Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 2
  1. #1
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,281
    Postimet në Bllog
    17

    Shqipëria pa të ardhme: Numri i nxënësve në arsimin para universitar përgjysmohet në tre dekada

    Emri:  Nxenes-ne-shkolle.jpg

Shikime: 99

Madhësia:  31.9 KB

    Në vitet e para të tranzicionit deri në 1994-1995 regjistroheshin në klasë të parë rreth 77 mijë nxënës në vit. Por nga viti në vit ky numër ka rënë me shpejtësi prej emigracionit të lartë dhe rënies së lindshmërisë.

    Këtë vit shkollor pritet të nisin klasën e parë vetëm 29 mijë fëmijë 2.6 herë më pak se para dy dekadash dhe rreth 4% më i ulët se një vit më parë. Ekspertët e arsimit pohuan se ky numër do të ishte edhe më i ulët nëse Ministria e Arsimit nuk do të kishte ulur kriteret e moshës së pranimit në klasën e parë. Rënia shihet të jetë më e fortë për shkollat e mesme. Sipas të dhënave të Ministrisë së Arsimit që i referohen rezultateve paraprake janë regjistruar në klasën e 10 rreth 28 mijë nxënës në vitin akademik 2022-2023 nga rreth 31 mijë vitin kaluar akademik me një rënie gati 9 për qind. Rënia më e madhe në ketë grup-moshë, veç të tjerash i dedikohet emigracionit të lartë te të rinjve minoren.

    Të dhënat zyrtare të INSTAT tregojnë se ishin të regjistruar në arsimin 9-vjecar në vitin 2021 ishte 278 mijë nxënës me një rënie vjetore 3 për qind ndërsa në 10 vite rënia ishte 34 për qind. Po sipas INSTAT vitin e kaluar akademik ishin të regjistruar në arsimin e mesëm rreth 103 mijë nxënës më një rënie vjetore 4.1 për qind dhe 31 për qind më pak se në vitin 2020. Rezultatet finale të regjistrimeve pritet të përpunohen në fund të muajit shtator për shkak të regjistrimeve me disa raunde në E-albania ketë vit.

    Në total, në vitin 2021 ishin rreth 383 mijë nxënës të regjistruar në arsimin parauniversitar, sipas INSTAT, pothuajse përgjysmim në raport me vitin 1991, kur shifra ishte rreth 687 mijë (shiko grafikun: Numri i nxënësve të regjistruar gjithsej në arsimin paraunversitar 1991-2021)

    Sistemi arsimor para- universitar po preket rëndë nga flukset e larta të emigracionit në mosha të reja. Në vitin 2021 u regjistrua dhe niveli më i lartë i të larguarve neto nga vendi në një dekadë, me gati 33 mijë persona që ikën pa kthim. Ritmet e ikjes u përshpejtuan ndjeshëm pas frenimin në periudhën e pandemisë, në 2020-n.

    Popullsia e Shqipërisë filloi të ulet që nga viti 1990, si pasojë e një emigracioni masiv. INSTAT vlerëson se gjatë viteve 2011-2021 vlerësohet se mesatarisht 42 mijë persona emigruan çdo vit. Sipas anketave të INSTAT arsyet kryesore për emigracionin kanë të bëjnë me mundësi më të mira për punë, arsim dhe kujdes shëndetësor. Grup-mosha e popullsisë 0-14 vjeç ka rënë nga 21,6 % në vitin 2011 në 16,3 % në 2022.

    Përveç emigracionit sistemi arsimor në qarqe është ndikuar rëndë edhe nga migrimi i brendshëm. Zhvendosja e popullsisë në Rajonin e Qendrës ka ulur numrin e nxënësve në qarqe dhe rritur numrin e klasave kolektive, të cilat cenojnë cilësinë e nxënies.

    Të dhënat zyrtare tregojnë se në 1 janar 2022 rezulton që rreth një e treta e popullsisë jeton në qarkun e Tiranës, qarku më i populluar në vend, ndjekur nga qarqet e Durrësit dhe Fierit, me rreth 10 për qind të popullsisë secili. Qarku i Gjirokastrës ka përqindjen më të ulët të popullsisë, me rreth 2,0 % të popullsisë së përgjithshme, ndjekur nga qarku i Kukësit, i cili ka 2,6 % të popullsisë së përgjithshme. Vetëm qarku i Tiranës ka shënuan rritje të popullsisë për periudhën 2021-2022./B.Hoxha

    Emri:  NX.jpg

Shikime: 53

Madhësia:  18.3 KB
    Burimi: INSTAT

    Burimi: Revista Monitor

  2. #2
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,281
    Postimet në Bllog
    17

    Për: Shqipëria pa të ardhme: Numri i nxënësve në arsimin para universitar përgjysmohet në tre dekada

    Flutura Açka rendit problematikat në arsimin shqiptar: S’ka buxhet! Për 9 vite janë mbyllura 350 shkolla! Noti dhe çiklizmi të futen si disiplina

    Në ditën e parë të shkollës, krahas urimit për nxënësit dhe mësuesit, kryetarja e Komisionit për Edukimin dhe Mjetet e Informimit Publik, Flutura Açka ka renditur një sër problematikash, që sipas saj duhet të merret përgjigje.

    Një nga shqetësimet kryesore që deputetja demokrate ngriti është ajo e buxhetit të arsimit. Sipas Açkës, Shqipëria ka buxhetin më të ulët nga vendet e rajonit.

    Problematika tjetër që ngriti Açka është edhe mbyllja e shkollave. Ajo tha se edhe pse nuk ka një numër të saktë, për 9 vite u shpreh se janë mbyllur 350 shkolla, pa harruar shkollat vartëse apo shkollat me klasa kolektive.

    Po ashtu, Açka ka sugjeruar futjen e detyrueshme të dy disiplinave në shkollë, atë të notit dhe çiklizmit.

    “Një nga çështjet është edhe sugjerimi i disiplinave të reja të shkolla, futja e detyrueshme të notit dhe e çiklizmit, pasi nisur nga përvoja e plazheve shqiptare të mbytjeve të shpeshta të fëmijëve, apo e disiplinave që i shërbejnë integrimit me europën, programeve kundër racizmit, fanatizmit dhe radikalizmit dhe veçmas kujdesi i shtuar për fëmijët me aftësi ndryshe, për t’u përafruar me standardet europiane”.

    SHQETËSIMET E FLUTURA AÇKËS PËR ARSIMIN

    1 – Çështja e parë që dua të përmend, të cilën e kemi debatuar në Komisionin Parlamentar për Edukim dhe Mjetet e Informimit Publik, por edhe në Parlament, por që ka qenë temë e mprehtë edhe në debatin publik, që ka lidhje me buxhetin për arsimin.

    Duket se vitin e ri shkollor 2022-2023 do ta ndjekë po ajo problematikë e bartur e 9 viteve të fundit.

    Në zërin për arsimin në Buxhetin e vitit 2022, është premtuar që Arsimi do të vijojë të financohet me 3% të PBB (Prodhimi i Brendshëm Bruto), shumë larg premtimit të vitit 2013, kur arsimi mori edhe fondin më të madh prej 3.54% të PBB.

    Atëherë premtimi ishte, po citoj “Se synohej një financimin publik për arsimin në rreth 5% e PBB, madje me zbukurimet, me qëllim që të sigurohet arsim cilësor për çdo fëmijë, pavarësisht origjinës, rrethanave familjare, apo gjendjes ekonomike”.

    Banka Botërore dhe institucionet e tjera kanë bërë apel të vazhdueshëm që buxheti për arsimin duhet të jetë së paku 5% e PBB-së, aq sa është edhe mesatarja e vendeve të BE-së, por ne 9 vjet qeveria jo vetëm që nuk arriti nivelin e premtuar të buxhetit të arsimit, por e ka ulur nga 4.1 % në vitin 2013, në 3%, bazuar në të dhënat zyrtare kjo.

    Edhe në vitin në vijim, buxheti i arsimit nuk ka pësuar ndonjë ndryshim dhe mbetet në nivelin e 3%, duke e bërë Shqipërinë të fundit në rajon.

    Kujtojmë:

    Kosova, shpenzon 4.2% të GDP për arsimin.

    Mali i Zi 4.6% të GDP-së për arsimin.

    2 – Çështja e dytë dhe mjaft sensitive për Opozitën, ka lidhje me pakësimin vit pas vitit të numrit të nxënësve në shkollat tona gjatë regjistrimit të tyre. Duke iu referuar shifrave zyrtare të publikuar nga Ministria e Arsimit, në shkollat tona janë regjistruar 58 mijë nxënës më pak në 5 vitet e fundit, sipas të dhënave zyrtare.

    Në vitin 2017 kishin rreth 320 mijë nxënËs dhe në vitin 2021 rreth 278 mijë nxënës për arsimin 9-vjeçar, pra mesatarisht me gati 8500 nxënës në vit dhe në shifrat korrespondente për armimin e mesëm nga 120 mijë në 103,5 mijë, pra mesatarisht në vit në rreth 3 mijë nxënës më pak.

    Pra, shifra thuajse alarmante.

    Këtë vit, sipas shifrave zyrtare të Ministrisë së Arsimit, deri më tani janë regjistruar më pak se 1000 nxënës.

    Me një llogari të thjeshtë, duke marrë të mirëqenë klasa me 30 nxënës, arsimit parauniveristar do t’i mungojnë 33 klasa, ose 2 shkolla me gati 500 nxënës.

    Dhe deri tani këto janë shifra të përafërta.

    Largimi masiv i familjeve shqiptare në vitet e fundit, do të reflektonte padyshim edhe në uljen e frikshme të numrit të nxënësve të shkollave tona, duke shtyrë në mbylljen e shumë shkollave, gjë që krijon problematika të reja që kërkojnë zgjidhje të ngutshme dhe domethënëse për nxënësit e lidhura me këto shkolla.

    Veçanërisht në zonat e thella, ku vetmia e shkollave tona është trishtuese.

    Ne ende nuk i kemi të dhënat e plota të shkollave të mbyllura në të gjithë vendin, por si deputete e qarkut të Elbasanit, mund t’ju them se brenda dy viteve janë mbyllur 5 shkolla, pa përfshirë edhe disa shkolla që do të bashkohen, pra gati do të mbyllen si në Cërrajë, Petresh dhe Bizhutë të epërme.

    Në vitin 2013 kemi pasur gjithsej rreth 2100 shkolla, sot kemi më pak se 1750 shkolla.

    Pra për 9 vite janë mbyllur 350 shkolla, pa harruar shkollat vartëse apo shkollat me klasa kolektive.

    Nxënësit në klasat kolektive janë më tepër se 22 mijë, duke përbërë gati 10% të nxënësnësve në arsimin parauniversitar.

    3 – Çështja tjetër ka lidhje me braktisjen e shkollave nga ana e nxënësit gjatë frekuentimit të vitit shkollor.

    Sipas të dhënave të fundit të bëra publike nga Ministria e Arsimit, gjatë vitit shkollor 2016-2017, e braktisën shkollën 1881 nxënës, ose 0.5% e numrit të nxënësve të regjistruar në arsimin e detyrueshëm, një shifër që nuk përputhem me atë të dhënë nga OBSH prej 3988 nxënësve.

    Në vitin shkollor 2017-2018, arsimin e detyrueshëm e braktisën 1540 nxënës, ndërsa OBSH raporton për 3628 nxënës.

    Në vitin shkollor 2018-2019, arsimin e detyrueshëm e braktisën 1602 nxënës dhe sipas OBSH-së 4085 nxënës.

    Kështu që braktisja e shkollave varion nga 5%-7% e nxënësve, deri edhe 10% por në shumë prej tyre, të cilat kanë çuar edhe në mbylljen e shumë shkollave.

    4 – Çështja tjetër e rëndësishme është pozita e mësuseve dhe trajtimi i tyre financiar dhe profesional i tyre.

    Nga foltorja e Kuvendit më 12 shtator 2017, Ministrja e Arsimit e asaj kohe, sot kryetare e Parlamentit, dekraroi se pagat e mësuesve do të kenë një rritje me 40%, se brenda 300 ditëve të para në shkollat kolektive të ketë mësim dixhital, si dhe do të dyfishohet numri i mësuesve dhe se do të ketë paketa mbështetëse për mësuesit me arritje të mëdha.

    Po flasim për mandatin e dytë qeverisës, pra, dhe të gjitha premtimet mbetën në letër. Pagat e mësuesve u rritën vetëm një herë me 10 % para zgjedhjeve të vitit 2017, e përkthyer kjo në shifra absolute me vetëm 1400 lekë të reja në muaj.

    Prej vitit 2013 e në vijim (dhe me shumë gjasa edhe këtë vit) mësuesit nuk marrin asnjë shpërblim për fundvitin, kundrejt pagës së 13 që merrnin prej vitit 2005-2009 dhe 10 mije lek te reja prej vitit 2009 deri në vitin 2012.

    Sipas një raporti të “Monitor” për pagat në rajon, po citoj: “Në arsim, mësuesit shqiptarë paguhen mesatarisht 20-50% më pak se në vendet e tjerë fqinjë.”

    Më konkretisht paga mesatare e në sektorin e arsimit në:

    Shqipëri është 488 euro,

    Serbi 662 euro,

    Maqedoninë e Veriut 579 euro,

    Mal të Zi 725 euro.

    Kosovë respektivisht 621 euro për shkollat e mesme, 585 euro për shkollën elementare dhe 549 euro për klasat e para.

    Edhe në mandatin e tretë qeveria pretmoi përsëri një rritje page prej 40%, për mësuesit, por në korrik qeveria njoftoi se do të rriste pagat e mësuesve me 6%, ndërkohë që niveli i inflacionit kapi shifrën prej 7.5% a kush e di është në fakt.

    5 – Një nga çështjet lidhet me afrimin e dimrit dhe strategjia për përballimin e ngrohjes në shkolla në kushtte e krizës energjitike, duke marrë në konsideratë që në një pjese të shkollave tashmë do të jenë shumë shpejt të ekpozuara nga i ftohti dhe a është menduar konkretisht për këtë nga ministria përgjegjëse.

    6 – Një nga çështjet është edhe siguria në shkollat shqiptare. Nisur nga përvojat e rënda të ngacmimeve seksuale, dhunës në familje, trafikimit të lëndëve narkotike, shpërndarje, konsumim të lëndëve narkotike, grabitje, tentativë vrasje etj (për t’u përcaktuar me këshilltarin ligjor).

    Vendosja e kamerave të sigurisë në mjediset e insitucioneve arsimore publike e private në të gjitha mjediset me përjashtim të tualeteve, dhomave ku ndërrohen fëmijët dhe nxënësit për orën e edukimit fizik, apo aktivitete artisike, me qëllim krijimin e një mjedisi të sigurt në këto institucione.

    7 – Një nga çështjet është edhe sugjerimi i disiplinave të reja të shkolla, futja e detyrueshme të notit dhe e çiklizmit, pasi nisur nga përvoja e plazheve shqiptare të mbytjeve të shpeshta të fëmijëve, apo e disiplinave që i shërbejnë integrimit me europën, programeve kundër racizmit, fanatizmit dhe radikalizmit dhe veçmas kujdesi i shtuar për fëmijët me aftësi ndryshe, për t’u përafruar me standardet europiane.

    8 – Duke u nisur nga çfarë thamë me shqetësim, mbetet ende transparenca e institucioneve shtetërore, pasi të kufizosh dhe të izolosh të dhënat nga ato reale, jo vetëm ngremë një sistem butaforik e të rremë, por nuk i shërbejmë as zgjidhjes reale të problemeve. Kështu do të kërkonim më shumë transparencë dhe bashkëpunim të institucioneve me Komisionin Parlamentar për Edukim dhe Mjetet e Informimit Publik.

    9 – Nje nga ceshtjet sensitive mbetet dekomunistizimi ne shkollat shqiptare. Femijet nuk kane asnje dijeni per komunizmi, as e dine se c’eshte Spaci. Mbi 30 vjet pas rendies se diktatires dhe ne ende kemi libra me paratheni te asaj kohe dhe femijet kane padije per nje nga diktaturat me te egra mbi dhe e qe eshte pjese e historise sone.

    Panorama

Tema të Ngjashme

  1. Kriza godet shëndetësinë, përgjysmohet buxheti!!!
    Nga Duke_Of_Arberia në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 5
    Postimi i Fundit: 06-08-2015, 07:28
  2. Përgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 31-12-2014, 10:09
  3. Korrupsion ne arsimin universitar
    Nga Det në forumin Problematika shqiptare
    Përgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 19-09-2012, 22:40
  4. Shtohet numri i nxenesve ne shkollat greke ne jug
    Nga Qyfyre në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 17
    Postimi i Fundit: 16-09-2012, 08:05
  5. E ardhme e sigurt apo dashuri e pa te ardhme?!
    Nga Andres në forumin Në kërkim të romancës
    Përgjigje: 26
    Postimi i Fundit: 02-09-2005, 15:06

Fjalët Kyçe për Temën

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •