Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 3
  1. #1
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,347
    Postimet në Bllog
    17

    Mediat iraniane: Ja 4 hakerët iranianë që rrëzuan sistemet në Shqipëri

    Zbulohen 4 hakerët iranianë që rrëzuan sistemet në Shqipëri (FOTO)

    Emri:  auto_Hamidreza_Lashkarian_Lashgarian1662992666.jpg

Shikime: 84

Madhësia:  30.8 KB

    Mediat iraniane kanë publikuar fotot e 4 personave që thuhet se janë përgjegjës për sulmin kibernetik ndaj Shqipërisë.

    Sipas ‘Iran International’ këta janë autorët të disa sulmeve kibernetike globale, të cilët janë të lidhur me agjenci të ndryshme të inteligjencës qeveritare në Teheran.

    Rasti më i fundit i një sulmi kibernetik shkatërrues që i atribuohet operativëve të inteligjencës iraniane ishte një ndërhyrje e hakerëve në sistemet kompjuterike të qeverisë shqiptare që filloi në vitin 2021 dhe përfundoi me një ndërprerje masive në korrik, sipas hetimeve të sigurisë të Microsoft. Informacioni u vodh dhe shërbimet publike u ndërprenë nga hakerat iranianë, sepse Shqipëria strehon një grup opozitar, shkruan media iraniane.

    Javën e kaluar, Shqipëria ndërpreu marrëdhëniet diplomatike me Iranin dhe dëboi diplomatët e saj.

    Emri:  auto_Hamidreza_Lashkarian_Lashgarian1662992666.jpg

Shikime: 84

Madhësia:  30.8 KB
    Hamidreza Lashkarian (Lashgarian)

    Sipas informacionit të marrë nga firma e sigurisë kibernetike Backdoor, kreu i luftës kibernetike të Gardës Revolucionare të Iranit (IRGC) është një person i identifikuar si Hamidreza Lashkarian (Lashgarian) 61-vjeçar, me banim në Teheran, pedagog universitet. Ai ka një histori të përfshirjes në operacione të ndryshme të inteligjencës së IRGC-së kundër lundrimit komercial dhe aktiviteteve të tjera klandestine.

    Vitin e kaluar, një grup i quajtur Sayyad Project kishte shënjestruar aeroportin e kryeqytetit të Shqipërisë, Tiranë. Një grup kibernetik anti-Iran i quajtur Lab Dookhtegan ose Read My Lips zbuloi identitetin e personit që drejtonte sulmin kibernetik si Mohammad-Bagher Shirinkar.

    Emri:  auto_Mohammad_Bagher_Shirinkar1662992677.jpg

Shikime: 38

Madhësia:  23.8 KB
    Mohammad Bagher Shirinkar

    Pseudonimi i tij është Mojtaba Tehrani, i sanksionuar nga Shtetet e Bashkuara për lidhjen e tij me IRGC.

    Vëllai i tij Mhammad-Hossein Shirinkar është gjithashtu një nga aktorët kryesorë në grupin Sayyad. Ai thuhet se është kreu i Inspektoratit të Inteligjencës së IRGC, sipas Lab Dookhtegan.

    Emri:  auto_Mohammad-Hossein_Shirinkar1662992695.jpg

Shikime: 39

Madhësia:  26.6 KB
    Mohammad-Hossein Shirinkar

    Një operator tjetër është Mehdi Hashemi Tughraljardi i cili është kunati i vëllezërve Shirinkar. Ai është gjithashtu i sanksionuar nga SHBA dhe drejtor i përgjithshëm i një kompanie dixhitale në Teheran.

    Emri:  auto_Mehdi_Hashemi_Tughraljardi1662992705.jpg

Shikime: 39

Madhësia:  26.4 KB
    Mehdi Hashemi Tughraljardi

    Burimi: Lapsi

  2. #2
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,347
    Postimet në Bllog
    17

    Për: Mediat iraniane: Ja 4 hakerët iranianë që rrëzuan sistemet në Shqipëri

    Shpjegimi/ Pse Irani nuk i ndal sulmet kibernetike ndaj Shqipërisë

    Emri:  dsfgfdhgfjhgj.jpg

Shikime: 22

Madhësia:  38.3 KB

    “Numërimi mbrapsht i Tiranës drejt katastrofës”. Me këto fjalë ka nisur sulmi i mbrëmshëm kibernetik mbi sistemet e ruajtjes dhe transmetimit të të dhënave në Policinë e Shtetit, përfshi edhe sitemin TIMS, i cili përdoret për të gjitha hyrje-daljet nga kufijtë e Shqipërisë. Kur po bëhen rreth 24 orë nga sulmi i cili u njoftua paraditen e sotme fillimisht nga kryeministri Edi Rama dhe më pas nga Ministria e Brendshme, TIMS nuk është rikthyer akoma. Në Rinas që është pika kryesore kufitare e vendit, pasditen e së shtunës Ministria e Brendshme njoftoi se ky sistem është rikthyer pjesërisht në vetëm dy sportele. Pikat e tjera kufitare operojnë manualisht me regjistra me udhëtarët duke krijuar në këtë mënyrë edhe radhë të gjata pritjeje.

    Gishti drejtohet sërish nga Irani, shtet me të cilin Shqipëria ndërpreu zyrtarisht marrëdhëniet diplomatike dy ditë më parë për shkak të konfirmimit se sulmi kibernetik i muajit korrik ndaj e-Albania ishte orkestruar pikërisht prej Teheranit. Me dëbimin e diplomatëve dhe mbylljen e ambasadës në Tiranë, një tjetër reagim ishte i pritshëm nga Irani. Por pyetja që mund të shtrojnë të gjithë është kjo: Përse Irani ka vënë në shënjestër Shqipërinë, një shtet të vogël e pa ndonjë peshë të rëndësishme në gjeopolitikë? Arsyeja dihet që janë kundërshtarët e regjimit të Teheranit që Shqipëria strehon prej vitesh me kërkesë të amerikanëve. Grupi i muxhahedinëve të njohur si MEK janë vendosur në Manzë të Durrësit. Ata janë këtu prej disa vitesh, por nuk ka pasur sulme kibernetike të ngjashme. Çfarë ka ndryshuar tashmë? Prej kampit të tyre kohët e fundit janë orkestruar sulme të ngjashme kibernetike ndaj autoriteteve iraniane në Teheran, mëson Lapsi.al

    Pra, jemi në kushtet kur anëtarët e MEK të strehuar në Shqipëri sulmojnë në mënyrë kibernetike infrastrukturën digjitale e të komunikacionit në Iran. Ky i fundit në shenjë hakmarrje shënjestron vendin tonë me sulme të njëpasnjëshme kibernetike, që sipas raportit të Microsoft, kanë nisur në maj të vitit 2021. Sulmi i fundit ishte ky i një nate më parë në sistemin TIMS dhe databaza të tjera të Policisë së Shtetit. Hakerat kishin depërtuar edhe në kamerat e sigurisë së sporteleve të pikës kufitare në Rinas.

    Pamjet ishin publikuar në faqen e tyre “Homeland justice”. Kampi i muxhahedinëve në Manzë është shndërruar në një lloj baze prej nga ku ndërmerren sulme kibernetike kundër Teheranit në mënyrë të përsëritur. Nuk dihet nëse kjo veprimtari politike e tyre është në shkelje të statusit që ata kanë apo të marrëveshjes që ka nënshkruar Shqipëria. Por intensifikimi i sulmeve kibernetike të Iranit ndaj Shqipërisë duket të jetë përgjigje pikërisht e kësaj veprimtarie të shtuar të MEK-ut kundër tyre. Mbetet për t’u parë se si do të adresohet ky problem, i cili përbën një rrezik për sigurinë kombëtare të Shqipërisë. Vendi ynë nuk i ka kapacitetet e mjaftueshme logjistike e njerëzore për t’i bërë ballë kësaj lufte të re. Goditja ndaj e-Albania dhe sistemit TIMS janë shembuj domethënës të kësaj. Tani e tutje askush nuk di të thotë më se cila çfarë tjetër do të sulmojë Irani në Shqipëri?

    Burimi: Lapsi

  3. #3
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,347
    Postimet në Bllog
    17

    Për: Mediat iraniane: Ja 4 hakerët iranianë që rrëzuan sistemet në Shqipëri

    “Hakerat kanë ende nën kontroll TIMS-in”/ Rama përplaset ashpër me Top Channel

    Emri:  640-0-1660419240xedi-rama-221.jpeg

Shikime: 22

Madhësia:  41.9 KB

    Një kronikë e sotme e televizionit Top Channel ku transmeton se sistemi TIMS, përkundër çfarë thotë Edi Rama, nuk është kthyer në punë plotësisht pas sulmit të hakerave iranianë, ka prodhuar një reagim të ashpër nga kryeministri.

    “Kjo s’është “Festë për kriminelët” po një festë tallavaje për ekrane e portale që s’duan t’ia dinë për publikun që i sheh e lexon, se për më shumë si psh për dinjitetin kombëtar është edhe gjynah t’iu kërkosh!Jo që s’po gënjen qeveria,po vetëm qeveria s’po gënjen në këtë mexhelis”, thekson Rama në Twitter.

    Por çfarë tha konkretisht Top Channel sot?

    Ndërsa autoritetet thonë se sistemi TIMS është kthyer në pikat kufitare, një verifikim i Top Channel zbulon se në fakt sistemi nuk është kthyer. Komisariatet nuk mund të ofrojnë shërbime, ndërsa në pikat kufitare, duke nisur nga Rinasi, policët vetëm fotografojnë pasaportat.

    Gazetarja Dorjana Bezat tha se pas interesimit në komisariate, në drejtori vendore, po ashtu edhe në pika të ndryshme të kalimit kufitar në vend, ka rezultuar se pavarësisht nga sa njoftohet sistemi TIMS nuk është vënë në funksionim.

    Bezat tha në një raportim për Top Channel se në komisariate efektivëve, iu është dhënë një urdhër i brendshëm për të mos i ndezur kompjuterët dhe për të mos i lidhur ato me internet. Gjithë veprimtaria e policisë do të jetë vetëm me shkrim, shkresa me dorë dhe asnjë shkrim me kompjuter. Një fenomen i tillë ka sjellë anomali në punën e policisë, sidomos në rastet kur kemi të bëjmë me persona të shpallur në kërkim, ku policia e ka thuajse të pamundur të identifikojë nëse një person është në kërkim. E njëjta problematikë shfaqet edhe për verifikimin e pasaportave.

    Një tjetër anomali që prek direkt qytetarët është edhe pagesa e gjobave të ndryshme të vendosura nga policia, pasi prej të premtes hedhja e tyre online ka qenë e pamundur.

    Në mungesë të TIMS, policia i është rikthyer verifikimit të listave shkresore për shtetasit në kërkim, qofshin këta shqiptarë apo të huaj, por në ditët e një fluksi të lartë hyrje daljesh në kufi, gjithçka vështirësohet.

    Kujtojmë, se një ditë më parë, një i kërkuar i policia u arrestuar në tentativë për të lënë vendin.

    Lapsi

Tema të Ngjashme

  1. Muxhahedinet iranianë mbërrijnë në Shqipëri, Irani kërcënon Tiranën
    Nga Akili-A në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 94
    Postimi i Fundit: 01-06-2013, 05:54
  2. Hakerët iranianë sulmojnë faqen e Zërit të Amerikës
    Nga DMC Babloki në forumin Lajme nga informatika
    Përgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 23-02-2011, 17:08
  3. Anija iraniane me ndihma niset për në Gaza
    Nga ximi_abedini në forumin Problemet ndërkombëtare
    Përgjigje: 9
    Postimi i Fundit: 15-06-2010, 16:50
  4. Ekzekutohen me varje katër iranianë
    Nga Vista në forumin Aktualitete shoqërore
    Përgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 17-03-2009, 07:06
  5. Histori Shqiptaro-Iraniane ?
    Nga Hyllien në forumin Çështja kombëtare
    Përgjigje: 5
    Postimi i Fundit: 16-04-2007, 16:13

Fjalët Kyçe për Temën

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •