Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 7
  1. #1
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,348
    Postimet në Bllog
    17

    Greva e pedagogëve: Rama i injoron dhe i tall, pedagogët në grevë urie

    Emri:  fshn1.jpg

Shikime: 157

Madhësia:  59.2 KB

    Pedagogët e Universitetit të Tiranës, por edhe të universitetëve të tjera të vendit, kanë dalë sot në protestë përpara godinës së universitetit, ndërsa kërkojnë rritje page.

    Ata njëzëri kanë paralajmëruar bojkot të procesit mësimor, nëse nuk plotësohet kërkesa e tyre.

    “Vetëm për pagën asgjë tjetër, duam pagën se të gjithëve u rriten, mjekësia u rritet, mësuesve e na del që samari është më i shtrenjtë se kali. Ne i nxjerrim studentët ata kanë dyfishin e rrogës tonë, hallall, po dhe ne duam pagën asgjë tjetër. Normal që do e ndërpresim procesin mësimor kemi që në 2005 pa rritje page. Ne duam pagën”, tha një pedagog i Shkencave të Natyrës.

    Pedagogët kërkojnë që pagat e tyre të arrijnë nivelin e pagave të pedagogëve në rajon. Pedagogët e universiteteve i kanë dërguar një peticion kryeministrit Edi Rama dhe ministres së Arsimit ku kërkojnë rritje të pagave.

    Peticioni është firmosur nga pedagogët e të gjithë universiteteve. Nëse kjo nuk ndodh, pedagogët paralajmërojnë dhe bojkot të vitit akademik, i cili pritet të nisë në 17 tetor 2022.

    Pedagogët propozojnë që të arrihet në nivelin e pagave të pedagogëve të universiteteve publike në Kosovë brenda 2 viteve.

    Në peticionin e Sindikatës së Punonjesve të Universiteteve të Shqipërise (SPUSH) propozohet që rritja e pagës të jetë tani me 30% në tetor 2022 dhe 20% në tetor 2023.

    Po kështu kërkohet:

    -Rritja e financimit për kërkimin shkencor që të jetë të paktën 0.3 % e GDP më 2023, ndërkohë aktualisht në përqindjen e GDP-së është mbi 10 herë më i ulët se në disa vende të rajonit

    -Kërkohet rivendosja e shtesave mbi pagë për “dëmshmëri shëndeti në punë”, për laborantët dhe stafin akademik që punojne në laboratore, në kontakte me “substanca të rrezikshme dhe preparate të tjera”

    -Rritjen e shtesës mbi pagën për vjetërsinë në punë, për personelin akademik të punësuar me kohë të plotë në IAL-të publike, për çdo vit pune, nga masa 0.5% që është aktualisht, në masën 1%, dhe nga 15 vjet që eshtē aktualisht, në 25 vjet.

    -Rritjen e pagesës së orëve të ngarkesës suplementare për pedagogët e brendshëm (PAE) dhe pedagogët e jashtëm me kontratë (PAK), në menyrë që kjo t’i afrohet vlerës së pagesës në universitetet private.

    -Rivlerësimin e orës mësimore, pasi ka nje zbritje prej 50% tè pagesës së orës mësimore si rezultat i mosdiferencimit te orës mësimore të leksionit, e cila me parë kishte koeficentin 2 për leksionin në master dhe 1.5 për atë në bachelor, ndersa tani e ka koeficentin 1, duke u bërë njëlloj me oret e tjera në auditor (seminare, laboratore, praktika, etj.)

    -Rishikimin e tatimit prej 23% mbi pagesën e ngarkesës suplementare.

    -Kërkojnë të rishikohet menyra e përllogaritjes se tatimit mbi këto të ardhura. Kërkojnë gjithashtu pezullimin e titullit akademik “profesor”, deri në 2026 meqë doktoraturat e reja u rihapën më 2022, ndërsa për periudhen 2013 -2022 kanë qenë të mbyllura, duke e bēre tëpamundur realizimin e kētij kushti.

    Kryetari i Sindikatës së Pedagogëve tha se janë 5 mijë pedagogë në Shqipëri që janë me këtë protestë.

    Emri:  fshn.jpg

Shikime: 98

Madhësia:  71.2 KB

    Emri:  fshn2.jpg

Shikime: 110

Madhësia:  68.2 KB

    Emri:  fshn3.jpg

Shikime: 97

Madhësia:  79.3 KB

    Koha Jone
    "Babai i shtetit është Ismail "Qemali", e zbuloi Edvin shkencëtari!"

  2. #2
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,348
    Postimet në Bllog
    17

    Për: 5 mijë pedagogët e Universiteteve në protestë: Ose na rrisni pagën, ose ndërpresim procesin mës

    Tre orë në MAS/ Pedagogët nuk bindin Kushin: Ministrja e quan hata rritjen e pagës me 180 euro

    Ka përfunduar pa zgjidhje takimi 3 orësh i pedagogëve me ministren e Arsimit Evis Kushi.

    Në një prononcim për mediat, ata treguan se nuk gjetën dakordësinë me Ministren për rritjen e pagave.

    "Ministrja e quan hata rritjen me 180 euro", tha ata.

    Pedagogët thonë se kërkesat e tyre nuk janë të ekzagjeruara por minimaliste, por ministrja mendon të kundërtën.

    Në këto kushte pedagogët deklaruan se do të vijojnë me protestat, ku në datën 5 tetor do ketë një tjetër tubim.

    Në protestën e datës 15 shtator pedagogët paralajmëruan se do të bojkotojnë nisjen e vitit akademik nëse nuk u plotësohen kërkesat.

    ORA NEWS

  3. #3
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,348
    Postimet në Bllog
    17

    Për: 5 mijë pedagogët e Universiteteve në protestë: Ose na rrisni pagën, ose ndërpresim procesin mës

    Pedagogët protestojnë për paga të denja dhe financim të kërkimit shkencor

    Këshilli i Ministrave vendosi rritjen e pagave të pedagogëve me 7% nga fondet e buxhetit të shtetit, por kjo rritje është larg kërkesave të tyre.

    Emri:  Protesta-e-pedagogeve--2048x1367.jpg

Shikime: 70

Madhësia:  38.2 KB

    Të mërkurën paradite në sheshpushimin e Universitetit Politeknik të Tiranës, dhjetra akademikë, pedagogë dhe përfaqësues të Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve të Shqipërisë, u mblodhën në protestë për të kërkuar rritje të pagave dhe financim të kërkimeve shkencore.

    Pedagogët kërkuan 50% rritje te pagës, të ndarë përkatësisht në 30% vitin e parë dhe 20% vitin e dytë.

    “Ndihem i indinjuar për mënyrën sesi trajtohemi ne sot, duke filluar nga pagesat edhe kërkimi shkencor. Krahas vendeve të BE-së, ne nuk krahasohemi dot as me vendet e Ballkanit,” tha Klodian Dhoska, pedagog dhe kryetar i Sindikatës së Universitetit Politeknik.

    “Kërkojmë që çështjet e arsimit të lartë të shihen si prioritet kombëtar,” shtoi ai.

    Pas protestave të pedagogëve, Këshilli i Ministrave vendosi të mërkurën rritjen e pagave të tyre nga 7 deri në 15%, sipas një skeme ku 7% do të mbulohen nga buxheti i shtetit dhe pjesa tjetër nga buxheti i universiteteve.

    Ministrja e Arsimit, Evis Kushi u kërkoi pedagogëve që të jenë realistë në kërkesat e tyre në një deklaratë për mediat pas mbledhjes së qeverisë.

    “Pedagogët të ardhurat i sigurojnë jo vetëm nga paga bazë, por kanë edhe shumë mundësi të tjera, ndryshe nga mësuesit, apo policët dhe zjarrfikësit. Ata marrin fonde edhe nga programet e kërkimit shkencor të Bashkimit Europian,” tha Kushi, ndërsa shtoi se buxheti për kërkimin shkencor ishte dyfishuar.

    Pedagogët e pranishëm në protestë nuk ndajnë të njëjtin mendim me ministren dhe e konsiderojnë rritjen e ofruar të pamjaftueshme. Mjeku dhe pedagogu Ilir Alimehmeti tha gjatë protestës se paga, kërkimi shkencor dhe investimi te studentët lë për të dëshiruar.

    “Në Shqipëri kalkulimi i minimumit jetik nuk është bërë aty ku duhet. Unë nuk e krahasoj kurrë Tiranën me Berlinin, Parisin apo Romën, por e krahasoj me vendet fqinje si Prishtina dhe Shkupi, dhe aty shihet sa më poshtë jemi,” tha Alihmehmeti.

    Ai përmendi edhe Departamentin e Kërkim-zhvillimit i cili nuk ka investimet e duhura për kërkimet shkencore të pedagogëve apo shkencëtarëve në Shqipëri.

    “Elementi i tretë janë studentët, produkti për të cilët ne jemi këtu. Nga 31 mijë studentë që duhet të kalojnë në arsimin e lartë rreth 11 mijë aplikuan për të studiuar jashtë shtetit, sepse ne nuk kemi kontribuar për ta,” vijoi Alimehmeti, duke shtuar se mosndërhyrja për përmirësimin e këtyre elementëve do të thotë të lësh në baltë familjet dhe komunitetin.

    Pedagogët protestues deklaruan se ata do i japin kohë qeverisë deri më 17 Tetor dhe më pas do të përshkallëzojnë protestën në rast të mosplotësimit të kushteve të tyre.

    Emri:  Protesta-e-pedagogeve-1-1140x761.jpg

Shikime: 78

Madhësia:  47.1 KB

    BIRN

  4. #4
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,348
    Postimet në Bllog
    17

    Për: 5 mijë pedagogët e Universiteteve në protestë: Ose na rrisni pagën, ose ndërpresim procesin mës

    Pedagogët ngrihen në protestë. Më 17 tetor nis bojkoti i mësimit. Reagon Kryeministri: Nuk jeni as pensionistë, as policë!

    Pedagogët e Universiteteve zhvilluan ditën e sotme një protestë përballë Universitetit Politeknik në Tiranë.

    Në mbështetje të pedagogëve të tyre kanë dalë edhe qindra studentë.

    Në mbyllje të protestës ata deklaruan se nuk do të tërhiqen deri në plotësimin e kërkesave të tyre, ndaj pohuan se do të mblidhen sërish më 17 tetor, datë kur është caktuar të nisë dhe viti i ri akademik.

    Ndërkohë kryeministri Edi Rama, gjatë një aktiviteti të zhvilluar të Universiteti Bujqësor i Tiranës njoftoi se do të ketë rritje deri në 7 % të pedagogëve, por pedagogët nuk e pranuan këtë ofertë, duke shtuar kryeministri duhet të zbresë me këmbë në tokë dhe të njihet me realitetin.

    Kërkesat e pedagogëve:

    -Rritja e pagave për pedagogët dhe stafin ndihmës (nuk është plotësuar)
    -Rritja e financimit për kërkimin shkencor (nuk është plotësuar)
    -Rivendosja e shtesave mbi pagë për ‘Dëshmëri shëndeti në punë’ (nuk është plotësuar)
    -Rritja e shtesës mbi pagën për vjetërsinë në punë (nuk është plotësuar)

    Rritja e pagesës së orëve të ngarkesës suplementare (do shqyrtohet)
    -Rivlerësimi i orës mësimore pasi ka zbritje prej 50% të pagesës së orës mësimore si rezultat i mosfierencimit të orës mësimore të leksionit. (do shqyrtohet)
    -Rishikimin e tatimit prej 23% mbi pagesën e ngarkesës suplementare (do shqyrtohet)
    -Të pezullohet deri më 2026 zbatimi i pikës c) të paragrafit të 3, i Kreut III të VKM Nr.112, datë 23.2.2018 për kriteret e marrjes së titullit “Profesor”. (do shqyrtohet)
    -Të bëhet transparencë mbi buxhetin dhe të ardhurat e universitetet publike. (është rënë dakord).

    Kreu i Sindikatës Aleksandër Kovaçi, pas përfundimit të protestës së sotme tha se kryeministri duhet ti thërrasë arsyes dhe të plotësojë kërkesat e parashtruara, duke theksuar se arsimi i lartë duhet të jetë prioritet.

    “Ne e dimë, kryeministri e di shumë mirë që drejton 12 nga 13 borde të administrimit, ne i dimë shumë mirë të ardhurat. Nuk dalin lekët për të blerë letër tualeti. Duhet të ndërgjegjësojmë kryeministrin që të shohë arsimin e lartë si përparësi dhe t’i thërrasë arsyer”, tha ai.

    Ashtu siç edhe njoftoi në datën 17 tetor njoftoi se do të ketë bojkot nëse nuk plotësohen kërkesat.

    “Mendoj që do të vijë tek shifra jonë, sepse do kuptojë që realiteti i tij nuk është real”.

    Mënjëherë ka reaguar kryeministri Rama. Ai ka thënë se do të vendosin 7 % rritje page, por jo me tepër qē do të paguhet nga buxheti i shtetit. Pjesën tjeter prej 8 për qind ta kompensojë vetë Universiteti përkatës. Me tej ai ka thënë se pedagogët nuk janë as policë dhe as pensionistë, që mund të kërkoni rritje pagash kaq të madhe.

    Universitetet janë me autonomi dhe nuk kanë pse më kërkojnë mua rritje pagash. Ato janë të vetqeverisur, ndaj mos na thoni paga të larta.

    Koha Jone

  5. #5
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,348
    Postimet në Bllog
    17

    Për: 5 mijë pedagogët e Universiteteve në protestë: Ose na rrisni pagën, ose ndërpresim procesin mës

    Përplasja vazhdon, Rama u përgjigjet pedagogëve: Ka mbaruar koha kur qeveria rriste pagat se kërkojnë Sindikatat

    Përplasja mes qeverisë dhe trupës së pedagogëve duket se do të vijë duke u rritur.

    Siç ka treguar deri me sot Rama nuk ka pranuar kurrë presion, bile kur e kanë para faktit të kryer, i rritet inati dhe nuk pranon.

    Kryeministri Edi Rama sot në takimin me Rektorët e Universiteteve tha se koha kur qeveria rrit pagat në mënyrë uniforme sepse këtë e kërkojnë Sindikatat, i ka ardhur fundi.

    “Universitetet nuk janë gjimnaze, trupat pedagogjike nuk janë trupa të infermierëve apo punonjës policie. Janë trupa që mbahen vetëm me pagën e shtetit. Përgjithësisht, tani me reformën e autonomisë spitalore do të diferencohen edhe pagat e mjekëve. Universiteti është midis jetës përpara, pra është midis shtetit dhe tregut, por duhet ta ketë pjesë të ADN-së vet’thithjen e të ardhurave nga tregu. Të jetë aktor në treg dhe magnet për të thithur fonde nga të katër anët. Pra koha kur qeveria rrit pagat në mënyrë uniforme se kërkojnë sindikatat ka mbaruar bashkë me Reformën e Arsimit të Lartë. Autonomia është liri dhe përgjegjësi. Është hera e fundit që bëjmë rritje page uniforme”, tha Rama gjatë takimit me rektorët e Universiteteve.

    Ndërkohë Sindikata e pedagogëve të cilët janë në protestë për rritje page ka vendosur të vazhdojë mos fillimin e vitit të ri akademik, pavarësisht kërcënimit të kryeministrit sot.

    Koha Jone

  6. #6
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,348
    Postimet në Bllog
    17

    Për: 5 mijë pedagogët e Universiteteve në protestë: Ose na rrisni pagën, ose ndërpresim procesin mës

    Kryeministri nuk tërhiqet, por as Sindikata nuk fillon mësimin. Rektorët fillojnë kërcënimin ndaj pedagogëve

    Po njeh përplasje të re protesta e pedagogëve të universitetëve publike. Kryeministri nuk tërhiqet, kurse Sindikata e Pedagogëve deklaron se nuk fillojmë mësimin deri sa qeveria të rrisë pagat tona, të paktën përafërsisht sa në Mal të Zi apo Kosovë.

    Kryeministri Edi Rama sot në takimin me Rektorët e Universiteteve tha se koha kur qeveria rrit pagat në mënyrë uniforme sepse këtë e kërkojnë Sindikatat, i ka ardhur fundi.

    “Universitetet nuk janë gjimnaze, trupat pedagogjike nuk janë trupa të infermierëve apo punonjës policie. Janë trupa që mbahen vetëm me pagën e shteti”- tha Edi Rama, duke e mbyllur mundësinë e rritjes së pagave.

    Kreu i Sindikatës së pedagogëve, Sandër Kovaçi, i ka kthyer përgjigje Ramës, kur ky i fundit tha se kishte ikur koha kur paga rritej uniformë se e kërkonte sindikata.

    “Deklarojmë vijimin e protestës deri në vijim, drejtuar kryeministrit, ministres së Arsimit, dhe rektorëve, në formën e ndërprerjes së mësimit gjatë gjithë ditës, duke nisur nga ora 10, para universitetit Politeknik. Të dashur kolegë, qëndresa jonë e përbashkët do të vijojë. I bëjmë thirrje të gjithë pedagogëve të bashkohen. Rama e ka takimin me rektorët në kuadër të një komiteti. T’i thërrasë mendjes dhe të shohë problemet. Të gjitha universitet janë në gjendje kënetore me këtë investim. Rankimet pa fonde i bën kot” tha kreu i sindikatës.

    Por mësohet se në disa universitete, rektorët kanë filluar të thërrasin një e nga një pedagogët, duke iu bërë presion, që të tërhiqen nga protesta. Mediat publikojnë faktin se në Universitetin e Mjeksisë, rektori ka filluar presionet ndaj atyre që janë në protestë.

    Përplasja vazhdon. Nuk dihet nëse Sindikata e Pedagogëve do t’ju bëjë thirrje studentëve që ti mbështesin në ditët e protestës.

    Koha Jone

  7. #7
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,348
    Postimet në Bllog
    17

    Për: 5 mijë pedagogët e Universiteteve në protestë: Ose na rrisni pagën, ose ndërpresim procesin mës

    Rreth 15 pedagogë kërcënojnë me grevë urie, Rama i kthehet ashpër: Njerëz pa fe e pa atdhe

    Pedagogët i përcollën mesazhin e fundit këtë të martë (1 nentor) qeverisë dhe kryeministri Edi Rama, që të shqyrtojë kërkesat e tyre, në të kundërt nga e mërkura rreth 15 prej tyre, do të nisin ngujimin në grevë urie pa afat. Por thirrja e tyre ka hasur sërish në kundërshtimin e Ramës, i cili i cilësoi ata si të nxitur nga opozita, njerëz pa fe e pa atdhe që po dëmtojnë vendin.

    Video: https://youtu.be/ECR-hfO6fcM

    Një përfaqësi simbolike prej afro 15 pedagogësh do të ngujohen të mërkurën, 2 nentor 2022 në një grevë urie pa afat, nëse qeveria nuk do të marrë në konsideratë kërkesat e tyre.

    Kreu i sindikatës Aleksandër Kovaçi, tha se greva e urisë do të mbahet në ambientet e brendëshme të universitetit.

    Aleksandër Kovaçi: “Nesër pasdite do të jetë diskutimi i fundit, lidhur me këtë çështje, sepse enkas është lënë ora 16:00, sepse ora 16:00 është mbyllja e orarit zyrtar qeveritar.

    Në këtë prizëm deri në oren 16:00 do të presim qeverinë, që të japë ndonjë rrugëzgjidhje situatës. Në orën 4:00 mbasdite ne do të mblidhemi këtu edhe do vendosim përfundimisht, nëse ka një përgjigje nga qeveria apo nuk ka. Sipas pergjigjes se qeverise ne do vendosim si do të operojmë. Por ajo që është ne fuqi deri tani, është nëse nuk do të kemi një përgjigje pozitive nga qeveria ,kemi gadishmerinë e një pjes137 të stafit, një numër i caktuar i cili është i gatshëm që të kalojë në grevën e ngujimit, si grevë simbolike e pa dëshirushme, do jetë unike në botë”

    Deklaratën e pedagogëve, se do të përshakllëzojnë protestën, kryeminsitri Edi Rama e ka komentuar me një status në twitter.
    Për kreun e qeverisë, greva është e organizuar nga opozita dhe i konsideron pjesëmarrësit pa fe e pa atdhe.

    Edi Rama: “Shiksi i nongratës paska marrë urdhër për t’i dhënë ultimatum qeverisë me grevë urie të pedagogëve! Grevë urie për rritje rrogash bëjnë vetëm njerëzit pa fe e pa atdhe, rublazhinjë pa din e pa imam, foltorexhinj e baltaxhinj, që vetëm shqipërisë e shqiptarëve nuk i shërbejnë”

    Të mërkurën në orën 16:00 pritet që pedagogët të futen në grevë urie, duke pritur që kërkesat e tyre të plotësohen nga qeveria.

    Video: https://youtu.be/nFI7hSuQJ98

    Burimi: ORA NEWS

Tema të Ngjashme

  1. Gomari në greve urie!?
    Nga Neteorm në forumin Humor shqiptar
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 02-03-2021, 08:42
  2. Përgjigje: 36
    Postimi i Fundit: 21-01-2016, 12:48
  3. Luftëtarët e UÇK-së në grevë urie
    Nga Illyrian_King në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 95
    Postimi i Fundit: 31-12-2011, 19:23
  4. Pedagogët paralajmërojnë grevë, qeveria nuk mbajti premtimin
    Nga Albo në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 22
    Postimi i Fundit: 27-03-2005, 03:46
  5. Te perndjekurit ne greve urie
    Nga Brari në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 3
    Postimi i Fundit: 02-07-2003, 00:59

Fjalët Kyçe për Temën

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •