Kongresi i Parë për të krijuar Autoqefalinë e Kishës Orthodokse u mbajt në berat nga dt. 13 shtator 1922-19 shtator 1922 dhe si kryetari përkohëshëm u vendos Andrea Marko, nën frymëzimin e Fan Nolit I cili përherë të parë bëri meshë në shqip në Shqipëri me 14 mars 1914. Interesant është fakti se Drejtori i Arkivit, Dr. Ardit Bido , ne shkrimin e botuar tek Drini.us `` Përjetësohet Kongresi e Beratit të KOASH përmes një pllakate përkujtimore që do të qëndrojë në ish shkollën e Mangalemit `` ka vendosur si Kryepshkopin e pare te KOASH, Kryepeshkopin e nderuaa shqiptar Visarion Joan Xhuvani, meqënëse ai ka lindur në Berat. Por z.Ardit Bido perpiqet te imponoje se si duhet të jetë Historia e Krijimit te Autoqefalise se Kishes Orthodokse te Shqiperise. Sidoqofte e verteta nuk eshte ashtu. Megjithse ka bere nje liber per historikun e Kishes Orthodokse shqiptare z. Ardit per arsye qe nuk dihen Akoma, eshte perpjekur te vendose me kokë të tij se kush ka qënë Kryepeshkopi i parë i KOASH. Kjo nuk do shumë mënd sepse meqënëse Kongresi i parë për të realizuar Kishën Orthodokse shqiptare si Autoqefale u bë në Berat.ka menduar që të vendosë një beratas si Kryepeshkop. por harron se: `` Kongresi i Beratit u mbajt ne 13 September 1922, ne Berat, Shqiperi mes përfaqësuesve të ortodoksëve të Shqipërisë. Kongresi vendosi autoqefalinë e Kishës Ortodokse të Shqiperisë. Sipas vendimeve të kongresit shërbimet fetare do mbaheshin në gjuhën shqipe.[1][2]. Iniciativa për kongresin u mor nga kryetari i bashkisë së Durrësit, Kostë Paftali, që kishte synimin e bashkimit të ortodoksve shqiptarë. Ai u dërgoi telegrame qarqeve ortodokse në gjithë Shqipërinë. Çdo qark zgjodhi dy delegatë. Më 10 shtator 1922, në shkollën kryesore të Beratit, u mblodhën delegatët dhe paraqitën kredencialet. Një komitet special, që verifikoi kredencialet, u kryesua nga Perikli Kone, sekretari Vasil Llapushi dhe anëtarët Vangjel Çamçe, Stathi Kondi and Taq Buda. Këta ishin delegatët:[3] Kongresi filloi punën në 11 Shtator 1922 dhe Josif Qirici shpalli autoqefalinë e kishës shqiptare. Më 13 shtator 1922 u aprovua statuti.[4] Një sinod i përkohshëm u zgjodh, me kryetar Vasil Markun. Sinodi kishte katër klerikë e katër laikë. Klerikët ishin zëvendësmitropolitët e Korçës, Durrësit, Beratit and Gjirokastrës, ndërsa laikët ishin Dhosi Havari (Korçë), Simon Shuteriqi (Durrës), Tol Arapi (Berat) and Stathi Kondi (Gjirokastër).[5] Meleqi IV i Kostandinopojës i dërgoi Patriarkut një eksark të patriarkanës në Shqipëri, peshkopin Hierotheu nga Miletopolisi, i cli mbërriti në Korçë në 27 Nëntor 1922, pra 2 muaj pasi kongresi ishte bërë. Në 19 dhjetor të vitit 1922 ai i dërgoi një letër sinodit, ku i përgëzoi për iniciativën, duke i siguruar se, me kohë, Patriarkana do e njihte Kishën Autoqefale Shqiptare. Hierotheu i shkroi një raport Meleqit IV dhe propozoi që një delegatë shqiptare të shkonte e ta vizitonte në Stamboll. Delegata shqiptare, e kryesuar nga Vasil Marku, shkoi në Stamboll dhe takoi patriarkun në mars 1923, po nuk mundi të merrte nga Patriarkana një premtim për njohje të autoqefalisë: Meleqi IV mund të jepte vetëm një njohje të pjesshme, dhe ajo do ishte në kundërshtim me statutin e kishës. Në 23 gusht 1923 mitropoliti Kristofor Kisi, nga Berati, doli vullnetar që të shërbente në Kishën e Shqipërisë si peshkop. Ai cili më vonë do bëhej primar i Kishës Shqiptare.[6].``Pra nuk u zgjodh Kryepeshkop i parë i KOASH sepse si Drejtues i perkohëshëm u zgjodh Andrea Marku (https://sq.ëikipedia.org/ëiki/Kongresi_i_Beratit).
Në vitin 1923 u fronëzua Fan Noli në Korçë nga dy episkopë kanonikë të dërguar nga Patriarkana. Kështu u krijuan kushtet kanonike për organizimin kishtar të Kishës Ortodokse në Shqipëri, sepse me tre episkopë në tri dioqezat kryesore mund të krijohej Sinodi i Shenjtë. Imzot Jerotheu në dioqezën e Korçës, Imzot Kisi në dioqezën e Beratit dhe Imzot Noli në dioqezën e Durrësit atëherë ishin në krye të detyrës kishtare. Pa episkop ishte vetëm dioqeza e Gjirokastrës. Në qoftë se dy prej tyre do të ishin treguar të kujdesshëm për të dorëzuar episkop njërin prej dy kandidaturave të mundshme, Visarionin ose Çamçen, atëherë Sinodi do të formohej në mënyrë të rregullt sipas kanoneve kishtare ortodokse. Historia është kështu: Më 9 dhjetor 1921 Noli, i shoqëruar nga deputetët Leonidha Frashëri dhe Agathokli Xhitoni bëri një vizitë në qytetin e Korçës, ku u prit mes një entuzjazmi të madh të besimtarëve. Më 10 dhjetor Noli drejtoi mbledhjen e Pleqësisë Kishtare, ku u vendos ndryshimi i emrit nga "Bashkësia Orthodhokse Greke e Korçës", në "Bashkësia Orthodhokse Shqiptare e Korçës". Më 21 dhjetor 1921 Noli meshoi në kishën e Mitropolisë së Korçës, por dy klerikë nuk pranuan të merrnin pjesë në meshë, sepse Noli celebroi meshën peshkopale, ndërkohë që nuk ishte shpallur ende peshkop. Gjithashtu edhe deputetët Agathokli Xhitoni, Koço Tasi dhe Sotir Peci e cilësonin veprimin e Nolit të nxituar dhe përdhosje të fesë. Sipas deputetëve Noli duhej të merrej vesh me deputetët ortodoksë, si përfaqësuesit ligjorë të bashkësisë, të priste sa të bëhej kongresi kishtar, i cili do të propozonte të niste një dërgatë në Patriarkanën Ekumenike, e cila do të caktonte dy peshkopë që do të dorëzonin Nolin në gradën peshkopale70. Më 4 dhjetor 1923 Jerotheu dhe Kristofori dorëzuan në gradën episkopale Theofan Nolin (Fig.5) në kishën e Shën Gjergjit në Korçë. Shërbesa u zhvillua me pjesëmarrjen e Ministrit të Jashtëm, Pandeli Evangjeli, kryebashkiakut Vasil Avrami, si dhe të mjaft personaliteteve të tjerë (https://albanianorthodox.com/ëp-cont...A_E_KORCES.pdf) dhe sipas librit:ANDREA LLUKANI `MITROPOLIA E KORÇËS`, Tiranë, 2020, f.19-20.
Kongresi i Dytë ortodoks i Korçës u mbajt me 16.VI - 29.VI.1929 e vuri Kishën mbi baza kanonike e kombëtare(1). Një nga vendimet kryesore të Kongresit të Beratit ka qenë që brenda tre muajve të krijoheshin kushte për formimin e sinodit episkopal të Kishës Ortodokse Autoqefale të Shqipërisë, i cili në bazë të kanoneve kishtare do të merrte drejtimin dogmatik të kishës. Nga thashethemet dhe intrigat e shumta, si edhe nga përçarja e brendshme midis ortodoksëve shqiptarë, në një farë mase nga mungesa e përvojës dhe nga interesa vetjake krejt të njëanshme, ky vendim u vonua prej vitit 1922 deri në vitin 1929.
Më 18 shkurt 1929 u formua Sinodi i Shenjtë, i cili zgjodhi Visarionin kryetar të tij. Kështu filloi një etapë e re në jetën e Kishës. Dioqezat kishin episkopët e tyre kanonikë, Berati Imzot Çamçen, Gjirokastra Imzot Ambrozin, Tirana dhe Durrësi Imzot Visarion Xhuvanin, i cili përkohësisht do të ishte dhe ad interim për Korçën.
Gjendja ndërmjet ortodoksëve shqiptarë në lidhje me qëndrimin ndaj Patriarkanës Ekumenike dhe zgjidhjes së çështjes madhore të autoqefalisë erdhi duke u acaruar çdo ditë dhe më shumë dhe po shkohej edhe drejt cenimit të mirëkuptimit e të harmonisë kombëtare. Disa mendonin se duhej pritur me durim urdhri i Patriarkanës, të tjerë kërkuan rrugë të brendshme dhe të mos i nënshtroheshin pritjes së kërkuar qëllimisht nga Patriarkana. Pala e dytë, me propozimin e Naltmadhënisë së Tij, Mbretit Zogu I, nuk nguroi për të formuar Sinodin Episkopal dhe për këtë dha ndihmën e vet i dërguari i Patriarkanës së Serbisë.
Në javët e para të shkurtit të vitit 1929 me Imzot Visarionin dhe Imzot Eugjenin në krye të ceremonisë kishtare u dorëzuan dy episkopë, Çamçja dhe Ambrozi. Më 18 shkurt 1929 u formua Sinodi i Shenjtë, i cili zgjodhi Visarionin kryetar të tij. Kështu filloi një etapë e re në jetën e Kishës. Dioqezat kishin episkopët e tyre kanonikë, Berati Imzot Çamçen, Gjirokastra Imzot Ambrozin, Tirana dhe Durrësi Imzot Visarion Xhuvanin, i cili përkohësisht do të ishte dhe ad interim për Korçën.
Në Te Deum-in e zhvilluar në Kishën e Shën Gjergjit në Korçë më 25 mars të vitit 1929 Atë Vasil Marko i dorëzoi Hirësisë së Tij, Visarionit, Kryqin historik të Kongresit të Beratit. Kjo ishte shenja simbolike e dorëzimit përfundimtar të kryesisë së kishës. Ky veprim e vuri para përgjegjësisë Kryeepiskopin Visarion për të organizuar Kishën Ortodokse Autoqefale të Shqipërisë duke u mbështetur në vendimet e Kongresit historik kishtar të Beratit.
Patriarkana e Stambollit si dhe Patriarkana greke nuk e pritën mirë formimin e Sinodit të Shenjtë. Kështu që nga vitii 1923 e deri në vitin 1937 kur u miratua TOMOSI i miratuar nga Patriark Beniamini i I në Kostandinopojë, dhe Autoqefalia e Kishës shqiptare Orthodokse u zyrtarizua. Kaluan plot 14 vite në të cilat si Kryepeshkop i dytë i KOASH-it ishte Visarion Joan Xhuvani.
Sipas Gazeta e Re në Nr. 190, të datës 19.06.1929, e cila ka botuar ka botuar tekstin e platformës së Kongresit shkruhet kështu:
“1. Do të merret për bazë Ungjilli i Shenjtë, gojëdhanat e hirshme, rregullat e vendosura prej Sinodeve Ekumenike dhe përgjithësisht rregullat që pasojnë Kishën Ortodokse Autoqefale dhe patriarkike ortodokse, në të cilat Kisha Ortodokse Autoqefale e Shqipërisë është lidhur dogmatikisht.
2. Principi i dytë është interesi kombëtar, i cili është marrë në kujdes të veçantë në bazë të kanonit “Kishë e lirë në shtet të lirë”.
3. Organizimi ekonomik financiar i pasurive kishtare, në mënyrë që kishës t’i sigurohet jetesa nga pikëpamja ekonomike.
4.Vendosja e një disipline të fortë që i jep dinjitetin e duhur kishës”.
Korça e priti me madhështi të paparë mbërritjen e anëtarëve të Sinodit dhe të Visarionit. Për pritjen e tyre autoritetet kishtare dolën deri në Plasë. Midis tyre kanë qenë: Ikonomi i Madh Vasil Marko, Kryetari i Bashkisë, drejtori i gazetës “Zëri i Korçës”, deputeti Llambi Bimbli etj. Ikonom Atë Josifi përshëndeti me një fjalë të shkurtër. Në qytet kish dalë për t’i pritur i gjithë populli pa dallim feje. Në pritje qenë rreshtuar edhe ushtria, nxënësit e shkollave, kleri ortodoks dhe mysliman, banda e bashkisë. Pati mjaft thirrje “Rroftë Kisha Autoqefale”. Në qytet u shkëmbyen fjalimet e rastit. Për këtë pritje Imzot Ambrozi tha: “Pritje të tilla u bëhen vetëm mbretërve” (Gazeta e Re, Nr. 119, 24.03.1929).
Statuti sanksionoi Autoqefalinë e deklaruar në Berat më 12 shtator 1922, duke qenë dogmatikisht e bashkuar me patriarkitë e shenjta dhe me kishat e tjera ortodokse autoqefale, por administrativisht mbetej krejt më vete nën flamurin kombëtar.
Imzot Visarioni, i mbështetur në Statutin legal të komuniteteve fetare të miratuar në Kuvendin e vitit 1924, theksoi dhe kërkoi që gjuha zyrtare e Kishës të jetë gjuha shqipe, sepse kjo i ka të gjitha aftësitë e veta dhe kurorëzon përpjekjet shekullore më të hershme dhe të rilindasve. Një artikull i veçantë përcaktoi pavarësinë e kishës në mënyrë të prerë: “Kryepeshkopi, Peshkopët, Zëvendësit e tyre lokalë, Ikonomi i Madh Mitrofor, Sekretari i Përgjithshëm i Sinodit… duhet të jenë prej gjaku e gjuhe Shqiptarë, si edhe të kenë nënshtetësinë Shqiptare”.
Ky është artikulli 16 i Statutit që u diskutua gjatë në Kongres, u shqyrtua edhe modeli i kishave të tjera. Ai kishte për qëllim të ruante mirëkuptimin e harmoninë shoqërore të brendshme dhe të mbylleshin përgjithmonë mospajtimet e ndryshme që sjellin vetëm ndarje në shtetin shqiptar.
Kongresi vazhdoi punimet 15 ditë. Në fund, mbasi miratoi statutin në parim, vendosi të krijojë një komision të posaçëm të përbërë nga: Mitrofor Vasil Marko, Vasil Avrami, Dhimitër Kacimbra, Taq Buda, Vasil Bakalli, Athanas Shundi, Llazar Bozo, Nikolla Haxhinasta, Kristaq Ikonomi, Thoma Papapano, Mihal Cane, Milto Maksakuli dhe Dr. Zoi Xoxa, të cilët do t’i jepnin statutit formën përfundimtare. Mbas 15 ditë diskutimesh, në orën 7.30 të datës 29 qershor të vitit 1929, të gjithë delegatët firmosën dokumentet për t’u miratuar në statut përfundimtar (definitiv). Ky Statut e vuri në themele të qëndrueshme Kishën Ortodokse Autoqefale Shqiptare. Atë Vasil Marko në letrën që i ka dërguar ministrit të Brendshëm më 27-09-1922, ka shkruar: “Ne ju bëjmë të njohur se çështja kishtare vete shumë mirë. Ne këtu jemi në themele të çelikta thjesht kombëtare, nuk tundemi, por vetëm një gjë na pengon, ajo është financa”. (AQSh. Koleksion fondesh. D. 1519. viti 1922) Ky amanet i Kongresit Kishtar të Beratit u përmbush më së miri në Kongresin e dytë kishtar gjithortodoks të Korçës më 29 qershor të vitit 1929 (https://ëëë.forumishqiptar.com/threa...or%C3%A7%C3%AB). Renditja e Kryepeshkopeve të KOASH në Shqipëri nga viti 1921-2022 është si më poshtë:
-FAN STILIAN NOLI (MAVROMATI)- `Dëshmor` i KOASH, si Kryepeshkopi i Parë i Kishës Orthodokse Autoqefale të Shqipërisë (21/11/1923-1924) i cili e bëri Krishtin të flaës shqip,
-VISSARION JOAN XHUVANI - `Dëshmor` i KOASH, si Kryepeshkopi i Dytë iKishës Orthodokse Autoqefale të Shqipërisë (1924-1937) i cili i cili Ruajti me vendosmëri Autoqefalinë,
-KRYEPPESHKOPI KRISTOFOR -(KRISTOFOR (?) KISSI) - `Dëshmor` i KOASH, si Kryepeshkopi i Tretë I Kishës Orthodokse Autoqefale të Shqipërisë (1937-1948), i cili Ruajti me vendosmëri Autoqefalinë.
- KRYEPSHKOP PAISI-(PASHKO (?) VODICA) - `Dëshmor` i KOASH, si Kryepeshkopi i Katërt I Kishës Orthodokse Autoqefale të Shqipërisë(1949-1966), i cili Ruajti me vendosmëri Autoqefalinë,
- KRYEPESHKOPI DAMIAN -(DHIMITER (?) KOKONESHI )- `Dëshmor` i KOASH, si Kryepeshkopi i Pestë i Kishës Orthodokse Autoqefale të Shqipërisë (1966-1967), i cili Ruajti me vendosmëri Autoqefalinë,
-KRYEPESHKPOI ANASTAS- Kryepshkop i gjashtë i KOASH (1992- e deri më sot) i cili rindërtoi KOASH e shkaterruar nga diktatura komunisto-ateiste që nga viti 1967 e deri më 1992 kur ai u emerua si Kryepeshkop i Tiranës, Durrësit dhe i gjithë Shqiprisë..

Këtë Histori z.Ardit Bido megjithese e di fare mirë, përpiqet ta shtrëmbërojë. Shpresojmë që shmangia nga e vërteta të për ata që nuk janë fetarë tu shërbejë tthënia e apostull Thomait që deshte të vinte gishtin mbi plagë që të besonte.

Referencat
^ Hilmi Kolgjegja (2010). Perla shqiptare. Toena. Më 13 shtator 1922, Kongresi Ortodoks i Shqipërisë, mbledhur në Berat i përfaqësuar nga 33 delegatë, shpalli Autoqefale Kishën Ortodokse shqiptare dhe vendosi zhvillimin e meshës në gjuhën shqipe. {{cite book}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
^ "Autoqefalia e Kishës Ortodokse të Shqipërisë në marrëdhëniet shqiptaro-greke, 1918-1937 - Ardit Bido, University of Tirana, 2015" (PDF). Arkivuar nga origjinali (PDF) më 2018-09-07. Marrë më 2018-09-07. {{cite ëeb}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
^ Llukani 2010, pp. 84-86, pp. 86-87, 90, 91-92


priftipirro2017@gmail.com