Nis Mural Fest Tirana, kuratori Haliti zbulon risinė: Do kemi mė shumė artiste vajza qė do pikturojnė muret e kryeqytetit

Nis Mural Fest Tirana, njė prej festivaleve mė tė veēanta qė zhvillohet nė Tiranė. Mural Fest, tradita e njė arti qė nuk vdes kurrė ėshtė nismė e Agjencisė sė Dekorit nga Bashkia e Tiranės, kėtė herė edhe nė kuadėr tė titullit “Tirana, Kryeqyteti Evropian i Rinisė 2022”.

Gjatė fjalės sė tij nė ceremoninė e nisjes sė festivalit kuratori i Mural Fest Tirana, Helidon Haliti tha se e veēanta e kėtij viti ėshtė se do tė ketė mė shumė pjesėmarrėse gra artiste si dhe do tė ketė tre vepra kushtuar rinisė.

“Mural Fest ka nisur prej 5 vitesh, i realizuar nga Dekor Tirana, duke afruar artistė nga e gjithė bota. Risia e Bashkisė sė Tiranės ėshtė se ka njė grup e cila ka artistė brenda, tė cilėt pikturojnė pėrditė. Ata i njohin muret e Tiranės dhe pikturojnė gjėra pėrditė. Dera e Mural Fest ėshtė e hapur pėr tė gjithė studentėt dhe tė pasionuarit pas artit, jo vetėm nė Shqipėri, por nė mbarė botėn. Workshop-i do tė jetė 3 ditė. Ėshtė i iniciuar nga Dekor Tirana dhe nga Kongresi Rinor Kombėtar. E pėrgėzoj Kongresin sepse ka sjellė shumė aktivitete nė Shqipėri. Kėtė vit kemi dy artistė tė shkėlqyer, siē ėshtė Noe nga Uruguai. Ne kėtė vit kemi katėr vajza artiste, me insistimin tim vjen edhe njė vajzė nga Kosova, Emona 21 vjeē e cila ka bėrė disa mure nė Kosovė. Vjen gjithashtu edhe Zana nga Amerika, Pablo nga Spanja, apo Bogdani nga Rumania”, u shpreh muratori Haliti.

Drejtoresha e Kongresit Rinor Kombėtar, Dafina Peci tha se ėshtė e lumtur qė Kongresi i ėshtė bashkuar kėtė vit Mural Fest, nė kuadėr tė titullit “Tirana, Kryeqyteti Evropian i Rinisė 2022” dhe se shpreson qė nė vitet e ardhshme kjo nismė tė zhvillohet edhe nė qytete tė tjera tė Shqipėrisė “Ne kemi ardhur me Tirana Art, si njė nismė qė synon qė kėtė festival tė muraleve ta pėrēojė edhe te brezat e rinj nėpėrmjet ndėrtimit tė kapaciteteve, por edhe mundėsisė qė atyre u jepet pėr ta pėrfaqėsuar punėn rreth e pėrqark qytetit. Unė jam e bindur qė do u mundėsojmė tė rinjve mė shumė hapėsira dhe mundėsi dhe do bėjmė tė mundur qė edhe vitet e tjera kėtė traditė aq tė mirė ta ruajmė dhe ta promovojmė edhe nė qytete tė tjera tė Shqipėrisė”, u shpreh Peci.

Ndėrsa menaxheri i Programeve tė titullit “Tirana, Kryeqyteti Evropian i Rinisė 2022” Ergys Gezga tha: “Nė kuadėr tė titullit “Tirana, Kryeqyteti Evropian i Rinisė 2022” festivalit qė realizon Dekori i Bashkisė Tiranė, i bashkohet edhe Mural Art, njė projekt qė vjen nė kuadėr tė vitit tė rinisė, njė vit special qė sjell pėr tė gjithė tė rinjtė e Tiranės, shumė aktivitete tė ndryshme”, u shpreh Menaxheri i Programeve tė titullit “Tirana, Kryeqyteti Evropian i Rinisė 2022” Ergys Gezga.



Javanews.al

https://javanews.al/nis-mural-fest-t...e-kryeqytetit/