Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka deklaruar në emisionin ‘Open’ në Neës 24 se Edi Rama do të largohet nga postit të kryeministrit për çështjeje javësh.

Emri:  ilirmeta-edirama1-500x281.jpg

Shikime: 87

Madhësia:  40.7 KB

Sipas Metës, Edi Rama nuk është aq i fortë sa pretendohet sepse nuk do të bënte sipas tij, të tilla marrëzira me dosjet.

Ilir Meta: Nuk është kaq i fortë sepse po të ishte kaq i fortë ai nuk do të bënte të tilla marrëzira. Ai e ndjen diferencën. Unë nuk e llogaris fare Edi Ramën. Edi Rama do të kishte ikur me kohë nëse PD do të ishte treguar serioze. Edi Rama është i ikur, është çështje javësh. Është i ikur. Edi Rama është i ikur ashtu siç ka ikur nga mendja, sepse këtu kemi të bëjmë me një delikuent i cili mendon se mund të lëvizë çdo gurë.

Keni një koment që një pjesë e opozitës kërkojnë hapjen e dosjeve në total?

S’kam asnjë lloj komenti, t’i hapim kur të duan. Ta shoqërojmë me çdo gjë që të kenë në dispoziocion. Këto janë karavidhe të Edi Ramës. Tani po përpiqen të shtyjnë axhendën e Endri Fugës.

Panorama