Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 2
  1. #1
    Updating.... Maska e Wordless
    Anėtarėsuar
    19-06-2002
    Vendndodhja
    Undercover
    Postime
    3,154

    Pėr: Aktorėt e shquar tė kinematografisė Shqiptare

    Mihal Stefa

    Emri:  250px-Mihal_Stefa,_në_rolin_e_Gjergj_Aranitit,_në_filmin_Skënderbeu.jpg

Shikime: 34

Madhėsia:  12.7 KB

    Mihal Stefa lindi nė Korēė nė vitin 1902 dhe vdiq nė Tiranė mė 16 korrik tė vitit 1980, ishte aktor i njohur shqiptar. Nė skenė pėr herė tė parė paraqitet nė vitin 1922 nė pjesėn “Detyra e nėnės”. Nė 1929 vendoset nė Tiranė dhe bashkohet me grupin e Mihal Popit nė teatrin amator. Nė Teatrin Popullor vjen qė nė vitin 1945 dhe interpreton nė pjesėn e parė “Topazi”, nė rolin e Panikės.

    Interpreton edhe shumė role tė tjerė mė pas. Nė karrierėn e tij interpretoi mbi 45 role nė Teatrin Kombėtar, duke krijuar figura tė goditura qė flasin pėr njė aktor tė shkėlqyer dhe pėr njė mjeshtėri artistike. Nė galerinė roleve tė tij shkėpusim komandantin tek “Fundosja e skuadrės”, Qatipi “Halili dhe Hajria”, “Luka Lukiēin “Revizori”, “Aleko “I ēuditshmi”, Jovan Myzeqari “Dasma e madhe”, Varrmihėsi “Hamleti “ etj. Ka interpretuar edhe nė flimin artistik disa role.

    Filmografia

    Tana - (1958)
    Debatik - (1961)
    Detyrė e posaēme (1963)
    Toka jonė (1964) .... Mullisi
    Vitet e para (1965) .... Mėsuesi
    Komisari i dritės (1966) .... Shėrbyesi i kishės
    Pėrse bie kjo daulle (1969) Roja e kantierit
    I teti nė bronx - (1970) Babai i Ibrahimit
    Kur zbardhi njė ditė - (1971) Fshatari plak
    Shtigje tė luftės - (1974)
    Pėrballimi - (1976)
    Tingujt e luftės - (1976) Roja i Shkolles
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Albo : 02-09-2022 mė 21:54
    Ky shtet ėshtė ky qė ėshtė sepse qytetarėt tanė janė kėta qė janė !

  2. #2
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,122
    Postimet nė Bllog
    17

    Aktori Mihal Stefa

    Emri:  296766734_10224926597265174_3804063047426996897_n.jpg

Shikime: 21

Madhėsia:  33.5 KB

    Regjisori dhe aktori i njohur shqiptar Mevlan Shanaj ka rrėfyer tregon historinė prekėse dhe tė patreguar tė aktorit Mihal Stefa. Njė emėr i njohur mė shumė nga personazhet pėr publikun shqiptar.

    Shanaj tregon se ai jetonte i vetėm nė njė kasolle e s’ankohej, duke fjetur me biblėn nėn jastėk. Ai e konsideron njė baba nisur nga rolet dhe ndjesitė e pėrcjella nga Stefa.

    Emri:  297545060_10224926599425228_4665662697589750967_n.jpg

Shikime: 24

Madhėsia:  30.9 KB

    POSTIMI I PLOTĖ
    Mihal Stefa!
    Me aktorin e madh tė karaktereve tė vogla kam njė lidhje shumė tė veēantė! Mė kishte goditur interpretimi i tij te “Hamleti” nė rolin e varrmihėsit! Dhe dihej ajo qetėsia vetmia e tij!

    Mė erdhi rasti ta kem pranė nė studio gjatė xhirimit tė filmit “I teti nė bronz” Unė isha i shtrirė nė shtrat i plagosur, sipas skenarit vijnė prindėrit natėn pėr tė takuar djalin, nga njė trastė leshi nxori dy kokrra mollė duke mė qėndruar pranė shtratit.

    Mėnyra e afrimit tė tij zgjatja e dorės me ato dy mollė, pėr mua qė nuk kisha njohur njė dashuri babai, mė dha emocion jo si nė film, por si njė gjest jete qė po e provoja pėr herė tė parė! Ai ishte njė aktor qė tė sillte jetėn! Nė mbyllje tė filmit, nė episodin e fundit ai thoshte: Sikur ta marrim sonte nė shtėpi djalin, duke u drejtuar nga busti i bronzuar!

    Unė edhe nė kėtė episod sa herė qė e shikoja pėrjetoja njė emocion tjetėr qė ma shkaktonte interpretimi i gjallė i “babait” Mihal Stefa. Mė ngjiti ai personazh i tij sikur ma risolli babanė e ikur qė nė moshėn 3-vjeēare. Pata nė jetė njė si dhuratė prej filmit, po e shikoja si baba!!! Ja kisha kėtė “si borxh “dhe pasi kisha filluar punė nė TVSH vendosa tė bėja portretin e parė tė njė artisti!

    Ky do tė ishte Mihal Stefa. U interesuam dhe nė njė zonė krejt tė varfėr te Vorri i Bomit mes disa vjetėrsive gjetėm “banesėn” e Mihal Stefės. Njerėzit qė pyetėm na drejtuan te njė gjė qė as shtėpi nuk ishte, njė si haur me qerpiēė apo si me kartona.

    Tė dukej si e pėrshtatshme pėr ndonjė bagėti! Nuk ishte vetėm habi, por krejtėsisht e pabesueshme ajo qė po shikonim. Mė priti me njė dashuri tė veēantė dhe duke gėrmuar nxori nga njė si kuti gazetat e hershme qė kishte filluar me grupet amatore nė Korēė deri nė fotot e ditėve tė fundit!

    Mihal Stefa jetonte i vetėm i izoluar, nuk kishte krijuar familje. Bibla, Librin qė e kishte shoqėruar gjithė jetės e mbante nėn jastėk, i thėnēin. Kėtė libėr e lexonte pėr natė dhe ngjitur me tė kishte me shkrim dore rolin e radhės!

    Ky do ishte dokumentari im i parė qė nuk arrita dot! Ėshtė peng i jetės sime, mė pas kam bėrė pėr artistė rreth 10 dokumentarė, por pėr atė qė u nisa nuk arrita. Pengun nuk e shlyej dot! Ēfarė trishtimi mė dha jeta e artistit tė vetmuar! Mė tė madhit nė rolet e vogla!

    Ndoshta thėnia: Se nuk ka rol tė madh apo tė vogėl, por ka artist tė madh apo tė vogėl me siguri ėshtė thėnė pėr kėta aktorė qė kanė mbetur tė pavdekshėm! Do doja tė ishte thėnė pėr asketin tim Mihal Sefa, artisti qė nuk arriti tė krijonte familje, qė jetonte nė vetminė e tij me Biblėn, tė vetmen mike tė pėrnatshme besnike! Nuk mėsova gjė pse kishte bėrė atė zgjidhje. Ai nuk tregonte, ai nuk dinte tė ankohej!

    Balkanweb

Tema tė Ngjashme

  1. Kerkoj familjare me mbiemrin Stefa emigruar ne Philadelphia
    Nga GildaA nė forumin Nė kėrkim tė personave tė humbur
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 07-03-2016, 13:46
  2. Regjisori dhe dramaturgu Gjon Stefa
    Nga Albo nė forumin Arti shqiptar
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 06-12-2013, 18:01
  3. Mihal Zallari
    Nga Brari nė forumin Shkrimtarė shqiptarė
    Pėrgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 04-09-2012, 09:35
  4. Rovena Stefa
    Nga BlondiE_18 nė forumin Muzika shqiptare
    Pėrgjigje: 32
    Postimi i Fundit: 09-05-2009, 09:15
  5. Kostaq Stefa
    Nga Albo nė forumin Elita kombėtare
    Pėrgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 21-04-2009, 01:58

Fjalėt Kyēe pėr Temėn

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •