Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 2
  1. #1
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,415
    Postimet në Bllog
    17

    Ilir Meta: Emergjente që Kuvendi të verifikojë shëndetin mendor të Edi Ramës

    Emri:  htduy.jpg

Shikime: 98

Madhësia:  19.6 KB

    Kryetari i Partise se Lirise, Ilir Meta ka kerkuar qe Kuvendi te marre masa urgjente per te verifikuar shendetin mendor te kryeministrit te vendit. Meta tha se eshte nevoja qe Edi Rama gjithashtu te beje dhe testin e droges.

    “Emergjente që Kuvendi të nisë procedurat për të verifikuar shëndetin mendor të Edi Rames dhe të gjithë evoluimit të kartelave të tij psiqike, jo vetëm kaq por të merren masa për ti bërë testin e drogës dhe përdorimit të substancave narkotike pasi për shkak të detyrës që ka mund të shkaktojë dhe dëme më të mëdha sa i takon interesit kombëtar, e funksionimit të shtetit të së drejtës”, deklaroi Meta.

    Lapsi.

  2. #2
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,415
    Postimet në Bllog
    17

    Për: Ilir Meta: Emergjente që Kuvendi të verifikojë shëndetin mendor të Edi Ramës

    “Ramën e këshilloj të kurohet në Francë”- Edmond Tupja: Kryeministri ka probleme me veten! Dështoi në basketboll, ndërsa si piktor nuk u bë i famshëm

    Profesori dhe shkrimtari Edmond Tupja ka komentuar edhe situatën politike në vend. Ai u ndal në një deklaratë që kryeministri Rama ka bërë në kohën e zgjedhjeve të fundit, duke përmendur dy herë vitin 2029.

    Emri:  rama-tupja.jpg

Shikime: 18

Madhësia:  26.6 KB

    Sipas Tupes Rama do të jetë kryeministër deri në 2025, më pas do të bëhet Presidenti. Por ai u shpreh se Rama ka dështuar si basketbollist dhe si piktor nuk u bë i famshëm.

    “Është vështirë dhe unë kam një frikë sepse Rama në kohën e zgjedhjeve të 25 prillit përmendi dy herë 2029. Deri në 2025 ai do jetë kryeministër pastaj nga 2025 do të bëhet president, e kam këtë ndjesi, por nuk jam nga ata që i hedh lule vetes”, u shpreh ai.

    Sipas profesorit, kjo nuk ishte e diçka e rastësishme.

    “Dështoi në basketboll, si piktor nuk u bë i famshëm. Pra ai ka probleme me veten. Duhet të shpëtojë nga vetvetja.”, tha me tej Tupja.

    Gjithashtu ai u shpreh se xhelatët nuk duhet të adhurohen.

    “Nëse shqiptarët do të vijojnë të shesin votën e tyre ata do të shesin edhe shpirtin. Njerëz me simpati të djathta për të mbajtur vendin e punës kanë votuar PS”, tha më tej Tupja, duke shtuar: “Unë këshilloj të bëjë një kurë njëherë në Francë, zgjat pesë vite kura”.

    Panorama

Tema të Ngjashme

  1. Përgjigje: 149
    Postimi i Fundit: 14-08-2015, 22:32
  2. Edi Rames i intereson anetaresia e LSI dhe jo Ilir Meta.
    Nga DYDRINAS në forumin Problematika shqiptare
    Përgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 13-04-2015, 18:47
  3. Nervozizmi dëmton shëndetin mendor
    Nga Xhuxhumaku në forumin Mjeku për ju
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 05-08-2013, 21:23
  4. Ndikimi i fesë në shëndetin mendor
    Nga Sefedini_PZ në forumin Komuniteti musliman
    Përgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 11-04-2009, 09:05
  5. Ndikimi i besimeve fetare ne shendetin mendor
    Nga borabora në forumin Filozofi-psikologji-sociologji
    Përgjigje: 9
    Postimi i Fundit: 13-01-2007, 20:40

Fjalët Kyçe për Temën

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •