52-vjeçarja nënë për herë të parë, mjekët tregojnë rastin e rrallë në Koço Gliozheni



Një 52-vjeçare nga Kosova është bërë nënë për herë të parë në maternitetin ‘Koço Gliozheni’.

Mjeku Orion Gliozheni tha në emisioni ‘Sot’ në Euronews Albania se është një rast i veçantë për të gjithë ekipin e mjekëve që kujdesen për nënën e deri tek ardhja e fëmijës.

Ai shpjegoi se fëmija ka lindur përmes teknikës invitro, që ka nisur të aplikohet edhe më shumë nga çiftet në moshë më të madhe.

Mjeku Blerti Çami është ai që ndoqi shtatzëninë dhe më pas lindje e fëmijës nga 52-vjeçarja. Ai tha për emisionin ‘Sot’ se ishte një rast i mbushur me emocione të shumëfishta; që nga gëzimi i lindjes së një fëmije në atë moshë deri tek shqetësimi mbi problematikat që mund të shfaqeshin po për shkak të moshës së nënës.

“Risqet më të mëdha për shkak të moshës së nënës janë tensioni dhe rreziku i lindjes para kohe. Fëmija ka lindur para kohe, shumë më përpara se e kishim parashikuar, por brenda një zone që mund të sigurojë mbijetesën e tij”, tha mjeku.

Euronews