Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 3
  1. #1
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,346
    Postimet në Bllog
    17

    Emailet sekrete të Gledis Nanos: Plani për vrasjen me snajper të Albin Kurtit

    Në vitin 2021, Njësia Kundër Terrorizmit në Kosovë ka zbuluar një plan për të vrarë kryeministrin Albin Kurti dhe dy persona të tjerë nga një shtetas nga Shqipëria. Të paktën kështu rezulton në një dokument të bërë publik, këtë të hënë, nga hakerat, i cili dyshohet se është marrë nga emaili i Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit në vitin 2021, Gledis Nano.

    Emri:  auto_qrwfasvz1663586723.jpg

Shikime: 97

Madhësia:  31.6 KB

    Në dokument theksohet se Njësia Kundër Terrorizmit në Kosovë ka marrë informacione për atentat ndaj kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, të Ismet Haxhës, ish-anëtar i Shërbimit Informativ të Kosovës dhe i afërm i Kadri Veselit dhe Xhavit Halitit, anëtar i Partisë Demokratike të Kosovës dhe ish-deputet.

    I dyshuari është Prek Kodra, shtetas shqiptar. Në dokument theksohet se ai ka aftësi të mira në përdorimin e snajperëve. Ai dyshohet se është përfshirë në disa vrasje në Kosovë dhe Mal të Zi. Ndërkohë, Kodra dyshohet se jeton në Shkodër, ndërsa vepron në Tropojë, Ferizaj dhe Deçan të Kosovës.

    Sipas Policisë Shqiptare, ky person është me precedent penal dhe është hetuar për vrasje me paramendim dhe mbajtje pa leje të armëve të gjahut. Ai u shpall në kërkim në vitin 2016, ndërsa pas kontrolleve në banesë iu gjetën dy armë gjahu dhe 90 fishekë. Në shtator të vitit të kaluar u pezulluar urdhri i kërkimit, ndërsa konsiderohet si person me rrezikshmëri të lartë.

    Sipas informacione të Njësisë Kundër Terrorizmit, objektivi i parë do të ishte Ismet Haxha. Objektivi i dytë ishte Xhavit Haliti, i cili do të vritej një muaj pas Haxhës për t’u dukur si hakmarrje. Më pas, do të vritej edhe kryeministri Albin Kurti. Sipas informacioneve, qëllimi i këtyre atentateve është destabilizimi i Kosovës. Po ashtu, në dokument theksohet se të tre atentatet do të kryheshin në 4 muajt e ardhshëm.

    Syri

  2. #2
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,346
    Postimet në Bllog
    17

    Për: Emailet sekrete të Gledis Nanos: Plani për vrasjen me snajper të Albin Kurtit

    Detaje/ Albin Kurti ka qenë në dijeni se po planifikohej vrasja e tij, ja kush e ka njoftuar

    Zyra për informim e kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti ka konfirmuar raportimin e sotëm se në vitin 2021 ishte planifikuar vrasja e Kurtit.

    Zyra e kryeministrit Kurti konfirmon për Gazetën Express se për atentatin e planifikuar ndaj tij, kryeministri Kurti ishte informuar nga Agjencia e Kosovës për Inteligjencë.

    Tutje, në përgjigjen e ZKM-së për Gazetën Express thuhet se institucionet e sigurisë i kanë ndërmarrë të gjitha masat për parandalimin e këtij veprimi.

    “Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti ka qenë i njoftuar për këtë rast nga Agjencia e Kosovës për Inteligjencë. Institucionet e sigurisë i kanë ndërmarrë të gjitha masat për parandalimin e këtij veprimi”, thuhet në përgjigjen e ZKM-së, transmeton Gazeta Express.

    Sipas ZKM-së, “rasti nuk është bërë publik për të mos përhapur panik”.

    Në vitin 2021, Njësia Kundër Terrorizmit në Kosovë ka zbuluar një plan për të vrarë kryeministrin Albin Kurti dhe dy persona të tjerë nga një shtetas nga Shqipëria. Të paktën kështu rezulton në një dokument i bërë publik këtë të hënë nga hakerat, i cili dyshohet se është marrë nga emaili i Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit në vitin 2021, Gledis Nano.

    Në dokument theksohet se Njësia Kundër Terrorizmit në Kosovë ka marrë informacione për atentat ndaj kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, të Ismet Haxhës, ish-anëtar i Shërbimit Informativ të Kosovës dhe i afërm i Kadri Veselit dhe Xhavit Halitit, anëtar i Partisë Demokratike të Kosovës dhe ish-deputet.

    I dyshuari është Prek Kodra, shtetas shqiptar. Në dokument theksohet se ai ka aftësi të mira në përdorimin e snajperëve. Ai dyshohet se është përfshirë në disa vrasje në Kosovë dhe Mal të Zi. Ndërkohë, Kodra dyshohet se jeton në Shkodër, ndërsa vepron në Tropojë, Ferizaj dhe Deçan të Kosovës.

    Sipas Policisë Shqiptare, ky person është me precedent penal dhe është hetuar për vrasje me paramendim dhe mbajtje pa leje të armëve të gjahut. Ai u shpall në kërkim në vitin 2016, ndërsa pas kontrolleve në banesë iu gjetën dy armë gjahu dhe 90 fishekë. Në shtator të vitit të kaluar u pezulluar urdhri i kërkimit, ndërsa konsiderohet si person me rrezikshmëri të lartë.

    Sipas informacione të Njësisë Kundër Terrorizmit, objektivi i parë do të ishte Ismet Haxha. Objektivi i dytë ishte Xhavit Haliti, i cili do të vritej një muaj pas Haxhës për t’u dukur si hakmarrje. Më pas, do të vritej edhe kryeministri Albin Kurti. Sipas informacioneve, qëllimi i këtyre atentateve është destabilizimi i Kosovës. Po ashtu, në dokument theksohet se të tre atentatet do të kryheshin në 4 muajt e ardhshëm.

    Syri

  3. #3
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,346
    Postimet në Bllog
    17

    Për: Emailet sekrete të Gledis Nanos: Plani për vrasjen me snajper të Albin Kurtit

    U raportua se planifikohej vrasja e tij, flet Xhavit Haliti: Kam pas paralajmërime….

    Emri:  auto_1768-xhavit-haliti-kam-te-dhena-per-skenare-te-okupimit-te-veriut-nga-serbia-600x3601663587.jpg

Shikime: 37

Madhësia:  27.1 KB

    Deputeti i Kuvendit të Kosovës nga radhët e PDK-së, Xhavit Haliti, ka folur për Gazetën Express pas publikimit të informacioneve në meda, tekst i shkruar bazuar në dokumentin e publikuar nga hakerët, në të cilin thuhet se në vitin 2021 ishte planifikuar vrasja e kryeministrit Albin Kurti, Ismet Haxhës dhe Xhavit Halitit.

    Sipas këtij raportimi, Njësia Kundër Terrorizmit në Kosovë kishte marrë informacione për atentat ndaj tri figurave të përmendura më lartë.

    I kontaktuar nga Gazeta Express, deputeti Xhavit Haliti tha se ka pas paralajmërime nga policia për atentat ndaj tij, por thekson se situatat si kjo ai i ka “të rregullta”.

    “Unë kam pas paralajmërime, më kanë lajmëru edhe policia. U kanë një kohë kur më kanë ruajt, unë i kam këto të përhershme që nga viti 85, i kam kështu të rregullta”, tha Haliti për Gazetën Express.

    I pyetur nëse ka pas informacione nga policia në vitin 2021, ai tha: “Më kanë tregu që është diçka por skam pas (mbrojtje). Ndoshta në distancë e që se kam ditë”.

    Por, Haliti tha se rreth tri vjet më parë ai është ruajtur për gjashtë muaj nga mbrojtja e afërt e policisë.

    “Rreth 3 vjet më herët më kanë ruajt 6 muaj kam pas mbrojtje të afërt të policisë, shtëpi, punë, rrugë kudo që kam lëvizë”, tha Haliti për Gazetën Express.

    I pyetur nëse është informuar rreth arsyes së mundshme rreth vrasjes së tij, ai tha “nuk e di, ata e dinë”.

    Sipas informacione të Njësisë Kundër Terrorizmit, të publikuara nga A2, objektivi i parë do të ishte Ismet Haxha. Objektivi i dytë ishte Xhavit Haliti, i cili do të vritej një muaj pas Haxhës për t’u dukur si hakmarrje. Më pas, do të vritej edhe kryeministri Albin Kurti.

    Sipas informacioneve, qëllimi i këtyre atentateve është destabilizimi i Kosovës.

    Po ashtu, në dokument theksohet se të tre atentatet do të kryheshin në 4 muajt e ardhshëm.

    Syri

Tema të Ngjashme

  1. Albin Kurtit i refuzohet viza për SHBA
    Nga Akili-A në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 20
    Postimi i Fundit: 14-05-2013, 15:08
  2. Heronjtë personalë të Albin Kurtit
    Nga Brari në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 09-03-2013, 18:34
  3. Kosova në sytë e Ritës së Albin Kurtit
    Nga Genti.. në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 19
    Postimi i Fundit: 30-03-2012, 05:38
  4. Intervista e Albin Kurtit ne burgun e Pozharevcit
    Nga MafiaWarz në forumin Aktualitete shoqërore
    Përgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 16-11-2010, 11:48
  5. Albin Kurtit i ndalohet hyrja ne Maqedoni
    Nga _AuLoNa_ në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 8
    Postimi i Fundit: 07-05-2009, 05:34

Fjalët Kyçe për Temën

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •