Në një sulm të paramenduar dhe parapërgatitur, gjigandët e teknologjisë në Amerikë kanë goditur fjalën e lirë duke aplikuar një censurë në masë karshi presidentit Trump dhe gjithë mbështetësve të tij. Në 48 orët e fundit, ja çfarë ka ndodhur:
- Twitter ka mbyllur llogarinë e presidentit Trump në mënyrë permanente. Udhëheqësi më i plotfuqishëm i botës që kontrollon kodet e armëve bërthamore, nuk i lejohet më të shprehi atë që mendon në Twitter për 88 milion ndjekësit e tij në Twitter.
- Facebook, ashtu si Twitter, ka mbullur në mënyrë permanente të gjitha llogaritë e presidentit Trump, fushatës së tij, shumë faqeve popullore konservative në FB, me justifikimin e "nxitjes se dhunës".
- Google dhe Apple, kanë hequr nga dyqani i tyre i aplikacioneve, Parler, që është një rrjet shoqëror i ngjashëm me twitter që bën të mundur komunikimin e lirshëm të anëtarëve në platformën e tyre. Ky akt bën që përdoruesit e telefonave iPhone dhe Android të mos mund ta shkarkojnë e përdorin Parler në telefonat e tyre. Parler mund të vizitohet vetëm nga Interneti me një shfletues.
- Amazon është kompania që Parler përdor për mundësimin e shërbimit të tyre në Internet. Amazon i ka nisur sot një letër kompanisë Parler që do t'i pezulloje e ndërpresi shërbimet e ofruara deri më sot në mesnatën e së dielës. Ky akt do të bëjë që Parler të mos punojë më fare as në telefon dhe as në Internet.
Kush do ta mbrojë atë të shenjtën, Fjalën e Lirë???
Krijoni Kontakt