Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 6
  1. #1
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,122
    Postimet në Bllog
    17

    Kosova dhe Shqipëria për herë të parë me një abetare të përbashkët për gjuhën shqipe

    Përurohet abetarja e përbashkët, ministrja Kushi: Teksti do të fshijë kufijtë mes Shqipërisë dhe Kosovës

    Emri:  evis-kushi.jpg

Shikime: 111

Madhësia:  46.6 KB

    Është përuruar sot në Gjakovë, abetarja e përbashkët Shqipëri-Kosovë. Gjatë fjalës së saj Ministrja e Arsimit, Evis Kushi pohoi se ky tekst do të fshijë kufijtë mes Shqipërisë dhe Kosovës.

    Kushi theksoi se ishte krenare për gjuhën shqipe, për të cilën tha se tani po mësohet jo vetëm në Kosove dhe në Shqipëri, por në mbarë botën ku ka shqiptarë. “Shumë njerëz ishin skeptike, që ne do ta realizonim këtë nismë. Jo thjesht një abetare të re, por një abetare cilësore dhe që reflekton të gjitha shqetësimet.

    Video: https://youtu.be/-q9F6Hy6POs

    Kur ka bashkëpunim asgjë nuk është e pamundur. Kjo abetare do të fshijë kufijtë mes Shqipërisë dhe Kosovës. Ky është libri që do ta na bashkojë më shumë dhe forcojë më shumë dashurinë për njëri-tjetrin. Jemi një komb dhe kemi një gjuhë.

    Edhe Faik Konica ka thënë e vetmja lidhje që i ka mbajtur të lidhur shqiptarët ka qenë gjuha shqiptare.
    Për ne nuk ka krenari më të madhe sesa gjuha shqipe. Sa shumë histori me shkronjat shqipe. Ne kemi organizuar një ekspozitë me të gjitha abetaret, më shumë se 100 abetare. Unë jam krenare që gjuha shqipe mësohet jo vetëm në Shqipëri dhe Kosovë, por edhe në Universitetet më prestigjioze në botë. Së fundmi gjuha shqipe do të mësohet në Universitetin e Harvardit”, theksoi ministrja.

    Balkanweb

  2. Anetarët më poshtë kanë falenderuar Albo për postimin:

    sirena_adria (17-09-2022)

  3. #2
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,122
    Postimet në Bllog
    17

    Për: Kosova dhe Shqipëria për herë të parë me një abetare të përbashkët për gjuhën shqipe

    “Qeveria jonë punon në mbështetje të shqiptarëve”/ Përurimi i Abetares së përbashkët Kosovë-Shqipëri, Kurti: U qoftë e mbarë rruga e diturisë!

    Emri:  albin-kurti.jpg

Shikime: 60

Madhësia:  47.2 KB

    Është zhvilluar sot Përurimi i Abetares së përbashkët Kosovë-Shqipëri.

    Gjatë fjalës së tij Kryeministri i Kosovës Albin Kurti , u shpreh falënderues për arritjen e kësaj marrëveshje.

    ‘Qeveria jonë po punon në mbështetje të shqiptarëve kudo që janë dhe këtë po e bëjmë në bashkërendim me qeverinë shqiptare”, tha Kurti.

    Është zhvilluar sot Përurimi i Abetares së përbashkët Kosovë-Shqipëri.

    Gjatë fjalës së tij Kryeministri i Kosovës Albin Kurti , u shpreh falënderues për arritjen e kësaj marrëveshje.

    ‘Qeveria jonë po punon në mbështetje të shqiptarëve kudo që janë dhe këtë po e bëjmë në bashkërendim me qeverinë shqiptare”, tha Kurti.



    “Nëpërmjet gjuhës është mësuar në mënyrë të drejt dashuria për kombin, sot në gjirin e barazisë dhe lirisë, kombin tonë e përbashkon edhe kjo abetare. Një brez i ri shqiptar po fillon rrugën e dijes me abetaren e përbashkët unike, kështu po materializohet frymëzimi i trashëguar ndër breza që na ka mbajtur të lidhur gjithmonë.

    Në ditë si këto duhet kujtuar puna dhe sakrifica e të gjithë atdhetarëve, intelektualëve, albanologëve, mësimdhënësve, studiuesve, kontribuuesve të parezervë, burrave dhe grave që e ruajtën gjuhën shqipe në kohët më të vështira e ruajtën pasurinë tonë të përbashkët.

    Jam i lumtur që andaj sot e kemi në duar këtë abetare për të cilën u zotuam me marrëveshjen e përbashkët nga mbledhja e dy qeverive tona”, shtoi më tej ai.

    (BalkanWeb)

  4. Anetarët më poshtë kanë falenderuar Albo për postimin:

    sirena_adria (17-09-2022)

  5. #3
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,122
    Postimet në Bllog
    17

    Për: Kosova dhe Shqipëria për herë të parë me një abetare të përbashkët për gjuhën shqipe

    Abetare e përbashkët Shqipëri-Kosovë, Rama: Krijesë e bashkimit të vullneteve të të dyja qeverive

    Emri:  edi-rama321.jpg

Shikime: 59

Madhësia:  22.3 KB

    Kryeministri Edi Rama ka reaguar në lidhje me abetaren e përbashkët Shqipëri-Kosovë.

    Në një postim në ‘Facebook’ Rama ka uruar të gjithë fëmijët shqiptarë që do të mësojnë me këtë tekst.

    Emri:  Screen Shot 2022-09-12 at 11.18.02 AM.jpg

Shikime: 58

Madhësia:  45.4 KB

    Balkanweb

  6. Anetarët më poshtë kanë falenderuar Albo për postimin:

    sirena_adria (17-09-2022)

  7. #4
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,122
    Postimet në Bllog
    17

    Për: Kosova dhe Shqipëria për herë të parë me një abetare të përbashkët për gjuhën shqipe

    Më në fund një abetare për gjithë shqiptarinë! Nga ky vit shkollor nxënësit në Shqipëri e Kosovë do mësojnë me të njëjtin tekst

    Skedarët e Bashkëngjitur 178707

    Rreth 170 abetare njeh historia e gjuhës shqipe, të cilat kanë luajtur rol për bashkimin kombëtar, për arsimimin dhe edukimin e shqiptarëve, kudo ku ato janë përdorur. Por këtej e tutje klasat e para në Shqipëri e Kosovë do të mësojnë me të njëjtën abetare. Printimi i abetares së përbashkët Shqipëri-Kosovë ka nisur ne Shqipëri, ndërsa në Kosovë ka përfunduar dhe ka filluar të shpërndahet, për të qenë në duart e nxënësve së shpejti.

    Mimoza Gjokutaj, Tereza Babasuli, Naser Zabeli, dhe Saranda Bozhegu janë autoret e abetares së përbashkët. Mediat e Kosovës ku abetarja ka filluar të shpërndahet, kane publikuar kopertinën e abetares duke zbuluar shume pak nga pamja e saj. Mediat e Kosovës shkruajnë se abetarja e përbashkët fillimisht do të shpërndahet në shkollat e fshatrave të vendit e me pas në ato të Prishtinës.

    Video: https://youtu.be/NDnhn7N_xbU

    Nga ministria jonë e Arsimit bëjnë me dije se në Shqipëri nuk ka përfunduar ende printimi i librit të parë shkollor, i cili do të përurohet më 1 shtator, në ditën e pare të shkollës në Kosovë. Në një ceremoni të posaçme do të prezantohet abetarja e re e përbashkët dhe në këtë ngjarje pritet të jetë ministrja e Arsimit, Evis Kushi me homologen e saj Arbërie Nagavci.

    News24 bisedoi me një nga autorët e abetares së re, znj. Mimoza Gjokutaj, e cila sqaroi se abetarja e përbashkët Shqipëri-Kosovë është një tekst që se pari ruan traditën historike të mësuarit të gjuhës shqipe në standardin e saj. Gjokutaj sjell veçoritë e botimit të ri, që sipas saj lidhen me metodat bashkëkohore të shkrimit dhe leximit, ka një përmbajtje të re që reflekton kontekstin e ri social-kombëtar, mbështetet në veprimtari ndërvepruese të mësimdhënies, është e shoqëruar me variantin dixhital, model që aplikohet për herë të parë.

    Lidhur me dialektet që fliten në Shqipëri e Kosovë, Gjokutaj thotë se ato janë burim i pashtershëm i gjuhës shqipe dhe shumë forma të tyre janë përfshirë në leksikun e këtij teksti.

    (BalkanWeb)

  8. Anetarët më poshtë kanë falenderuar Albo për postimin:

    sirena_adria (17-09-2022)

  9. #5
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,122
    Postimet në Bllog
    17

    Për: Kosova dhe Shqipëria për herë të parë me një abetare të përbashkët për gjuhën shqipe

    Abetare e përbashkët Shqipëri-Kosovë, nis trajnimi i mësuesve për tekstin

    Skedarët e Bashkëngjitur 178708

    Ministrja e Arsimit, Evis Kushi e nisi këtë javë me një takim me mësues të klasave të para, me të cilët ndau për herë të parë Abetaren e re të Përbashkët Unike që do të përdoret në Shqipëri, Kosovë dhe diasporë.

    Në një publikim në rrjete sociale Kushi shkruan:

    “Sot është dita e parë që mësuesit tanë në të gjithë vendin kthehen nga pushimet dhe fillojnë intensivisht punën për t’u përgatitur për fillimin e vitit të ri shkollor.

    Nuk mund të nisnim më mbarë se sa me trajnimet e para të mësuesve për Abetaren e Përbashkët Unike, e cila tashmë është gati dhe këtë shtator do të jetë në duart e çdo vogëlushi.”

    Duke qenë se viti i ri shkollor 2022-2023 nis më parë në Kosovë më 1 shtator, e më pas në Shqipëri me 12 shtator, Ministrja Kushi informon se në datën 1 shtator, së bashku me homologen e saj Arbërie Nagavci do të bëjnë prezantimin e parë të abetares unike për nxënësit e klasave të para.

    “Jam shumë e lumtur që në datën 1 shtator do të jem bashkë me Ministren Arbërie Nagavci në ditën e parë të shkollës në Kosovë, ku prej andej do të nisim promovimin e risisë më të bukur për të gjithë nxënësit dhe mësuesit. Suksese dhe punë të mbarë për të gjithë mësuesit e Shqipërisë dhe Kosovës!” – përfundon statusin Kushi.

    (BalkanWeb)

  10. #6
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,122
    Postimet në Bllog
    17

    Për: Kosova dhe Shqipëria për herë të parë me një abetare të përbashkët për gjuhën shqipe

    Përurimi i Abetares së përbashkët, Shqipëri-Kosovë, akademiku Fuga: Gafë dhe budallallëk, të kapësh kokën me dy duar dhe të qash

    Skedarët e Bashkëngjitur 178709

    Akademiku Artan Fuga cilëson abetaren e përbashkët mes Shqipërisë dhe Kosovës “gafë dhe budallallëk”. Jep shpjegime gjuhësore pse nuk funksionon një abetare e centralizuar.

    Fuga bie dakord me faktin se duhet të bëhet maksimumi për shqipen e përbashkët, por problemi për të qëndron mes diferencave që ka shqipja e shkruar dhe ajo e folur në Shqipëri dhe Kosovë.
    Ai sqaron se “shqipja është një, por mënyrat e inicimit në të mësuarin e gjuhës shqipe nuk janë një: Gjuhësia si filozofi nuk është një, ka strukutraliste, fenomenologjike, asinkronike, pozitiviste, gestaltiste, etj.”

    Përmes njohurive të gjuhësisë së përgjithshme, akademiku sqaron ndryshimin midis gjuhës dhe shenjave që e materializojnë atë duke theksuar se “tjetër është gjuha e përbashkët dhe krejt tjetër metodat e interpretimit të saj që janë të ndryshme, tjetër është gjuha dhe tjetër është një abetare që është mënyra si e mëson gjuhën!”

    Për Artan Fugën, centralizimi i abetares është për të kapur kokën me dy duar dhe për të qarë!

    Postimi i plotë:

    Cfarë gafe dhe budalliku ndërtimi i abetares të përbashkët Shqipëri – Kosovë!
    Habitem si ka rënë në këtë absurditet edhe zoti Kurti që mesa di ka studjuar edhe filozofi!!!
    Patjetër midis Shqipërisë dhe Kosovës duhet të bëhet maksimumi për gjuhën tonë të përbashkët shqipe! Por tjetër është shqipja ta zemë në shkronja, rregulla gramatikore, etj., dhe tjetër një tekst i përbashkët abetareje që është krejt pa kuptim!
    Tekstet e abetares duhet të jenë të larmishëm, sigurisht të aprovuar me kujdes, duke mbajtur shpirtin, frymën, normat themelore të gjuhës, shkronjat, por mësimi i abetares duhet t’i nënshtrohet edhe zonave, krahinave, dialekteve, traditave, në shembuj, theksime, ilustrime, me fjali ndërtuese, apart pedagogjik etj.
    Shqipja është një, por mënyrat e inicimit në të mësuarin e gjuhës shqipe nuk janë një: Gjuhësia si filozofi nuk është një, ka strukutraliste, fenomenologjike, asinkronike, pozitiviste, gestaltiste, etj.
    Si është e mundur jemi në mentalitetet e shekullit të 19-të dhe nuk kuptojmë që gjuha dhe shënjat që e materializojnë atë janë dy gjëra të ndryshme dhe mbi të gjitha tjetër është gjuha e përbashkët dhe krejt tjetër metodat e interpretimit të saj që janë të ndryshme, tjetër është gjuha dhe tjetër është një abetare që është mënyra si e mëson gjuhën!
    Madje edhe për puristët : Nuk ka asnjë lidhje dëshira për gjuhë të unifikuar letrare te vocrrakët, me imponimin e një teksti abetareje të vetëm!
    E njejta gjuhë, mund të mësohet me tekste të ndryshëm, sikurse i njejti mendim mund të shprehet me fjalë të ndryshme!
    Edhe abetaren e çentralizuam???
    O Zot!
    Po si është e mundur? Kap kokën me dy duar dhe qaj!

    Balkanweb

Tema të Ngjashme

  1. Përkthyesi i parë i Kuranit në gjuhën shqipe
    Nga Ibn Abdu Rrahim në forumin Komuniteti musliman
    Përgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 11-08-2017, 13:51
  2. Pozia e pare ne gjuhen shqipe ne Gjakove
    Nga Mexhid Yvejsi në forumin Shkrimtarë shqiptarë
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 10-01-2017, 05:30
  3. Shqipëria dhe Kosova me një abetare
    Nga Dar_di në forumin Gjuha shqipe
    Përgjigje: 100
    Postimi i Fundit: 26-10-2012, 22:00
  4. Shqiperia e Kosova me abetare te unifikuar.
    Nga D&G Feminine në forumin Çështja kombëtare
    Përgjigje: 8
    Postimi i Fundit: 26-11-2011, 13:48
  5. Dokumenti i pare qe flet per gjuhen shqipe
    Nga thorgal në forumin Gjuha shqipe
    Përgjigje: 8
    Postimi i Fundit: 06-09-2006, 16:03

Fjalët Kyçe për Temën

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •