Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 6
  1. #1
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,122
    Postimet në Bllog
    17

    Beograd: Çeçeni Zelimkhan Abakarov fiton titullin kampion bote në mundje për Shqipërinë

    U shpall kampion bote, Abakarov i emocionuar: Kjo ëndërr u bë realitet nga njerëzit të cilët deshën që unë të përfaqësoja këtë vend të bukur

    Emri:  abakarov1.jpg

Shikime: 144

Madhësia:  26.2 KB

    Një ëndërr që bëhet realitet. Kështu e përshkruan Zelimkhan Abakarov fitoren e titullit Kampion Bote në mundje duke përfaqësuar Shqipërinë në Botërorin që po zhvillohet në Beograd. Mundësi 29-vjeçar i lindur në Dagestan, prej fillimit të këtij viti përfaqëson Shqipërinë dhe sot i dha ngjyrave kuqezi medaljen e artë historike.

    “Kjo fitore ndehet me këdo që ka qenë me ne dhe jam shumë i lumtur sonte, pasi për mua është një ëndërr që bëhet realitet”, u shpreh Abakarov për “Panorama Sport” pas këtij triumfi të jashtëzakonshëm, për të cilin kishte dhënë sinjale prej kohësh pasi më parë ka fituar të artën edhe në Lojërat Mesdhetare.


    Një ëndërr të realizuar për të cilën ai ka falënderuar ata që insistuan që mundësi çeçen, të arrinte të përfaqësonte Shqipërinë në arenën ndërkombëtare dhe për herë të parë të mund të tregonte vlerat e tij në skenat më të rëndësishme të këtij sporti. “Kjo ëndërr u bë realitet nga njerëzit të cilët deshën që unë të përfaqësoja këtë vend të bukur. Faleminderit Federatës dhe presidentit Sahit Prireni”, deklaroi ai.

    PanoramaSport

  2. #2
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,122
    Postimet në Bllog
    17

    Për: Beograd: Çeçeni Zelimkhan Abakarov fiton titullin kampion bote në mundje për Shqipërinë

    Abakarov “imiton” Elis Gurin, i kthen Shqipërisë medaljen e artë, historia shkruhet në Beograd

    Emri:  307297096_5647151375328167_1857114586628789438_n.jpg

Shikime: 69

Madhësia:  41.7 KB

    Atë që Elis Guri i dhuroi Bullgarisë, medalje ari në Botëror, pak vite më parë, ia kthen tani Shqipërisë, Zelihmkan Abakarov. Ishte e shkruar që Shqipëria të kishte një kampion bote në mundje, në këtë sport elitar, shumë i vjetër dhe shumë i dashur për shqiptarët.

    Sigurisht që bota ka ndryshuar, më në fund, Shqipëria pasi i dhurojë shumë shteteve sportistë që prekën majat e botës, më saktë nuk ishim të zotë ti mbanin e ti dhuronin kushte, erdhi dita që edhe Shqipëria të gëzojë fal një mundësi nga çeçenia, i natyralizuar si shqiptar.

    Zelihmkan Abakarov festoi si shqiptar, festoi me flamurin kuqezi, pasi Shqipëria dhe drejtuesit e Federatës Shqiptare të Mundjes, besuan tek ai, i dhuruan kushtet e duhura që të shpallej kampion bote.



    Nëse Shqipëria nuk do të besonte tek ai, Abakarov as që do të kishte mundësinë të garonte ketë Botëror, pasi edhe Federata Botërore e Mundjes, i ka bërë “bllok” sportistëve rus. Fati ishte i shkruar i tillë, madje në versionin më të bukur, teksa Abakarov i shpall kampion bote nën flamurin shqiptar brenda në Beograd.



    Në drejtimin e trajnerit të tij, Leonard Çakmashi, Abakarov zhvilloi një turne perfekt, një finale perfekte duke dominuar rivalin e tij Amerikan në çdo aspekt. Pas Erkand Qerimaj në peshëngritje, Luiza Gegës në atletikë, Shqipëria arrin një sukses edhe më të madh, për herë të parë në histori kemi një kampion bote në mundje. 2022 është një vit i artë për Shqipërinë që do të kujtohet gjatë.

    (BalkanWeb)

  3. #3
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,122
    Postimet në Bllog
    17

    Për: Beograd: Çeçeni Zelimkhan Abakarov fiton titullin kampion bote në mundje për Shqipërinë

    “Ore me cilin ekip mundje ha bukë ky i shkreti?”, Artan Fuga për mundësin që u shpall kampion bote: Po politikanët çfarë duan me këtë që lavdërohen? Edhe atë duan ta fusin në parti?

    Emri:  307442486_6222403634442906_5359820808692858017_n-e1663483893825.jpg

Shikime: 70

Madhësia:  30.6 KB

    Akademiku Artan Fuga ka reaguar pas shpalljes së mundësi gjeorgjian Abakarov kampion bote, përfaqësues i Shqipërisë në Botërorin që po zhvillohet në Beograd.

    Fuga pyet politikanët se përse lavdërohen, apo në mos duan ta fusin dhe atë në parti.

    Alabakëri fare!
    ——————–
    Mundësi gjeorgjian Abakarov bravo i qoftë që doli kampion për peshën e tij në sportin e mundjes në Beograd. I heq kapelën atij individualisht!
    Por propaganda dhe politikanët e krahëve të ndryshme po e paraqet të shkretin me shumë realizëm dhe të drejtë se ai ka ngritur lart krenarinë shqiptare, emrin e shqiptarit që qysh në traditat më të lashta e ka pasur zanat sportin e mundjes, është një fakt i pamohueshëm për punën e madhe që bëjnë sportet te ne me ekipet zinxhir qysh nga fëmijëria e deri në mosha të rritura, është vazhdim i traditave të Mujit dhe Halilit dhe e Gjergj Alisë që ndesheshin me bajlozat dhe hidhnin gurë të rëndë nga mali, sikur vërteton superioritetin e politikave të sotme sportive mbi mundjen ta zëmë që zhvillohej në repartet ushtarake të kufirit në vitet ’70!
    Është tregues i miqësisë shqiptaro – gjeorgjiane dhe i politikës së jashtme të vendit!
    Edhe i punës së lavdërueshme me futbollin që bëhet në Tiranë!
    Ore me cilin ekip mundje ha bukë ky i shkreti?
    Po politikanët çfarë duan me këtë që lavdërohen, rrotullohen, krenarohen?
    Ai është në punë të vet! Edhe atë duan ta fusin në parti?
    Po mjaft o mjaft se u bë karagjozllik fare! Lërini mo emigrantët e shkretë të zhvillohen!
    E poooo, të të të bëjnë krenar me shqiptarin Abakarov!
    Alabakëri fareeeeee!

    Balkanweb

  4. #4
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,122
    Postimet në Bllog
    17

    Për: Beograd: Çeçeni Zelimkhan Abakarov fiton titullin kampion bote në mundje për Shqipërinë

    I dha Shqipërisë medalje të artë në mundje, ja sa milionë do të përfitojë çeçeni Abakarov

    Emri:  sdfsdfsdfsdf4.jpg

Shikime: 60

Madhësia:  30.3 KB

    Me paraqitjen e realizuar në Kampionatin Botëror, Zelimkhan Abakarov bëri krenar të gjithë Shqipërinë, që feston një titull kampion bote për herë të dytë në histori në të gjitha sportet, pas të artës së peshëngritësit Briken Calja në stilin e shkëputjes një vit më parë.

    Me ngjitjen e flamurit kombëtar në shkallën më te lartë të podiumit në një Kampionat Botëror, mundësit Abakarov i takon me ligj edhe shpërblimi financiar nga shteti shqiptar. Kështu për medaljen e artë, ai do të përfitojë 100 milionë lekë të vjetër. Shpërblim gjithashtu i takon edhe trajnerit Leonard Çamkashi, teksa ligji parashikon 40% të shumës së sportistit, pra 40 milionë lekë të vjetër.

    Ndërkohë, shpërblimet e tjera për rezultatet në Botërorë të sportistëve vijojnë: 60 milionë për vendin e dytë, 40 milionë për vendin e tretë, 20 milionë për të katërtin, 10 milionë për të pestin, 8 milionë për të gjashtin, 6 milionë për të shtatin dhe 4 milionë për vendin e tetë.

    PanoramaSport

  5. #5
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,122
    Postimet në Bllog
    17

    Për: Beograd: Çeçeni Zelimkhan Abakarov fiton titullin kampion bote në mundje për Shqipërinë

    EKSKLUZIVE/ “Po na ikin kampionët”, Prizreni apel të fortë shtetit, zbulon rolin e Ilir Metës me Abakarov (VIDEO)

    Emri:  sahit-prizreni-e1663772342143.jpg

Shikime: 50

Madhësia:  30.3 KB

    Nuk arriti t’i dhuronte Shqipërisë medalje ari në Botëror, si sportist, por Sahit Prizreni e bën diçka të tillë si drejtues, si presidentit i Federatës Shqiptare të Mundjes.

    Si një ish-mundës kampion, si njohës në detaje i të gjithë problematikave që ka pasur dhe ka sporti në Shqipëri, në veçanti ai i mundjes, Sahit Prizreni pati vizionin dhe “nuhatjen” të “peshkonte” dy talente si Zelimkhan Abakarov dhe Islam Dudaev.

    Në një intervistë ekskluzive për “News24”, Sahit Prizreni zbuloi prapaskenat me dy mundësit çeçenë, tashmë të natyralizuar si shqiptarë. Prizreni zbuloi edhe rolin shumë të madh që kishte ish presidenti Ilir Meta në këtë pjesë.



    Si president i Federatës së Mundjes, Prizreni i bëri një apel të fortë shtetit shqiptar, i kujtoi që brenda pak vitesh i kanë ikur tetë mundës kampion dhe kërkoi më shumë vëmendje në këtë pikë.

    Në të njëjtën kohë, Prizreni pret që edhe Abakarov të nderohet me një ceremoni shtetërore. Presidenti i Mundjes u shpreh i bindur se objektivi i radhës është t’i dhurojnë Shqipërisë një medalje në Lojërat Olimpike.

    (BalkanWeb)

  6. #6
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,122
    Postimet në Bllog
    17

    Për: Beograd: Çeçeni Zelimkhan Abakarov fiton titullin kampion bote në mundje për Shqipërinë

    Shqipëria në dy ditë fiton një kampion dhe një nënkampion Europe në mundje

    Emri:  aa.jpg

Shikime: 10

Madhësia:  47.5 KB

    Erion Veliaj ka publikuar fotot e dy emrave që po bëjnë histori për Shqipërinë.

    I pari është Zelimkhan Abakarov, nënkampion Europe në mundje. Ndërsa Islam Dudaev u shpall kampion Europe në Mundje.

    Emri:  a1-1.jpg

Shikime: 10

Madhësia:  33.6 KB
    Në foto: Zelimkhan Abakarov, nënkampion Europe në mundje.

    Emri:  aa.jpg

Shikime: 10

Madhësia:  47.5 KB
    Në foto: Islam Dudaev Kampion Europe në Mundje

    Koha Jone

Tema të Ngjashme

  1. Përgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 26-12-2019, 15:36
  2. Edi Shehaj, i riu nga Vranishti Vlorë, fitoi titullin Kampion Bote
    Nga Akuamarini në forumin Sporti nëpër botë
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 21-04-2018, 14:32
  3. Përgjigje: 48
    Postimi i Fundit: 17-04-2008, 06:43
  4. Kush e fiton titullin në Formula 1 - (2006)
    Nga Davius në forumin Sporti nëpër botë
    Përgjigje: 12
    Postimi i Fundit: 01-04-2006, 14:28
  5. Luan Krasniqi rifiton titullin Kampion i Evropes ne boks
    Nga dodoni në forumin Portali i forumit
    Përgjigje: 29
    Postimi i Fundit: 09-07-2004, 05:55

Fjalët Kyçe për Temën

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •