Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 19
  1. #1
    Perjashtuar Maska e Mona
    Anėtarėsuar
    03-07-2002
    Vendndodhja
    Away from you....
    Postime
    134

    Ca mendime.

    Une dua shume nje djale, por ai ishte njeri shume teka, pra qe para 1 vit e gjysem qe u njohtem ai merrte ne tefon kur donte, vinte te me takonte kur donte ai jo une. S'me pergjigjgej ne telfon kur ishte me shoqerine apo te shtepise. I coheshin nervat , thonte ti jepte fund lidhjes tone, pastaj mu lutej ta mirrja mbrabsht. Sa here qe i tekej bente keshtu, u ndante vinte prape duke u lutur. Une dhe e doja dhe me vinte keq kur qante. Kur doja te ndahesha une ai qante mos ti shkaterroja jeten. Deri kete heren e fundit kur une i thashe se nuk i duroja me tekat e tij dhe u ndava. Por nuk e di me mungoi si duket dhe e mora mbrabsht te flisja me te, me tha se nuk me donte me dhe te vazhdoja jeten time. Ok ashtu bera kur pas nje muaji ai me merr ne telfon pasi jetojme larg tani dhe me thonte, se me donte ta prisja, do vriste veten etj etj, i thashe jo se me kishte vrare mjaft tani, por ai me mirte cdo dite ne telefon derisa pranova te flas me te. nejse ai nuk ndryshon, sot me lutet ta pres , neser me thote ta harroj. Me thote se ka filluar te pije alkol qe nuk ka pire kurre vetem per fajin tim se nuk me harron , ka bere aksindent etj etj.
    Nejse, une e dua shume por ai me ben vetem te vuaj, pa folur ne telefon me te nuk rri se cmendem megjithese atij i them se nuk e dua me. Nuk di c'te bej.

  2. #2
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    27-04-2002
    Vendndodhja
    Po bredh ne koken tende tani!
    Postime
    1,269
    Pergjigjen do e gjesh ne vetvete dhe asgjekund tjeter.
    Njeru eshte e veshtire te ndryshoje, e ka dicka ne karakter dhe nuk ka se si te jete tjeter. Megjithate nese ti vertet e do ate dhe ai vertet te do ty atehere bejini gjerat me marveshje dhe uluni e bisedoni seriozisht me njeri-tjetrin jo s'te dua jo te dua po te them qe nuk te dua. Jeta dhe ndjenjat e dikujt nuk jane nje loje, merreni seriozisht biseden dhe vendosni. N.q.s ai nuk ka deshire per lidhje serioze po e njejta gje dhe me ju atehere harrojeni, nuk mund te behet nese njeri do dhe tjetri nuk do. Gjeni konsensus midis jush.

  3. #3
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,424
    Postimet nė Bllog
    17
    Jepi kohe qe te reflektoje mbi maredhenien midis jush dhe kete mund ta besh vetem duke u treguar e sinqerte me te dhe ti shprehesh se si ti ndihesh per te. Pasi ta besh kete, jepi nje periudhe kohe(1 muaj) qe te reflektoje duke mos folur me te, duke mos e takuar, duke mos iu pergjigjur mesazheve etj.

    Pas atij muaji, ngrije telefonin e tij per te mesuar se cfare perfundime ka nxjerre ai nga reflektimi. Shume njerez ua mesojne vleren te dashurve te zemres vetem kur nuk i kane me, une nje prej tyre.
    "Babai i shtetit ėshtė Ismail "Qemali", e zbuloi Edvin shkencėtari!"

  4. #4
    instinkt i vetembrojtjes!
    Anėtarėsuar
    24-05-2002
    Vendndodhja
    ne bahcen e shtepise time
    Postime
    351
    Asnjehere mos i thuaj dikujt "nuk te dua" nderkohe qe e do dhe e kunderta. Sinqeriteti eshte kusht numur nje ne nje lidhje. Nese ti e dashuron dhe ke disa aresye te tjera qe nuk do te vazhdosh me me ate, thuaji pikerisht aresyet qe ke dhe jo qe nuk e dashuron me. Duke ditur pakenaqesirat e tua ndoshta ai reflekton dhe ndryshon ne lidhje me ty. Te njejten gje duhet te beje edhe ai. E vetmja menyre qe mund ti ndreqi gjerat, ose edhe po u prishen, te pakten nuk le pendim me pas, eshte qe te thuhen gjerat, pikerisht ashtu sic i ndjen dhe mendon.
    Ji Vetvetja!

  5. #5
    Perjashtuar Maska e Mona
    Anėtarėsuar
    03-07-2002
    Vendndodhja
    Away from you....
    Postime
    134
    Thanx Stella, Albo dhe shpirtifshehur per mendimet tuaja. Pak a shume sic keshilloni dhe ju, kam bere. I kam treguar se e dua shume, se me ka bere te vuaj me ato tekat e tij, i kam treguar ku qendron problemi etj etj. Jam munduar te mos e marr ne telefon, sigurisht qe flasim rreth 3-4 here ne dite, dhe sa here merr ai me thote " pse nuk me merr ne telefon, ti nuk e di sa une te dua u shkriva per ty, vdiqa te te shoh etj.". I kam thene do flas me te derisa ai te qetesohet dhe te sherohet, pasi thote se eshte semure eshte vrare ne aksindent etj. pastaj i kam theme do vendosim dicka perfundimisht. Por nuk e di, ai njeri ka shume shume rendesi per mua, pamvarsisht se si shkuan punet, and i guess niether of us can let go. I don't know.

  6. #6
    Perjashtuar Maska e illiriani
    Anėtarėsuar
    06-05-2002
    Postime
    655
    ...ketu mendoj, se qendron i gjithe sekreti i Mones, qe iu ka ''merzitur jeta''...

    une do thoja: provat ne dashuri jane shume te rrezikshme,jo lere jepi kohe te mendoj, mere ne tel. mos e merr nje kohe...

    nese ti e ndjene vertet, se ''ai njeri eshte shume shume i domosdoshem per ty'' ruaje e mbaje...por, jo duke provuar rreziqe
    mbase, ai mund te kete pire ''helm te bardhe'', mund te jete shkaterruar nga dikush tjeter (qe veprojne ditenate)...pra, mos e le soten per neser... ose ofroje - ose ndaje sa me shpejt...sepse vet nuk je e sigurte ne vetvete... as as... kjo me duket nje dashuri e verdhe...dashuria ka ngjyrat e veta...ka edhe dashuri te zeze...

    litari i keputur, mund te lidhet - por nyja shihet...do te thoja, me mire eshte nje litar i lidhur nyje, se sa nje i dobet qe te leshone ne humnere...

    perderisa nuk ka njeri prefekt, nuk ka as dashuri prefekte...vetemsa e mashtron vetveten...

    rodi njihet ne qendresen e tij/saj perballe jetes se veshtire...nese sheh gropen e dashurise, mbuloje shpejt, me sinqeritet dhe mbelto lule mbi te e bere kopsht te bukur...askush nuk pyet, si eshte rritur, por si duket...

    (megjithate keto ishin mendime te mia personale)

  7. #7
    Shkoder Zemer Maska e Daja
    Anėtarėsuar
    26-07-2002
    Vendndodhja
    London
    Postime
    17
    Miredita/Mirembrema Mona!
    Para se gjithash do te thoja qe keto lloj historish e bejne jeten te bukur. Pas shume vitesh kur ti kujtosh do mbushesh me nostalgji. E kush nuk vuan nga dashuria !? Por ne kete rastin tend duket sikur gjerat po dalin jashte kontrollit, jane paksa te ekzagjeruara. Me duket se ti ke vepruar drejt deri tani por kujdes. Mendimi im eshte qe ti duhet ti japesh fund kesaj historie. Pse? Sepse nuk me duket qe ai shoku yt te jete normal (me fal nese te duket si ofendim) . Nese ti ja ke shprehur dashurine dhe ai akoma vazhdon me presione ne tel per vetevrasje etj. kjo duket si cmenduri ose xhelozi e cmendur. Dy gjera jane ketu. Ose ai eshte psikopat (me fal edhe njehere qe po flas kaq troc), ose eshte thjesht mashtrues i rendomte apo narkoman. Nje njeri normal qe te do vertet dhe eshte i bindur qe dhe ti e do, do te te bente te lumtur ne vend qe te te krijonte kaq shqetesim. Mua nuk me duket qe ketu ka vend per bisedime. JEPI FUND. ME MIRE NJE FUND I TMERRSHEM SE NJE TMERR PA FUND. Veri nje gur zemres dhe merru me dicka qe ta harrosh sa me shpejt. Kjo do ti beje mire dhe atij qe te mesoje si te sillet me partneren.
    Veri pikat mbi 'i" dhe mos kthe me koken prapa. E di qe ti me mendje do thuash qe e kane te lehte keta qe japin keshilla , por po te them qe sa me teper e zgjat aq me shume do vuash. Ta them edhe nga pervoja ime.
    Sinqerisht.

  8. #8
    Virtualisht prane jush Maska e AlbanianQT
    Anėtarėsuar
    16-07-2002
    Vendndodhja
    $$town
    Postime
    99
    I say: f__ (fill in urself ) the guy
    Qenka tip i cuditshem..me naze, etj. Per mua shiko perreth se mesiguri do te gjesh dike me te mire.
    Njerzit duan dike qe ti plotesoje, ti bej te ndihen mire, e jo dike qe te ben te vuash e te mendosh. C'mon pak gjera kemi going on, te rrim te merrremi dhe me tekat e te tjerve.
    Tell the guy to grow up. Dashuria e vertete (gjithmone, nqs ajo ekziston) nuk ka teka apo naze.
    Our greatest glory, is not in never failing but in rising in each time we fall!

  9. #9
    Perjashtuar Maska e Mona
    Anėtarėsuar
    03-07-2002
    Vendndodhja
    Away from you....
    Postime
    134
    Thanx per mendimet, dhe une mendoj ti jap fund, por e dua ama dhe megjithese me ka bere te vuaj. E keqja eshte se kam njohur nje djale, nuk e dua por eshte njeri qe vertete me vlereson dhe thote se ka rene dashuri me shikim te pare me mua dhe eshte gati per nje lidhje serioze, dhe se jam vajza e enderrva te tij, ndryshe nga ai tjetri. I kam thene jo, por uroj qe te mos isha ne dashuri me ate tjetrin.

  10. #10
    Virtualisht prane jush Maska e AlbanianQT
    Anėtarėsuar
    16-07-2002
    Vendndodhja
    $$town
    Postime
    99
    Per mendimin tim ke bere shume mire. Ky ishi jot eshte dikush qe ste ka merituar dhe po ta mendosh mire eshte me mire per ty kjo rruge. Nqs. tani te dhemb ne shpirt, me vone do te jete thjesht nje kujtim i nje historie dashurie . Gjithcka kalon me kohe..shiko c'eshte me e mire per ty.
    Dhe me kete tjetrin merre shtruar. Me te vertete qe mund te kete mendime serioze, dhe kjo eshte gje shume e mire por kjo sdo te thot qe ti prej kesaj gjeje te apasjonohesh mas tij. Duhet ta njohesh njehere me pare. Sikurse bejne shume goca..
    Te uroj fat
    Our greatest glory, is not in never failing but in rising in each time we fall!

  11. #11
    Perjashtuar Maska e Mona
    Anėtarėsuar
    03-07-2002
    Vendndodhja
    Away from you....
    Postime
    134
    E keqja eshte se ky djali nuk me pelqen fare, por nuk e di ne e kuptoni qe cdo djale qe shoh apo flas me kujton ate dhe kjo me shtyn te flas perseri me te.

  12. #12
    Virtualisht prane jush Maska e AlbanianQT
    Anėtarėsuar
    16-07-2002
    Vendndodhja
    $$town
    Postime
    99
    hmm, meqe ste pelqejne tregohu e sinqert me te, dhe thuaji ato qe ndjen per te ne menyre qe dhe ai tjetri mos ti fiksohet kot nje e ardhme per ty. nqs.eshte njeri i mire thjesht mbaje per shok..ndonjehere njeriu ka nevoje dhe per to.
    Nje dite do te behet me mire...ull c.
    Our greatest glory, is not in never failing but in rising in each time we fall!

  13. #13
    Wellwisher Maska e KosovaHawaii
    Anėtarėsuar
    14-05-2003
    Vendndodhja
    Hawaii
    Postime
    47
    E dashura Mona,

    Personalisht, nje shok i imi ka pasur nje ish-femer si ky djaloshi qe na tregove. Jeten ia pat ndryshuar per shume kohe. E edhe ai si ti nuk ka pas asnje ide se cka me be pasi e ka nje zemer te bute.

    Duke u bazuar ne cka thua ti ketu. Une do te kisha propozuar ta harrosh ate - "e nese ai e mbyt veten" gje qe ne shumicen e rasteve nuk ndodh (qente qe lehin nuk hane) ti nuk do te jesh fajtore se askush nuk pergjigjet per cka njerezit i bejne vetes.
    E nese e ke zemren te bute - une do t'i kisha kontaktuar prinderit e tij dhe ua kisha spjeguar situaten dhe brengat e tua - si dhe t'ua bejsh me dije se ai kopuku i tyre ka nevoje per psikolog apo edhe per dike me te larte - sepse askush nuk ka te drejte te torturon dike ne kete menyre.

    Nese TI nuk e don, dhe mendon se ai eshte pengese ne jeten tende - merre ca copa letre - shkruaj ca zgjidhje qe mendon do ta
    eliminojne problemin - dhe zgjidhe ate e cila eshte me e kendshmja dhe me e arsyeshmja per zemren tende te bute

    Te deshiroj shume fat e sukses ne jete...sepse mire e di se sa keq eshte te kesh eksperience me njerez te semure.
    :^xhan2 "How often have you sailed in my dreams and now you come in my
    awakening which is my deeper dream" K.Gibran :^smooches

  14. #14
    Moderator Maska e benseven11
    Anėtarėsuar
    10-09-2002
    Vendndodhja
    new jersey-usa
    Postime
    13,816
    Qe tani ne vitin e pare te njohjes ju keni kaq probleme per gjera te vogla,po kur te martoheni kur problemet do te jene shume me te medha?Mendo.......
    Ai shoku jot ka probleme personaliteti eshte thjesht i dobet.
    Me mire lere sot sa seshte vone qe mos te ndjehesh pishman ndaj vetes pas 4 apo 5 vjetesh
    ≈♥♠♣♦≈ovguide.com/movies

  15. #15
    _____
    Anėtarėsuar
    29-04-2002
    Postime
    3,623
    Mona dikush me siper foli bukur "JEPI FUND. ME MIRE NJE FUND I TMERRSHEM SE NJE TMERR PA FUND."
    Line dhe mos e kthe koken me mbrapsh. Po desh me vra veten, ta bej se s'po e ndalon njeri. Ky i dashuri jot me duket si njeri shume i ulet qe perdor gjera te tilla. Une do vras veten per ty, terci verci, po te njejtin muhabet.

    Mos mendo per ndjenjat qe ke sot, mendo per te ardhmen dhe vuajtjet qe do te japi. Kete jete do? Me kete energji negative do qe femijet e tu te rriten?
    Kjo qe ndihen nuk eshte dashuri Mona, dashuria nuk te ben te vuash kaq shume, perkundrrasi duhet te jete dielli ne zemren tende ne erresire. Ate numrin e telefonit nderroje qe ai mos te kete me kontakt me ty.

    Mos shiko per djem te tjere tani per tani, sepse je akoma e mbytur ne kujtimet me ate qe ke pase. Rri me goce nje vit pa njeri se su be qamet. Ne kete vit, mblidh veten dhe beji kenaqsi zemres tende. Dil me shoqet e bej dasem lol, Kenaq veten tende dhe mos prit qe te bjerin kenaqsi te tjeret.

    Ke shoqe te ngushta, moter, mamin apo dike qe mund te flasesh lirshem? Ne c'do rast qe te vjen ne mendje te marresh ne telefon te dashurin, merr ne telefon motren, shoqet dhe thuaj c'fare mendon ne ato caste. Neqofse nuk ke njeri afer, futu ne forum dhe me shkruaj mesazh privat mua per c'fare ndihen.

    Je ne shkolle? Neqofse po, merr nje klase kete vere, nje lende qe te pelqen. Try 'Anthropology', eshte shume e lehte si lende dhe kur iken ne klase te duket vetja ne nje bote tjeter. Harron jeten e perditshme.

    Mona harroje motra, dhe kenaq veten tende se je futur ne erresire qe do te ndjeki gjithe jeten neqofse si jep fund tani.
    Eshte me e lehte per ne qe te keshillojme c'fare te besh sesa c'fare ti mendon. Sepse zemra jote komandon trurin, zemra komandon llogjiken, prandaj mos hezito me dhe jepi fund qy sot.
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga s0ni : 02-06-2003 mė 20:29

  16. #16
    Perjashtuar Maska e Mona
    Anėtarėsuar
    03-07-2002
    Vendndodhja
    Away from you....
    Postime
    134
    Eliona zemra thanx, s'kam moter per fat te keq dhe mamin me duket se e lendoj kur i flas per keto gjera.
    Kam bere perparime, ka dy jave qe nuk e marr ne telefon, ai me merr cdo dite dhe nuk e ngre telefonin. Kam marre dy klasa vere dhe me kalon koha fare. Me duket e cuditshme sesi me mungon ne nje kohe kur ai me ka bere vetem te vuaj, dhe jo se jam e bukur por mund te gjej cuna sa te duashdhe perseri une mendjen tek ai.

    Thanx te gjitheve per mendimet.

  17. #17
    _____
    Anėtarėsuar
    29-04-2002
    Postime
    3,623
    Gezohem qe ke dy jave pa folur lol.
    Eshte natyrale qe te mendosh per te dashurin qe ke pasur, po me kohe do te mbyllen plaget. Dhe kjo ngjarje do te duket si dicka shume larg, sic te duket jeta femijerore tani. Mos u merzit se do dalesh fitore ne fund.

    Te uroj gjithe te mirat, dhe pac gezim e hare ne te ardhmen.
    Stay strong.

  18. #18
    Eks-plorator Maska e kolombi
    Anėtarėsuar
    27-05-2003
    Vendndodhja
    Mes oqeaneve...............
    Postime
    3,720
    Mona mendohu mire lere zemren dhe shpirtin te flase dhe mendo se jeta eshte e gjate per ta vrare me dashuriqe qe te dhurojne pak caste te bukura e shume te trishtuara.

    shpresoj qe vetem ti do jesh ajo qe do marresh nje vendim dhe do jesh po ti ajo qe do mbash pergjegjsine per cdo vendim per cdo rruge apo dashuri qe do ndjekesh

    miqesisht kolombi
    "Meqe brenga eshte burimi i gezimit,mos vajto............"

    GETE

  19. #19
    Perjashtuar Maska e Mona
    Anėtarėsuar
    03-07-2002
    Vendndodhja
    Away from you....
    Postime
    134
    Kolombi faleminderit vellai. Mendoja se po te luftoja hard do te nxirrja lumtui ne kete lidhje, por isha gabim. Nuk kisha dashuruar kurre kaq me fuqi sa doja ate, por megjithate sikur the dhe ti jeta eshte e gjate te filloje keq dashuria si kishte filluar. Prandaj vendosa perfundimisht te mos mbaj me konktakte me te. Dhe e shoh sekane kaluar shume dite pa me bere te qaj ai dhe do mundohem ta mbaj this way.

Tema tė Ngjashme

  1. Babai vret veten se vajza iku me te dashurin
    Nga toni007 nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 19
    Postimi i Fundit: 21-05-2009, 13:53
  2. A eshte e konsumueshme ( hargjueshme) ndjenja
    Nga fisniku-student nė forumin Tema shoqėrore
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 18-02-2007, 08:47
  3. Deri ku do arrinit per te fituar dashurin e nje vajze?!
    Nga FierAkja143 nė forumin Nė kėrkim tė romancės
    Pėrgjigje: 32
    Postimi i Fundit: 03-03-2006, 14:21
  4. Njerėz me nevoja neurotike, Interpretimi i ėndrrave dhe ndjenja e inferioritetit
    Nga J@mes nė forumin Filozofi-psikologji-sociologji
    Pėrgjigje: 7
    Postimi i Fundit: 07-07-2004, 16:53
  5. Deklarata e Gjingjiq per nje Dejton te ri konfuze por pozitive
    Nga dodoni nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 10
    Postimi i Fundit: 16-01-2003, 00:05

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •