DOKUMENTI/ E-maili sekret i Gledis Nanos: Talo Çela u takua me...

Emri:  auto_2qwgesd1663585759.jpg

Shikime: 89

Madhësia:  41.0 KB

Ndërkohë që ishte shpallur në kërkim nga Policia e Shtetit për vrasje, plagosje, grabitje dhe atentate, Talo Çela lëvizte lirshëm në qendër të Tiranës.

Në një material sekret të Policisë së Shtetit, i cili është shpërndarë në rrjetet sociale pas hakerimit të e-mailit të ish-Drejtorit të Përgjithshëm, Gledis Nano thuhet se “Burimi ka informuar se në këtë objekt, Talo Cela ka qenë dhe para dy javësh, rreth datave 25-26 korrik 2021. Herën e parë, Talo është parë na makinë me një femër dhe një fëmijë, kurse me datën 5 ka qënë vetëm”.

E-maili i plotë:

Drejtoria e Antiterrorit ka administruar një informacion, i cili bën fjalë për personin në kërkim Talo Çela dhe disa lidhje me interes të tij.

Sipas informacionit, personi në kërkim Talo Çela prej disa kohësh është parë të lëvizë në Tiranë. Me datën 5 Gusht 2021 pas orës 20.00 ai ka shkuar tek një hotel me adresë tek Rruga e Dibrës. Atje ai ka shkuar i shoqëruar nga tre persona të tjerë të cilët kishin në përdorim një mjet tip golf ngjyrë gri kurse vetë udhëton me një mjet tip Audio Q8 ngjyrë blu të errët me targa gjermane. Burimi ka informuar se në këtë objekt, Talo Çela ka qenë dhe para dy javësh, rreth datave 25-26 Korrik 2021. Herën e parë, Talo është parë na makinë me një femër dhe një fëmijë kurse me datën 5 ka qenë vetëm.

Sipas informacionit, Talo ÇELA ka marrë kontakt me shtetasin Ervin Mata. Sipas burimit, Ervinit i kanë thënë se me këtë duhet pasur kujdes se ka shumë kundërshtarë dhe se mund ta vrasin. Ervini i është përgjigjur që le të bëjnë çfarë të duan, për mua ka rëndësi që të mos më ndodhë ngjarje tek objekti im. Burimi i informacionit dyshon se Ervin Mata mund ta përdorë Talon për të eliminuar ndonjë nga kundërshtarët e tij.

Ju bëjmë me dije se nga ana jonë është këmbëngulur se sa të sigurt e ka burimi këtë informacion dhe ai ka ngulur këmbë se është tepër e sigurt për këto takime dhe personi që e ka vënë në dijeni është lidhje e afërt e Ervin Matës dhe ngul këmbë që të ruhet pasi është një ndër personat e pakët që ka dijeni për takimet e Talos me Ervin Matën.

Emri:  auto_dok11663585733.jpg

Shikime: 46

Madhësia:  40.9 KB
Emri:  auto_dok21663585736.jpg

Shikime: 45

Madhësia:  61.4 KB

Syri