Emri:  g43.jpg

Shikime: 78

Madhësia:  20.0 KB

Më në fund ka ardhur vera dhe koha për të shijuar diellin, por orët e gjata të ekspozimit mund të shkaktojnë dhe djegie.

Ekzistojnë shumë produkte të disponueshme në shtëpi që mund t’i përdorni kundër pasojave që do ju lërë dielli. Tre nga këto i keni të nënrenditura:

Sodë buke e tërshërë

Vendosja e disa lugëve sodë buke në një vaskë plot me ujë të ftohtë për afro 15-20 minuta ndihmon në reduktimin e dëmtimit të diellit, dhe shtimi i një filxhani tërshërë në vaskë gjithashtu qetëson irritimin dhe ndihmon lëkurën të mbajë lagështinë natyrale. Megjithatë, mos fërkoni asgjë në lëkurë.

Aloe vera

Është gjithashtu një ilaç për djegiet që më së shpeshti mund të gjendet pa recetë, kështu që nëse nuk mund të arrini te bima, provoni të blini një xhel.

Çaj kamomili

Qetëson lëkurën e djegur nga dielli. Përgatisni çajin dhe lëreni të ftohet. Kur të jetë gati, lagni një leckë dhe aplikojeni në zonën e prekur. Nëse jeni alergjik ndaj polenit, nuk duhet ta përdorni këtë trajtim pasi mund të shkaktojë reaksion alergjik.

Euronews