Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 4
  1. #1
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,391
    Postimet në Bllog
    17

    Karteli Sinaloas në Meksikë aleat me mafien shqiptare drejtuar nga vëllezërit Hysa

    Kështu e nis shkrimin e saj faqja meksikane e ‘El Universal’ ku sqaron se karteli numër një në trafikun e kokainës në botë ka shtrirë tentakulat e tij në vendet e Europës Lindore.

    Emri:  Untitled-design-2022-09-15T161115.826.jpg

Shikime: 326

Madhësia:  46.9 KB
    Ky rajon tashmë pastron miliona dollarë të trafikut të drogës duke shfrytëzuar dhe mungesën e zbatimit të ligjit në këto vende.

    Autoritet e inteligjencës meksikanë kanë zbuluar se drejtuesi i një fraksioni të karteli të Sinaloa, Ismael Zambada García i njohur si El Mayo është aleat me mafien shqiptare. Për informacionin që ndihmon në kapjen e tij SHBA paguan 15 milionë dollarë

    Ky personazh sipas shkrimit të ‘El Universal’ të ka krijuar lidhje të ngushta me vëllezërit shqiptarë Luftar, Arben, Fatos dhe Ramiz Hysa.

    Ky grup kriminal shqiptar është vënë në shënjestër nga autoritetet për aktivitetin e parregullt të regjistruar në sektorët e turizmit dhe kazinove në Meksikë dhe Shqipëri.

    Sipas burimeve të ‘El Universal’, katër shqiptarët zotërojnë një rrjet kazinosh dhe biznesesh në Sonora, Baja California dhe Quintana Roo.

    Aty pastrohen miliona dollarë nga krimi i organizuar.

    Përveç kësaj, ata investojnë shuma të mëdha parash në Shqipëri për t’i pastruar ato.

    investime janë të fokusuara në aktivitetet e lojërave të fatit dhe në fushën e turizmit.

    Shqiptarët sqarohet në shkrim po kryejnë një operacion në emër të kartelit Sinaloa për të transferuar miliona dollarë në vendin e tyre përmes kompanive që kanë.

    Kjo lidhje është një mundësi për meksikanët që të zgjerohen në Shqipëri, një vend i vogël ish-komunist që po joshet nga paratë nga aktivitetet e paligjshme.

    Ky grup shqiptar sipas shkrimit ka lidhje edhe me Karteli i Gjeneratës së Re.

    Para aleancës me, ‘El Mayo’, shqiptaret kishte lidhje vetëm me trafikantët kolumbianë dhe ekuadorianë të drogës në Amerikën Latine.

    Euronews

  2. #2
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,391
    Postimet në Bllog
    17

    Për: Karteli Sinaloas në Meksikë aleat me mafien shqiptare drejtuar nga vëllezërit Hysa

    Karteli i Sinaloas pastron para në Shqipëri, Luftar Hysa u prit në Kryeministri (VIDEO/FOTO)

    Emri:  luftar-hysa-duke-dale-nga-kryeministria.jpg

Shikime: 154

Madhësia:  90.1 KB

    Një ditë më parë, gazeta meksikane “El Universal” zbardhi një raport të autoriteteve antitrafik të Meksikës, ku thuhej se karteli i Sinaloas ka lidhur aleancë me mafien shqiptare dhe është duke pastruar masivisht para në Shqipëri. Sipas autoriteteve meksikane, lideri i kartelit Ismael Zambada García, i njohur si El Mayo, ka krijuar lidhje të ngushta me vëllezërit shqiptarë Luftar, Arben, Fatos dhe Ramiz Hysa.

    Të panjohur deri më sot për publikun e gjerë, me sa duket ortakët e kartelit të Sinaloas nuk janë të panjohur për qeverinë. Kjo foto është shkrepur në datën 2 tetor të vitit 2020. Në të shfaqen, tre persona, duke dalë nga një takim në kryeministri. Personi i gjatë në anën e djathtë të ekranit është; ish-deputeti gjerman i CDU-CSU, Mark Haupman. Ai në mes është Luftar Hysa, që autoritetet meksikane e etiketojnë si ortak të kartelit të Sinaloas, ndërsa majtas është Besnik Lulaj, pronari i Marina Bay në Vlorë.

    Në këtë foto të dytë shfaqen edhe më qartë Luftar Hysa dhe ish-deputeti i Angela Merkel, duke dalë nga zyra e kryeministrit të Shqipërisë. Foto janë publikuar nga portali Dosja.al në 4 tetor të vitit 2020, por shkrimi ka qenë tërësisht i fokusuar te vizita e ish-deputetit gjerman, pasi në atë kohë askush nuk e dinte se kush ishin personazhet që e shoqëronin Haupmanin. Por MCN ka arritur të identifikojë se bëhet fjalë pikërisht për Luftar Hysën dhe Besnik Lulajn, të cilët janë pritur në Kryeministri. Bashkë me këta të tre ka qenë edhe Dorian Duçka, këshilltar i kryeministrit për investime nga jashtë, që me sa duket ka qenë dhe organizatori i takimit.

    Ky është një nga skandalet më të mëdha që ka përfshirë qeverinë shqiptare. Në zyrën e kryeministrit janë pritur në takim ortakët e narkotrafikantit më të madh në botë, Ismael Zambadës, të cilët sipas autoriteteve meksikane të inteligjencës janë duke pastruar paratë e kartelit të Sinaloas përmes investimeve në turizëm në Shqipëri.

    Por fotot tregojnë qartë se karteli i Sinaloas ka arritur të shkojë deri në zyrën më të lartë të shtetit shqiptar, atë të kryeministrit, duke e thelluar edhe më shumë skandalin. Me çfarë cilësie është pritur zoti Hysa në Kryeministri? Kush i bëri bashkë një ish-deputet gjerman me një person të akuzuar për lidhje të ngushta me kartelin e Sinaloas. Dhe cili ka qenë qëllimi i takimit? Këto janë pyetjet që lindin natyrshëm pas këtyre fotove, të cilat e zhysin qeverinë shqiptare në një tjetër skandal të madh.

    Emri:  dor-ducka-gjermani.jpg

Shikime: 155

Madhësia:  53.7 KB

    Emri:  gjermani-hysa.jpg

Shikime: 156

Madhësia:  54.0 KB

    Emri:  luftar-hysa-me-deputetin-gjerman.jpg

Shikime: 152

Madhësia:  54.0 KB

    Marrë nga /MCN Tv.al/

    Kurse pak ditë më parë, më 10 shtator në një postim në facebook, kreu i grupit parlamentar i PS-së, Taulant Balla shkruan ”Kolegu im në Bundestagun gjerman Mark Hauptman vendosi ta bëjë dasmën e tij në Vlorë. Patjetër nuk munguan këngët dhe vallet shqiptare”.



    Koha Jone

  3. #3
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,391
    Postimet në Bllog
    17

    Për: Karteli Sinaloas në Meksikë aleat me mafien shqiptare drejtuar nga vëllezërit Hysa

    Reagon Luftar Hysa: Bizneset e mia në Meksikë të ligjshme! Sulmet prej konkurrencës së kazinove

    Luftar Hysa emri i të cilit, bashkë me tre vëllezërit e tij u përmend nga mediat meksikane si i lidhur me kartelin e drogës Sinaloa të cilët po pastrojnë paratë në Shqipëri, ka reaguar përmes një njoftimi të gjatë që ka shpërndarë për mediat, ku rrëzon çdo lidhje të tij me kartelin meksikan të kokainës, Sinaloa si dhe përjashton çdo pjesëmarrje të tijën dhe të familjes së tij në çfarëdolloj aktiviteti ilegal.

    Biznesmeni thotë se nuk është dënuar, proceduar, apo shoqëruar kurrë në polici nuk kam pasur asnjë problem me drejtësinë.

    “Unë, shtetasi Luftar Ali Hysa, me profesion inxhinier dhe me një familje tipike intelektuale hedh poshtë në mënyrë kategorike pjesëmarrjen time dhe të familjes sime në çfarëdolloj aktiviteti illegal. Unë, shtetasi Meksikan Luftar Ali Hysa kurrë i dënuar, kurrë i proceduar, kurrë i shoqëruar deklaroj se kurrë në jetën time nuk kam pasur asnjë problem me drejtësinë. Të gjitha problemet e mia në jetë janë më padrejtësinë. Si shqiptar i viteve të vështira, jam një nga të shumtët që ika në ato ikje masive nga halli, duke mos ditur ku iknim të pa nxënë, të paveshur dhe të varfër por me një shpresë e besim që një ditë ndoshta do kishim mundësi të ktheheshim në vendlindje me më shumë mundësi për të takuar fëmijë, familje e të tjerë që lamë pas”, shprehet në reagimin e tij Hysa.

    Hysa shprehet se kishte emigruar në Meksikë në vitin 2004 ku falë punës së ndershme dhe kontributit në këtë vendi mundi të fitonte shtetësinë meksikane. Ai mohon që kompanitë e tij në Meksikë të kenë të bëjnë me asnjë aktivitet ilegal, aq më pak me pastrim parash dhe me kartelet e Meksikës.

    “Sa më sipër dua të informoj opinionin publik se kompanitë që unë përfaqësoj dhe të ardhurat e tyre janë 100% legale, të autorizuara për operim nga qeveria Meksikane. Këto kompani nuk kanë të bëjnë me asnjë aktivitet ilegal, aq më pak me pastrim parash dhe me kartelet e Meksikës. Për këtë përfaqësuesit e mi ligjorë po punojnë për zbardhjen e plotë të këtyre lajmeve dezinformuese dhe përbaltëse, për vendosjen në vend të të drejtës. Përgjegjësit e këtij artikulli të pështirë kanë si qëllim përbaltje dhe eliminimin e konkurrencës por do të mbajnë përgjegjësitë përkatëse pranë organeve kompetente”, shprehet ai.

    Mediat meksikanë kanë zbardhur skemën me anë të së cilës karteli i Sinaloas pastron para në Shqipëri.

    Në krye të saj qëndron Ismael Zambada García, drejtuesi i kartelit meksikan, i njohur si El Mayo.

    Sipas mediave të vendit latin, ai është i lidhur me katër vëllezërit shqiptarë; Luftar, Arben, Fatos dhe Ramiz Hysa të cilët prej vitesh janë të vendosur në Meksikë, fotografitë e të cilëve janë publikuar. Ata zotërojnë disa kazino dhe biznese të tjera në fushën e Turizmit.

    Në skemën e publikuar, mediat meksikanë sqarojnë se vëllezërit Hysa janë të lidhur me një kazino e cila është e ngritur në Vlorë.

    Sakaq, Luftar Hysa dy vite më parë ka takuar edhe kryeministrin Edi Rama në Kryeministri. Nuk dihen shumë detaje nga ky takim.

    Në këtë takim me Ramën, Luftar Hysa shoqërohej nga deputeti gjerman, Mark Hauptmann, i cili njihet si mik dhe i sponsorizuar nga Taulant Balla.

    'Bomba' e mediave meksikane: Karteli 'Sinaloa' pastron paratë në Shqipëri
    Një artikull i meksikanes 'El Universal' bënte të ditur se karteli numër një i trafikut të kokaiës në botë, i ka shtrirë tentakulat edhe në Shqipëri.

    Europa Lindore, saktësohet në artikull, është rajoni i preferuar për pastrimin e miliona dollarë të trafikut të drogës, duke shfrytëzuar dhe mungesën e zbatimit të ligjit në këto vende.

    Detajet janë zbardhur nga autoritetet e inteligjencës meksikane të cilët disponojnë të dhëna se drjtuesi i një fraksioni të kartelit Sinaloa, Ismael Zambada Garcia i njohur si 'El Mayo' është alet me mafien shqiptare. Ai është personi më i kërkuar nga SHBA dhe për kokën e tij autoritetet amerikane kanë vënë një çmim prej 15 milionë dollarësh.

    Ky personazh, sipas shkrimit të 'El Universal' ka krijuar lidhje të ngushta me vëllezërit shqiptarë Luftar, Arben, Fatos dhe Ramiz Hysa. K grup kriminal shqiptar është vënë në shënjestër nga autoritetet për aktivitetin e parregullt të regjistruar në sektorët e turizmit dhe kazinove në Meksikë dhe Shqipëri.

    Katër vëllezërit shqiptarë zotërojnë një rrjet kazinosh dhe biznesesh në Sonora, Baja California dhe Quintana Roo.

    "Aty pastrohen miliona dollarë nga krimi i organizuar", thuhet në shkrimin e medias meksikane.

    "Përveç kësaj, ata investojnë shuma të mëdha parash në Shqipëri për t’i pastruar ato. Investime janë të fokusuara në aktivitetet e lojërave të fatit dhe në fushën e turizmit. Ky grup shqiptar sipas shkrimit ka lidhje edhe me Karteli i Gjeneratës së Re.

    Para aleancës me, ‘El Mayo’, shqiptaret kishte lidhje vetëm me trafikantët kolumbianë dhe ekuadorianë të drogës në Amerikën Latine", thuhet më tej në artikullin e medias meksikane.

    Deklarata e plotë:

    Ditën e djeshme, në media të ndryshme të vendit tim është publikuar një histori e pavërtetë që implikon personin tim dhe familjen time në aktivitete ilegale. Për ata qe kanë jetuar në Shqipëri dhe ndoshta nuk kanë dalë më tej, për ata që harruan 1997, që nuk mbajnë mend ambasadat e 1990 dhe eksodin e 1991, ikjet masive dhe varfësinë e tejskajshme ju sqaroj si më poshtë:

    Unë, shtetasi Luftar Ali Hysa, me profesion inxhiner dhe me një familje tipike intelektuale hedh poshtë në mënyrë kategorike pjesëmarrjen time dhe të familjes sime në çfarëdolloj aktiviteti illegal.

    Unë, shtetasi Meksikan Luftar Ali Hysa kurrë i dënuar, kurrë i proceduar, kurrë i shoqëruar deklaroj se kurrë në jetën time nuk kam pasur asnjë problem me drejtësinë. Të gjitha problemet e mia në jetë janë më padrejtësinë. Si Shqiptar i viteve të vështira, jam një nga të shumtët që ika në ato ikje masive nga halli, duke mos ditur ku iknim të pa nxënë, të paveshur dhe të varfër por me një shpresë e besim që një ditë ndoshta do kishim mundësi të ktheheshim në vendlindje me më shumë mundësi për të takuar fëmijë, familje e të tjerë që lamë pas. Për ata që ndoshta nuk e dinë ne u ballafaquam me diskriminimin dhe përbuzjen e madhe ndaj kombit tonë. Ne me aq sa kishim, me aq sa mundëm, aq sa dinim, ulëm kokën punuam fort jo për veten tonë po për ata që kishim lënë pas. Duke ulur kokën, duke punuar fort dhe duke sakrifikuar shumë ne bëmë krenar veten dhe ata që lamë pas.

    Në kërkim të më shumë mundësive, të një të ardhme më të mirë në vitin 2004 emigrova në Meksikë. Më shumë lumturi pohoj se në Meksikë kam gjetur vend dhe jam mirëpritur në mënyrë vëllazërore nga persona me inegritet të lartë qytetar dhe profesional, me një trajektore të pacënueshme të zhvillimit, të cilët më ndihmuan të zhvilloj një aktivitet legal dhe serioz, më mundëson të jetoj në mënyrë dinjitoze në shoqërine e familjarëve dhe miqve të mi. Falë këtij historiku unë dhe familjarët e mi jemi sot shtetas Meksikanë.

    Në mënyrë të trishueshme, interesat e konkurencës jo të ndershme të personave që i kam identifikuar qartësisht mund të çojnë në prishjen e imazhit të një personi dhe të një familjeje që ditë pas dite punojnë me të gjithë fuqitë për tu pozicionuar në një vend më të mirë duke konkuruar denjësisht.

    Publikimi i këtij artikulli nuk ësht asgjë me shumë se një përpjekje imorale dhe intrigante për të eleminuar pikërisht konkurencën. Më duhet të përmend që nuk kam asnjë dijeni të asnjë investigimi nga qeveria Meksikane kundrejt personit tim, kompanive, vëllëzërve, punëtorëve, bashkëpunëtorëve madje të asnjë personi me të cilin kam bashkëpunuar për të zhvilluar aktivitetin tim.

    Sa më sipër dua të informoj opinionin publik se kompanitë që unë përfaqësoj dhe të ardhurat e tyre janë 100% legale, të autorizuara per operim nga qeveria Meksikane. Këto kompani nuk kanë të bëjnë me asnjë aktivitet illegal, aq më pak me pastrim parash dhe me kartelet e Meksikës.

    Për këtë përfaqësuesit e mi ligjorë po punojnë për zbardhjen e e plotë të këtyre lajmeve disinformuese dhe përbaltëse, për vendosjen në vend të të drejtës. Përgjegjësit e këtij artikulli të pështirë kanë si qëllim përbaltje dhe eleminimin e konkurencës por do të mbajnë përgjegjësitë përkatëse pranë organeve kompetente.

    Atë ditë që dola nga Shqipëria kisha të vetmin qëllim të ngrihesha nga varfëria e këtij vendi për veten dhe familjen, të kërkoja mundësi të reja zhvillimi. E kam vendosur ballin lart përpara botës për kombësinë time dhe kam gjithnjë krenar. Me po aq krenari dua të përmend sot se në kompanitë që unë dhe vellai im kemi krijuar punësojmë më tepër se 1500 punonjës vetëm në Meksikë.

    Ndihem po aq krenar sot që duke pasur gjithnjë të drejtën me vete dhe në saj të mundit, punës së ndershme dhe superimit të sfidave kam mundur ta ngrij sado pakëz emrin e kombit, të kthehem po me kokën lart, dhe të investoj në vendin që e dua aq shumë.

    Në fund ti them të gjithë atyre të rinjve që po na lexojnë, rruga drejt suksesit do ketë gjithmonë sakrifica dhe sulme nga më të pështira nga konkurenca apo dashakeqësia. Modelet e suksesit nuk duhen gjendur kurrë tek aktivitetet ilegale por tek puna dhe përpjekjet për të ecur para. Dëshiroj të informoj mediat, dhe tu kërkoj që sulme të tilla të mos përsëriten. Në të kundërt, do të më duhet të drejtohem në gjykatë për të kërkuar të drejtën time dhe të familjes sime. Ftoj mediat të publikojnë deklaratën time, siç bënë publikimin e akuzave të paprovuara.

    Syri
    "Babai i shtetit është Ismail "Qemali", e zbuloi Edvin shkencëtari!"

  4. #4
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,391
    Postimet në Bllog
    17

    Për: Karteli Sinaloas në Meksikë aleat me mafien shqiptare drejtuar nga vëllezërit Hysa

    A ka lidhje me kartelin Sinaloa? Flet biznesmeni

    Emri:  Screenshot_11-12-770x433.jpg

Shikime: 117

Madhësia:  20.0 KB

    Biznesmeni Luftar Hysa u është përgjigjur nga emisioni “Opinion” akuzave se ai dhe vëllezërit e tij kanë lidhje me kartelin Sinaloa në Meksikë.

    Hysa mohoi çdo akuza që është bërë deri më tani nëpërmjet medias, duke thënë se në Meksikë dhe në shtete të tjera ka dhjetëra biznese të cilat ushtrojnë aktivitetin e tyre sipas ligjeve të vendit ku operojnë.

    Biznesmeni tha se lajmi në median meksikane është bërë nga kundërshtarët e tij. Luftar Hysa mohoi dhe se emri ti j është përfolur si i përfshirë në skandalin e Panama Papers.

    A ju lidh ju gjë me kartelin e Sinaloas?

    Pse duhet të vendosin ata dhe do ta shpjegoj me shumë qetësi. Histori e Meksikës është histori e bukur që për mua është histori suksesi. Nuk është hera e parë që sulmohem, por unë nuk nisem nga sulmet gazetës. Por duke lezuar atë dhe duke më parë mua këtu, nuk shkon, nuk shkon se një prerje e nj njeriu si unë, unë me fjalën e kasabasë nuk merrem. Do e shpjegoj pse. Ne merrmi me këtë etëm, nuk merren me temat e ditës. Është si puna e saj që në kohën e Enverit që tha do mbjellim pambuk, jo tha agronomi nuk mbillet, e morën atë e dhe e dënuan në qendër të fshatit. Një njeri nga Belçi të merret me kartelin e Sinaloas. Të kem takuar unë El Mayo? Të merrem unë me kartele? Unë bëj vetëm biznes të ligjshëm. Çfarë ndodh? Absolutisht jo. Të merresh nga Shqipëria se një kartelë do fus lekë, është një pikë në oqean. Ky sulm ndoshta ka filluar nga kjo studio. Këtu një gazetar më ka përmendur para tre vitesh. Gazetari tha në studio se karteli i Sinaloas është futur në sherr me kartelin tjetër për shkak të një shqiptari. Ti i the kush është ky e ai më përmendi mua. Kjo është fals, s’ka bazë. Në vitin 2010 u gjet një shqiptar Luftar Hysa nga Mamurrasi dhe kërkohej nga Interpoli dhe u lidh me emrin tim dhe në Meksikë u mor sikur kjo gjë kishte të bënte me mua. Ajo gazeta në atë kohë shkroi një artikull. Kush e bën? Kundërshtarët që janë të huajt. Para një viti e gjysmë u bë një denoncim në Meksikë dhe në botë denoncimet anonim nuk shkojnë para.

    Emri juaj është përmendur dhe në Panama Papers?

    Për herë të parë në Panama kamë qenë në vitin 2020, kemi parë mundësin për të hyrë në treg dhe unë aty s’kam patur një llogari bankare apo biznese. Për këto ka qenë një kompani tjetër e cila u lidh me kompaninë tonë, por që është mbyllur që në vitin 2006. Por njerëzit lexojnë në google.

    Lidhje me kartelin e drogës? Luftar Hysa tregon si shkoi nga Afrika në Meksikë

    I akuzuar për lidhje me kartelin e drogës Sinaloa, biznesmeni Luftar Hysa ka dhënë sot një intervistë në emisionin “Opinion”. Ai ka treguar se si ka mbërritur në Meksikë në vitin 2004 dhe veprimtarinë e tij atje në disa biznese.

    Hysa tha ndër të tjera se prej vitit 2016 është qytetar meksikan.

    Pjesë nga intervista

    Hysa: Unë jetën time e kam filluar në vitin 1990 kur kam mbaruar inxhinierinë. Jam larguar nga Shqipëria në vitin 1998.

    Fevziu: Ku keni punuar nga viti 1990 deri në 1998?

    Kam punuar drejtor Mekanik në TEC-in e Cërrikut dhe drejtor i drejtorisë së ujërave. Kam bërë jetë politike dhe kam qenë kryetar i PD-së Belshit në vitin 1991, kur është themeluar seksioni i PD-së në Belsh.

    Fevziu: Si u larguat?

    Hysa: Jam larguar në vitin 1998 me ngjarjet e vitit 1997 dhe një nga problemet madhore ka qenë masakra e famshme e Cërrikut. Vetëm familja ime e di që unë kam patur probleme dhe jam larguar sdrejt Afrikës së Jugut ku jetonin vëllezërit e mi.

    Fevziu: Në çfarë periudhe kanë jetuar?

    Hysa: Vëllai im jetonte që në vitin 1993 në Afrikën e Jugut. Dhë jemi takuar me ju në vitin 1999 sepse ju bëtë emisionin për Leka Zogun dhe njëkohësisht na takuat ne si komunitet shqiptarësh. Ishim shumë pak, një komunitet prej 20 vetësh.

    Fevziu: Sa keni jetuar në Afrikë?

    Hysa: Kam jetuar 2 vjet e 11 muaj ditë më ditë.

    Fevziu: Nga Afrika e Jugut ku kaluat ?

    Hysa: Nga Afrika e Jugut bashkë me dy partnerët e mi kam ikur në Peru, sepse donim të hapnim lojërat e fatit.

    Fevziu: Kishit biznes lojërash fati në Afrikën e Jugut?

    Hysa: Kishim biznes të lojërave të fatit. Perunë e gjetëm si vendin ku lejoheshin lojërat e fatit dhe atje kamn qëndruar nga viti 2001 deri në vitin 2004.

    Një miku im që punonin që na shiste makinat e lojërave të fatit na tha që tregu po hapet në Mesikë. Dhe në atë kohë shkuam në Mesikë dhe filluam të operonim më Mesikë. Unë kam shkuar në mars të vitit 2004 në Mesikë.

    Fevziu: Këto 14 vjet operoni në Mesikë?

    Hysa: Operoj në Meksikë dhe jam qytetar meksikan nga viti 2016.

    Fevziu: Familja juaj jeton në Meksikë?

    Hysa: Familja ime jeton në Kanada.

    Fevziu: Jeni dhe shtetas kanadez?

    Hysa: Unë jam rezident kanadez, sepse nuk mund të mbaj më shumë se dy pasaporta.

    Fevziu: Në çfarë zone të Meksikës jeni vendosur?

    Hysa: Unë jetoj në Kankun në këtë moment. Bizneset e mia në Meksikë janë gjithandej. Partneri im vetëm është vëllai im.

    Fevziu: Sa biznhese keni në Meksikë?

    Hysa: Janë mbi 10 biznese, lojëra të fatit, restorantet, baret.


    Foto me Ramën dhe akuza për lidhje me kartelin meksikan, Hysa: Ja përse e takova

    Biznesmeni Luftar Hysa tregoi gjatë një interviste në emisionin “Opinion” arsyet pse ndodhej në zyrën e kryeministrit Rama dhe foton e publikuar pas daljes nga ky takim.

    Hysa tha se raportin me Ramën e ka vendosur përmes një deputeti të Bundestagut.

    Pjesë nga intervista

    Hysa: Unë kam një mikun timë që është nga Skocia dhe jeton në Londër. Maksi është fotograf dhe shkruan libra. Dhe ky njeri donte të bënte një libër për Shqipërinë. Në telefonin tim i kam të gjitha bisedat me Maksin. Duke parë që Rama është edhe artist dhe i pëlqen kjo lloj fushe, mendova që e vetmja gjë që mund të bëja është t’i propozoj këtë projekt.

    Fevziu: Si e takuat Ramën?

    Hysa: Ramën e gjeta nëpërmjet një mikut tim gjerman, që është mik i mirë i Shqipërisë.

    Fevziu: Është deputet i Bundestagut.

    Hysa: Patjetër dhe jam krenar që e kam mik, sepse është një dashamirës i madh i Shqipërisë.

    Fevziu: Për të takuar kryeministrin shqiptar përdorët një deputet gjerman?

    Hysa: Ndodhi që në atë kohë që ishte Covid ndodhesha në Shqipëri.


    Burimi: Opinion.al

Tema të Ngjashme

  1. Vëllezërit Shqiptarë të America’s Got Talent
    Nga sirena_adria në forumin Arti shqiptar
    Përgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 13-07-2022, 11:11
  2. Shqiptare ne Meksike
    Nga Gimii në forumin Bashkëpatriotët e mi në botë
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 15-07-2016, 04:53
  3. Per Vellezerit Dhe Motrat qe Ndjehen Shqiptare
    Nga thirsty në forumin Përshëndetje dhe urime
    Përgjigje: 4
    Postimi i Fundit: 02-02-2011, 13:56
  4. Foto për vëllezërit muslimanë shqiptarë
    Nga glaukus 001 në forumin Komuniteti musliman
    Përgjigje: 6
    Postimi i Fundit: 29-03-2004, 01:37
  5. Trafikanti: Ju tregoj mafien shqiptare.
    Nga Shpirt Njeriu në forumin Aktualitete shoqërore
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 30-10-2003, 08:52

Fjalët Kyçe për Temën

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •