Emri:  jgl.jpg

Shikime: 110

Madhësia:  57.0 KB

Një tjetër vendbanim prehistorik, krahas atij të Buqezës, është zbuluar në afërsi të rrugës Pogradec-Drilon.

Një ekip arkeologësh të Institutit të Arkeologjisë, në bashkëpunim me studentë të arkeologjisë nga Maqedonia e Veriut, Serbia, prej pak ditësh kanë nisur në këtë zonë gërmimet.

Sipas drejtueses shkencore të projektit, arkeologes Edlira Andoni, kemi të bëjmë me një vendbanim i cili i përket periudhës së Neolitit të hershëm, rreth 7800 vjeçar, pra më i hershëm se vendbanimi i tipit “palafit” në Buqezë.

Tipologjia e ndërtesave në të është mjaft e veçantë, sipas arkeologëve kemi të bëjmë me ndërtesa të cilat kanë qenë deri në dy kate, ndërsa vendbanimi mendohet të ketë pasur një sipërfaqe rreth 2 hektarë.

Emri:  j-696x393.jpg

Shikime: 53

Madhësia:  59.2 KB

Emri:  555-696x393.jpg

Shikime: 54

Madhësia:  43.9 KB

Euronews