Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 4
  1. #1
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,122
    Postimet në Bllog
    17

    Sot dita e parë e shkollës në Kosovë, mësuesit në grevë, qeveria apel të vazhdojnë detyrën

    Emri:  -640-0-dsbc-1662012115.jpg

Shikime: 87

Madhësia:  36.8 KB

    Sot më 1 shtator nis viti i ri shkollor në Kosovë.

    Por ky vit i ri shkollor ka nisur mes grevës dhe protestës.

    Sindikata e Arsimit të Kosovës ka njoftuar se mësimdhënësit janë në grevë për shkak të vështirësive financiare.

    Ministrja e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit të Kosovës, Arbërie Nagavci, dje përmes një konference për medie, ka bërë me dije se ministria të cilën ajo e udhëheq i ka bërë të përgatitjet për fillimin e vitit të ri shkollor 2022-2023.

    Sakaq qeveria ju ka kërkuar mësimdhënësve që të kthehen në detyrë pasi sipas tyre nxënësit dëmtohen më shumë nga kjo grevë.

    ORA NEWS

  2. #2
    i/e regjistruar Maska e Akuamarini
    Anëtarësuar
    19-02-2015
    Postime
    2,566

    Mësueset, Jasharajt: Bëhu burrë, ndërprite grevën



    - 05.09.2022 - Klan Kosova
    Sep 5, 2022

    Komentet

    Pjeter Gjoni
    23 hours ago
    Bravo Respekt për msusen,Jasharaj kur dit mos paqt bashk me ldk aak e pdk

    12

    Pjeter Gjoni
    22 hours ago
    ��������������Respekt për Zonjën msusen

    7
    i
    Tigri
    1 day ago
    Te lumt moj zoj

    15


    Pjeter Gjoni
    22 hours ago
    ✨️✨️✨️✨️❤️

    2


    Skenda 1234
    12 hours ago (edited)
    Te Hashimi shkoni ankohuni jo ketu nuk e keni vendin per ankesa ketu

    2


    Rilind Veselaj
    1 day ago
    Bravo moj zoj bravo te lumt������

    18


    Nexhmedin Islami
    20 hours ago
    Po kush je ti me te lut O Rrahmut
    O i Poshter

    2

    D
    Dardan D
    13 hours ago
    “O’motra. Jeni. Per balle. Nje. Pioniri. TITOIST TE. KALITUR”/


    Muharrem Krasniqi
    23 hours ago
    Bravo zonje se kta penzionerat ekan dertin e vet pse milan fmit pa shkoll kta smenojn
    Enver Dauti

    21 hours ago
    Rrahman morina
    7
    Ndryshuar për herë të fundit nga Akuamarini : 06-09-2022 më 09:53

  3. #3
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,122
    Postimet në Bllog
    17

    Për: Sot dita e parë e shkollës në Kosovë, mësuesit në grevë, qeveria apel të vazhdojnë detyrën

    Tentativë sulmi ndaj kryesindikalistit të arsimit në Kosovë, Prokuroria nis hetimet

    Emri:  Jasharaj.png

Shikime: 28

Madhësia:  268.6 KB

    Prokuroria në Prishtinë ka nisur hetimet rreth tentativës së sulmit ndaj Rrahman Jasharajt.

    Paraditën e sotme, në shkollën fillore “Ismail Qemali” në Prishtinë, një qytetar tentoi ta sulmojë kryesindikalistin e arsimit, Rrahman Jasharajn.

    Zëdhënësja e Prokurorisë Themelore në Prishtinë, Laureta Ulaj ka thënë se është nisur rast për kanosje.

    “Ju njoftojmë se me urdhër të prokurorit është iniciuar rast në drejtim të veprës penale “Kanosja”, si dhe janë autorizuar policia për t’i ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme hetimore lidhur me këtë çështje”, thuhet në përgjigjen e Prokurorisë.

    Jasharaj tha sot pas incidentit se ka pasur tentativë sulmi ndaj tij “nga një prind”. Ai tha se mund të sulmohet edhe në rrugë.

    “Një prind deshi të më sulmojë, ishte tendencioze – mund të sulmohem edhe në rrugë”, deklaroi Jasharaj pas incidentit.

    Më pas, mediat në vendin e ngjarjes raportuar se Jasharajn deshi ta sulmonte gjyshi i një nxënëse.
    Pas këtij incidenti, gjyshi i nxënëses është deklaruar për media, duke e quajtur Rrahman Jasharaj si “armik të nxënësve”.

    “Mbesën time e kam regjistruar në klasë të parë sivjet. Erdha të pyes a po fillon mësimi apo jo. Hyra në sallë ku po mbahej mbledhja e Sindikatës. E pashë, armikun e këtyre nxënësve, se askënd tjetër nuk e ofendoj vetëm atë personalisht. Ai e ka marrë një kokëfortësi në vete e i ka nda edhe arsimtarët edhe arsimin. Ky është armik, më i zi se shkau”, deklaroi ai pas përplasjes në klasë.

    Pas tentativës për sulm ndaj Jasharajt, ka edhe pasur reagime, duke thënë se linçimet nga pushteti dhe njerëz të afërt me partinë në pushtet, mund të shtyjnë në sulme ndaj kryesindikalistit.

    Greva e arsimtarëve po vazhdon, e bashkë me të lufta Qeveri – sindikata. Kryeministri Albin Kurti po kërkon përfundimin e grevës, pa i plotësuar kërkesat e sindikatave, udhëheqësi i të cilave thotë se Kurti s’po pranon të dialogojë me to.

    Balkanweb

  4. #4
    i/e regjistruar Maska e Akuamarini
    Anëtarësuar
    19-02-2015
    Postime
    2,566

    Për: Sot dita e parë e shkollës në Kosovë, mësuesit në grevë, qeveria apel të vazhdojnë detyrën

    Historiani nga Deçani kërkon arrestimin e Rrahman Jasharajt

    Një historian nga Deçani kërkon arrestimin e Rrahman Jasharajt. Bëhet fjalë për Shkodran Imeraj.

    Spo mendojne per popull qe ka te verfer por per mejav rite pagat

    Ndryshuar për herë të fundit nga Akuamarini : 19-09-2022 më 04:41

Tema të Ngjashme

  1. Përgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 07-03-2022, 10:11
  2. Përgjigje: 4
    Postimi i Fundit: 06-03-2022, 14:53
  3. 13 Tetori dita e pare e Shkolles Universitare
    Nga Gloria83 në forumin Aktualitete shoqërore
    Përgjigje: 7
    Postimi i Fundit: 14-10-2008, 19:02
  4. dita e pare e shkolles
    Nga lumee në forumin Mentori akademik
    Përgjigje: 8
    Postimi i Fundit: 21-01-2008, 23:22
  5. Në 420 vjetorin e Shkollës së Parë Shqipe në Kosovë
    Nga RTP në forumin Enciklopedia letrare
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 12-10-2004, 05:38

Fjalët Kyçe për Temën

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •