Muço: Qindra e mijëra biznese u gjobitën se s'i shkuan pas avazit qeverisë! Rama punon vetëm me oligarkët...

Emri:  Screenshot_4-1068x601.jpg

Shikime: 59

Madhësia:  22.6 KB

Kreu i SME, Bujar Muço, deklaroi në një takim të organizuar nga kryedemokrati Sali Berisha se qindra e mijëra biznese janë gjobitur se nuk i shkonin pas avazit qeverisë. Ai deklaroi se Rama qeveris me oligarkët ndërsa shtoi se mbi 100 mijë biznese janë falimentuar nga kryeministri.

“Kanë qenë 180 mijë biznese që kanë operuar deri në vitin 2013. Sot operojnë 108 mijë biznese. Ku shkuan këta biznese. Këta kanë falimentuar nga dashakeqësia e qeverisjes për të falimentuar këto biznese dhe kanë qenë tendencioz.



Qindra e mijëra biznese janë gjobitur se nuk i kanë ardhur mbas avazit qeverisë. Sot qeveria qeveris me oligarkë. Nuk kam gjë me biznesin e madh, sepse ne jemi partnerë.

Por çfarë ka ndodhur me të vërtetë. Janë 5-6 apo 10 oligarkë që qeveria i ka favorizuar për të na marrë të gjitha shërbimet dhe na kanë nxjerrë në rrugë të madhe.

Shumica e këtyre shqiptarëve që janë larguar janë biznese të vogla dhe të mesme. 100 e ca mijë biznese të falimentuara me nga 2 apo 3 të punësuar, janë larguar mbi 400 mijë njerëz që operonin në biznesin e vogël.”-tha Muço.

Syri