Nӫ faqet e portaleve shqiptare tӫ disa ditӫve mӫ parӫ por kryesisht nga lajmet e Top Channel dolӫn disa konstatime nga dr. Taulant Muka pӫr kӫrkimin shkencor nӫpӫr universitete tӫ titulluar `Rektori dhe dekanët e universitetit të Tiranës “ngelin” në kërkimin shkencor, asnjë publikim serioz ` , njӫ konstatim i njohur por i pӫrsӫritur nga dr. Taulanti (Inside Story/ Rektori dhe dekanët e universitetit të Tiranës “ngelin” në kërkimin shkencor, asnjë publikim serioz - Top Channel (top-channel.tv)).
Kӫrkimi Shkencor nӫ Universitete ӫshtӫ e vӫrtetӫ qӫ çalon dhe ka pak publikime shkencore nӫ revistat pӫrkatӫse shkencore me `Impakt Factor`. Ministria e Arsimit dhe Sporteve pӫrsa i pӫrket publikimit me impact Faktor ose ndryshe `H- index` u kӫrkon aplikantӫve pӫr titull si Doktoraturӫ, Professor i Associuar, dhe Professor, tӫ botojnӫ artikujt e tyre shkencore nӫ Scopus apo `Web of Science`. Kjo ӫshtӫ vetӫm njӫra anӫ e problemit.
Problemet mӫ tӫ mӫdha tӫ realizimit tӫ punimeve shkencore nuk janӫ mungesa e dӫshirӫs pӫr tӫ realizuar artikuj shkencore me impakt factor apo H-Index. Problemet qӫndrojnӫ nӫ disa aspekte tӫ punӫs nӫ Universitetet tona publike dhe private.
Nӫ publikim dolӫn disa pӫrfundime jo tӫ kӫnaqӫshme ndoshta edhe tӫ kӫija pӫr Universitetin e Tiranës i cili ӫshtӫ Universiteti mӫ i vjetӫr dhe qӫ ka mӫ shumӫ Pedogaogӫ me tituj shkencorӫ dhe me infrastrukturӫn mӫ tӫ mirӫ pӫrkatӫse. Sidooqoftӫ ai renditet dobët edhe krahasuar me fqinjët tanë modestë të rajonit. Më konkretisht Universiteti i Prishtinës numëron 2464 publikime me një faktor impakti 52, universiteti i Shkupit numëron 6648 publikime me faktor impakti 93, ndërsa universiteti i Beogradit është shumë larg me plot 74.725.
Po tӫ shohӫsh rezultatet e Rankimit ndӫrkombӫtar tӫ vitit 2021 dhe 2022, Universitetet shqiptare publike dhe private zӫnӫ vӫndet e fundit pӫrkatӫsisht:
ranking Ӫorld Rank
University
Det.
Impact Rank*
Openness Rank*
Excellence Rank*

1 3878 University of Tirana / Universiteti i Tiranës
2108 7521 4234
2 4486 Agricultural University of Tirana / Universiteti Bujqësor i Tiranës
11716 3690 4174
3 4698 Epoka University / Universiteti Epoka
7755 4597 5112
4 5721 University of Vlora / Universiteti “Ismail Qemali”
14467 7521 4336
5 5875 Polytechnic University of Tirana / Universiteti Politeknik i Tiranës
11547 7521 5071
6 6045 Università Nostra Signora del Buon Consiglio Tirana / Universiteti Katolik Zoja e Këshillit të Mirë
15429 7521 4624
7 6048 University Europian i Tiranes / Universiteti Europian i Tiranës
10323 5836 6079
8 6186 University of Medicine Tirana / Universiteti i Mjekësisë Tiranë
15788 7521 4738
9 6274 University Aleksandër Moisiu Durres / Universiteti “Aleksandër Moisiu” Durres
13386 7521 5206
10 6692 University Aleksander Xhuvani Elbasan / Universiteti “Aleksandër Xhuvani” Elbasan
15893 7521 5206
11 7038 Albanian University (University Ufo Dental) / Universiteti Privat Albanian University
12251 7521 5870
12 8391 (1) EPITECH Albania
4608 7521 7216
13 9314 Academy of Sports and Physical Education Vojo Kushi / Universiteti i Sporteve të Tiranës
13686 7521 6372
14 10525 University of Neӫ York Tirana / Universiteti i Neӫ York-ut në Tiranë

(https://ӫӫӫ.ӫebometrics.info/en/europe/albania). Shkaqet janӫ tӫ shumta dhe po reshtoj vetӫm disa:
- Rroga e ulӫt e Pedagogӫve mӫ pak se 700 euro nӫ muaj pӫr shumicӫn e tyre.
- Pedagogӫt e kӫrkojnӫ titullin akademik pӫr tӫ rritur rrogӫn dhe pӫr tӫ mbijetuar dhe jo si nӫ vӫndet e tjera si SHBA, BE, Angli, Kanada, qӫ titulli kӫrkohet thjesht pӫr shkencӫ e jo pӫr rrogӫ
- Mungesa nӫ Universitete e laboratorӫve pӫrkatӫs
- Mungesa e investimeve pӫr punimet shkencore nga shteti. Pedagogӫt pӫr tӫ botuar njӫ artikull shkencor me impact factor nӫ `Scopus` ose `Web of Science` duhet tӫ paguajnӫ nga paga mujore shuma prej 2000 Euro-5000 Euro, pra dy fishin e rrogӫs mujore
- Mungesa e infrastrukturӫs pӫr tӫ bӫrӫ kӫrkim shkencor nӫ Universitetet publike por edhe ato private
- Vӫrehet njӫ paradoks qӫ tregon qartӫ mungesӫn e pӫrkrahjes nga shteti tӫ punimeve shkencore. Njӫ pedagog i shquar si Prof. Adnan Kastrati nӫ Shqipӫri ishte i shkӫlyer por merrte rrogӫ tӫ vogӫl dhe kishte artikuj shkencorӫ tӫ pakӫt me impact nӫ atӫ kohӫ. Sot nӫ Gjermani ai ӫshtӫ professor i degjuar nӫ shkencӫn mjekӫsore. Pӫrse? Shihet qartӫ paradoksi i mungesӫ sӫ investimeve nӫ Universitete, pӫrkrahjes financiare, laboratorike, kushteve tӫ punӫs dhe asistencӫs sӫ kӫtyre pedagogӫve pӫr tӫ realizuar kӫrkimet shkencore. Sot nӫ Shqipӫri kemi njӫ ose disa profesorӫ qӫ kanӫ punime tӫ shkӫlqyera shkencore nӫ Scopus dhe nӫ Web of Science si Prof.Edvin Prifti qӫ gjykata i hoqi pӫr dy vjet tӫ drejtӫn e profesionit, me akuza tӫ stisura, dhe Prof. Petraq Papajorgji i cili duke qӫnӫ pensionist mezi e mbajnӫ nӫ Universitet duke i dhӫnӫ njӫ rrogӫ mizerabӫl me pretekstin se ai merr edhe pension.
- Nӫ Udhӫzimet e MAS i u kӫrkohet Pedagogӫve tӫ kӫrkojnӫ ose punӫn shkencore nӫ Universitet ose mӫsimdhӫnien. 90% e pedagogӫve kӫrkojnӫ mӫsim dhӫnien. Pӫrse? Sepse nuk ka pӫrkrahje qoftӫ financiare qoftӫ akomoduese pӫr profilin kӫrkimor shkencor.
- Nӫ Universitetet shqiptare sispas ligjit tӫ vitit 2015, nuk specifikohen qӫ pedagogӫt duhet tӫ zgjidhen me intervista dhe se tӫ bӫhesh pedagog nӫ Universitet duhet tӫ kesh minimumi tӫ paktӫn 5 vite punӫ sipas profilit pӫrkatӫs.
- Nӫ Universitetet shqiptare Fakultetet nuk janӫ tӫ profilizuara por njӫ Fakultet mund tӫ ketӫ Departamente qӫ nuk kanӫ lifdhje me Emertimin e Fakultetit.
- Nӫ Universitetet Shqiptare Drejtuesit e Departamenteve jo tӫ gjithӫ janӫ tӫ Profilit sipas Programit dhe Kurrikulӫs qӫ zbatohet . Pse/ sepse Ligji nuk e specifikon qartӫ; p.sh., nӫ njӫ department t inxhinjerisӫ sipas ligjit mund tӫ zgjidhet edhe njӫ person me titul por jo i profilit. Ligji nuk e pengon sepse nuk shprehet. Disa lӫndӫ tӫ programit, nuk janӫ tӫ domosdoshme por nӫ Fakultete futen me qӫllim pӫr tӫ futur nӫ punӫ ndonjӫ peddagog mik ose fukara ose pӫr ti bӫrӫ ndere.
- Akuzat se Rektorӫt dhe Dekanӫt kanӫ pak punime shkencore ӫshtӫ pjesӫrisht e vӫrtetӫ, por sipas ligjit ata duhet tӫ merren me punӫ administrative dhe mӫ pak mӫsim dhӫnie dhe aspak me punӫ shkencore, ose vendosin emrat nӫ partikujt e tӫ tjerӫve..
- Programet dhe Kurrikulat nuk janӫ tӫ gjitha tӫ njӫjta me ato tӫ universiteteve tӫ BE, SHBA, Angli, Kanada dhe nӫ disa raste kanӫ dallime thelbӫsore gjӫ qӫ e bӫn tӫ pamundur edhe transfertat dhe tӫ lehta pr tӫ gjetur treg pune.
- Zgjedhjet nӫ Universitetet publike bӫhen njӫlloj si zgjedhjet politike, kurse nӫ Privatet bӫhen sipas qejfit tӫ pronarit.
Problemet janӫ tӫ shumta nӫ Universitetet publike dhe private por e rӫndӫsishme ӫshtӫ jo vetӫm kritika alla Taulant Muka, sepse edhe vetӫ Taulanti nuk ӫshtӫ Ufo tӫ na paraqesӫ difektet e sistemit ex cathedra, por Taulanti ka tӫ drejtӫ se disa drejtues universitetesh dhe Fakultetesh kanӫ qӫ nga vitet `90 e kӫtej qӫ mbetӫn drejtues o Rektorӫ ose Dekanӫ, duke dӫmtuar dhe korruptuar rӫndӫ sistemin universitar.
Sӫ fundmi mendoj se qeveria duhet tӫ realizojӫ disa nisma qӫ tӫ prmirӫsojӫ gjӫndjen si p.sh.
- Rritjen cilӫsore tӫ e rrogӫs sӫ pedagogӫve
- Vendosjen e klausolave pӫr tu bӫrӫ pedagog universiteti
- Rritjen e investimeve dhe pӫrkrahjen e kӫrkimit shkencor nӫ Universitete
- Pӫrmirӫsimin e ligjit
- Kӫrkesӫn pӫr tӫ pӫrfshirӫ revistat shkencore universitre shqiptare nӫ Scopus dhe pranimin artikujve ne Revistave shqiptare si artikuj cilӫsorӫ
- Lehtӫsira financiare dhe pӫrkrahje financiare dhe akomoduese pӫr Pedaagogӫt qӫmeren me kӫrkim shkencor.

Prof. Dr. Pirro Prifti

priftipirro2017@gmail.com