Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 6
  1. #1
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,348
    Postimet në Bllog
    17

    Vret vëllanë e kunatën për çështje prone e biznesi

    Emri:  Collage-Maker-30-Aug-2022-04.13-PM-e1661876067603.jpg

Shikime: 110

Madhësia:  48.1 KB

    Pa kaluar 24 orë nga ngjarja në Lezhë, një tjetër vrasje e dyfishtë është shënuar, këtë herë në Tiranë. Burrë dhe grua që janë vrarë nga vëllai i viktimës.

    Dritan dhe Nora Muskurti, janë vrarë nga Arsen Muskurti por i njohur edhe si Hamza Muskurti (emër mysliman), i cili është shpallur në kërkim. Uniforma blu vijojnë kërkimet për kapjen e autorit të kësaj tragjedie. Ngjarja ka ndodhur në biznesin e çiftit, një agjenci turistike në rrugën “Islam Alla”, afër ”Myslym Shyrit”, një prej zonave më të frekuentuara në kryeqytet. Alban Muskurti, 44-vjeç dhe Nora Muskurti, 33-vjeçe, lanë pas tre fëmijë.

    Konflikti mes vëllezërve duke se ka nisur prej kohësh. Disa statuse në rrjetin social në facebook, ku autori akuzonte të vëllanë dhe nusen e tij se kishin krijuar profile false ku shaheshin hoxhallarë. Autori i cilësonte të vëllanë si “spiun i SHIK-ut”, “i pabesë” dhe “tradhtar”, ndërsa kunatën e quante një mostër, teksa flet edhe për një emër të tretë.

    Përmes një postimi në facebook që mban datën 13 gusht të këtij viti, ai ka shkruar ndër të tjera, se vëllai i tij dhe kunata i kanë hyrë në hak 11 familjeve. 38-vjeçari duket një ekstremist islam. Autori i dyshuar për vrasjen e dyfishtë është baba i gjashtë fëmijëve.

    Emri:  Screen Shot 2022-08-30 at 1.40.53 PM.jpg

Shikime: 65

Madhësia:  43.8 KB

    Muaji gusht po mbyllet me një rekord të zi të vrasjeve, ku shumica prej tyre janë me motive banale. Jo më pak se para 24 orësh, babë e bir u vranë nga ish-dhëndri i tyre dhe shkak thuhet se kanë qenë debatet për punë lekësh.

    Panorama

  2. #2
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,348
    Postimet në Bllog
    17

    Për: Vret vëllanë e kunatën pasi besonte se i shanin fenë në Facebook

    VIDEO | Gjakftohtë, në pak sekonda ekzekuton vëllanë dhe kunatën



    Euronews Albania ka siguruar videon nga momenti kur Arsen Muskurti ka hyrë në biznesin e vëllait dhe kunatës së tij, para se t’i vriste të dy.

    Në momentin që hap derën e dyqanit, ai nxjerr armën nga brezi dhe hyn brenda. Në pak sekonda, Muskurti kryen vrasjen e dyfishtë dhe largohet i qetë e gjakftohtë nga vendi i ngjarjes.

    Dy janë pistat kryesore në të cilat po heton policia në lidhje me ngjarjen e rëndë të ndodhur pasditen e së martës në rrugën “Islam Alla” në kryeqytet, ku Arsen Muskurti vrau vëllanë dhe kunatën e tij, Dritan dhe Nora Muskurtin.

    Pista kryesore është ajo e një konflikti të mundshëm lidhur me biznesin e agjencisë turistike, ku dhe ndodhi ngjarja.

    Në bazë të deklarimeve në Qendrën Kombëtare të Biznesit (QKB), rezulton se vëllezërit Dritan dhe Arsen Muskurti, kanë qenë bashkëpronarë deri në vitin 2018.

    Më pas agjencia i ka kaluar tërësisht në pronësi Dritan Muskurtit, i cili mbeti viktimë ditën e sotme.

    Ndërsa, në profilin e tij në Facebook, autori i krimit Arsen Muskurti, profil të cilin e kishte me emrin Hamza Muskurti, akuzonte vëllanë dhe kunatën se kryenin veprimtari të paligjshme dhe në kundërshtim me rregullat fetare.

    Si autori edhe viktimat, ishin praktikantë të fesë islame. Sipas informacioneve, kjo agjenci koordinonte dhe sponsorizonte udhëtimin drejt Arabisë Saudite të besimtarëve të fesë islame.

    Nuk dihen arsyet se përse Arsen Muskurti e kundërshtonte veprimtarinë e vëllait dhe kunatës së tij.

    Pas disa orë kërkimesh, autori është arrestuar nga policia në zonën e “5 Majit”.

    Euronews.al

  3. #3
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,348
    Postimet në Bllog
    17

    Për: Vret vëllanë e kunatën pasi besonte se i shanin fenë në Facebook

    Të pathënat e konfliktit familjar të vëllezërve Muskurti. Vrasësi, Arseni, i martuar me tri gra

    Emri:  vrasje.jpg

Shikime: 32

Madhësia:  34.3 KB

    Vëllezërit Muskurti kishin hapur një biznes bashkë, por për arsye se nuk merreshin vesh me ndarjen e të ardhurave, kishin vendosur që të vijojnë rrugëtimin e biznesit sejcili veçmas.

    Viktimat Nora dhe Alban Muskurti vijuan me kompaninë e udhëtimeve “NOOR”, e specializuar për dërgimin e besimtarëve myslimanë në Mekë dhe Medinë, ndërkohë që me pas Arsen (Hamza) Muskurti hapi një kompani udhëtimi të veten, duke bërë të njëjtën gjë në konkurencë me vëllain.

    Kulmi arriti kur në rrjetet sociale u hapen disa profile në rrjetin social Facebook, të cilat hidhnin akuza të forta në lidhje me Arsen Muskurtin për marrëdhenie jashtëmartesore me gra të tjera krahas bashkëshortes së ligjshme. Arsen (Hamza) Muskurti akuzonte kunatën e tij, Nora për hapjen e këtij profili.

    Arseni i arsyetonte këto akuza me argumentin se ai ishte i martuar me ato gra dhe në këtë marrëdhënie nuk kishte asgjë problematike për aq kohë sa çdo gjë ishte miratuar edhe nga bashkëshortja e ligjshme dhe kishin bërë “nikahun” (riti i martesës sipas myslimanëve).

    Pasi vrau vëllain dhe kunatën, 38-vjeçari Arsen Muskurti armën e krimit e fshehu në kasafortën e dyqanit. Arma tip pistoletë u sekuestrua nga policia, pasi bashkëshortja e autorit i tregoi kodin e kasafortës grupit hetimor.

    Pak orë para se të kryente vrasjen, Arsen Muskurti kishte marrë nga Gjykata e Tiranës fletëthirrje për të dëshmuar. Kjo pasi ka pasur një kallëzim nga i vëllai të cilin e vrau. Dritan Muskurti kishte kërkuar urdhër mbrojtje ndaj Arsen Muskurtit, dhe kjo kërkesë do të shqyrtohej pas një jave.

    Edhe vitin e kaluar, Dritani kishte kërkuar urdhër mbrojtje që i ishte refuzuar, ndërsa banorë të zonës kishin njoftuar disa herë policinë për 38-vjeçarin për shkak të debateve që kishin me njeri tjetrin.

    Në sajë të hetimeve të kryera, mësohet se Arsen Muskurti i kishte të vëllait borxh një shumë prej 150 mijë eurosh. Për këtë gjë, viktima kishte hapur proces gjyqësor. Arsen Muskurti kishte kërcënuar edhe avokaten e të vëllait për shumën e parave që i kërkohej.

    Dritan Muskurti u qëllua me një plumb në fytyrë ndërsa bashkëshortja e tij Nora kishte marrë 4 plumba në gjoks.

    Vrasësi ishte praktikant i besimit islam dhe sipas informacioneve ishte i radikalizuar.

    Koha Jone

  4. #4
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,348
    Postimet në Bllog
    17

    Për: Vret vëllanë e kunatën pasi besonte se i shanin fenë në Facebook

    ‘Ka dy gra e 7 fëmijë’, avokati i Arsen Muskurtit: Si nisi konflikti mes vëllezërve



    Suad Idrizi, avokati i Arsen Muskurtit, i cili dy ditë më parë vrau vëllanë dhe kunatën, përgënjeshtroi lajmet se konflikti mes vëllezërve ka nisur për shkak të besimit fetar.

    Në emisioni ‘Sot’ në Euronews Albania ai shpjegoi se Muskurti është klient i tij prej rreth dy vjetësh pikërisht për çështje të urdhrave të mbrojtjes dhe konflikteve me të vëllanë.

    Ai tregoi se konflikti mes vëllezërve ka nisur lidhur me pronësinë e agjencisë, që e ka hapur fillimisht Arseni, i cili më pas është tërhequr nga pronësia dhe ja ka lënë të vëllait.

    Avokati tha se Arseni ka 2 gra, një të ligjshme dhe një bashkëjetuese dhe 7 fëmijë të cilët siç tha janë strehuar menjëherë në një qendër sociale pasi ndihen të rrezikuar nga mundësia e një hakmarrjeje nga familjarët e kunatës së Muskurtit, e vrarë prej tij.

    “Natën e ngjarjes policia ka marrë fëmijët dhe bashkëshorten për një urdhër mbrojtje. Janë në një banesë me familjen tjetër, ndaj janë ndjerë të kërcënuar. Por Gjykata e kishte pushuar urdhrin e mbrojtjes. Arseni ka një grua dhe një bashkëjetuese, ka edhe 7 fëmijë. Kanë shkuar në një qendër sociale në Tiranë, policia e shtetit nuk ka marrë asnjë masë për ti mbrojtur. Arseni ka edhe një djalë të rritur, diku 16 vjec ndaj i druhen hakmarrjes nga njerëzit e ish-kunatës”, tha avokati.

    Euronews

  5. #5
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,348
    Postimet në Bllog
    17

    Për: Vret vëllanë e kunatën pasi besonte se i shanin fenë në Facebook

    ‘Viktima na kërcënonte prej 5-6 vjetësh’, flet bashkëshortja e Arsen Muskurtit



    Bashkëshortja e Arsen Muskurtit, Erisa Haspepa rrëfeu se konfliktet mes vëllezërve Muskurti zgjasnin prej 5-6 vjetësh me kërcënime dhe sherre të vazhdueshme.

    Në një intervistë për Euronews Albania, ajo tha se viktima, vëllai i bashkëshortit të saj ishte shumë konfliktual, kishte një temperament të vështirë dhe ishte gjithmonë shkaku i konflikteve.

    “Kemi pasur vazhdimisht konflikte, prej 5-6 vjetësh. Por që do të arrinte deri këtu s’ma merrte mendja. Një herë kërcënoheshin, pastaj rriheshin, i ndjeri kishte një temperament shumë të vështirë, e kërcënonte vazhdimisht. Im shoq ka qenë më i qetë, por mesa duket edhe qetësia ka një limit. Edhe ne gratë kemi ngrënë ndonjë grusht kur jemi futur në mes të sherrit të vëllezërve. Edhe viktima, bashkëshortja ka qenë shumë konfliktuale”, u shpreh ajo.

    Euronews

  6. #6
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,348
    Postimet në Bllog
    17

    Për: Vret vëllanë e kunatën për çështje prone e biznesi

    Vëllavrasja në Tiranë/ Autori në gjykatë: Më shantazhonte, në 2018 deshi të më vriste

    Vijon të trondisë ngjarja e para pak ditëve në Tiranë, kur Arsen Muskurti ekzekutoi të vëllanë dhe kunatën në zyrën e tyre.

    Pas këqyrjes së kamerave të vendit ku ndodhi vrasja, tashmë është bërë e mundur të hidhet dritë edhe mbi disa probleme që kanë acaruar konfliktet mes dy vëllezërve, që çuan edhe në fundin e çmendur të ngritjes së armës mbi ta. Prokuroria ka bërë me dije se në rrëfimin e tij, ai ka hedhur dritë mbi përplasjen që kanë pasur për atë që konsiderohej borxh nga ana e viktimave, ndërkohë që autori i krimit të rëndë ka pretenduar se në fakt nuk iu kishte borxh, por ata kishin falsifikuar firmën.

    Nga të dhënat mësohet se çështja që gjendet ende në Gjykatë pret ekspertimin e firmave që janë hedhur në atë borxh, që shkon në 150 mijë euro e që thuhej se viktimat ia kërkonin Arsenit. Por tej gjithçkaje të thënë dhe të pathënë për atë konflikt që degjeneroi në sulme publike nëpër rrjete sociale derisa përfundoi në një akt kriminal të rëndë, mësohet se në banesën luksoze të djemve Muskurti tashmë jeton vetëm nëna e tyre. Dy gratë e Arsenit bashkë me fëmijët janë larguar nga kërcënimet që kanë marrë, ndërkohë që vijojnë hetimet për të zbardhur krimin e rëndë.

    DËSHMIA E AUTORIT NË PROKURORI

    “Me Dritanin dhe Nora Muskurtin kam pasur probleme të vazhdueshme prej vitit 2017, për shkak se ai ka qenë një person që nuk pranonte kërkesë llogarie, arrogant dhe ishte kërcënues ndaj meje. Për këtë shkak, unë kam bërë edhe kallëzim në komisariat. Duke u mbledhur në të gjitha këto probleme, pësova tronditje. Mora armën dhe shkova në agjenci për t’u sqaruar.

    Sapo kam hyrë i kam drejtuar armën dhe i thashë: “Pse më shantazhon mua, fëmijët e mi, nënën dhe babanë. Ai m’u përgjigj me fjalët “dua ta bëj”. Atëherë kam qëlluar me armë drejt Dritanit dhe nuk di ç’kam bërë me tej. Jam larguar për te dyqani im që e kam pranë vendit të ngjarjes dhe kam futur armën në kasafortë. Më pas kam shkuar në shtëpinë time në rrugën ‘5 Maji’. Jam ndërruar dhe kam kontaktuar avokatin tim. Rrobat e krimit i kam hedhur në një kazan plehrash”.

    Emri:  dy-viktimat.jpg

Shikime: 21

Madhësia:  26.2 KB
    Dy viktimat e vrasjes në Tiranë, Arsen dhe Nora Muskurti

    BORXHI NË GJYKATË

    Në dëshminë e dhënë para hetuesve, Arsen Muskurti deklaron se është thellësisht i penduar. Por pavarësisht kësaj, 38-vjeçari nuk kursen akuzat ndaj vëllait të cilit i mori jetën. “Në tetor të vitit 2018, në dyqanin që unë dhe Dritani kishim në bashkëpronësi, ai ka dashur të më vrasë mua me anë të një bajonete, ngjarje për të cilën kam bërë kallëzim në komisariat. Ka vijuar edhe pas kësaj ngjarje kërcënimet ndaj meje, bashkëshortes sime E.

    Muskurti dhe fëmijëve të mitur. Përmbajtja e mesazheve ka qenë kryesisht ‘do ju vras’, ‘do ju pres’ etj. Kjo ka vijuar në mënyrë të përsëritur deri ditën e vrasjes. Më 30 gusht jam komunikuar nga posta për një fletëthirrje nga Gjykata Civile për një ‘UrdhërMbrojtje’. Dritani më kërkonte një vlerë monetare të padrejtë ku ka falsifikuar dokumente, firmën time ku dhe kemi kërkuar ekspertimin kaligrafik. Ishim në një proces gjyqësor. Kam pasur një tronditje të rëndë psikike, duke i mbledhur të gjitha këto probleme pa ditur pasojat që do të vinin më pas”.

    Lapsi

Tema të Ngjashme

  1. Përgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 04-04-2018, 18:22
  2. Vëllai vret vëllanë në Saraj të Shkupit
    Nga iliria e para në forumin Aktualitete shoqërore
    Përgjigje: 7
    Postimi i Fundit: 28-10-2013, 14:47
  3. Vret vëllanë me pushkë për një cigare
    Nga DYDRINAS në forumin Problematika shqiptare
    Përgjigje: 36
    Postimi i Fundit: 27-10-2011, 19:40
  4. Përgjigje: 14
    Postimi i Fundit: 25-09-2010, 12:21
  5. Luan me pistoletën e të atit, vret aksidentalisht vëllanë
    Nga Genti^Itali në forumin Aktualitete shoqërore
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 02-07-2004, 06:16

Fjalët Kyçe për Temën

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •