Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 3
  1. #1
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,348
    Postimet në Bllog
    17

    Albanistani i Edi Ramës ndërpret marëdhëniet diplomatike me Iranin.

    Vendimi i Shqipërisë për të ndërprerë marrëdhëniet diplomatike me Republikën Islamike të Iranit nuk është marrë sot. Ka të paktën një javë, i tha një burim qeveritar Lapsi.al. Por kryeministri Edi Rama kishte vendosur ta komunikonte vetëm sot. Se çfarë e detyroi qeverinë ta mbante të fshehtë për të paktën një javë, nuk është krejt e qartë, por mund të hamendësohet. Akti i fortë është miratuar në mbledhjen e qeverisë më datë 31 gusht, kur u bë edhe shkarkimi i Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit, Gledis Nano.

    Emri:  dsgdthuti.jpg

Shikime: 86

Madhësia:  19.8 KB

    Pas asaj mbledhje Edi Rama u nis për dy ditë në Beograd në panairin e verës dhe në samitin e radhës për “Open Balkan”. Kryeministri nuk ka dashur që vizita e tij në Beograd të ekliplsohej nga vendimi për ndërprerjen e marrëdhënieve diplomatike me Iranin. Afërmendsh që mediat do të kishin në fokus këtë ngjarje dhe jo çfarë transmetohej me regji qëndrore nga Beogradi. Pikërisht për këtë vendimi është mbajtur i fshehtë dhe ministrat janë porositur që të mos tregojnë asgjë nga çfarë dinin. Kontrolli qeveritar i ngjarjes funksionoi më së miri. Gjithçka u zbulua vetëm sot teksa Edi Rama u shfaq në video-mesazhin e regjistruar më parë.

    “Ne kemi informuar aleatët tanë strategjikë, vendet partnere të NATO-s dhe disa vende të tjera mike, me të cilat kemi ndarë edhe rezultatet e pakundërshtueshme të hetimit që provon burimin e agresionit ndaj vendit tonë. Nisur nga sa më lart Këshilli i Ministrave, ka vendosur me efekt te menjëhershëm ndërprerjen e marrëdhënieve diplomatike me Republikën Islamike te Iranit. Ky vendim i është bere i ditur me note zyrtare Ambasadës se Republikës Islamike te Iranit, te cilës i është kërkuar largimi brenda 24 orëve nga territori i Republikës se Shqipërisë i te gjithe personelit diplomatik dhe tekniko-administrativ, pershfire edhe personelin e sigurise”, u shpreh kryministri Edi Rama.

    Një vendim i tillë i fortë me siguri që do të sjell reagim të ashpër nga Irani, regjimi i të cilit e ka pasur në shënjestër Shqipërinë qysh prej vendi ynë pranoi disa vite më parë kërkesën e SHBA për të strehuar muxhahedinët, të njohur si opozita e iraniane në ekzil. Dy muaj më parë u anulua samiti botëror i opozitës iraniane që do të mbahej në Durrës për shkak të sinjalve për sulme nga regjimi i Teheranit.

    Lapsi

  2. #2
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,348
    Postimet në Bllog
    17

    Për: Albanistani i Edi Ramës ndërpret marëdhëniet diplomatike me Iranin.

    Irani shënjestron Shqipërinë, 2 sulmet që u parandaluan në 4 vitet e fundit

    Emri:  ramaaaa.jpg

Shikime: 21

Madhësia:  29.4 KB

    Qeveria shqiptare ka njoftuar mëngjesin e së mërkurës se ka vendosur të ngrijë marrëdhëniet diplomatike me Iranin, pasi qëndron pas sulmit kibernetik të ndodhur pak javë më parë në Shqipëri. Kryeministri Edi Rama kërkoi që stafi diplomatik i ambasadës së Republikës Islamike të Iranit të largohet brenda 24 orëve nga vendi ynë.

    Sulmet e parandaluar nga Irani:

    Sulmi i 4 viteve më parë

    Nuk është hera e parë që në Shqipëri ka një sulm të organizuar nga Irani. Në mars të vitit 2018 u parandalua një sulm nga kryegjyshates botërore në ditën e Sulltan Nevruzit. Disa persona me shtetësi iraniane të maskuar nën petkun e gazetarëve kishin organizuar një sulm terrorit por qe u parandalua.

    Ditën e ngjarjes antiterrori shqiptar ndaloi 2 iranianë të cilët u prezantuan si gazetarë por më pas u liruan dhe larguan nga territori shqiptar. Për këtë ngjarje në Shqipëri u dëbuan edhe 2 diplomatë iranianë.

    Anulimi i “Samitit Botëror të Iranit të Lirë” në Manzë

    Samiti Botëror i Iranit të Lirë i planifikuar për t’u mbajtur më 23 dhe 24 korrik në kampin Ashraf 3 në Manëz të Durrësit, u shty deri në një njoftim të dytë.

    Vendimi erdhi pas rekomandimeve të qeverisë shqiptare dhe reagimit të ambasadës amerikane se nga irani ishte planifikuar një sulm terrorist.

    Anëtarët e MEK kanë qenë në vëmendjen e regjimit iranian liderët e të cilit, e kanë përmendur Shqipërinë si strehuese të terroristëve.

    Euronews

  3. #3
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,348
    Postimet në Bllog
    17

    Për: Albanistani i Edi Ramës ndërpret marëdhëniet diplomatike me Iranin.

    Ambasadorja Kim: SHBA do të ndërmarrë veprime për sulmin kibernetik iranian



    Ambasadorja amerikane Yuri Kim u shpreh për mediat se SHBA-ja do të ndërmarrë veprime ndaj Iranit për sulmin kibernetik ndaj Shqipërisë.

    Kim nënvizoi se Shqipëria është miku dhe aletai i Shteteve të Bashkuara.

    “Ne kemi parë deklaratën e bërë nga kryeministri Rama sot në mesditë. Shtëpia e Bardhë është përgjigjur menjëherë dhe me forcë. Duhet të jetë e qartë që kur miku ynë dhe aleati ynë, Shqipëria është në sulm, SHBA do të ndërmarrë veprime”, u shpreh Kim pas takimit me kryetaren e Kuvendit, Lindita Nikolla dhe deputetin Agron Gjekmarkaj.

    Këtë të mërkurë, kryeministri Edi Rama deklaroi se Irani qëndron pas sulmit kibernetik të 15 korrikut.

    Gjatë një fjalimi të publikuar në rrjetet sociale, Rama theksoi se Shqipëria do të ngrijë marrëdhëniet diplomatike me këtë shtet.

    Rama ka kërkuar që stafi diplomatik i ambasadës së Republikës Islamike të Iranit të largohet brenda 24 orëve nga Shqipëria.

    Euronews

Tema të Ngjashme

  1. Përgjigje: 3
    Postimi i Fundit: 04-04-2021, 22:32
  2. Sherri me gazetaren / Ramës i ikën truri. Ndërpret konferencën për shtyp
    Nga Duke_Of_Arberia në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 17
    Postimi i Fundit: 20-05-2018, 18:11
  3. Samit mbi marëdhëniet ndërfetare në Tiranë
    Nga StormAngel në forumin Toleranca fetare
    Përgjigje: 7
    Postimi i Fundit: 11-12-2004, 23:25
  4. Libi: Rivendosen maredheniet diplomatike me SHBA
    Nga Albo në forumin Problemet ndërkombëtare
    Përgjigje: 5
    Postimi i Fundit: 16-02-2004, 21:18
  5. Maredheniet e Shqiperise me fqinjet
    Nga Sykaltri-GB-US në forumin Problematika shqiptare
    Përgjigje: 3
    Postimi i Fundit: 12-10-2003, 07:08

Fjalët Kyçe për Temën

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •