Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 6
  1. #1
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,428
    Postimet në Bllog
    17

    Prishtinë: Përdhunohet një vajzë minorene 11 vjeçare

    Përdhunuan 11-vjeçaren, gjykata në Prishtinë lë në burg dy të dyshuarit e tjerë. Detajet tronditës nga abuzimi

    Emri:  perdhunim-1501321015-380136_1509556014-2378039.jpg

Shikime: 146

Madhësia:  20.7 KB

    Gjykata Themelore e Prishtinës ua ka caktuar masën e paraburgimit dy të miturve G.J. dhe XH.S., të dyshuar për dhunimin e 11-vjeçares në Prishtinë. Në paraburgim tashmë gjenden edhe dy të dyshuar të tjerë, ndërsa i pesti është identifikuar, por ndodhet ende në arrati.

    Gjykata ua ka caktuar masën e paraburgimit, meqë ka vlerësuar se ekziston rreziku i ikjes së tyre, me qëllim të shmangies nga përgjegjësia dhe se ekziston rreziku që mund të asgjësojnë, fshehin, ndryshojnë provat e veprës penale, ndikimit në të dëmtuarën dhe dëshmitarët.

    “Me rastin e caktimit të paraburgimit, Gjykata ka marrë parasysh peshën e rëndë të veprës penale, mënyra dhe rrethanat në të cilat është kryer vepra penale ku dyshohet se është kryer ndaj një të miture dhe me lënien në liri, ekziston rreziku i ikjes së tyre, me qëllim të shmangies nga përgjegjësia, ekziston rreziku që të njëjtit do t’i asgjësojnë, fshehin, ndryshojnë provat e veprës penale, ndikimit në të dëmtuarën dhe në dëshmitarë andaj masa e paraburgimit tani për tani është e vetmja masë preventive që do të parandaloj të njëjtit në përsëritjen e veprës penale të njëjtë apo të ngjashme”, thuhet në komunikatë.

    Dhunimi i vajzës, sipas dosjes së Prokurorisë Themelore të Prishtinës, ka nisur të shtunën në parkun në lagjen “Arbëria” në Prishtinë, për të vazhduar në një lokacion tjetër të panjohur. Në dosjen e prokurorisë përshkruhen detaje tronditëse.

    Prokuroria Themelore e Prishtinës ka dje kërkuar paraburgim ndaj 26 vjeçarit dhe një të mituri, vëllezër, si të dyshuar për dhunimin seksual të vajzës 11-vjeçare. Dje, Gjykata Themelore e Prishtinës, ua ka caktuar atyre masën e paraburgimit.

    Dy të dyshuar tjerë për dhunimin e të miturës janë arrestuar mbrëmë, ka njoftuar Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla. Më vonë, Policia ka dalë me komunikatë, përmes së cilës ka njoftuar se është identifikuar edhe i dyshuari i pestë për rastin, i cili është ende në arrati.

    Sipas prokurorisë, i pandehuri E.R., 26-vjeç, ka kryer marrëdhënie seksuale pa dëshirën e të dëmtuarës, “në atë mënyrë që të pandehurin fillimisht e kishte thirrur në telefon vëllai i tij, i mitur, pastaj i pandehuri ka shkuar me “Pickup” tek parku në lagjen “Arbëria” në Prishtinë dhe e ka marrë me veturë vëllanë e tij dhe të dyshuarit Xh.S., dhe G.J., të cilët ndodhen në arrati dhe të dëmtuarën.

    Pastaj rrugës tek varrezat kanë zbritur i mituri dhe Zh.S., ndërsa i pandehuri së bashku me G.J,.dhe të dëmtuarën janë larguar me veturë, ashtu që pas pak 26-vjeçari, ka ndaluar veturën në një vend të panjohur dhe ka kryer marrëdhënie seksuale me të dëmtuarën. Edhe pse e ka ditur që e dëmtuara është nën 14 vjeç”, përshkruhet në kërkesën për caktimin e paraburgimit ndaj tij.

    Aty shkruan se nga deklarata e të miturës dhënë në polici me datën 28.08.2022 rezulton se “përderisa e mitura ka qenë në park, i janë afruar tre persona, ku kanë filluar ta ngacmojnë me fjalë, ku e dëmtuara ka vazhduar të ecë, por më pas njëri ka filluar edhe ta prekte”.

    “Më pas të njëjtit, sipas viktimës, kanë vazhduar që ta ndiqnin dhe njëri nga ta e ka tërhequr me një qosh dhe të dy kanë filluar t’ia hiqnin rrobat. Personi me bluzë të bardhë ia ka kapur duart ndërsa personi tjetër ka kryer marrëdhënie seksuale pa dëshirën e saj. Kur e dëmtuara ka filluar të bërtasë ata ia kanë mbyllur gojën dhe marrëdhënia ka ndodhur në këmbë. E dëmtuara ka deklaruar që pasi ka përfunduar njëri marrëdhënien e ka filluar tjetri” thuhet në përshkrimin e rastit që ka bërë prokuroria.

    Më pas sipas saj, ka ardhur një automjet “pickup” ku dy persona janë ulur mbrapa dhe viktima përpara. Ajo ka deklaruar se edhe shoferi i veturës ka kryer marrëdhënie me të.

    Komunikata e plotë:
    Prishtinë, 30 gusht 2022 – Gjykata Themelore në Prishtinë – Departamenti për të Mitur ka vendosur lidhur me kërkesën e Prokurorisë Themelore në Prishtinë për caktimin e masës së paraburgimit ndaj të miturve G.J dhe XH.S për shkak të dyshimit të bazuar se kanë kryer veprën penale të Dhunimit.

    Gjyqtarja e procedurës paraprake kërkesën e Prokurorisë për caktimin e masës së paraburgimit ndaj dy të miturve e ka aprovuar si të bazuar dhe të njëjtëve iu ka caktuar masën e paraburgimit në kohëzgjatje prej 1 (një) muaji për secilin veç e veç.

    Me rastin e caktimit të paraburgimit, Gjykata ka marrë parasysh peshën e rëndë të veprës penale, mënyra dhe rrethanat në të cilat është kryer vepra penale ku dyshohet se është kryer ndaj një të miture dhe me lënien në liri, ekziston rreziku i ikjes së tyre, me qëllim të shmangies nga përgjegjësia, ekziston rreziku që të njëjtit do ti asgjësojnë, fshehin, ndryshojnë provat e veprës penale, ndikimit në të dëmtuarën dhe në dëshmitarë andaj masa e paraburgimit tani për tani është e vetmja masë preventive që do të parandaloj të njëjtit në përsëritjen e veprës penale të njëjtë apo të ngjashme.

    Kundër këtij aktvendimi, palët e pakënaqura kanë të drejtë ankese në Gjykatën e Apelit.

    Balkanweb

  2. #2
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,428
    Postimet në Bllog
    17

    Për: Prishtinë: Përdhunohet një vajzë minorene 11 vjeçare

    Përdhunimi i 11-vjeçares nga 5 persona, jep dorëheqjen drejtori i Policisë së Kosovës

    Emri:  mehmeti-1.jpg

Shikime: 81

Madhësia:  37.4 KB

    Përdhunimi i 11-vjeçares në Kosovë ka tronditur mbarë opinionin publik. Kjo ngjarje shokuese ka sjellë reagimin e shumë qytetarëve që kanë kërkuar drejtësi dhe dënim maksimal për pesë autorët.

    Ndërkohë drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Kosovës, Samedin Mehmeti ka dhënë dorëheqjen. Lajmi është bërë me dije nga ministri i Punëve të Brendshme Xhelal Aveçla.

    Dorëheja e Mehmeti vjen pas këtij rasti të rëndë që ndodhi në Prishtinë.

    “Sot gjatë ditës kam pranuar kërkesën për dorëheqje nga z. Samedin Mehmeti, Drejtor i Policisë së Kosovës. Kjo kërkesë sipas z. Mehmeti erdhi pas rastit të fundit të dhunimit të 11 vjeçares, për arsye personale dhe ndërgjegje profesionale”, ka shkruar Sveçla.

    (BalkanWeb)

  3. #3
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,428
    Postimet në Bllog
    17

    Për: Prishtinë: Përdhunohet një vajzë minorene 11 vjeçare

    VIDEO emocionuese nga protesta në Tiranë, dhjetëra qytetarë: Stop heshtjes! Unë bërtita jo

    Emri:  Capture-124.jpg

Shikime: 70

Madhësia:  59.5 KB

    Tirana dhe Prishtina përcollën revoltën e britmës së një vogëlusheje që nuk u dëgjua për 7 orë rresht, teksa përjetonte traumën më të madhe të jetës së saj, jo nga një, por nga 5 abuzues.

    E mitura 11-vjeçare mblodhi në sheshin ”Nënë Tereza” ashtu siç ishte paralajmëruar, aktivistë, mjekë, njerëz të ekranit, këngëtarë, gazetarë por edhe bashkëmoshatarë të saj, të cilat ende pa kapërcyer disa stade të jetës, ndjejnë frikë.

    Po ashtu protestuesit kërkuan që abuzuesit të dënohen maksimalisht dhe të ketë reagim nga organet kompetente. Ata gjithashtu kërkuan që të jetojnë të sigurt në vendin e tyre, pa u ndjerë të rrezikuar bashkë me fëmijët e tyre.

    ebkit-calc(100% - 2px); widthalc(100% - 2px);">

  4. #4
    Orthodhoks Maska e ilia spiro
    Anëtarësuar
    02-02-2009
    Postime
    3,461
    Postimet në Bllog
    1

    Për: Prishtinë: Përdhunohet një vajzë minorene 11 vjeçare

    Jane te gjitha kot nese nuk ndryshon mentaliteti i cili e konsideron femren prone te burrit.
    Te pakten nje levizje u be, po kjo s`mund te lihet me kaq. Duhet edukim perendimor i shoqerise shqiptare ne Shqiperi, Kosove, Maqeoni V., e kudo.
    Nuk e kuptova megjithate perse nuk u permend fjala "pedofili", po trajtohet si femer nje femije 11 vjec.
    Perndryshe negociatat me BE do vazhdojne 1 shekull (ndoshta edhe me shume).
    Ndryshuar për herë të fundit nga ilia spiro : 01-09-2022 më 06:58
    Duaje te afermin tend si veten

  5. #5
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,428
    Postimet në Bllog
    17

    Për: Prishtinë: Përdhunohet një vajzë minorene 11 vjeçare

    FOTOLAJM/ Përdhunimi i 11-vjeçares: Rita Ora përlotet në Tiranë

    Emri:  auto_ritaora21662458727.jpg

Shikime: 47

Madhësia:  32.9 KB

    Rita Ora nuk i ka mbajtur lotët teksa foli për rastin e 11-vjeçares së përdhunuar mizorisht për disa orë nga 5 burra në Prishtinë, ngjarje e cila ka tronditur opinionin publik si dhe ka shkaktuar protesta në Tiranë e Prishtinë.

    Këngëtarja ka mbajtur një konferencë për shtyp para koncertit ku iu përgjigj pyetjeve të gazetarëve.

    Por, fillimisht artistja u ndal te vajza, rasti i së cilës i ka tronditur të gjithë. Rita u shpreh e përlotur se kjo na bëri të kuptojmë se sa e rëndësishme është të kemi një fokus në këto çështje dhe sa e rëndësishme është të punojmë me fëmijët që këto mos të përsëriten.

    “Pak kohë më parë ajo që ndodhi në Kosovë na bëri të kujtojmë se sa e rëndësishme është të kemi një fokus në këto çështje të rëndësishme dhe sa e rëndësishme është të punojmë me fëmijët që këto mos të përsëriten. Shpresoj që prindërit dhe e ardhmja e vendit tonë të ndryshojë dhe ndihmojë gratë. Dhe bashkë me burrat të mësojnë për të drejtat e barabarta. Ju dërgoj gjithë respektin dhe dashurinë familjes së 11-vjeçares. Përveç kësaj dua t’i ftoj të gjithë të bëhen pjesë e koncertit në shesh dhe të falenderoj Britaninë e Madhe për ndihmën dhe mbështetjen”, u shpreh Rita e përlotur.

    Emri:  auto_ritaora1662458726.jpg

Shikime: 47

Madhësia:  35.4 KB

    Syri

  6. #6
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,428
    Postimet në Bllog
    17

    Për: Prishtinë: Përdhunohet një vajzë minorene 11 vjeçare

    U përdhunua nga pesë meshkuj, dalin detaje të reja mbi rastin e 11-vjeçares në Kosovë, ministri i Brendshëm: Kemi dështuar! Është dhunuar shumë herë gjatë një viti

    Ministri i Brendshëm i Kosovës, Xhelal Sveçla, ka thënë se një e mitur 11-vjeçare, e cila është dhunuar nga pesë të dyshuar më 27 gusht në Prishtinë, është dhunuar për më shumë se një vit.

    Sveçla ka thënë se autoritetet e sigurisë kanë dalë me këto informacione gjatë hetimeve që janë duke u kryer për rastin.

    “Përgjatë hetimeve, kemi kuptuar se nuk bëhet fjalë për një rast, fatkeqësisht nuk bëhet fjalë as për dy raste, por bëhet fjalë për më shumë raste të dhunimit të të miturës 11-vjeçare”, tha ai.

    Sveçla ka thënë se i ka bërë thirrje shefit të Inspektoratit Policor të Kosovës, që të gjithë hetuesit policorë të përfshirë në këtë rast, të thirren në cilësinë e dëshmitarëve, për të marrë sa më shumë informacione.

    Sipas ministrit, në këtë rast është përfshirë Prokuroria, Qendra për Punë Sociale dhe Agjencia e Kosovës për Forezikë.

    “Të gjitha informatat e deritanishme na tregojnë për dështime të njëpasnjëshme të institucioneve përgjegjëse, për të mbrojtur këtë të mitur, dhe për të identifikuar se çfarë ka ndodhur, por edhe për identifikim të të gjithë dhunuesve, pasi të gjithë nuk janë të arrestuar”, tha ai.

    Rastin e dhunimit të 11-vjeçares, institucionet e drejtësisë po e trajtojnë për dy vepra të ndryshme penale.

    Veç masës së paraburgimit prej 30 ditësh për pesë të dyshuarit për dhunimin e të miturës, e njëjta masë është caktuar edhe për gjashtë të dyshuar tjerë, të cilët siç pretendohet nga institucionet e drejtësisë, në muajin qershor kanë trafikuar, dhunuar dhe shfrytëzuar të miturën për shërbime seksuale.

    REL

Tema të Ngjashme

  1. Afganistan: Martesat e vajzave minorene, të ligjëruara
    Nga iliria e para në forumin Toleranca fetare
    Përgjigje: 189
    Postimi i Fundit: 27-09-2008, 15:12
  2. Itali, mësuesja seks me 5 minorenë emigrantë
    Nga Drini_i_Zi në forumin Aktualitete shoqërore
    Përgjigje: 39
    Postimi i Fundit: 21-09-2008, 09:21
  3. Babai përdhunon të bijën 15 vjecare, lindin një vajzë
    Nga Flori në forumin Aktualitete shoqërore
    Përgjigje: 106
    Postimi i Fundit: 13-12-2007, 17:50
  4. 4 16-vjecar perdhunojne nje vajze 15 vjecare ne shkolle!!!
    Nga YaSmiN në forumin Aktualitete shoqërore
    Përgjigje: 12
    Postimi i Fundit: 05-11-2006, 18:44
  5. Perdhunohet nje tjeter minorene
    Nga Brari në forumin Aktualitete shoqërore
    Përgjigje: 11
    Postimi i Fundit: 04-01-2004, 16:16

Fjalët Kyçe për Temën

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •