Byrektoret e vogla tė Tiranės vijojnė tė mbeten pika referimi pėr qytetarėt qė konsumojnė vakte tė shpejta.

Emri:  FOTO_07.jpg

Shikime: 87

Madhėsia:  34.7 KB
Byrek tė sapopjekur nė njė byrektorė nė Tiranė | Foto: Nensi Bogdani

Dikur byrektoret gjendeshin nė ēdo cep tė kryeqytetit, por me hapjen e furrave dhe dyqaneve tė mėdha tė prodhimeve tė brumit, ato po rrallohen gjithnjė e mė shumė. Pranė tyre aroma e pjekjes sė brumit tundon paletėn dhe ndjell oreksin. Byrektoret zakonisht ndodhen nė dyqane tė vogla qė karakterizohen nga njė banak prej druri nė hyrje dhe njė dhomė apo korridor i ngushtė nė pjesėn e prapme ku bėhet pėrgatitja e brumit dhe pjekja e tij.

Emri:  FOTO_01.jpg

Shikime: 39

Madhėsia:  55.7 KB
Njė burrė shijon njė byrek pranė njė byrektorjė nė Tiranė | Foto: Nensi Bogdani

Emri:  FOTO_02.jpg

Shikime: 39

Madhėsia:  42.3 KB
Pėrgatitja e brumit nė njė byrektore nė Tiranė | Foto: Nensi Bogdani

Pranė zonės sė ish-stacionit tė trenit nė Tiranė, nė anė tė rrugės kryesore ndodhet njė prej byrektoreve tė hershme tė kryeqytetit.“Kemi 13 vjet qė e kemi dyqanin, ndėrsa unė vetė kam 20 vite nė kėtė profesion”, tha njėra prej mjeshtreve tė byrekut tek byrektore “Alba Red”.

Emri:  FOTO_03.jpg

Shikime: 41

Madhėsia:  51.7 KB
Njė furrė buke dhe byrektore nė kryeqytet | Foto: Nensi Bogdani

Stafi i byrektores “Alba Red” i tha BIRN se klientėt kryesisht kėrkojnė byrekėt tradicionalė qė njihen ndryshe si “ byrekėt trekėndėsh”. “Shesim rreth 450 byrekė nga kėto nė ditė. Pėrveē tyre gatuajmė dhe byrekė tė mėdhenj apo pite”, tha punonjėsja e byrektores.

Emri:  FOTO_04.jpg

Shikime: 45

Madhėsia:  37.0 KB
Pėrgatitja e petave tė byrekut | Foto: Nensi Bogdani

Sipas furrtareve klientėt konsumojnė mė shumė byrekėt tė mbushur gjizė, ato me qepė dhe domate.

Emri:  FOTO_05.jpg

Shikime: 41

Madhėsia:  35.7 KB
Pjekja e byrekėve tradicional ‘trekėndėsh’ | Foto: Nensi Bogdani/BIRN

Puna nė byrektore kėrkon pėrkushtim dhe orare tė zgjatura, pasi kėrkesa pėr byrekė ėshtė e madhe.

“Ne punojmė nga ora gjashtė e mėngjesit deri nė orėn dhjetė tė darkės, por ngarkesa mė e madhė ėshtė deri nė orėn dy tė drekės”, i tha BIRN furrėtarja e byrektores “Alba Red”.

Me duart qė i shkėlqejnė nga vaji i gatimit, ajo tregon se pjekja ėshtė njė punė e lodhshme dhe se shpeshherė ata e kanė tė vėshtirė tė pėrballojnė kėrkesėn e madhe pėr byrekė gjatė orėve tė ndryshme tė ditės.

Emri:  FOTO_06.jpg

Shikime: 40

Madhėsia:  40.9 KB
Pėrgatitja e tepsive me byrek nė njė byrektore nė Tiranė | Foto: Nensi Bogdani

Edhe pse punojnė mbi 12 orė nė ditė, stafi i byrektoreve punon me pasion dhe disa prej tyre shprehen se gatimi ėshtė art mė vete.

Njė tjetėr byrektore qė operon prej vitesh ndodhet pranė Postės Qėndrore nė kryeqytet.

“Kjo byrektore ka mbi 15 vjet. Nė fillim unė punoja kėtu pėr pronarin, pastaj e mora vetė nė menaxhim, dhe tani e kemi kthyer nė biznes familjar”, i tha BIRN pronarja aktuale e byrektores sė vogėl.

Zonja punon nė biznesin e familjes sė bashku me tė ėmėn dhe me tė bijėn.

Ajo e nis punėn qė nė orėn gjashtė tė mėngjesit, nė mėnyrė qė produket e brumit tė jenė gati pėr shitje nė orėn shtatė.

“Ne kemi shumė klientė, tė rinj dhe tė vjetėr. Ndonjėherė e kam tė vėshtirė t’ia dal dhe po kėrkoj dhe njė ndihmėse tjetėr pėrveē vajzės dhe mamit”, pranon ajo.

Emri:  FOTO_08.jpg

Shikime: 37

Madhėsia:  38.0 KB
Gra furrtare nė Tiranė | Foto: Nensi Bogdani

Me rritjen e ēmimeve edhe byrekėt janė shtrenjtuar, por byrekėt tradicionalė trekėndėsh kanė mbetur ekonomikė dhe tė shijshėm.

“Byrekėt e mėdhenj njė mijė lekėsh nuk kanė kurrė shijen e byrekėve tė vegjėl trekėndėsh”, thotė pronarja e njė byrektoreje pranė zonės sė Shallvareve nė Tiranė.

Emri:  FOTO_09.jpg

Shikime: 39

Madhėsia:  34.0 KB
Byrek ‘trekėndėsh’ tė saponxjerrė nga furra | Foto: Nensi Bogdani

“Kėrkesa pėr kėto byrekė do tė jėtė pėrherė e lartė”, i tha ajo BIRN, teksa i shėrben klientėve qė presin nė rradhė.

“Unė kam 13 vjet qė e kam hapur kėtė biznes. Punojmė tė gjithė si familje kėtu”, pėrfundoi pronarja e byrektores.

Emri:  FOTO_10.jpg

Shikime: 44

Madhėsia:  35.9 KB
Byrektoret e Tiranės janė biznese tė vogla familjare | Foto: Nensi Bogdani

Burimi: BIRN