“Nuk po fantazojmë, durimit tonë po i vjen fundit”/ Mediat greke: Erdogan s’i ndal deklaratat provokuese, brenda pak orësh kërcënon sërish!

Emri:  parti.jpg

Shikime: 90

Madhësia:  33.4 KB

Turqia dhe Greqia vazhdojnë përplasjet në distancë. Presidenti turk, Rexhep Tayyip Erdogan s’i ka kursyer kritikat për Greqinë. Në një komunikim për mediat Erdogan është shprehur se durimit mund t’i vijë fundi.

Mediat greke shkruajnë se deklaratat e presidentit turk janë provokuese.

Nga Bosnja e Hercegovina ai përsëriti kërcënimet ndaj Greqisë.

“Ata kanë ishuj, kanë baza në ato ishuj dhe nëse vazhdojnë kërcënimet e tyre të paligjshme, durimi ynë do të mbarojë. Ajo që po ju them nuk është fantazi. Kur themi mund të vijmë brenda natës, kur të vijë koha do të vijmë brenda natës”, theksoi ai.

Në të njëjtën kohë, Recep Tayyip Erdoğan pohoi se “Greqia po merr masat e saj”, ndoshta duke iu referuar lëvizjeve të fundit në fushën e armatimit nga forcat e armatosura greke.

” Greqia do të vendosë se çfarë marrëdhënie do të ketë me Turqinë duke menduar më mirë. Unë gjithmonë them se mund të vijmë papritur një natë ”, tha Recep Tayyip Erdogan .

Balkanweb