Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 1
  1. #1
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    09-07-2020
    Postime
    221

    Një kujtesë për atestin komunist Eshref Ymeri.

    Prof. Eshrefi ka harruar se nga ka ardhur, dhe për këtë arësye po i kujtoi disa nga rrugët ku ka kaluar ky trim me fletë.
    Pa dashur të rëndoj z. Eshref, sidomoes për moshën e tij do të dëshëronja ti them se të luash me dy porta njëherësh, duke bërë gola në kohën e diktaturës, dhe në demokraci, është e vështirë, dhe vetëm disa individë me detyra partiake në kohën e diktaturës e kanë kaluar. Të tjerët emigruan që të mos I zerë mallkimi I popullit.
    Njëri nga këta është `I madhi` Kadare, ish deputet prej 13 vitesh dhe ish nën kryetar i Frontit Demokratik së bashku me sh. Nexhmije. Ky, si shkrimtar I oborrit që mbrojti dhëmb për dhëmb Sh, Enver me librat e tij Dimri i Madh dhe Gjakftohtësi, menjëherë e ktheu timonin dhe u bë (sigurisht me ndihmën e ish bashkpuntorëve të sigurimit të shtetit) një demokrat i vendosur dhe u hoq si I persekutuar duke shkruar libra që ndotnin atë që kish shkruar disa vite më parë në diktaturë, Nën shëmbullin e tij z. Eshref ktheu shpejt timonin dhe me ndihmeën po të atyre njerzve, doli si bukinist i madh, përkthyes i madh nga rusishtja, dhe filloi të shajë Rusinë (Serbinë e gjithë lindjen) pikërisht aty ku dhe studjoi në Rusi. Ky sipas pensionist Eshref është Patriotizmi: shaj atë që të ka ndihmuar, shkele atë që të dha dorën për tu bërë nga fshatar i prapë- në `qytetar I ndershëm` etj, etj.
    Ky Prof. Eshrefi sot pensionist, së bashku me disa të tjerë që ikën nga sytë këmbët në SHBA apo si një me pseudonym si rilindasi Petro Luarasi (për arsye personale apo se ishin bashkpuntorë të sigurimit??), gjeti armikun që ka penguar Shqipërinë dhe në çdo rast sa herë që sheh shkrimet e mia nuk përton ti shajë (jo ti kritikojë, se kështu e kanë andej nga fshati). Mirë që i lexon…
    Ka botuar tre libra (për të cilat e përgëzoj), por ajo që e dëmtoi më shumë pensionistin Eshref ishte ndrrimi i sistemeve, sepse i u çorientua busulla që i tregonte drejtësinë e fjalës së partisë dhe të shokut Enver që e deshte dhe aq shumë.
    Ndryshimi 180 gradë i sh. Eshref ( ndryshim që i shkaktoi edhe lajthitje `të quajtur fisnike`) ndodhi jo pa i kërkuar falje në heshtje ish Diktatorit për ndryshimin e madh që po ndodhte sepse dihet se pensionisti Eshref ishte një anëtar i denjë I PPSH , por PPSH per këtë Grant të dhënë kërkonte dhe zbatim detyrash të cilat gjatë diktaturës sh.Eshref i zbatoi deri në një sidomos prishjen e kishave dhe xhamive në 1967. Me ndryshimin e sistemit edhe z.Eshref duhet të ndryshonte kostumin , e hodhi xhaketën e vjetër të kuqe të komunizmit dhe veshi xhekëtën me tegal blu të Demokracisë.Bëri dhe disa ndryshime esencial
    Prandaj Sh. Eshref, pikë së pari u bë zoti Profesor Eshref, që kur shahej Partia. të bënte gjëmën…
    së dyti z. Eshref në Demokraci veshi Kostumin e Patriotit të flaktë që godistë këdo që dukej në hosrizont si `jo patriot`.
    Së treti z. Eshref nga ateist i përbetuar, filloi të besojë tek Zoti dhe për këtë goditjen e parë ja dha KOASH-it së bashku më pseudo-priftin At Marku për të cilët kam shkruar në shkrimin e botuar tek revista Drini shumë kohë më parë ``Përse “At” Marku dhe Prof. Eshref Ymeri sulmojnë në mënyrë të përsëritur Institucionin e KOASH | Revista Drini`` viti 2012.
    Së katërti z.Eshref zbatoi porositë e Partisë për të vazhduar luftën e klasave edhe në kohën e Demokracisë dje duke spiunuar sot duke sharë…
    Që të mos e zgjas më shumë, nga 120.000 ish bashkëpuntorë të sigurimit të shtetit z. Eshref ze një vend me rëndësi, sepse kthesën e bëri përsëmbari, u bë `patriot` i madh, gjeti armikun me të cilin krenohet se e gjeti i pari, dhe bashku me një farë Aurel Dasareti që duhet kokkra e ish bashkëpuntorit të sigurimit sepse ka gjithë që shkruan me pseudonym (përse vallë?) e të tjerë, gjejnë armiq për të vazhduar `luftën e klasave` të lënë përgjysëm që nga koha e diktaturës, sepse vetëm kështu sipas tyre demaskohet `diktatura` dhe promovohet `demokracia` e ish spinëve që po e mbajnë 30 vjet rresht Shqipërinë në tranzicion, por edhe se me këtë rast mbulojnë të kaluarën e pisët.
    Pleqëri të mbari i nderuar Eshref e mos e stërmundo vehtenta ni në pleqëri. Lerua armiqtë këtyre me pseudonime që shkruajnë e ti shajnë ku të mundin.

  2. Anetarët më poshtë kanë falenderuar pirro2020 për postimin:

    Akuamarini (26-09-2022)

Tema të Ngjashme

  1. Sheh Ymeri
    Nga Albo në forumin Elita kombëtare
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 16-09-2012, 19:58
  2. Përgjigje: 5
    Postimi i Fundit: 09-09-2012, 07:47
  3. Ymer Ymeri ka ndërruar jetë
    Nga RaPSouL në forumin Bashkëpatriotët e mi në botë
    Përgjigje: 11
    Postimi i Fundit: 06-07-2008, 19:10
  4. - memory = kujtesë
    Nga edspace në forumin Fjalori Shqip i Informatikës
    Përgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 20-06-2008, 22:44
  5. Baki Ymeri
    Nga Kosovari_78_Ca në forumin Elita kombëtare
    Përgjigje: 7
    Postimi i Fundit: 15-05-2007, 23:22

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •