Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 1
  1. #1
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,415
    Postimet në Bllog
    17

    Përse nuk i kontrollojmë dot fjalët që nxjerrim nga goja?

    Videon mund ta ndiqni në greqisht dhe me titra në anglisht më poshtë. Një transkriptim në shqip e gjeni më poshtë gjithashtu.



    Bashkëbisedim me At Elpedios Vagianakis:

    - At, ti na the se progresi shpirtëror duket tek fjalët që nxjerrim nga goja. Edhe pse ne mundohemi fort të kontrollojmë atë që nxjerrim nga goja, prapë nuk ia dalim dot dhe shqetësojmë njerëzit që i dëgjojnë fjalët tona të pakontrolluara. Pse ndodh kjo gjë? Kush e ka fajin?

    Emri:  maxresdefault.jpg

Shikime: 96

Madhësia:  51.6 KB

    - Shiko, fjalët shprehin mendimet që ne kemi në mendje dhe ndjenjat që kemi në zemër. Kështu që kur shikon se nuk ke kontroll mbi gojën, problemi është paksa më i thellë se kaq. Fajin kryesor e kanë mendimet e gabuara që janë mbledhur në mendjen tënde me kohën ose ndjenjat që nuk kanë dashuri e dhembshuri për njerëzit e tjerë. Kështu që po do të kesh kontroll më të mirë të asaj që nxjerr nga goja, duhet të kontrollosh mendimet e mendjes dhe ndjenjat e zemrës.

    - Por a nuk është paksa e vështirë të kontrollosh ndjenjat e tua?

    - Po vërtet, është shumë e vështirë të kontrollosh ndjenjat e tua pasi njerëzit kanë prirjen për të gjykuar lehtësisht të tjerët pa e njohur të plotë të vërtetën. Kjo është arsyeja përse duhet së pari të kuptojmë gabimin tonë që nxitojmë të gjykojmë të tjerët. Kjo është gjëja e parë. Gjëja e dytë që duhet të dimë është që pa fuqinë e Frymës së Shenjtë nuk ia dalim dot. Prandaj duhet t'i lutemi Zotit që të na dërgojë hirin e Frymës së Shenjtë, që çdo gjë që kemi në zemër të jetë e mbushur plot me dashuri dhe mirësi dhe çdo gjë që kemi në mendje të jetë mendim i mirë karshi vëllezërve dhe motrave tona. Pastaj, nëse i kërkojmë Zotit që të përmbyti zemrën tonë me Frymën e Tij të Shenjtë, ndjenjat e zemrës sonë dhe përmbajtjen e mendjes sonë, mendimet tona, vetëm atëherë do të mund të kontrollojmë lehtësisht edhe gojën tonë. Po pe që nuk e kontrollon dot gojën kollaj, kjo do të thotë që ke më shumë djallëzi, më shumë urrejtje dhe më shumë lakmi brenda zemrës sate dhe unë do të thosha edhe më shumë pamëshirshmëri. Këto gjëra mund të mos i shikoni dot me shikimin e parë, por janë të fshehura në mendjen dhe zemrën tonë dhe kontrollojnë jetët tona. Kështu që unë propozoj që të fusim dashurinë në zemër që ndjenja e dashurisë të udhëzojë edhe mendimet e mendjes sonë që të prodhojë mendime të mira për njerëzit e tjerë. Dhe po bëre kështu nuk ke përse ta kontrollosh gojën fare, se goja jote do të nxjerri vetëm dashuri, falje, mirëkuptim, dhembshuri për njerëzit e tjerë. Më kuptove?

    - Po, të kuptova shumë mirë.



    Shënim: Përktheu nga anglishtja, Ilirjan Papa.
    Ndryshuar për herë të fundit nga Albo : 12-09-2022 më 02:20

Tema të Ngjashme

  1. Përse ngjiten fjalët me njëra-tjetrën në Word?
    Nga andrida në forumin Pyetni ekspertët
    Përgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 07-04-2016, 05:36
  2. Si te nxjerrim zerin si mp3 nga videot?
    Nga benseven11 në forumin Trajnim & leksione
    Përgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 14-03-2011, 20:12
  3. Çfarë nxjerrim në dritë nga filozofimi?
    Nga Albo në forumin Filozofi-psikologji-sociologji
    Përgjigje: 64
    Postimi i Fundit: 07-12-2008, 01:02
  4. Gënjeshtrat që dalin nga goja e meshkujve
    Nga Davius në forumin Në kërkim të romancës
    Përgjigje: 26
    Postimi i Fundit: 20-12-2006, 03:26
  5. Goja E Se Vertetes
    Nga eris në forumin Letërsia shqiptare
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 05-05-2003, 10:03

Fjalët Kyçe për Temën

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •