes, kur njerezit largohen ne mase, ky njihet si "cmimi i keqqeverisjes se vendit". Per aq kohe sa njerezit kane sigurine e jetes te siguruar nga ligji e shteti, kane edhe mundesi shkollimi e punesimi, nuk zgjedhin te ikin por qendrojne. Ne Shqiperi mungojne te dyja. Mjafton te blesh nje gazete apo te degjosh lajmet ne televizor, dhe e kupton qe shteti shqiptar eshte nje narko-shtet, ku ligji mbron trafikantet e kriminelet dhe godet qytetarin e thjeshte. Kriminelet mbushin xhepat e tyre dhe mbushin edhe xhepat e pushtetareve te tyre, kurse qytetaret e thjeshte e gjejne veten perballe nje jete te paperballueshme nga taksimi qe ua ben jeten te paperballueshme. Vetem nje "shejtan budalla" si puna tende Pirro, ia ve fajin opozites per gjendjen e mjerrueshme te Shqiperise. Ju ka mesuar Enver Hoxha, qe fajet gjithmone nuk i ka "Pushteti Popullor", fajet i kane gjithmone "Armiqte e Popullit", te brendshem e te jashtem.

    Budallalleku kap qiellin kur Pirro i jep voten Edi Rames, i cili ne fushaten e fundit elektorale e tha troē: "Shqiptaret jane dembele, na duhet te sjellim njerez nga bangladeshi e india!". Pra vete kryeministri i vendit te tha troc qe politika qe une do te ndjek ne pushtet eshte ajo e zbrazjes se Shqiperise nga shqiptaret dhe mbushjes me emigrante nga bota. Keshtu i ka marre urdhrat edhe nga qendra e perandorise se djallit ne Davos, Zvicer. Nje urdher qe e gjen te aplikuar ne te gjitha cepat e botes ku djalli ka instaluar shejtanet e vete kryeministra.

    Halli qe na zuri o Pirro. Tani qe po na iken rinia, kush do ta paguaje pensionin e pensionisteve shqiptare qe jetojne ne Shqiperi?

    Fajin nuk e ka rinia qe iken. Gjej nje pasqyre dhe shikoje ne sy per te pare se kush e ka fajin. Ti e ke fajin o Pirro, e shume si ty, qe ia jepni voten lugatit zgjedhje pas zgjedhje. Dhe vota juaj ka konsekuenca. Jetoni tani ne vetesyrgjynim, nje jete pa femijet e niperit e mbesat prane. Kete jete zgjodhe me voten qe hodhe.

    Albo
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Albo : 27-09-2022 mė 10:38

  5. #4
    Orthodhoks Maska e ilia spiro
    Anėtarėsuar
    02-02-2009
    Postime
    3,366
    Postimet nė Bllog
    1

    Pėr: Kush largohet nga Shqipėria nuk do as Familjen dhe as Atdheun

    Citim Postuar mė parė nga pirro2020 Lexo Postimin
    Nje teme qe nuk do ta shohe njeri sepse tregon te verteten
    Aspak, kjo teme nuk e tregon te verteten, pasi kurrkush nuk iken nga vendi i vet, nese ky eshte me i lumturi ne bote. Jetojme ne nje bote globale, ku te gjithe kerkojne mire e me mire, pasi e mira nuk ka fund. Kjo nuk do te thote se nuk e duan familjen dhe atdheun.
    Gjithsesi ky eshte mendimi yt, por duhet te jetojme me kohen.
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga ilia spiro : 28-09-2022 mė 08:13
    Duaje te afermin tend si veten

  6. #5
    Ushtar i larte Maska e Neteorm
    Anėtarėsuar
    04-01-2011
    Vendndodhja
    127.0.0.1
    Mosha
    32
    Postime
    2,122
    Postimet nė Bllog
    4

    Pėr: Kush largohet nga Shqipėria nuk do as Familjen dhe as Atdheun

    Po mirė ne nuk e duam, po atdheu na do!?

Tema tė Ngjashme

  1. Pėrgjigje: 4
    Postimi i Fundit: 03-01-2022, 17:44
  2. Pėrgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 11-06-2018, 12:38
  3. Pėrgjigje: 8
    Postimi i Fundit: 13-01-2016, 13:03
  4. Kush largohet i fundit le ti ndal dritat ....
    Nga Gogi nė forumin Aktualitete shoqėrore
    Pėrgjigje: 7
    Postimi i Fundit: 17-11-2010, 21:12
  5. Kush "komandon" ne familjen tuaj?!
    Nga albunkers nė forumin Tema shoqėrore
    Pėrgjigje: 36
    Postimi i Fundit: 22-12-2007, 12:45

Ruaj Lidhjet

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •