Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 3
  1. #1
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,426
    Postimet nė Bllog
    17

    Qeveria e Rilindjes dorėzohet, rikthen bastet sportive online

    Rama paralajmėron rikthimin e basteve online

    Emri:  20211223_225230_231221_3_08-3_rLnXVST.jpg

Shikime: 86

Madhėsia:  48.6 KB

    Katėr vjet pasi i shpalli tė paligjshme lojėrat e fatit, kryeministri Edi Rama tha se aktiviteti kishte vazhduar njėsoj nė tė zezė – duke pranuar dėshtimin e qeverisė sė tij pėr ndalimin e aktivitetit si dhe legalizimin e basteve online.

    Kreu i qeverisė, Edi Rama shfrytėzoi njė dėgjesė publike me federatat e sportit tė mėrkurėn pėr tė lajmėruar rikthimin e lojėrave tė fatit online, duke pranuar njėherazi dėshtimin e qeverisė sė tij pėr ta bllokuar kėtė industri.

    “Fakti qė ky aktivitet nuk ka ardhur nė rėnie, qė pavarėsisht arrestimeve, dėnimeve, nė njė pjesė tė caktuar edhe gjykatat kanė dhėnė kontributin e tyre negativ… sidoqoftė nuk ka rėnė si aktivitet; nuk ka rėnė si numėr pjesėmarrėsish, e bėn tė domosdoshėm kėtė reflektim qė bėjmė sot,” tha Rama.

    Sipas tij, aktiviteti ėshtė zhvilluar nė tė zezė nga elementė kriminalė.

    “Me gjithė konsultat me ekspertė tė botės dixhitale rezulton e pamundur tė bllokohet sistemi. Kjo mė bėn tė hapur ndaj kėsaj zgjidhjeje se ėshtė gjynah qė kjo veprimtari tė zhvillohet nga duar tė njerėzve qė shkelin ligjin dhe kanė rezultuar me pėrfitime krejt tė paarsyeshme elementė me profil tė lartė nė krimin e organizuar,” shtoi ai.

    Kryeministri e cilėsoi ndėrhyrjen si njė zgjidhje qė do tė ndihmonte ekonominė, duke pranuar se bastet online qarkullonin 5 milionė euro nė vit. Ai foli gjithashtu pėr licensim tė kompanive ndėrkombėtare nė Shqipėri.

    Industria e lojėrave tė fatit ishte njė kalė beteje i fushatės elektorale tė vitit 2013 qė solli nė pushtet kryeministrin Edi Rama. Operacioni i parė i qeverisė sė tij, “Fundi i Marrėzisė” targetoi tregun e paligjshėm tė lojėrave tė fatit dhe nė vitin 2015, qeveria miratoi njė ligj qė u prezantua si radikal pėr frenimin e kėsaj industrie.

    Megjithatė, lojėrat e fatit lulėzuan edhe mė shumė pas miratimit tė ligjit tė ri, ēka e shtyu qeverinė tė vendoste ndalimin e plotė tė tyre nė vjeshtėn e vitit 2018.

    Nė takimin me pėrfaqėsuesit e federatave, ministri i Brendshėm, Bledi Ēuēi e konsideroi rihapjen e kontrolluar tė lojėrave tė fatit si mbrojtje ndaj konsumatorit.

    “Konsumatori do tė jetė i mbrojtur nga shteti dhe nuk mund tė tė kėrcėnohet nga njė kriminel qė drejton kėtė aktivitet,” tha ai duke referuar numrin e lartė tė ēėshtjeve penale tė hapura pėr shkak tė borxheve tė basteve.

    Opozita e cilėsoi hipokrizi vendimin e kryeministrit, duke i kujtuar aksionin e mbylljes sė lojėrave tė fatit nė fillimet e qeverisjes sė tij.

    “Duam t’i kujtojmė zotėrisė sė tij, qė ua kushtonte nėnave dhe motrave mbylljen e basteve se, sot nėpėr Shqipėri ka shumė nėna dhe motra veshur nė tė zeza nga pėrplasja qė nisi nė vitin 2013 mes grupeve rivale nė kėtė biznes,”tha sekretari pėr Ēėshtjet Ligjore nė PD, Ivi Kaso, nė njė deklaratė pėr shtyp.

    BIRN

  2. #2
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,426
    Postimet nė Bllog
    17

    Pėr: Qeveria e Rilindjes dorėzohet, rikthen bastet sportive online

    Pse sekti Rama rikthen bastet?

    Nga Bujar Leskaj

    Pasi katėr vite mė parė u mburr se do t’ua kursente familjeve shqiptare me dhjetėra milionė euro tė humbura nė kompanitė e basteve, sekti Rama nė qeverisje ka vendosur tė ligjėrojė aktivitetin e basteve sportive online, gjoja pėr tė favorizuar me fonde sportin. Rilindja rilind njė aktivitet parazitar qė ushqen bixhozin online dhe do tė shkaktojė sėrisht drama familjare, me familjarė e kryefamiljarė qė do ta kenė varėsi tė ligjshme tashmė, varėsinė nga bixhozi i basteve online.

    Kėta dhjetėra mijėra qytetarė, me bekimin e sektit nė pushtet, do tė vijojnė, me herė mė tepėr tashmė, tė shkatėrrojnė familjet e tyre ne bixhoz, duke i varfėruar dhe mė shumė familjet shqiptare dhe duke i pasuruar, kėsaj rradhe ligjėrisht, kompanitė e basteve me lidhje mafioze, tė cilat do tė jenė ato qė do tė marrin lejet e kėtij aktiviteti bixhozi tė ri-ligjėruar. Bastet e ligjėruara do tė arrijnė tė qarkullojnė mbi 140 milionė euro para-humbje tė shqiptarėve brenda njė vit. Janė kėto kompani qė do tė menaxhojnė kėto flukse dhe do t֝ė financojnė dhe blejnė zgjedhjet vendore 2023.

    Pseudoargumenti se nuk do tė ketė vendosje fizike bastesh ėshtė sa mjeran po aq edhe bosh, pasi bastet e paligjshme online lulėzuan kėto katėr vjet nė bodrume dhe kthina shtėpish e lokalesh, me shtetin e sektit Rama krejtėsisht tė paaftė tė pengojė ose kufizojė kėtė aktivitet, tė lėnė tashmė nė duar tė kompanive okulte, tė lidhura me krimin e organizuar.

    Aq sa dhe vete Lideri Global ne vitin 2020, gjoja “kėrcėnonte” ish-mbretin mafioz tė basteve tė paligjshme, tė zhdukur kėto ditė, se “ia dinin edhe targėn e makinės”, por qė asnjėherė policia e Shtetit nuk e kapi pėr ta arrestuar.

    Sportistėt e dalluar duhet tė shpėrblehen dhe, nė tėrėsi, sportistėt dhe sportet duhet tė ndihmohen. Kėto janė detyra tė shtetit tė qytetarėve, jo favorizime tė sektit nė pushtet. Tė ashtuquajturin “moral” tė Ramės, tė risjelljes sė basteve pėr tė ndihmuar sportin dhe sportistėt, socialogu i mirėnjohur Artan Fuga e ka dėrrmuar me etiketimin “Ėshtė si tė mirėmbash njė manastir me lekė nga prostitucioni”. Botėn fisnike tė sportit dhe sportistėve tė ndershėm nuk e lidh asgjė me paratė e basteve sportive, tė luajtura skutave apo me “bekimin” e ligjit tė Ramės dhe Lideri Global vetėm sa e fėlliq kėtė botė, duke e marrė peng si alibi, pėr aktin monstruoz tė tij.

    Rama kėrkon tė fshehė arėsyen e vėrtetė pse po ligjėron bixhozin e basteve sportive online. Arėsyeja e vėrtetė janė paratė nėn dorė dhe tė paligjshme qė i duhen atij dhe sektit qė drejton, pėr zgjedhjet vendore 2023. Kėto para do t’ia japin kompanitė qė do tė marrin lejet e ushtrimit tė aktivitetit tė basteve sportive online, tė cilat do tė jenė nė pozicionin e subjekteve tė operacioneve tė OFL-sė tė dy-tre vite mė parė, nė rast se nuk do tė “kolliten” bindshėm dhe dėndur, duke mbushur xhepat e sektit nė qeverisje, pėr zgjedhjet vendore 2023.

    Syri

  3. #3
    Perjashtuar
    Anėtarėsuar
    26-07-2014
    Postime
    202

    Pėr: Qeveria e Rilindjes dorėzohet, rikthen bastet sportive online

    Berisha: Pas zhdukjes sė Martinajt, Olsi Rama bėhet ‘mbret’ i basteve



    Kreu i PD-sė Sali Berisha, nė njė deklaratė pėr mediat tha bastet sportive u kthyen sapo u zhduk i shumėkėrkuari Ervis Martinaj , nė mėnyrė qė ti marrė Olsi Rama,

    Sipas tij lėvizjet e fundit qė ka bėrė Kryeministri Rama janė pjesė e njė grushti shteti, ndėrsa theksoi se tashmė mbreti i basteve ėshtė Olsi Rama.

    “Olsi Rama mori dhe bastet. Dy kanė qenė personat nė fushėn e basteve, i pari Ervis Martinaj, ai ka qenė i njohur nė kėtė industri, ai ka qenė, dihet. Dhe Olsi Rama gjithashtu. E vėrteta ėshtė se fill pas zhdukjes eliminimit apo largimit tė Ervis Martinajt, bastet u rikthyen pėr t’i marrė Olsi Rama. Lėvizjet e fundit qė ai ka bėrė, janė njė pjesė tė grushtit tė shtetit tė pjesshėm. Ėshtė kėshtu apo jo? Sot mbreti i basteve u bė Olsi Rama. “- tha Berisha.

    Euronews.al
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Albo : 02-09-2022 mė 17:29

Tema tė Ngjashme

  1. Qeveria e Rilindjes nė alarm: Duan tė na vrasin Kaubojsin e Rilindjes!
    Nga Albo nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 01-09-2016, 01:12
  2. Qeveria e Rilindjes nuk heq TVSH-ne mbi ushqimet
    Nga Wordless nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 41
    Postimi i Fundit: 18-01-2015, 16:40
  3. Dorėzohet Qeveria e Rilindjes, heq mesataren pėr studimet master
    Nga Albo nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 30-10-2014, 15:59
  4. Pėrgjigje: 70
    Postimi i Fundit: 09-10-2014, 00:17
  5. Pėrgjigje: 4
    Postimi i Fundit: 03-11-2012, 09:33

Fjalėt Kyēe pėr Temėn

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •