Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 7
  1. #1
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,348
    Postimet në Bllog
    17

    Rama si vasal i Erdoganit, godet shkollat turke të gylenistëve në Shqipëri

    Emri:  rama-erdogan-lac-gylenist.jpg

Shikime: 661

Madhësia:  44.4 KB

    Ministrja e Arsimit Evis Kushi ka arsyetuar sot vendimin e Këshillit të Ministrave për mbylljen e kolegjit të vajzave të lëvizjes guleniste me disa alibi teknike që nuk kanë bindur askënd. Por pavarësisht nga “shkeljet e legjislacionit” dhe ndryshimi i vendodhjes që pretendon zonja Kushi, nuk është e vështirë të kuptohet se si heqja e liçencës së shkollës së mesme Mehmet Akif po ashtu edhe vënia e drynit për kopshtin Turgut Ozal që u bënë në të njëjtën kohë janë shenja të presionit të vazhdueshëm që Ankaraja po ushtron mbi Edi Ramën. E njëjta skeën u riprodhua edhe dy vite më parë pikërisht në shtator kur qeveria vendosi mbylljen e veprimtarisë së medresesë “Hafiz Abdullah Zëmblaku” në Korçë (e hapur në vitin 2002), medresesë “Ali Korça” në Kavajë (e hapur në vitin 1996) dhe të “Memorial International School of Tirana (MIST)” “të lidhura me strukturat e organizatës terroriste FETO në Shqipëri”, siç joftonte në atë kohë agjensia turke e lajmeve Anadolu Agency (AA).

    Sulmi ndaj shkollave gyleniste atëhere u ndërmor menjëherë sapo ish ministrja Besa Shahini kishte shpallur largimin dhe para se kryeministri te vizitonte Turqinë. Tani thuhet se ultimatumi është i llojit tjetër. Erdogani i ka dhënë ultimatum Edi Ramës se do të ndërpresë marëdhëniet përfundimisht nëse nuk zhduken nga skena biznesmenët e mëdhenj të lidhur me rrjetin Gylen, nëse nuk shkarkohet kreu i Komunitetit Musliman shqiptar dhe nëse nuk do të ketë mbyllje thelbësore të shkollave.

    Prej kohësh në mjediste politike të Tiranës janë hapur fjalë se Erdogani është mërzitur me hapar prej breshke të kryeministrit toonë në luftën e përbashkët kundër gylenistëve dhe kjo është një nga arsyet që ai nuk ka ardhur në Tiranë për të përuruar Xhaminë e madhe. Presidenti turk e deklaroi edhe publikisht gjatë vizitës pompoze të Ramës në janar 2021 se qëllimi i të dyve është shfarrosja e atyre që ai i ka bërë përgjegjës për grushin e shtetit të korrikut 2016. “Një nga pikat kryesore të axhendës së takimeve tona ishte bashkëpunimi ynë në luftën kundër terrorizmit. Ne bashkë me autoritetet shqiptare dakordohemi që organizata terroriste e FETO-s përbën një kërcënim për të dy vendet. Ne nuk do të lejojmë që FETO të helmojë marrëdhëniet mes dy vendeve”, tha raisi turk. Kjo kërkesë e Turqisë kundër aktivistëve dhe besimtarëve që ajo e njeh si organizata FETO, nuk është e re për Tiranën zyrtare.

    Edhe ministri i jashtëm turk edhe homologu i tij i brendëshëm kanë kërkuar me insistim dorëzimin e atyre që bota perendimore nuk i njeh si terroristë, nuk pranon tia dorëzojë Turqisë, madje i jep edhe strehim politik. Në shkurt të 2020, gjatë një vizite në Tiranë, shefi i diplomacisë Mevlut Cavusoglu, deklaroi në një konferencë të përbashkët për shtyp me ministrin në detyrë Gent Cakaj, se qeveria shqiptare “ka ndërmarrë disa hapa”. Duke folur në përgjithësi për atë që qeveria e presidentit Erdogan i referohet si një organizatë terroriste, Cavusoglu tha: “Ka ende shumë anëtarë të FETO në Shqipëri. Ne nuk duam që Shqipëria të jetë parajsë për FETO-t. Shqipëria ka ndërmarrë disa hapa, por më shumë hapa duhet të ndërmerren,” deklaroi ai krahas Gent Cakajt.

    Në fakt, me të vërtetë, ndryshe nga shume vende demokratike Shqipëria i ka marrë disa hapa për dorëzimin e gylenistëve dhe bizneseve të tyre. Policia dhe prokuroria kanë ushtruar presion maksimal mbi kolegjet turke për të realizuar shitjen e tyre. Disa herë nxënësit e këtyre shkollave janë befasuar brutalisht nga hyrja e beftë dhe arrogante e forcave policore në mjediset mësimore. Kulmi arriti me ekstradimin e paligjshëm të mësuesit Harun Çelik në janar 2020.

    Një raport i zyrës së Komisionerit të Lartë për të Drejtat e Njeriut në OKB, në Maj 2020, e fshikullonte edhe Shqipërinë për atë që mund të cilësohet një praktikë e vazhdueshme e ekstradimeve apo dëbimeve të detyrueshme të shtetasve turq nga vende të ndryshme, drejt Turqisë.

    Raporti bënte me dije se: “Deri më sot, të paktën 100 individë të dyshuar si të përfshirë në lidhje me lëvizjen Hizmet/Gulen kanë qenë subjekt i arrestimeve arbitare, largimeve të detyruara dhe torturave, si pjesë e veprimeve të fshehta të organizuara apo asistuara nga qeveria turke në koordinim me autoritetet në Afghanistan, Shqipëri, Azerbajxhaan, Kamboxhia, Gabon, Kosovë, Kazakistan, Liban dhe Pakistan, mes të tjerësh”.

    Ekstremi teti i veprimeve të fundit ka një sfond të caktuar. Ai vjen pasi Rama e ka quajtur Erdoganin vëlla, pasi e ka shpallur Turqinë aleat strategjik, pasi ka kërcyer në dasmën e vajzës së sulltanit të ri otoman, pas i ka shkuar pas në votimin “antiamerikan” për mosnjohjen e Jeruzalemit si kryeqytet i Izraelit, pasi ka refuzuar të votojë në Këshillin e Evropës kundër persekutimit të filantropit Osman Kavalla nga regjimi turk, pasi ka deportuar në kundërshtim me ligjin opozitarët e Erdoganit që kërkuan azil në Shqipëri, pasi ka ngritur në Tiranë një memorial për viktimat e grushtit të shtetit.

    Kryeministri është rreshtuar prej kohësh me presidentin turk në konfliktin që e ndan atë me vëllain armik, Fetullah Gylen. I futuar në maj 2018, në studion e Ilva Tares, Edi Rama i ka koonsideruar gylenistët një rrjet të rrezikshëm të cilët Shqipëria i mban nën vëzhgim. I pyetur drejtpërdrejt për “rrjetin FETO” ai e ka quajtur atë një organizëm që tentoi përmbysjen e një pushteti të zgjedhur, me rrugën e dhunës dhe të armëve. Ai e etiketoi atë “një rrjet i rrezikshëm” dhe shtoi se shteti shqiptar i mban ata në vëzhgim.

    Por, problemi është se përpos akuzave të Erdoganit, Gyleni i ka mohuar me këmbëngulje aludimet për implikimin e njerëzve të tij në grushtin e shtetit, ku mbetën të vdekur 250 qytetarë. Të njëjtin qëndrim e ka mbajtur deri më tani edhe SHBA dhe BE, të cilët nuk i kanë quajtur të besueshme përfundimet e një regjimi aspak demokratik si ai që mbretëron në Ankara.

    Por, pa pyetur për to, Rama ka marë i vendosur anën e së vërtetës së Erdoganit. Dhe atë që dikur e bënte me fjalë, tani, kur presioni i autokratit turk rrezikonte të shndërrohej në kërcënim, ai ka vendosur ta vërë në jetë edhe me vepra, pa pyetur për opinionin ndërkombëtar dhe ligjet shqiptare.

    Lapsi

  2. #2
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,348
    Postimet në Bllog
    17

    Për: Rama si vasal i Erdoganit, godet shkollat turke të gylenistëve në Shqipëri

    Mbyllja e kolegjit privat turk/ Ministrja Kushi: Nuk plotësonte kriteret ligjore

    Emri:  evis-kushi-mbyllja-e-kopshtit-privat-turk.jpg

Shikime: 80

Madhësia:  44.0 KB

    Pas vendimit për mbylljen e kolegjit privat turk ‘Mehmet Akif’, ka ardhur reagimi i Ministres së Arsimit. Kushi ka sqaruar arsyet dhe shkaqet e marrjes së këtij vendimi. Ministria e Arsimit thotë se ky vendim ka ardhur si rezultat i konstatimit të një sërë shkeljeve të legjislacionit në fuqi nga zotëruesit e licensës në fjalë. Ajo ka hedhur poshtë të gjitha spekulimet se vendimi lidhje me kërkesën e Erdogan për dëbimin e ‘gylenistëve’.

    Sipas Kushit, ministria do të transferojë nxënësit në shkolla që përmbushin kriteret dhe standartet e funksionimit.

    NJOFTIMI I MINISTRES:
    Nisur nga interesimi dhe spekullimet në lidhje me shkaqet që çuan në heqjen e licencës dhe mbylljen e shkollës jopublike “Mehmet Akif Ersoy”, sqarojmë se ky vendim është rezultat i konstatimit nga Ministria e Arsimit dhe Sportit të një sërë shkeljeve të legjislacionit në fuqi nga zotëruesit e licencës në fjalë.
    1. Kanë filluar procesin mësimor 2022-2023 në një vendndodhje dhe mjedise të tjera. Ato nuk janë miratuar nga MAS, pra pa certifikimin ligjor përkatës të standardeve të godinës.
    2. Nuk i kanë plotësuar më tej kriteret ligjore edhe pse nga ana MAS është kryer dy herë verifikimi i tyre.
    3. Në kushtet e ushtrimit të veprimtarisë jashtë kritereve përkatëse licenca duhet të revokohet.
    Ministria e Arsimit dhe Sportit në çdo rast ka përgjegjësinë për garantimin e standardeve, sigurisë dhe mirëqenies së nxënësve. Prandaj, në respekt të ligjit dhe në mbështetje të 160 nxënësve dhe të familjeve të tyre, do të marrë të gjitha masat e nevojshme për të transferuar nxënësit në shkolla që përmbushin kriteret dhe standardet e funksionimit.

    Ndërkohë Ministria e Arsimit dhe Sportit nënvizon se revokimi i licencës në fjalë nuk ka asnjë lidhje me spekullimet e ndryshme rreth shkaqeve të këtij vendimi. Gjithashtu, Ministria e Arsimit dhe Sportit sqaron të gjithë të interesuarit për këtë çështje, se në këtë fillimviti shkollor nuk janë vënë re raste të tjera shkeljesh të së njëjtës natyrë dhe kriteret e standardet ligjore janë të përmbushura për të gjithë nxënësit e tjerë të shkollave jopublike.

    Çfarë ka ndodhur me shkollat e Turgut Ozal:
    Katër ditë më parë kopshti jopublik “Zübeyde Hanım”, pjesë e shkollave Turgut Ozal njoftoi se do të mbyllej. Kërkesa për mbylljen e tij buronte nga Ministria e Arsimit. Ndërkohë me anë të një VKM-je (Vendim i Këshillit të Ministrave) është vendosur dhe mbyllja e kolegjit privat turk “Mehmet Akif Ersoy”.

    Kujtojmë se mbyllja e insititucioneve arsimore të themeluar nga organizata e Gylen ka qenë edhe kërkesë e Erdogan ndaj qeverisë.

    Lapsi

  3. #3
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,348
    Postimet në Bllog
    17

    Për: Rama si vasal i Erdoganit, godet shkollat turke të gylenistëve në Shqipëri

    VOA: Hije dyshimi për mbylljen e institucioneve arsimore turke në Shqipëri

    Emri:  auto_mehmet1663950996.jpg

Shikime: 79

Madhësia:  31.3 KB

    Në Shqipëri kolegji turk Mehmet Akif, një istitucion arsimor jopublik dhe kopështi për fëmijë “Zübeyde Hanım”, pjesë e “Turgut Ozal Education”, reaguan sot ndaj vendimit të autoriteteve për mbylljen e aktivitetit të tyre. Ata pretendojnë se vendimi është i padrejtë.

    Ministria e Arsimit, tha sot, për rastin e kolegjit Mehmet Akif, se shkak ishte bërë fillimi i procesit mësimor në një mjedis të pamiratuar më parë prej saj. Kolegji Mehmet Akif është pjesë e fondacionit Gulistan, i lidhur me klerikun turk Fetullah Gulen. Masa e autoriteteve shqiptare ngre dyshime se pas saj qëndron kërkesa e përsëritur e president turk për të mbyllur të gjitha aktivitetet e financuara nga Gylen në Shqipëri.

    Nxënëset e Kolegjit turk "Mehmet Akif" protestuan sot në oborrin e shkollës, pasi një ditë më parë qeveria vendosi mbylljen e saj, pak ditë pas fillimit të sezonit të ri. Atyre, iu bashkuan mësuesit por dhe prindër të ndryshëm, ndërsa ato rreshtuan medaljet dhe vlerësimet e marra nga autoritetet, për rezultatet e larta. Kolegji ushtron veprimtarinë e tij që prej fillimit të viteve ’90 në Shqipëri.

    Në një shpjegim për vendimin, ministrja e Arsimit Evis Kushi, vuri në dukje se Kolegji ka nisur procesin mësimor në një vendndodhje dhe mjedise të reja, të pamiratuara nga Ministria dhe se kriteret ligjore nuk janë plotësuar edhe pse është kryer dy herë verifikimi i tyre.

    Por drejtori Mustafa Ertekin dha një version të ndryshëm. Sipas tij komunikimi me ministrinë ka nisur që prej më shumë se tre muajsh dhe vërejtjet kanë qenë, në një rast për pozicionin e dërrasës, që kishte rezultuar i papërshtatshëm me këndin e dritës, dhe në një rast tjetër për palestrën. Sipas tij të dyja vërejtjet janë marrë në konsideratë. Ai u shpreh i habitur me vendimin: “Në këto momente nuk mund të bind dot as nxënësit, as prindërit dhe as punonjësit se këto janë kushte për të mbyllur një institucion”

    Kolegji është pjesë e fondacionit "Gulistan", i lidhur me klerikun turk Fetullah Gulen, i shpallur nga autoritetet turke si organizator i grushtit të dështuar të shtetit në korrik të vitit 2016. Që prej asaj kohe, në mënyrë të përsëritur Ankaraja ka kërkuar mbylljen e aktiviteteve të financuara nga Guleni, apo organizata Feto.

    Kjo kërkesë ishte një refren i deklarimeve publike të presidentit turk Recep Taiyyp Erdogan dhe gjatë vizitës së tij në Tiranë në muajin janar të këtij viti. Madje dhe në fjalën e tij në parlament ai bëri një paralajmërim të hapur, kur tha se kjo çështje shihet si “parakusht i vëllazërisë, miqësisë dhe partneritetit strategjik” mes dy vendeve.

    Ministria e Arsimit hodhi poshtë dyshimet e forta se pas vendimit të saj qëndronte pikërisht këmbëngulja e Turqisë. Po ashtu dhe kryeministri Edi Rama, në një postim në Twitter, u shpreh se nuk ka vend për teori konspirative dhe se qëllimi i vetëm ka qenë “zbatimi i barabartë i ligjit në rastin e heqjes së një liçence shkolle si plot të tjera më pare”.

    Me të njejtën, arsye, atë të mosmiratimit të ndryshimit të vendndodhjes, që prej javës së shkuar është njoftuar dhe mbyllja e aktivitetit të kopshtit për fëmijë “Zybeide Hanim”, pjesë e Turgut Ozal Education. Por në këtë rast, kopështi ndodhet në godinën aktuale që prej vitit 2004, dhe sipas drejtuesve të tij, por dhe avokatit Isuf Shehu, në atë kohë, miratimi i vendndodhjes nuk ishte kërkesë ligjore. Ata shpjeguan se në zbatim të rekomandimeve të inspektimit, kishin paraqitur megjithatë kërkesë në muajin shkurt të këtij viti për miratimin e vendndodhjes, dhe se përgjigja kishte ardhur vetëm javën e shkuar, pas 7 muajsh, ku kërkesa refuzohej, pasi mungonte akti higjieno sanitar.

    “Rrethanat na bëjnë të besojmë se jemi sjellë përballë një fakti të tillë nisur nga situata jashtë sferës së zbatimit të ligjit, të cilat nuk lidhen me arsimin”, deklaroi sot Gentiana Burimi, drejtoreshë e kopështit për fëmijë.

    Turgut Ozal Education, ka qenë po ashtu pjesë e financimeve të Gulenit, por prej disa vitesh ka ndërruar zyrtarisht pronarë, duke i kaluar një kompanie me bazë në Hollandë e zotëruar megjithatë nga disa shtetas po turq.

    VOA

  4. #4
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,348
    Postimet në Bllog
    17

    Për: Rama si vasal i Erdoganit, godet shkollat turke të gylenistëve në Shqipëri

    Avokati i 'Mehmet Akif Ersoy’: Të gjitha hapat janë ligjore! Ramës nuk i intereson nëse mbyllet një shkollë

    I ftuar në Edicionin e Pasdites në SYRI TV me Armela Ferkon, avokati i institucionin arsimor 'Mehmet Akif Ersoy', Isuf Shehu ka folur për mbylljen e aktivitetit të kësaj shkolle dhe kopshi nga qeveria e Edi Ramës.

    Shehu ka theksuar se institucioni ka përgatitur një mbrojtje të plotë dhe se të gjitha hapat e ndjekura nga janë ligjore nga ana e shkollës.

    Sipas avokatit, Rama nuk e ka parë dhe nuk e ka analizuar në detaje të gjitha këto problematika, por për atë pak rëndësi ka se mbyllet një shkollë.

    Shehu: Ne kemi përgatitur një mbrojtje të plotë për këtë problem. Të gjitha ato që thotë kryeministri Edi Rama janë të shpejguara dhe të miratuara nga institucionet përkatëse dhe kam përshtypjen se kryeministri ndryshe nga ne nuk është në dijeni të të gjitha këtyre të dhënave. Nuk e ka parë dhe nuk e ka analizuar në detaje të gjitha këto problematika. Për atë pak rëndësi ka se mbyllet një shkollë. Për prindërit dhe nxënësit që kanë studiuar më parë në këtë shkollë kjo është një gjë shumë herë më shumë se një shkollë, është historia e tyre është jeta e tyre është vetëmohimi i tyre dhe në fund është ajo që ata mendojnë besojnë dhe gjykojnë.

    Të gjitha hapat janë ligjore. Shtysa se përse ka vepruar kryeministri në këtë mënyrë ne në këtë pikë nuk e identifikojmë dot. Objekti i gjithë këtij veprimi është ligjshëmria dhe kundërligjshmëria.

    Syri

  5. #5
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,348
    Postimet në Bllog
    17

    Për: Rama si vasal i Erdoganit, godet shkollat turke të gylenistëve në Shqipëri

    Mbyllja e shkollës ‘Mehmet Akif’, Rama thotë se urdhrin nuk e ka dhënë Erdogani

    Emri:  auto_auto_d0743f96-f7ca-40e4-ac93-54f14c373d8816638601701663936870.jpg

Shikime: 77

Madhësia:  45.4 KB

    Pas mbylljes së Shkollës ‘Mehmet Akif’ me urdhër qeverie, ka reaguar edhe Edi Rama.

    Ky i fundit, duke dashur të justifikojë vendimin, shkruan se shkolla është mbyllur për shkak se ka ndryshuar godinën pa njoftuar.

    Rama thotë se, nuk është e vërtetë që shkolla është mbyllur pas urdhrit të Erdogan.

    ‘Pas çdo vendimi kërkohet një qëllim tjetër nga i vërteti dhe bombardohet publiku me lajme të rreme e me teori konspiracioni! S’ka asgjë të tillë dhe asnjë qëllim tjetër përveç zbatimit të barabartë të ligjit në rastin e heqjes së një licence shkolle si plot të tjera më parë.

    Të shesësh godinën ku ke lejen e aktivitetit shkollor dhe të hapësh aktivitetin diku tjetër, pa marrë lejen sipas ligjit, pa plotësuar kriteret e pa përmbushur standardet e kërkuara ligjërisht, është një shkelje për të cilën ligji parashikon heqjen e licencës.

    Përdorimi i fëmijëve pastaj për të fshehur fajin karshi ligjit, prindërve dhe vetë nxënësve, duke luajtur rolin e viktimës së qeverisë, kur në fakt je verifikuar jo një po dy herë në shkelje, tregon ndërgjegje të ulët në raport me misionin e lartë të një vatre edukimi’, shkruan Rama në Twitter.

    Gjatë mëngjesit të sotëm, edhe ministrja e tij e Arsimit, Evis Kushi shkruante se shkolla u mbyll pasi nuk i kanë plotësuar më tej kriteret ligjore edhe pse nga ana MAS është kryer dy herë verifikimi i tyre.

    Syri

  6. #6
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,348
    Postimet në Bllog
    17

    Për: Rama si vasal i Erdoganit, godet shkollat turke të gylenistëve në Shqipëri

    Mbyllja e kolegjit turk, Berisha: Rama zbaton verbërisht urdhrat e Erdogan

    Kreu i PD-së, Sali Berisha, ka dalë në një deklaratë për mediat lidhur me urdhrin e qeverisë për mbylljen e kolegjit turk “Mehmet Akif”.

    Deklarata e plotë e Berishës

    Sot dua të dënoj edhe njëherë me ashpërsinë më të madhe qëndrimin cinik, të ulët të Edi Ramës ndaj arsimit privat në Shqipëri. Ky vasal i shpifur i Erdogan, i Presidentit të Turqisë që e konsideron Shqipërinë si një vend ku mund të urdhërojë hapje e mbyllje shkollash e xhamishë ka urdhëruar mbylljen e një kolegji me parametrat më të mirë hde një histori 26-vjeçare në Shqipëri, kolegjit Mehmet Akif.

    Në traditën e tij morale, gënjeshtra, Rama u tha shqiptarëve se shkaku i mbylljes ishte se miku i tij, me avionin e të cilit e ka si taksi, ka blerë godinën. Gënjestar i lindur, i shpifur. Të na thotë pak kopshtit me 255 nxënës, të gjithë të afërt me moshën e djalit të tij, çfarë kishe me kopështin që mbylle? A mundet një kryeministër të bëjë betejë me 255 parashkollorë? A e di ky njeri se ata vogëlushë ditën pas çerdhes familjare e kalonin në këtë çerdhe me njeri-tjetrin, mësonin, këndonin, recitonin, mësonin gjuhë, mbështesnin njeri tjetrin, festonin ditëlindje së bashku, gëzonin me njeri-tjetrin, prisnin të nesërmen për të shkuar me kënaqësi në kopësht.

    Ky është gënjeshtar i lindur që për të zbatuar urdhrat e verbra të Presidentit të Turqisë, shkel çdo kod etik dhe moral në vendin e tij. U bëj thirrje gjimnazistëve të Tiranës të bashkohen me nxënësit e kolegjit Mehmet Akif. U bëj thirrje qytetarëve të Tiranës të mbështesin protestën e tyre sepse kjo përbën një shkelje flagrante të lirisë së shkollimit në këtë vend. Ky është një vendim i marrë jashtë Shqipërisë, një vendim i turpshëm, një vendim që ka në bazë lidhje jashtëzakonisht të sëmura dhe të dyshimta.

    E dënoj me forcën më të madhe këtë vendim anti-demokratik dhe anti- shqiptar të një njeriu, që e kam të lehtë të them që është i kapur nga Sinan Idrizi. Solidariteti im i plotë me studentët, por edhe vogëlushët e kopshtit, viktima të një gënjestari që s’ka moral.

    Koha Jone
    "Babai i shtetit është Ismail "Qemali", e zbuloi Edvin shkencëtari!"

  7. #7
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,348
    Postimet në Bllog
    17

    Për: Rama si vasal i Erdoganit, godet shkollat turke të gylenistëve në Shqipëri

    Xhaçka merr falenderime në Turqi për mbylljen e shkollës në Tiranë

    Emri:  Collages7-2048x1152.jpg

Shikime: 58

Madhësia:  47.1 KB

    Pas mbylljes së kolegjit turk Mehmet Akif, një institucion arsimor jopublik dhe kopshtit për fëmijë “Zübeyde Hanım”, pjesë e “Turgut Ozal Education”, Ministrja e Jashtme, Olta Xhaçka mori falenderime në Turqi për vendimin e qeverisë shqiptare.

    Vlerësimet iu dhanë në konferencën e përbashkët me Ministrin e Jashtëm të Turqisë, Mevlut Çavushoglu të martën. Mbylljen e shkollës ai e lidhi me organizatën FETO, që për Turqinë është një strukturë terroriste.

    “Ka disa zhvillime në lidhje me shkollat e FETO-s. Por këtë ne ia themi gjithmonë Shqipërisë vëllazërore. FETO nuk është vetëm një kërcënim për ne, është një kërcënim për çdo vend ku ndodhet. Çdo shtet është gjithashtu një inteligjencë, një vend tjetër i tretë e përdor këtë FETO, e përdor kundër nesh, e përdor kundër Shqipërisë. Ndërsa ju po luftoni kundër FETO-s, cilido shtet që ju ndërhyn apo ju sugjeron, dijeni se edhe ai vend është me FETO dhe kundër jush.” tha ai.

    Në konferencë, Çavushoglu tha se dorëzoi një listë të re me emrat e gylenistëve që duhen ekstraduar nga Shqipëria.

    Listat me emra kanë qarkulluar prej vitesh nga njëri vend tek tjetri, por asnjëherë nuk janë bërë publike. Kësaj radhe bëhet fjalë për një rinovim të informacionit, siç u shpreh Çavushoglu.

    “Sot, ne ndamë informacionin e nevojshëm në lidhje me ekstradimin e disa njerëzve [gylenistëve] në Turqi,” tha Çavushoglu, ndërsa vlerësoi mbylljen e kolegjit Mehmet Akif Ersoy. Duke theksuar se lufta ndaj FETO është gjithashtu e rëndësishme për sigurinë e Shqipërisë, Çavuşoğlu tha se

    “Janë ndërmarrë disa hapa të rëndësishëm. Sot kemi ndarë informacionin e nevojshëm për ekstradimin e disa personave në Turqi”.

    Çavushoglu la të kuptohet se ishte në dijeni të detajeve konkrete të procedurave të ekstradimit, ndërsa përmendi rastin e një mashtruesi turk të kriptomonedhave, që u arrestua në Shqipëri.

    Bëhet fjalë për Faruk Fatih Özer, themeluesi të të kriptomonedhave Thodex, që po gjykohet në Shqipëri.

    “Sot u mbajt seanca e katërt dhe seanca e pestë do të jetë në datën 10 nëntor. Me përfundimin e këtij procesi ligjor edhe ky person do të transferohet në vendin tonë. Ne presim kthimin e tij. Sepse ai është një mashtrues që ka mashtruar shumë qytetarë tanë.” tha Çavushoglu.

    Në Tiranë, nuk është pranuar asnjëherë që kolegji turk dhe një kopsht u mbyllën për të përmbushur kërkesat e Turqisë.

    Rama tha se nuk ka “asnjë qëllim tjetër përveç zbatimit të barabartë të ligjit në rastin e heqjes së një licence shkolle si plot të tjera më parë”.

    Më 22 shtator, Këshilli i Ministrave i Shqipërisë vendosi mbylljen e veprimtarisë së institucionit arsimor privat parauniversitar kolegjit “Mehmet Akif Ersoy”, pjesë e Fondacionit Gülistan.

    Më herët ishte mbyllur edhe kopshti “Zubeyde Hanim” në Tiranë, që është pjesë e shoqërisë “Turgut Ozal Education”.

    Që pas grushtit të shtetit në Turqi në korrik të 2016 Ankaraja ka kërkuar në mënyrë të përsëritur mbylljen e aktiviteteve të financuara nga Guleni, apo organizata Feto.

    Gjatë vizitës së presidentit turk Erdogan në Tiranë në janar të këtij viti, ai bëri një paralajmërim të hapur në parlament, kur tha se kjo çështje shihet si “parakusht i vëllazërisë, miqësisë dhe partneritetit strategjik” mes dy vendeve.



    Lapsi

Tema të Ngjashme

  1. Përgjigje: 4
    Postimi i Fundit: 07-03-2021, 21:43
  2. Vëllai i Erdoganit, Edi Rama, vizitë zyrtare në Izrael
    Nga Albo në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 22-12-2015, 11:26
  3. Përgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 30-10-2015, 14:41
  4. Adi Krasta: Edi Rama po shkaterron TVSH dhe godet hapur median e lire
    Nga Xhuxhumaku në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 5
    Postimi i Fundit: 22-07-2014, 11:41
  5. E-shkollat në Shqipëri, premtimi i papërmbushur
    Nga Edvin83 në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 04-12-2009, 18:40

Fjalët Kyçe për Temën

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •